Shqiperia U17 Femra

Kola: Shikoj dëshirë më të madhe te femrat, më kanë çuditur!
Shqipëria tashmë ka edhe një kombëtare femrash U17. Agustin Kola është emëruar trajner dhe së fundmi ka grumbulluar vajzat kuqezi në prag të UEFA Youth Girls Development, që do të zhvillohet në Maltë në periudhën 5-9 mars. Andorra, Gjibraltari dhe Malta janë rivalet e Shqipërisë, ndërkohë që është publikuar edhe lista e futbollisteve të ftuara.

Kola, për FSHF TV ka deklaruar: “Kam luajtur për ekipin Kombëtar. Përpara se të filloja sportin kam pasur ëndërr të luaj për Shqipërinë, por gjëja më e bukur për mua është drejtimi dhe stërvitja e lojtareve të ekipit Kombëtar të femrave. Kënaqësia është shumë e madhe, këtu flitet për përfaqësimin e Kombit dhe është një përgjegjësi shumë herë më e madhe se drejtimi në nivel klubesh. Unë jam marrë për shumë vite me futbollin e moshave, e kam ndjekur futbollin e femrave dhe dalloj se që në moshat e vogla ka filluar një masivizim.

Shikoj një dëshirë më të madhe sot te femrat sesa te meshkujt. Po t’i ndjekësh në stërvitje kanë më shumë grintë, janë shumë të dëgjueshme dhe janë më korrekte karshi punës që bëjmë ne trajnerët. Nga seleksionimet e para që kemi zhvilluar, edhe në këtë grumbullim që jemi tani, shikoj goca që kanë dëshirë, ka element me perspektivë, është një ekip i mirë. Është një skuadër me 15 dhe 17-vjeçare dhe duhet të pranoj se më kanë çuditur shumë. Të shikosh vajza të vogla që luajnë me 1 e 2 takime është diçka shumë pozitive. Besoj se me këtë skuadër do të arrijmë diçka të mirë”.

LOJTARET – “Futbollin e kam filluar që në moshën 11 vjeçare dhe ka qenë një eksperiencë shumë e mirë. Për mua është një kënaqësi që jam në Kombëtaren e 17-vjeçareve, e kam ëndërruar të jem këtu dhe po e shijoj këtë eksperiencë. Ëndrra ime? Dua të bëhem një futbolliste e shkëlqyer dhe të jem një sulmuese e madhe, siç është Kristiano Ronaldo në futbollin e meshkujve”, shprehet Denada Avullija, e cila luan për Vllazninë.

Antigona Hyska, vetëm 15 vjeçe, shprehet: “Unë jam Antigoni Hyska, portiere e Apolonisë. Jam 15 vjeçe dhe futbollin e kam filluar që në moshën 12-vjeçare. Unë kam luajtur 4 ndeshje më parë me Kombëtaren përpara këtij grumbullimi për turneun në Maltë. Emocionet janë të mëdha dhe shpresojmë që t’ia dalim me sukses këtë radhë. Ëndrra ime është të vazhdoj të bëj hapa përpara për të pasur një karrierë të mirë dhe dua të bëhem trajnere portieresh për moshat e vogla”.

Derbi me Greqinë, vajzat kuqezi mësojnë rivalet për “Suedi 2020”
Shqipëria U17 për femra ka mësuar ekipet kundërshtarë për kualifikueset e kampionatit Europian “Suedi 2020”. Shorti është hedhur ditën e sotme në Nion të Zvicrës dhe vajzat kuqezi do të bëjnë pjesë në grupin 7.

Greqia, Lituania dhe Republika e Irlandës janë rivalet e Shqipërisë. “Qualifying Round” U-17 do të zhvillohet në Lituani më 10, 13 dhe 16 shtator të vitit 2019. Në total janë 11 grupe dhe në raundin elitë kalojnë dy ekipet e renditura të para në grupe.

Gjithashtu edhe katër ekipet e treta më të mira kalojnë më tej, për të plotësuar numrin e 26 skuadrave që marrin pjesë në “Elite Round”. Vajzat kuqezi do mundohen të bëjnë një paraqitje dinjitoze, pasi vetëm së fundmi është formuar kjo grupmoshe dhe ekipi përbehet nga vajza shumë të vogla.