Shorti i eliminatoreve Euro 2020

Emocionet e shortit: Nga Lëv e Mançini, te Kuman e Southgejt
Sot është hedhur shorti i eliminatoreve të EURO 2020. Dikush është kënaqur, ndonjë është mërzitur, ndërsa një tjetri nuk i bën përshtypje fare. Trajnerë të kombëtareve të mëdha kanë dhënë opinionet e para të grupeve të tyre. Të gjithë bashkohen në një pikë.

Nuk ka më ndeshje të lehta dhe vlerësim maksimal për çdo kundërshtar. Për më shumë flasin vetë trajnerët më prononcimet e tyre për “UEFA.com”.

Grupet e eliminatoreve të EURO 2020

KUMAN (HOLANDA)- “Gjermania ishte skuadra më e fortë e vazos së dytë. Në sapo kemi luajtur kundër tyre. I njohim mirë dhe na njohin mirë. Ekipet e tjera të grupit janë të pranueshme. Ndihem pozitiv për shortin e sotëm.”

MANÇINI (ITALIA)- “Është një grup i mirë në letër, por duhet të fitojmë ndeshjet në fushën e blertë. Duam të kthehemi të jemi pretendentë, sepse Italia e meriton të jetë në krye. Dëshironim të shmangnim Gjermaninë, por dhe Bosnja është ekip i madh. Baloteli? Askush nuk është jashtë kombëtares, çdokush ka mundësinë të grumbullohet.”

SANTOS (PORTUGALIA)- “Grupi ynë ka tre kandidatë për dy vendet e para dhe ne jemi mes tyre. Shmangëm Gjermaninë, por e njëjta gjë mund të thuhet dhe për ta, edhe Gjermania shmangu Portugalinë. Ukraina dhe Serbia janë kundërshtarë të vështirë: të dy ekipet u promovuan në Ligën e Kombeve. Ukraina të shkakton shumë probleme dhe të dy ekipet janë në rritje. Nuk do ta kemi të lehtë as me Lituaninë dhe Luksemburgun, pasi janë ekipe që po përmirësohen. Është një grup i vështirë dhe duhet të jemi gati.”

MARTINEZ (BELGJIKA) – “Nuk jam i lumtur, por as i pakënaqur me shortin. Rusia është një ekip plot vetëbesim dhe në gjendje për të fituar kundër ekipeve të mëdha. E vështirë është dhe Skocia, pasi janë në gjendje për të zhvilluar ndeshje të mëdha.”

SOUTHGEJT (ANGLIA) – “Evituam disa skuadra të mëdha, kështu që duhet të përgatitemi për këto ndeshje. Kur përballesh me vende më pak të njohura, motivimi i tyre kundër Anglisë është i madh dhe atmosfera e transfertave mund të jetë shumë e zjarrtë. Nuk ka justifikime për ne, duhet të jemi gati dhe të japim gjithçka në fushën e blertë.”

LËV (GJERMANIA) – “Grupi ynë nuk është jashtëzakonisht i vështirë. Ne dhe Holanda jemi favoritët. Të dy skuadrat mund të kualifikohen për në EURO 2020. Grupi me Holandën dhe Irlandën e Veriut është interesant dhe do të jetë emocionues. Duam të kualifikohemi direkt, ky është objektivi ynë.”

Ademi: Mund të kishte më keq, ja pse besoj
Agim Ademi, kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka komentuar shortin për përfaqësuesen Dardane. Ai shpreson shumë që të shfrytëzohet entuziazmi që ka ekipi, por edhe cilësitë e lojtarëve.

“Shorti mund të ishte edhe më i vështirë. Normalisht edhe ekipet e tjera, Bullgaria dhe Çekia e Mali i Zi kanë luajtur në kompeticione të rëndësishme”, tha fillimisht Ademi, cili nuk e përfundon me kaq fjalën e tij.

Më tej ai shtoi: “Jemi ekipi më i ri dhe shpresoj të jemi më entuziasti. Besoj në ekipin tonë, te kualiteti dhe cilësitë e lojtarëve. Shpresoj të kualifikohemi të dyja ekipet”, u shpreh Ademi për “Supersport”.

