Shkodra

Danilo Alvesh dhe Shkodra, të shkëlqyer në Kazakistan
Danilo Alvesh dhe Donjet Shkodra duket se janë ambientuar në mënyrën më të mirë të mundshme në kampionatin kazak të futbollit. Ish-sulmuesi i Flamurtarit, Danilo Alvesh, aktivizohet me ekipin e Okzhetpes, skuadër me të cilën gjeti dhe golin e parë javën e shkuar.

Ndërsa Donjet Shkodra, është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Shaktar Karagandit. Dy futbollistët kanë bërë shumë mirë në javën e nëntë të kampionatin të Kazakistanit dhe kanë fituar dhe një vend në formacionin e javës.

Alvesh ka luajtur 413 minuta me fanellën e Okzhetpes, 6 ndeshje, 5 si titullar. Ndërsa Shkodra numëron 449 minuta me Karagandin dhe 5 ndeshje si titullar.

Memushaj dhe Shkodra të paprekshëm, fitore jetike për Cikalleshin
Edhe kjo fundjavë ka qenë e mbushur me ndeshje në të gjitha kampionatet europiane të futbollit dhe futbollistët shqiptarë që kanë zbritur në fushën e lojës, kanë qenë të shumtë. Donjet Shkodra është ambientuar mjaft mirë te skuadra e Shaktar Karagandit në Kazakistan.

Ish-mesfushori i Kukësit luajti 90 minuta në barazimin kundër Atyrau, duke bërë një ndeshje shumë të mirë. Edhe mesfushori tjetër shqiptar, Ledian Memushaj luajti 90 minuta për ekipin e Peskaras në Serie B. Mesfushori kuqezi nuk arriti të kontribuojë për skuadrën e tij, e cila u mposht 2-1 nga Askoli.

Ndërsa shqiptari tjetër, Cikalleshi ka marrë një fitore të vyer  sa i takon mbijeteses në transfertë kundër ish-ekipit, Goztepe. Edhe pse luajti vetëm 5 minuta për skuadrën e Akhirsarspor, Cikalleshi ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm për ekipin turk që kur u transferua në janar.

Shkodra në fund të kontratës: Ende nuk kam diskutuar me drejtuesit!
Donjet Shkodra është në fund të kontratës me Kukësin. Mesfushori ka nënshkruar një marrëveshje të re pak muaj më parë, duke ndryshuar kontratën e cila e mbante deri në fund të sezonit me skuadrën verilindore, teksa marrëveshja e re është e vlefshme deri në muajin janar.

Mbetet për t’u parë nëse Shkodra do të vijojë të qëndrojë te skuadra e Kukësi të paktën deri në fund të sezonit, apo aventura e tij tek nënkampionët. Shkodra është kthyer në një titullar fiks në skemën e re të Armando Cungut.

Në një prononcim pas ndeshjes me Kastriotin, Shkodra flet për gjysmën e parë të kampionatit, fitoren e fundit të vitit, por edhe për të ardhmen e tij, duke veçuar se ende nuk është ulur për të biseduar me drejtuesit.

A mund të konsiderohet ky sukses që ju afron me kreun si një dhuratë për veten për festat e fundvitit?

Në aspektin sportiv mund të konsiderohet një dhuratë e mirë si për klubin dhe për ne. Jemi të lumtur që kemi mundur që të ngushtojmë diferencën me vendin e parë, edhe pse kemi qenë në një distancë jo të vogël.

Ju pamë disa herë të tentonit portën, mos ndoshta ju mungon ai pozicioni natyral, më afër portës?

Në pozicionin aktual them se është një rol me më shumë përgjegjësi në aspektin defensiv. Arritëm që të shënonim golin e parë që në minuta e para dhe më pas u munduam që ta menaxhojmë ndeshjen dhe të mos rrezikonim shumë. Është një pozicion që duhet të kesh pak kujdes. Që të mos shkosh para dhe të lësh hapësira pas. Unë mendoj për të mirën e klubit.

Nuk keni pësuar asnjë gol në 5 ndeshjet e fundit, mos ndoshta ky moduli i ri është çelësi i suksesit?

Në Shqipëri e di se nëse do të jesh kampion duhet ta mbash 0 pas dhe ka një rëndësi të madhe kjo pjesë. Më e rëndësishme është që të gjejmë golin, por duhet të jemi të kujdesshëm.

Keni diskutuar me drejtuesit për të ardhmen tuaj?

Nuk kemi diskutuar akoma, por besoj se kemi kohë për të folur. Jam i lumtur këtu, por të shohim se si do të vendosim.

/JURGEN ZELA

Kukësi dhe Skënderbeu bëjnë “llogaritë”, nëntë të rrezikuar
Ndeshja e parë e javës së 16-të do të jetë ajo mes Kukësit dhe Skënderbeut. Superfida e kësaj jave do të luhet në Kamzë, me verilindorët që do të kërkojnë fitoren e parë ndaj skuadrave pretendente. Do të jetë një kalendar i vështirë për Kukësin, që menjëherë pas Skënderbeut do të takohet me Partizanin. Cungu shpesh ka veçuar se ka probleme me alternativat dhe lojtarët duhet të bëjnë kujdes për takimin e ardhshëm.

Shameti, Dzaria, Rexhinaldo dhe Shkodran kanë nga tre kartonë dhe nëse do të ndëshkohen nesër javën e ardhshme do të jenë të detyruar që ta ndjekin takimin me kryesuesit nga tribuna. Në këtë pikë Skënderbeu rrezikon akoma dhe më shumë.

Korçarët kanë plot 5 lojtarë që rrezikojnë të humbasin ndeshjen e javës së ardhshme. Aliti, Abazi, Demte, Dita, Bregu kanë të gjithë nga 3 kartonë dhe një ndëshkim në sfidën e Kamzës ndaj Luftëtarit nuk do të jenë në fushë. Një ndeshje e madhe, por që do kujdes. Kjo gjë mund të privojë disi lojën e fortë, sidomos te Kukësi, pasi askush nuk do të humbasë ndeshjet e mëdha.

