Shkoder

Lëvizje në Shkodër, vjen një qendërmbrojtës maqedonas
Vllaznia ka afruar një tjetër futbollist nga Maqedonia e Veriut. Pas mbrojtësit të djathtë Filip Gligorov, lojtari i dytë nga shteti “fqinj” që u bashkohet shkodranëve është qendërmbrojtësi Aleksandar Ristevski.

Futbollisti 29-vjeçar ka luajtur ka luajtur me skuadra të ndryshme të ligës së parë dhe të dytë në Maqedoninë e Veriut. Në sezonin e kaluar Ristevski është aktivizuar në pjesën e parë me  Renovën, ndërsa gjatë merkatos së dimrit u transferua te skuadra e Pobedës.

Ristevski ka marrë pjesë në seancën stëvitore të së martës pasdite të zhvilluar nën drejtimin e trajnerit Mirsad Jonuz. Ditën e mërkurë pritet që klubi të zyrtarizojë afrimin e 29-vjeçarit.

Përforcimi i radhës, një shkodran rikthehet te Vllaznia
Vllaznia vazhdon të përforcohet për sezonin e ri. Në seancën e sotme stërvitore të ekipit shkodran ka qenë i pranishëm dhe mesfushori Behar Ramadani, i cili kthehet në ekipin e zemrës pas gjashtë vitesh “shtegtim” në ekipe të ndryshme Kategorisë së Parë dhe Superiores.

Ramadani (m)

Së fundmi futbollisti 29-vjeçar mbylli bashkëpunimin me Luftëtarin, ekip ku luajti për katër sezone. Zyrtarizimi nga klubi nuk ka ardhur ende, por prania e Ramadanit në seancën nuk lë shumë vend për diskutim.

Ardhja e Ramadanit zëvendëson largimin e Alsid Tafilit, i cili u largua nga Vllaznia pak javë më parë duke preferuar të vijojë karrierën më Lirinë e Prizirenit në Ligën e Parë të Kosovës.

Vata: Vllaznia do ta ketë të vështirë në Superiore, ja çfarë nuk shkon me skuadrën
Ish-futbollisti dhe trajneri i Vllaznisë, Rudi Vata, ka komentuar gjendjen e klubit të zemrës në një lidhje direkte me emisionin “Rubrika Sportive” në “RTSH”. Vata tregohet pesimist mbi sezonin e ardhshëm të Vllaznisë në Superiore, duke rreshtuar një mori problematikash te klubi shkodran.

“Vllaznia mbetet peng i politikës. Politika e keqe bën klubin e keq. Politika e ka në kthetrat e veta e nuk e lëshon për interesat e veta. Talentet të rinj po ikin vit pas viti nga akademia në drejtim të klubeve të tjera”.

“Ata drejtuesit e tanishëm po ndërtojnë një klub shumë të vogël. Mendoj se do kenë probleme të qëndrojnë në Superiore. Janë shumë mbrapa me merkato, ndërsa nuk e kuptoj as zgjedhjen e trajnerit. Se kuptoj se si ka ardhur te Vllaznia. Si mund të marrësh një trajner të huaj kur nuk ke asnjë garanci pasurore”.

“Dëgjojmë këtë kryetarin e ri të bashkisë, ose më mirë të them atë që mendon se do të jetë kryetari i ri që thotë mos firmoni asgjë, ndërkohë kryetarja e vjetër vazhdon akoma, drejtori Suad Lici nuk  e di me çfarë fondesh punon”, tha Vata.

Premtimi për tifozët shkodranë, Jonuz: Tani, një Vllazni ndryshe
Trajneri maqedonas Mirsad Jonuz është prezantuar ditën e sotme në ambientet e klubit të Vllaznisë. Në fjalët e tij të para si trajneri i ekipit shkodran, 57-vjeçari vlerësoi historinë e madhe të klubit të Vllaznisë dhe premtoi se së bashku me drejtuesit do përgatisin një ekip shumë ndryshe nga ai i viteve të fundit.

“Arsyeja përse u afrova te Vllaznia është emri i madh dhe historia e kësaj skuadre. Sapo mu dha si mundësi nuk hezitova dhe thashë menjëherë po. Kam biseduar me drejtues të klubit dhe shpresojmë të bëjmë gjëra të mira”.

“Nuk kam shumë njohuri për skuadrën aktuale, por jam munduar të marr informacione gjatë këtyre ditëve. Do vazhdoj të punoj në ditët në vazhdim dhe besoj se të hënën ose të martën do të nisim punën për të ndërtuar një Vllazni ndryshe nga vitet e fundit. Kam marrë të gjithë mbështetjen e drejtuesve të klubit dhe jam i bindur që do ia dalim”.

Tafili: Ju tregoj pse u largova nga Vllaznia, në Kosovë janë korrekt
Alsid Tafili ka zgjedhur të vijojë karrierën e tij në Kosovë ku ka firmosur me Lirinë e Prizrenit. Në një intervistë për “TV Rozafa”, mesfushori shkodran shpjegon se cilat ishin arsyet që e shtynë që të ndahej nga skuadra e zemrës.