Për shortin e përfaqësueses së Kosovës ka folur dhe Edon Zhegrova, lojtari i Genkut në kampionatin belg të futbollit.

“Anglia është e fortë. ne do mundohemi të japim maksimumin, të japim gjithçka nga vetja për të shkuar në evropian. Çdo ndeshje të shërben, është eksperiencë e re për ne. Duhet të japim maksimumin dhe të fitojmë çdo ndeshje, pavarësisht kë kemi kundërshtar”.

“Grupi i Shqipërisë? Nuk di çfarë të them. Normalisht grup i vështirë, uroj të ketë sa më shumë sukses Shqipëria dhe të kualifikohet. Për mua është njëjtë, si Kosova, ashtu edhe Shqipëria”, përfundon 19-vjeçari i talentuar.

Duka: I kënaqur nga shorti, ja kur do të luajmë në Arenën Kombëtare
Presidenti i FSHF-së Armand Duka është së bashku me trajnerin Kristian Panuçi dhe sekretarin ilir Shulku në Dublin, ku kanë ndjekur nga afër shortin. Numri një i federatës ka komentuar për “Supersport”, në një lidhje telefonike, shortin e Shqipërisë.

“Sa i kënaqur jam nga 1-10? Shtatë. Më i kënaqur, se i pakënaqur mund të them. Kualifikohesh në fushë, jo nga shorti. Duhet derdhur djersë. Është short pozitiv. Imagjino që mund të ishte grupi i katërt me Gjermaninë dhe Holandën. Duke menduar atë grup, mendoj se është shumë mirë”.

“Pasi u hodhën dy skuadra e para, doja vetëm të mos kishim Holandën dhe Gjermaninë. Të gjitha janë të forta dhe është e vështirë. Janë ndeshje të forta për të gjithë. Franca është e fortë për të gjithë konkurrentët”.

“Kosova? Jam në tavolinë me stafin e Kosovës dhe janë të kënaqur që do luajnë me Anglinë. Mendojnë se do e fitojnë ndeshjen edhe në “Wembley”. Zëvendëstrajneri po qesh, ndërsa presidenti Ademi e ka shumë seriozisht”.

“Stadiumi i ri? Do luajmë në këto kualifikuese në stadiumin e ri. Janë ngushtuar disi ditët dhe them se luajmë në qershor”.

Mavraj: Ju tregoj kundërshtarin më të vështirë
Mërgim Mavraj, kapiteni i kombëtares, ka folur për grupin kualifikues të Shqipërisë në “EURO 2020”: “Është vështirë të flasësh për mundësi e shanse. Kënaqësi të luash kundër Francës. Kemi bërë mirë me ta dhe Turqinë. Islanda ka bërë mirë vitet e fundit, që nuk u dihen shumë cilësitë dhe kanë regjistruar suksese. Islanda dhe Turqia janë kundërshtarët tonë. Po ia dolëm në këto ndeshje, kemi shumë shanse”, u shpreh qendërmbojtësi në “Supersport”.

“Islanda është ekipi më i vështirë, ata nuk anashkalojnë kundërshtarin. Janë ekip që nuk tërhiqen dhe kanë fituar vetëbesim. Turqia është në ndërtim akoma, nuk është se kanë vite bashkë që luajnë. Islanda është më e fortë se Turqia, por të dyja janë ekipet tona rivale”.

“Kosova? Është vështirë të flasësh për ekipe që nuk i njoh. Ndeshjet me Anglinë dhe Malin e Zi do jenë shumë ndjekura. Ne i përkrahim maksimalisht ata.”

Murati: Nuk po na ndahet Franca, Kosova më shumë shanse se ne!
Edvin Murati, ish-mesfushori i kombëtares dhe PSG-së, ka folur për “SuperSport” për shortin e kombëtares sonë në kualifikueset e EURO 2020. Ai shpreson në kualifikimin e Shqipërisë, ndërkohë që thekson se Kosova ka më shumë shanse se ne.