“Kupa e Pezë-Helmësit”, te Kukësi janë në humor
Kukësi është larg pritshmërive, teksa skuadra verilindore ndodhet 10 pikë pas Partizanit kryesues. Në tre ndeshjet e fundit, të besuarit e Cungut nuk kanë mundur që të fitojnë asnjë ndeshje dhe pushimi duket se erdhi në momentin e duhur për të rifituar qetësinë e munguar, ndonëse te Kukësi dihet që nuk heqin asnjëherë dorë nga një objektiv, për sa kohë matematikisht mund ta arrijnë.

Klima në skuadër duket e mirë, të paktën kjo kuptohet nga fotot që sportistët postojnë në rrjetet sociale. Dino Shpehar ka postuar një foto sot me Arlind Kalanë, Ardian Cuculin dhe Donjet Shkodrën. Mbi foto shkruhet “Kupa e Pezës-Helmës, 4+1”. Siç kuptohet, sot kuksianët kanë zhvilluar një mini-turne dhe kroati e i ka vënë dhe emër, përderisa ai dhe skuadra e tij kanë fituar.

Ndeshja e radhës për Kukësin është ajo me Kamzën, që është programuar për t’u luajtur këtë të diel në transfertë. Pozitiv fakti se skuadra mund të jetë përshtatur me terrenin e këtij stadiumi, pasi aty ka zhvilluar dy ndeshjet e fundit si pritës.

Shkodra: Kukësi nuk duhet të kënaqet me barazimin, nuk jemi nën presion
Donjet Shkodra nuk është stërvitur me grupin në këto ditë pas ndeshjes me Flamurtarin, për shkak të një problemi fizik që ka pasur. Mesfushori ka folur sot në konferencën për shtyp ku ka treguar gjendjen e tij, por dhe pritshmëritë që ka për takimin me Tiranën. Shkodra beson se do të jetë gati për ndeshjen e kësaj jave dhe thekson se skuadra nuk është në presion.

-Donjet, do jeni i gatshëm për këtë ndeshje?

Po, është e vërtetë që kam pasur një dhimbje të vogël, pas ndeshjes me Flamurtarin. Këto dit kam bërë terapi dhe mendoj se do të shohim sot në stërvitje, besoj se do të jem gati për këtë sfidë.

-A jeni nën presionin të rezultateve?

Tirana është një ekip që duhet të vlerësohet gjithnjë. Mendoj se nuk jemi nën presion, pasi siç dihet ne në janar ishim shumë pikë pas vendit të dytë dhe më pas i rikuperuam me vetëm 2 faza dhe arritëm që të shkëputeshim nga vendi i tretë dhe i katërt.

-Do ju kënaqte një barazim në këtë takim?

Kukësi nuk duhet të jetë i kënaqur me një barazim, edhe pse duhet të shohim se si shkon ndeshje. Mund të jetë një ndeshje që në fund edhe mund të kënaqesh me një barazim, por para ndeshjes duhet të mendojmë vetëm fitoren.

-Trajneri ka rezervuar fjalë të mira për ju, ndonëse luani jo në pozicionin tuaj natyral, ju personalisht si ndiheni?

Jam i kënaqur dhe vetë. Luaj në një  pozicion pak ndryshe nga ai që kam luajtur më parë. Nëse do të marrim rezultate më pozitive do të jem akoma dhe më i lumtur.

-Si e gjykoni këtë edicion me Kukësin deri më tani?

Kur erdha vjet ishim në vendin e katërt dhe besoja se do ta ndihmoja ekipin që të shkonim më lart në klasifikim, diçka që ndodhi. Tani jemi në fillim të kampionatit dhe nuk mund te them a jam i kënaqur apo jo.

Kukësi mund të ndryshojë modul, Shkodra i prish planet Cungut
Kukësi do të ndeshet të martën me Tiranën, sfidë kjo e vlefshme për javën e 12-të të Kategorisë Superiore. Të dyja ekipet kanë nevojë urgjente për pikë, Kukësi për të mos iu larguar më shumë kreut, ndërsa Tirana për të dola nga kriza e thellë ku ndodhet. Në “Selman Stërmasi” pritet një betejë e vërtetë, por në të dyja kampet dëmtimet janë problemi më i madh.

Te Kukësi, Donjet Shkodra ka shfaqur probleme fizike, si pasojë e goditjeve të marra në ndeshjen me Flamurtarin. Mesfushori është në diskutim për ndeshjen e nesërme, por duket shumë e vështirë që të jetë në fushë. Do të ishte një hall shumë i madh për Cungun, nëse nuk do e kishte të gatshëm për këtë sfidë. Arsyeja është e thjeshtë, në stol nuk është askush i gatshëm për ta zëvendësuar 29-vjeçarin.

Edhe pse rikthehet Irakli Dzaria, problem mbete numri i të huajve në fushë dhe aktualisht nuk është asnjë mesfushor qendre me pasaportë shqiptare i gatshëm për teknikun Shkodra. Në të tilla kushte mundësitë janë vetëm dy.

Kukësi ose do të ndryshojë modul loje, duke aplikuar një skemë tjetër ku Cungu të ketë mundësinë që të aktivizojë vetëm 4 lojtarë të huaj, ose do të improvizohet një futbollit krahu që të luajë si mesfushor qendre. Mundësia e tretë është që të aktivizohet ndonjë futbollist nga të rinjtë, por kjo duket një mundësi gati e pamundur, duke ditur rëndësinë e kësja sfide.

Situata te verilindorët është jo e mirë, pasi Musolli, Rrumbullaku dhe tani Shkodra janë të dëmtuar. Po ashtu edhe Çyrbja është dërguar te ekipi B. Cungu duhet të gjejë një zgjidhje, por nuk e ka aspak të lehtë, pasi duhet rikujtuar që Limaj, ndonëse është shqiptar, posedon vetëm pasaportë gjermane, çka e privon nga mundësia për t’u pajisur me pasaportë tjetër.

Shkodra: Kjo ndeshje fitohej vetëm siç e fituam ne!
Donjet Shkodra ka komentuar pas ndeshjes për “Supersport” në emisionin “Gol pas Goli” suksesin e arritur me Kastriotin. Mesfushori tregoi se ishte një ndeshje mjaft e vështirë për ta, kjo për shkak të terrenit, që nuk i lejonte të bënin lojën e tyre.

“Pas lëndimit të Musollit ishte një vend bosh, që duhej të mbushej dhe klubi e trajneri ma besuan mua. Është një pozicion më kontrollues dhe kam pak hapësira për të goditur. Sa për ndeshjen i pamë të gjithë kushtet e fushës dhe si shkoi takimi. E vetmja mënyrë për të fituar është kështu siç bëmë ne, me goditje standarde dhe me top të gjatë. E dinim se çfarë na priste, por jemi të lumtur që arritëm të fitonim”.

“Kam luajtur të gjitha ndeshjet që nga Kamza. Më kanë dhënë besim, por të shohim vazhdimësinë”.

“Si Dzaria, ashtu edhe Limaj janë lojtarë të mirë. Njëri është me moshë më të re dhe i duhet pak përvojë. Limaj ka cilësi, me të kam më shumë hapësirë për të shkuar para. Dzaria avancon më shumë përpara dhe në atë dyshe me të duhet të jem më i kontrolluar. Me të dy kam raporte të mira dhe është njësoj, nuk ka ndryshim”.

Të gjithë në mbështetje të Musollit, dedikime speciale
Besar Musolli ka mësuar shkallën e dëmtimit dhe për fatin e keq ka dëmtuar ligamentin. E thënë më ndryshe do të mungojë për afro 6 muaj, çka është normalisht një lajm mjaft i keq për vetë 29-vjeçarin, por dhe për tifozët Kukësit si dhe vetë klubin.

Nuk ka munguar mbështetja nga miqtë e tij, duke nisur që nga shokët e skuadrës, drejtuesit dhe ish-shokët e skuadrës.

I veçantë dedikimi i kapitenit Shameti, i cili i premton mbështetje të plotë mesfushorit: “Disa momente të vështira bëhen më të lehta për t’u kaluar nëse ke afër shokë, kështu që të premtoj që do ta kalojmë bashkë këtë vëllai im Besar Musolli”.

Edhe drejtori sportiv Nderim Nexhipi përmes një postimi ka shprehur mbështetjen e tij për zëvendëskapitenin: “Do rikthehesh edhe më i fortë Muski”

Donjet Shkodra nuk ka qëndruar pa e shprehur mbështeten e tij teksa shkuan: “Do rikthehesh më i fortë vëlla”.

Po ashtu dhe Simo Rrumbullaku e ka cilësuar si një Legjendë Musollin, duke i uruar rikthim të shpejtë: “Forca legjendë kthehu më i fortë se më parë”.

Kristi Joti, i cili luan me Tomorin, nuk e ka harruar Musollin, që e ka pasur shok skuadre tek Kukësi, duke e kujtuar dhe në këtë moment jo të mirë: “Asnjëherë mos hiq dorë vëlla, ktheu më i fortë.

Situata me Shkodrën, mesfushori nuk është më në planet e klubit
Donjet Shkodra mund të largohet nga Kukësi dhe nuk bëhet fjalë për një aludim, por për një situatë konkrete. Mesfushori i afruar në merkaton e janarit e pa veten në stol në dy ndeshjet e fundit me Karabakun, por zanafilla e kësja krisjes është paraqitja në ndeshjen me Valetën, pasi drejtuesit nuk janë kënaqur nga performanca e 29-vjeçarit.

Gjithsesi, duhet përmendur se pas ndeshjes në Maltë, Shkodra ka kaluar një periudhë gripale që nuk e ka lejuar që të jetë në fushë në përballjen e parë me skuadrën azere, por as në ndeshjen e kthimit nuk pati asnjë minutë për të.

Shkodra është një ndër futbollistët më të paguar tek Kukësi dhe drejtuesit po shqyrtojnë mundësinë për ta larguar, por lojtari në fjalë ka kontratë dhe mund të mos jetë diçka dhe aq e thjeshtë.

Një situatë jo e mirë, duke ditur se pas më pak se një jave Kukësi ka një tjetër ndeshje të rëndësishme në raundin  tretë kualifikues të Europa League. Edhe pse erdhi eliminimi nga Europa League, kuksianët janë sërish brenda objektivave, pasi synimi kryesor është arritja e grupeve të Europa League-s.

Mbetet për t’u parë se çdo të ndodhë me lojtarin prishtinas, i cili në të shkuarën ka qenë pjesë e Skënderbeut dhe Flamurtarit në Shqipëri. Fjala e fundit i takon trajnerit Armando Cungu, i cili duhet të japë verdiktin përfundimtar për të ardhmen e Shkodrës!

Tjetër largim nga Kukësi, mesfushori me valixhe në duar
Kukësi nuk mundi që kalonte ndaj Karabakut, me azerët që ishin shumë më dominues se verilindorët në ndeshjen e kthimit. Nuk pritet të jetë një situatë e mirë në kampin kuksian, pasi presidentin Gjici e donte me çdo kusht ta kalonte këtë raund, duke marrë parasysh rezultatin e sfidës së parë.

Skuadra verilindore ka qenë një ndër ekipet më aktive në merkato, duke afruar 13 futbollistë dhe natyrshëm që pritet të ketë dhe largime. “VIP Sport” raporton se do të jetë Donjet Shkodra ai që do të lërë nënkampionët e Shqipërisë me të mbaruar aventura europiane.