“Vit për vit me Francën ne, nuk e di nëse është rastësi (qesh). Nuk i dihet futbollit, por duhet qenë optimist. Uroj të kualifikohemi. Për Francën njëlloj është, ata kanë tre ekipe. Islanda është ekip i fortë, Franca del e sigurt”, tha fillimisht Murati.

Në lidhje me Kosovën, ish-mesfushori që tani bën menaxherin, Murati shoti: “Me thënë të drejtën kanë goxha ekip, po fitojnë shumë ndeshje. Po shënojnë me ekipet e tyre. Ata kanë më shumë shanse se ne“, përfundon 43-vjeçari.

Lila: Grup i mirë, me Francën kemi bërë ndeshje spektakolare
Andi Lila ka komentuar shortin për “Supersport” menjëherë sapo kuqezinjtë kanë njohur rivalët e tyre. Mbrojtësi kavajas tregon se e mira është se do të ndeshemi me rivalë që i njohim dhe se më parë kemi treguar se mund të luajmë si të barabartë me ta.

“Grup i mirë, janë skuadra me të cilat kemi luajtur më parë, si me Francën dhe Turqinë. Ndaj Francës kemi bërë ndeshje spektakolare. Moldavinë dhe Andorrën duhet t’i mposhtim normalisht. Shpresoj të jemi në maksimum në mars dhe të përsërisim historinë dhe të shkojmë në Europian. Ishte gjëja më e bukur. Nations League? Çfarë iku, iku. Të shohim përpara, me grupin që na ka rënë është fat për ne“, thekson Andi Lila.

Bulku skanon kundërshtarët: Do dëshiroja të binim në grupin A
Ervin Bulku është pjesë e stafit të kombëtares dhe ka dhënë një opinion në lidhje me shortin që i është rezervuar Shqipërisë. Për Supersport, ai ka bërë një analizë të grupit që i ka rënë kuqezinjve.

GRUPI – “Nuk e them dot me përqindje. Duhet parë forma dhe datat e ndeshjeve. Varet kë do kemi në qershor dhe në mars përballë, kur kemi probleme me lojtarët që kanë nisur kampionatin. Përveç Francës, që është kampione e botës. Ata na kanë mundur në Francë, i mundëm në miqësore. Islanda është ekip që ka bërë mirë, ka ekipin U21 që ka fituar trofe. Turqinë e kemi pasur në grup, e kemi mundur në një miqësore. Moldavia dhe Andora janë ekipe më të dobëta se ne.”

RIVALËT – “Islanda ka rritje në tre vitet e fundit. ka treguar nivel të lartë. Islanda dhe Turqia janë rivalët tanë. Nuk themi dot që dalim para Francës, edhe pse futboll është. Do kisha dëshirë të na binte grupi A. (Angli, Çeki, Bullgari, Mali i Zi, Kosovë). Abrashi është i dëmtuar, ashtu sikurse edhe Roshi e Sadiku. Shpresoj t’i rikuperojmë në mars (21-26). Ndaj nuk flasim me hamendje, duhet parë gjendja e skuadrës. 18 lojtarë në ndeshjet e qershorit nuk aktivizoheshin. Në vazon e dytë kemi Islandën, që është e dyta më e fortë. Kosova ka Çekinë, të fundit e vazos. Atë grup doja unë.”

EKIPI – “Janë parë të gjithë lojtarët, tani puna do përqendrohet te kualifikueset. Duhet të kemi besim tek ekipi kombëtare. uroj të mos kemi mungesa e dëmtime. Pa 14 lojtarë nuk ka çfarë bën asnjë trajner. Kaçe jo më kot ka luajtur titullar. Nëse nuk e kemi në konsideratë, nuk do të luante. Gjithsecili ka mendimin e vet. Duke parë grupin, duke parë gjendjen e lojtarëve dhe shpresoj të jenë në formë. Jam i bindur që mund të bëjmë mirë. Në Shqipëri edhe me Francën kemi treguar që e kemi vënë në vështirësi. Do bëjmë më të mirën.”