Shkodra nuk është aktivizuar në asnjë nga dy ndeshjet e fundit dhe mund të “divorcohet” para kohe, për t’u zhvendosur në Belgjikë, ku është dhe familja e tij. Gjithsesi, gjithçka do të zbulohet pasi Kukësi të ketë përfunduar aventurën në Europa League.

Shkodra: Në Korçë nuk më eci me trajnerin, tani shpresoj të luaj
Donjet Shkodra ka marre numrin 10 te Kukësi dhe mund të thuhet se aventura si kuksian ka shkuar mjaft mirë. Mesfushori ka folur për mediat për eksperiencën e re që ka nisur te Kukësi. Në të njëjtën kohë flet dhe për Skënderbeun, duke mos lënë jashtë vëmendje dhe një arsye se pse nuk shkoi ashtu siç pritej pjesa e parë e sezonit në Korçë: “Përgatitjet kanë shkuar mirë, jam përshtatur me grupin dhe ndjehem i lumtur. Skënderbeu është ekip i mirë, gjithashtu edhe Kukësi. Në futboll gjërat nuk shkojnë gjithmonë si dëshiron, ndoshta mungon përshtatja me trajnerin dhe këto janë gjëra normale. Por tani të shohim përpara me Kukësin”.

Shkodra është një nga prurjet e janarit, por Kukësin e ka ndjekur dhe gjatë 16 javëve të para, ndaj mund të bëjë dhe një koment për atë çfarë ka ndryshuar te kampionët: “Jemi një grup më kompakt dhe luajmë më shumë futboll sesa në pjesën e parë të edicionit”.

Edhe pse në Korçë nuk gjeti hapësira, te Kukësi konsiderohet si një nga lojtarët që mund të bëjë diferencën. Në këtë pikë dhe mesfushori i lindur në Prishtinë shpreson që të arrijë formën e tij më të mirë: “Një futbollist e bëjnë të mirë ndeshjet. Kam luajtur pak në kohët e fundit dhe jam munduar të mbaj lart anën psikologjike. Ndeshjet më bëjnë mirë dhe shpresoj të arrij formën time më të mirë”.

Shkodra uli pagën për të luajtur, feston edhe Skënderbeu
Donjet Shkodra është zyrtarisht një futbollist i Kukësit dhe ka mbyllur aventurën korçare vetëm pak muaj pas firmës. Te Skënderbeu mesfushori ofensiv merrte 5.000 euro në muaj, shifër e jashtëzakonshme, po të llogaritet sa pak luajti.

Për këtë arsye, Skënderbeu buzëqesh, sepse ka arritur të prishë kontratën, duke u ndarë përfundimisht me ish-yllin e Flamurtarit.

Ndërkaq, Shkodra ka zgjedhur Kukësin për të luajtur rregullisht dhe për të treguar sa vlen. Aty mesfushori do të marrë 3.000 euro në muaj, por gjithashtu ka marrë 10.000 euro në momentin e firmës.

Të gjithë të lumtur, nga Skënderbeu që kurseu 30.000 euro deri në fund të sezonit, deri te futbollisti, që kërkonte hapësirë dhe me Ilir Dajën nuk po e gjente. Ndërkaq, Kukësi gjen fantazi dhe ndoshta edhe shumë gola, sepse Shkodra i Flamurtarit ishte fenomenal.

Shkodrës i duhen dy minuta, edhe Skënderbeu “2” bind!
Korçarët mposhtin liqenorët e Pogradecit. Vendosin dy gola të blerjes së verës. Trajneri Daja provoi më së shumti linjat e dyta

Të fitosh të ndihmon… të fitosh! Nëse ulesh në një tavolinë ku janë shtruar shumë gjëra të mira, nuk mund të ndalesh pa o ngopur dhe barku i futbollistëve të Skënderbeut është ende bosh, ose më saktë, nuk është fryrë aq sa mendohej… Në dekadën e fundit, ekipi korçar ka fituar plot gjashtë tituj kampionë radhazi, teksa ka shkruar historinë, në dy raste: kualifikim në grupet e Europa League duke kaluar nga play off i Champions dhe duke kaluar plotë katër ture (turi i parë, i dytë, i tretë dhe play-off) në Europa League. Dhe, çdo vit, bardhekuqtë bëjnë një mini revolucion.

Miqësorja – Kampionati do të nisë në datën 8 shtator, por skuadra e drejtuar nga Daja, pas një mini pushimi, ka rinisur punën dhe menjëherë, për të treguar se edhe me linjat e dyta është një skuadër konkurruese, ka mposhtur fqinjët e Pogradecit me rezultatin 2-0.

Edhe pse bëhej fjalë për një test me një skuadër që luan në Kategorinë e Parë, sigurisht që vlen për të nxjerrë udhëzime. Edhe pse ndeshja u luajt në një orar të pazakontë (ora 10:30), rezultati nuk i ka interesuar aspak edhe trajnerit Ilir Daja, pasi edhe vetë ai e pranoi që ekipi është i lodhur, por më shumë ka parë edhe gjendjen e disa futbollistëve të rinj që kanë mbërritur te Skënderbeu ditët e fundit dhe që nuk kanë mundësi që të aktivizohen asnjë minutë të vetme.

Dhe, ashtu si shpresonte Daja, protagonist ka qenë një ndër blerjet e reja të kësaj vere, Donjet Shkodra, i ardhur nga Flamurtari.  Një rezultat final (2-0) i mbyllur. Ka debutuar menjëherë sapo ka mbërritur në Korçë edhe mbrojtësi kosovar Fidan Aliti, lojtar që ka luajtur si mbrojtës i krahut të majtë dhe që në fakt ka bërë një paraqitje të mirë edhe pse ishte vetëm ndeshja e tij e parë me fanelën bardhekuqe. Pas kësaj fitoreje Skënderbeu tani duhet të mendojë për startin e sezonit të ri, teksa të mërkurën e ardhshme do të luajë ndaj Mamurrasit për Kupën e Shqipërisë dhe dy ditë më vonë, në datën 8 shtator, do të startojë Superligën e re ndaj Flamurtarit në Korçë.

Formacioni – Pavarësisht mungesave të shumta, trajneri Ilir Daja dje në startin e pjesës së parë rreshtoi në fushë ekipin e tij me skemën 4-1-2-3, ku në mbrojtje përveç, Vangjelit dhe Radas, risitë kanë qenë kthimi i Osmanit në qendër dhe Aliti në të majtë. Bruno Dita ka qenë përpara mbrojtjes, ndërkohë që Lulaj dhe Shkodra ishin në repartin e mesit të fushës për të kontrolluar lojën. Në sulm Gavazaj dhe Xhejms bënë krahët, ndërkohë që Ali Soue ishte pyka në majë të sulmit. Në fakt pjesa e parë ka pasur raste të shumta shënimi për Skënderbeun, teksa qysh në minutën e 4-t është Gavazaj që nga e djathta shërben për Shkodra, që gjuan dhe pret portieri Mali. Në të 17-ën minutë është po Shkodra që gjuan po nga largësia, por sërish topi ndalet nga portieri pogradecar. 13 minutat e fundit të kësaj pjese ishin me raste të shumta, ku së pari Soue për pak sa nuk shënoi, por vetëm 5 metra larg portës rrëshqet duke humbur ekuilibrin. Në të 35-ën minutë është Lilaj që jep një Asis për Ali Soue, por sërish “gardiani” Mali bën mrekullinë me grushtimin e topit në këndore. E 39-ta minuta sjell një tjetër moment të mirë për Gavazaj, por që deri në këtë moment miqtë duhet të falënderojnë portierin e tyre për pritjet e shkëlqyera që ka bërë. Duhet të vinte minuta e 44-t që Skënderbeu të kalonte në avantazh. Është Shkodra i cili në një aksion e sipër gjuan nga largësia dhe topi përfundon në rrjetë. 1-0 për Skënderbeun. Kur u duk se ky fraksion loje do të mbyllej me këtë rezultat, në minutën e parë të shtesës ka goditje dënimi nga mbi 30 metra larg për Skënderbeun. E merr përsipër Shkodra që nxjerr nga “arsenali” i tij një “perlë” dhe topi përfundon në trekëndëshin e djathtë të portës mike. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për Skënderbeun me dy gola në limit.

Pjesa e dytë – Fraksioni i dytë i ndeshjes nis me ndërrime të shumta nga të dy skuadrat, teksa trajneri Daja vendos që qysh në start të aktivizojë, Muzakën për Shkodra, Gripshi për Radas, Demte për Xhejms dhe Lulaj për Osmani. Kjo sjell ndryshime edhe në vendosjen në fushë të futbollistëve, ndërkohë që pak minuta më vonë vjen radha edhe për të tjerët për t’u futur në fushë. Ndërime të shumta kryhen edhe trajneri i Pogradecit, Festin Fetollari dhe për pasojë loja nuk ka ritmin e pjesës së parë, teksa edhe rastet janë me pikatore. Vlen të theksohet në këtë fraksion loje, loja e mirë e Sahitit nga krahu i djathtë, ndërkohë që vetëm dy moment ka pasur ky 45 minutësh. Në minutën e 64-ër është Gripshi që shërben nga krahu i majtë i sulmit dhe topi shkon në zonë për Lulaj që gjuan me kokë por jashtë. Rasti i fundit do të ishte në të 73-ën minutë teksa Demte provon nga largësia, por topi përfundon mbi traversë. Pjesa e dytë mbyllet me rrjeta të paprekura, duke bërë që të mbeten në fuqi ato dy gola të pjesës së parë dhe në këtë mënyrë Skënderbeu fiton pastër 2-0 në testin e djeshëm ndaj fqinjëve pogradecarë, ekip që do të luajë edhe këtë sezon në Kategorinë e Parë.

Skënderbeu – Pogradeci 2-0

Shënues: Shkodra 44’, 45+1’

Skënderbeu: Teqja, Vangjeli (Çarls 56’), Aliti (Pëllumbi 52’), Radas (Gripshi 46’), Osmani (Lulaj 46’), Dita, Shkodra (Muzaka 46’), Lilaj (Mara 56’), Gavazaj (Sahiti 49’), Xhejms (Demte 46’), Soue (Kelmendi 52’). Tr.: I.Daja

Pogradeci: Mali (Xhelollari 80’), Pere, Kllogjeri (Mezini 52’), Hysenllari, Pura (Çerepi 65’), Shyti, Jahaj (Xh. Liçkollari 46’), G. Liçkollari (Çela 46’), Lame (Hidri 75’), Alillari (Kame 46’), Topllari (Yzellari 86’). Tr.: F. Fetollari

Gjyqtarë: E. Kello, B. Hamzaj, R. Paramoni (Korçë)

Shkodra: Jemi “kockë e fortë”, ndeshja në Zagreb vendimtare
Mesfushori i Skënderbeut deklaron se skuadra e tij nuk do të shkojë për “shëtitje” në Zagreb, por për të treguar se kush është realisht ky Skënderbe

Leonard Trebicka

Nuk ka zënë ende vend në formacion, por gjithsesi Donjet Shkodra është një afrim me shumë vlera për Skënderbeun. Për aq minuta sa ka luajtur deri tani në Europë, e ka justifikuar besimin e trajnerit. Sigurisht, një lojtar do kohën e vet të përshtatet dhe Donjeti po e bën këtë nga ndeshja në ndeshje dhe shumë shpejt në mesfushë ai do të ketë vendin e vet. Vetë lojtari shprehet për gazetën se ndihet shumë mirë te Skënderbeu dhe po përpiqet të arrijë në 100% të formës së tij sa më shpejt të jetë e mundur. Sa herë që trajneri Daja i ka kërkuar të jetë në fushë, Donjeti ka qenë gati dhe ka dhënë maksimumin. Mesfushori ka folur dje për kundërshtarin e radhës, Dinamon e Zagrebit, duke thënë se ky Skënderbe është gati që edhe këtë herë t’ia dalë për të kaluar në grupet e Europa League.

MINUTAT – Donjeti ka luajtur në total 73 minuta në gjashtë ndeshjet e Europa League. Për Shkodrën ky është vetëm fillimi, pasi nga ndeshja në ndeshje po rritet dhe konkurrenca te Skënderbe nuk e tremb aspak: “Po, është e vërtetë që kam luajtur nga pak minuta në ndeshjet europiane, madje dua të them se në ndeshjet e para që u aktivizova, e kisha pak të vështirë, pasi duhet të përshtatesha. Ngarkesa psikologjike ishte e lartë, por them se e kalova dhe tani jam ndryshe në fushë. Nuk më tremb aspak konkurrenca te Skënderbeu, madje dua të them se kjo po më bën edhe më mirë. Nëse do t’i trembesha, kishte plot skuadra që mund të zgjidhja dhe të luaja direkt titullar e nuk do të vija këtu ku jam. Me Skënderbeun ndjehem shumë mirë dhe po tregojmë forcën e vërtetë të këtij ekipi. Tani po që e them me bindje se ky Skënderbe është një ekip i madh dhe po e tregon veten edhe në Europë. Sa për formacionin, atë e di trajneri dhe mua më del për detyrë vetëm të punoj sa më shumë. Shpejt do të jem edhe unë titullar, por e rëndësishme në këtë moment është që Skënderbeu të shkojë sa më larg. Të gjithë kemi vetëm një detyrë, të japim më të mirën në fushë.”

DINAMO ZAGREB – I pyetur për kundërshtarin dhe sa të vështirë do ta ketë Skënderbeu, Donjet Shkodra thotë: “Sigurisht që është e vështirë, pasi kundërshtarit dihet se kush është. Por nuk do të shkojmë për “shëtitje” në Kroaci. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm në takimin e parë, pasi ata luajnë në shtëpinë e tyre. Pavarësisht se nëse do të jem apo jo në fushë, mendoj që të gjithë do të japin “shpirtin” dhe do të tregojnë se kush është Skënderbeu. Jemi realisht një “kockë e fortë” për Dinamon e Zagrebit dhe them se do të mbështesim të gjithë njëri-tjetrin. Nëse trajneri do të më besojë, do të jap më shumë se 100%. Një tjetër gjë që dua të theksoj është se duhet të kemi shumë kujdes të paktën të mos gabojmë vetë dhe t’i japim mundësi kundërshtarit. Nëse e bëjmë këtë gjë, ata do të kenë shanse më të mëdha. Gjithsesi, për këtë po përgatitemi dhe kemi edhe një javë kohë. Mendoj se do t’ia dalim”.

KUALIFIKIMI – Për sa i përket kualifikimit dhe se sa shanse ka Skënderbeu për të shkuar në grupet e Europa League, Donjeti së fundi deklaron: “Janë dy ndeshje për t’u luajtur dhe nuk mund të themi qysh tani se sa shanse kemi ne që të kalojmë më tej. Gjithçka do të varet nga ndeshja e parë, por ne marrim një rezultat sa më pozitiv në Zagreb, ju garantoj që shanset në ndeshjen e kthimit në “Elbasan Arena” do të jenë të mëdha. Një rezultat i mirë do të thotë edhe tjetrën që në Elbasan stadiumi do të jetë plot e përplot, prandaj ne do të përpiqemi maksimalisht që më 17 gusht të japim më të mirën në fushën e lojës. Unë e theksova edhe më sipër që besoj shumë që do t’ia dalim, por që janë 180 minuta për t’u luajtur dhe kujdesi duhet të jetë po kaq i madh”.

Donjet Shkodra bëhet “korçar”: Skënderbeu, numri 1!
Fatjon Rupi

“Sport Ekspres” zbuloi para shumë ditësh blerjen e parë dhe shumë të rëndësishme të Skënderbeut, mesfushorin kosovar Donjet Shkodra, i cili ka firmosur një kontratë 2-vjeçare. E konfirmoi më pas presidenti Ardjan Takaj dhe dje në mbrëmje lojtari ka pozuar me fanellën e Skënderbeut, i shoqëruar nga menaxheri i përgjithshëm i juglindorëve, Gerhard Takaj. Mesfushori idhull i tifozërisë vlonjate sezonin që shkoi, ku shënoi 9 gola për Flamurtarin, 8 nga të cilët kanë qenë të parët për skuadrën e tij, është një snajper i vërtetë. Gjuajtjet e tij nga jashtë zone janë shumë të rrezikshme dhe interesant është fakti se golin e parë ia ka shënuar Orges Shehit, portierit të Skënderbeut, në javën e parë të kampionatit. Duke folur si korçar, Shkodra nuk i kursen elozhet për skuadrën e re, duke theksuar se ajo do të ndihmojë shumë për karrierën e tij. Edhe ai dëshiron të bëjë të njëjtën gjë, ta ndihmojë Skënderbeun për objektivat madhorë që ka. Ja intervista e Shkodrës për “Sport Ekspres” menjëherë pas prezantimit:

– Shkodra, pse zgjodhët Skënderbeun për të vazhduar karrierën tuaj?

– Zgjodha Skënderbeun, sepse mendoj se është ekipi numër 1 në kampionatin shqiptar. Eshtë një ekip, që ka bërë histori në futbollin shqiptar vitet e fundit, duke fituar tituj radhazi dhe duke shkuar në grupet e Europa League. Jam i bindur se kam bërë zgjedhjen më të mirë për karrierën time në këtë moment. Skënderbeu luan futboll të bukur, siç ka ndodhur edhe sezonin e fundit. Jam shumë i kënaqur, që jam pjesë e këtij ekipi shumë të mirë.

– E shihni si një “trampolinë”, duke ditur edhe politikat e Skënderbeut për të afirmuar dhe më pas shitur lojtarë në ekipe europiane?

– E thashë se ky ekip do të më ndihmojë shumë për karrierën time. Nëse ndodh kështu siç thoni ju, është aq më mirë për ekipin dhe për mua, sepse të dy përfitojmë nga njëri-tjetri. Sapo kam firmosur dhe dua të jap më të mirën, që Skënderbeu të arrijë rezultate sa më të mira.

– Me çfarë objektivash keni ardhur tek ekipi korçar?

– Me objektivin për të fituar titullin kampion. Atë që nuk bëri sezonin e fundit Skënderbeu, shpresoj ta bëjmë sezonin e ri, duke fituar trofe, pasi ky ekip e ka potencialin për të qenë në majat e futbollit shqiptar.

– A ju bezdisi ndopak fakti që këtë periudhë është folur për një dënim të mundshëm të Skënderbeut nga Komisioni i Etikës?

– Këto janë gjëra, që ju takojnë drejtuesve të klubit dhe ua lë atyre. Nuk më takon të flas për një temë të tillë.

– Cili është mesazhi juaj për tifozët korçarë?

– Nuk dua të bëj premtime, por do të thosha se do të bëj gjithçka, që tifozët korçarë ta shohin sërish ekipin e tyre në majë të futbollit shqiptar, kampion të Superiores. Kam ardhur te Skënderbeu për të dhënë më të mirën time.

– Keni ndonjë mik tek ekipi juaj i ri?

– Nga grupi i lojtarëve të Skënderbeut njoh vetëm Enis Gavazajn, pasi edhe ai ka luajtur më parë në Belgjikë.

Skënderbeu nuk e vret mendjen për Etikën, Shkodra sinjal i qartë
Donjet Shkodra është futbollisti më i ri i Skënderbeut. Mesfushori nga Kosova, i mrekullueshëm në sezonin debutues në Superiore, te Flamurtari, tashmë ka vendosur ta vazhdojë karrierën në Korçë.

Shkodra shënoi 9 gola në Vlorë, thuajse të gjithë me gjuajtje nga distanca, ndërkohë që u kthye në idhull për tifozerinë vlonjate, që e ka pritur shumë keq lajmin e transferimit të tij pikërisht te Skënderbeu armik.

Megjithatë, Shkodra ka zgjedhur klubin më të organizuar dhe korrekt në Shqipëri, pasi vuajti shumë, si gjithë skuadra vlonjate, këtë sezon të trazuar, me pagat që në vlorë u kthyen një makth dhe janë paguar një herë në disa muaj, ndërsa nuk janë shlyer ende pagat e muajve të fundit, për faktin e thjeshtë se Sinan Idrizi po has probleme për të futur fondet në Shqipëri, duke mos pasur status të qartë në administrimin e klubit.

Tani Shkodra është prezantuar dhe nis aventurën e tij të re, ndërsa ky është një sinjal i fortë se Skënderbeu nuk pret asnjë dënim nga Etika, edhe pse flitet e stërflitet sikur nesër do bëhet nami. Nëse drejtuesit e Skënderbeut dinë diçka që ne nuk e dimë, apo po luajnë “blofin”, kjo mbetet për t’u parë kur Etika të vendosë përfundimisht në lidhje me dosjen e famshme të UEFA-s në ngarkim të Skënderbeut, i akuzuar për përfshirje në trukime gjatë viteve të fundit.

Shkodra prezantohet nesër në Durrës, Dita më 9 qershor
Dy blerjet zyrtare të Skënderbeut, Donjet Shkodra dhe Bruno Dita, do të prezantohen në ditë të ndryshme me fanellën bardhekuqe. Të dy futbollistët kanë arritur akordin ditë më parë dhe mësohet se Donjet Shkodra, në ditën e parë të grumbullimit të bardhekuqve në “Tropikal”, pra nesër, do të bëjë prezantimin përpara ekipit dhe më pas do të dalë në stërvitje me Skënderbeun. Shkodra është një blerje mjaft cilësore në këtë fillim të merkatos dhe e vetmja gjë që e shqetëson Skënderbeun është forma e tij, por që pritet ta arrijë gjatë fazës përgatitore. Blerja e dytë, Bruno Dita, do të prezantohet dy ditë më vonë, më 9 qershor, kur ekipi të jetë në Slloveni. Dita për momentin ndodhet në Turqi, ku po pushon. Ai ka lajmëruar se nuk do të jetë nesër në Durrës, por do të mbërrijë dy ditë më vonë dhe do të bashkohet me skuadrën e re në Rogaska të Sllovenisë, ku do të zhvillohet faza përgatitore.

Xhejms merr leje deri më 12 qershor

Nesër Skënderbeu do të fillojë fazën përgatitore, së pari me një qëndrim 24-orësh në Durrës dhe më pas në Slloveni. Kureshtja e të gjithëve është se a do të jenë të gjithë futbollistët e Skënderbeut në ditën e parë të grumbullimit. Të larguar zyrtarisht janë Salihi, Predesku, Ogunxhimi dhe Fukui, ndërsa Shkodra dhe Dita janë dy blerjet e para. Sigurisht, ditën e parë pritet që Daja të ketë mungesa, pasi janë të huajt që shqetësojnë me mbërritjen e tyre. Burime pranë klubit kampion bëjnë me dije se Xhejms Adeni ka marrë leje për të pushuar disa ditë më shumë. Ai do të bashkohet me ekipin më 12 qershor, të hënën e ardhshme, dhe do të shkojë direkt në Slloveni. Presidenti Ardjan Takaj e ka mirëkuptuar sulmuesin nigerian dhe i ka dhënë leje për të qëndruar pak ditë më shumë pranë familjes së tij.

Shkodra e Dita: Zgjodhëm Skënderbeun sepse Partizani u vonua
Dy dëshira të Partizanit kanë qenë Bruno Dita dhe sidomos Donjet Shkodra. Mesfushori i Flamurtarit është monitoruar me vëmendje nga ana e drejtuesve dhe stafit teknik të të kuqve. Futbollisti është tentuar që në janar dhe madje pjesëtarë të stafit drejtues të “demave” e cilësonin si një lëvizje të mbyllur afrimin e futbollistit me Partizanin. Kur e gjithë merkatoja e kryeqytetasve është e përqendruar jashtë kufijve dhe përtej Adriatikut, tashmë brenda vendit “demat” po shohin t’i humbin objektivat një e nga një. Skënderbeu ka zyrtarizuar Donjet Shkodrën, që ka pranuar se ka pasur bisedime me Partizanin, po ashtu Bruno Ditën, që ka pranuar gjithashtu për “Sport Ekspres” se ka qenë në dilemë për të ardhmen e tij, edhe për faktin se ka pasur kontakte me kryeqytetasit.

SHKODRA – Mesfushori ka mbyllur kapitullin me Flamurtarin dhe për shkak të problemeve të shpeshta nuk ka dashur të mbetet pjesë e vlonjatëve. Në kushte të tilla, ai ka studiuar ofertat më të mira dhe tratativat më serioze për të. Skënderbeu ka qenë më komunikues dhe më bindës për Shkodrën. Kjo ka ndikuar që të afrojë lojtarin me klubin korçar. Sipas mesfushorit, Partizani ka hezituar dhe të kuqtë nuk ishin të qartë në ofertën e tyre. “Skënderbeu m’i plotësoi të gjitha kushtet dhe kërkesat e mia. Partizani nuk më bëri një ofertë konkret. Prandaj zgjodha korçarët”, – tregon Shkodra.

DITA – Mbrojtësi zyrtarizoi largimin nga skuadra e Teutës. Menjëherë në garë për të u futën skuadrat kryesore të Superligës. Partizani dhe Skënderbeu nisën sprintin final dhe në fund janë përsëri korçarët që e fitojnë në finale. Dita ka preferuar të zgjedhë Korçën përpara Partizanit. “Zgjodha Skënderbeun sepse korçarët insistuan më shumë”, – shprehet Dita për “Sport Ekspres”.

Donjet Shkodra, goditja e parë e Skënderbeut
Leonard Trebicka

Pa u mbyllur mirë sezoni 2016-2017, te Skënderbeu nuk humbasin kohë. Drejtuesit e tij po mendojnë prej kohësh në fakt për merkaton verore dhe gati është goditja e parë, thuajse e sigurt. Përforcimi i parë i Skënderbeut pritet të jetë Donjet Shkodra, i cili luajti me Flamurtarin sezonin e fundit. Pas pak ditësh kosovari do të bëjë prezantimin si lojtar i korçarëve, pasi gjithçka është thuajse e mbyllur, edhe pse nuk konfirmohet zyrtarisht. Burime pranë klubit juglindor bëjnë me dije se Shkodra ka rënë dakord të veshë fanellën e Skënderbeut dhe shumë shpejt do të vijë zyrtarizimi dhe prezantimi nga presidenti Ardjan Takaj. Edhe në merkaton e dimrit doli në skenë emri i mesfushorit golashënues, por ishte e vështirë në atë kohë që të largohej nga Flamurtari. Pas Donjet Shkodrës, me korçarët pritet të bashkohen Dejvi Bregu dhe Oto Xhon, i pari pas një sezoni mjaft të mirë me Luftëtarin, kurse i dyti i huazuar te Trepçe ’89. Nuk është ende e qartë, nëse afrikani do të kthehet më 7 qershor, kur nisin përgatitjet, apo më vonë.

“BOMBERI” SHKODRA – Patjetër që afrimi i Donjet Shkodrës do të ishte shumë i rëndësishëm për Skënderbeun, që sezonin e fundit ka vuajtur për një lojtar si ai. Në janar kontrata nuk e lejonte të vishej bardhekuq, kurse tani gjasat janë shumë të mëdha, për të mos thënë se marrëveshja është e kryer. Një përforcim me shumë vlera, nëse kemi parasysh aftësitë goditëse te kosovarit. Skënderbeut i kanë munguar golat e mesfushorëve qendrorë kampionatin e fundit, siç ka ndodhur më parë me Lilajn, Orelesin, Shkëmbin etj. Shkodra e tregoi veten me Flamurtarin dhe tashmë e njeh mirë kampionatin shqiptar. Korçarëve nuk mund t’u ikte nga duart një lojtar i tillë dhe që në Europë pritet ta kenë në organikën e tyre. Për futbollistin e ardhur nga Belgjika te Flamurtari pati një interesim edhe nga Partizani, por duket se vetë lojtari ka preferuar korçarët. Me vlonjatët ai shënoi jo pak, por 9 gola, gati sa një sulmues.

BREGU-XHON – Para se të mbyllej sezoni, i pari që u lakua si përforcim i Skënderbeut, ishte Dejvi Bregu. Vlonjati i Luftëtarit ka shumë mundësi të veshë fanellën e Skënderbeut, por fjala e fundit i takon presidentit Ardjan Takaj. Bisedimet kanë qenë të shpeshta dhe flitet për një akord me klubin gjirokastrit, që do të mbajë 50% të kartonit. Oto Xhon është i treti në listë, por këtu puna ndryshon. Golashënuesi më i mirë i Superligës në Kosovë ka kontratë me Skënderbeun dhe ishte huazuar te Trepçe ’89. Në klubin korçar u shprehën se pas përfundimit të kampionatit ai do të kthehet në Korçë, por nuk është qartësuar se kur, para ndeshjeve së Europa League apo pas tyre. Kjo gjë do të zgjidhet nga ana e klubit bardhekuq brenda pak ditësh. Një urdhër i Takajt  e kthen sulmuesin menjëherë te Skënderbeu. Ka fjalë edhe për Danilo Alveshin e Flamurtarit, po braziliani ka kontratë me vlonjatët dhe është e vështirë për t’u marrë.