“Dëshira ishte që unë të qëndroja te Vllaznia, pasi isha në shtëpinë time dhe kisha vite që luaja këtu. Megjithatë, këtë vit pashë se situata nuk ishte dhe aq e këndshme për arsye zgjedhjesh e vonesash, me sa kam dëgjuar ka dhe probleme fondesh. Mu mundësia një ofertë në Kosovë. Ata më kanë vlerësuar dhe zgjodha të shkoja atje”.

“Samueli (Nikaj) është shumë i respektuar në Kosovë pasi ka arritur të çojë dy ekipe në Superligë. Mendoj se ata kanë bërë zgjedhjen e duhur, ai e njeh mirë këtë kategori. Jemi dy shkodranë, kemi punuar bashkë më parë. Mendoj se do ia kalojmë mirë andej. Janë njerëz që presin mirë dhe korrekt”.

“Dëshira normal është që të organizohen sa më shpejt e të mos mungojë menaxhimi i mirë. Të paktën të bëjnë një ekip për të paktën për mesin e tabelës. Me këto vonesa do të jetë e vështirë për merkaton”.

Fillojnë largimet te Vllaznia, mesfushori njofton ndarjen
Kanë filluar largimet e para nga skuadra e Vllaznisë. Me anë të një postimi në “Facebook”, mesfushori 22-vjeçar, Dejvi Bilali, ka njoftuar prishjen e marrëveshjes me konsensus.

Foto: Gentian Mustafa

Futbollisti elbasanas iu bashkua Vllaznisë në fillim të sezonit pas një eksperience të shkurtër te Teuta. Bilali luajti 16 ndeshje me ekipin shkodran, 9 prej të cilave si titullar.

Privatizimi i Vllaznisë dhe planet e së ardhmes. Suad Lici zbulon gjithçka
Suad Lici pranoi ofertën e Vllaznisë në fillim të sezonit dhe aktualisht është administrator i kuqebluve. Shkodrani, që dikur ka shkëlqyer si futbollit, tregon planet e së ardhmes dhe gjithçka po bëjnë në qytetin verior për të rikthyer Vllazninë në nivele të larta.

Në një lidhje direkte me emisionin “Zona Gol” në Supersport, Lici tregon shumë gjëra. Buxheti, privatizimi i klubet, takimet në Katar dhe sigurisht që nuk mund të anashkalohen problemet e fundit që kuqeblutë kanë pasur. Presionet në Shkodër duken të pashmangshme dhe momentalisht Lici zbulon se janë marrë dy masa.

“Unë mendoj që Vllaznia është klubi më i formalizuar. Ndryshe nga klubet e tjera, kemi çdo kontratë të formalizuar në mënyrë të saktë. Borxhet janë akumuluar gjatë viteve të kaluara. Nuk kemi qenë aty ku duhet në këtë periudhë. Shumë gjëra ndikuan që të binim në Kategorinë e Parë”.

“Me ardhjen e stafit të ri kemi bërë uljen e kontratave. Ka qenë një situatë aspak e këndshme. Lojtarët kanë pasur presion nga qytetarët. Gjithsesi unë dua t’i falënderoj sportistët për punën e tyre dhe drejtuesit për korrektësinë në pagesa”.

BUXHETI – “Para pak ditësh u miratua dhe buxheti nga këshilli bashkiak. Gjysmën e lekëve do e financojë bashkia, ndërsa gjysmën tjetër do arkëtojë vetë klubi, pra ne si drejtues kemi detyrë t’i gjejmë. Synimi im është që vitin tjetër të ndërtojmë një Vllazni cilësore. Buxheti në total për të gjithë strukturat e klubit është diku te 570 milionë lekë. Këtu përfshihen punonjësit bashkiakë, klubi dhe të gjithë punonjësit e akademisë”.

BORXHET DHE PRIVATIZIMI – “Nëse ne do të jemi të suksesshëm që të ndërtojmë një Vllazni cilësore, mendoj se borxhet do t’i shlyejmë brenda dy ose tri viteve. Në asamble u përmend nga kryetarja e bashkisë që aksionet do të kalojnë në asamblenë e këshillit e më pas do të vendoset nëse një pjesë e aksioneve do t’i kalojnë privatit”.

“Unë kam hyrë me dëshirën e mirë për të bërë diçka ndryshe. Nëse nuk do kem rezultat e duhura, do të jem vetë i pari që do largohem. E kam marrë me shumë dëshirë fillimisht. Kemi hasur shumë pengesa. Drejtori teknik po merret me planet e së ardhmes. Në maj do të bëjmë një vizitë në Katar, ku shpresojmë të gjejmë disa sponsorë. Kjo është lëvizje që po bëjmë për t’i lehtësuar ‘dhimbjet’ Bashkisë e taksapaguesve shkodranë”.

MUNGESË SPONSORËSH NË SHKODËR – “Deri në këto momente që flasim, Suad Lici ka marrë 0 lekë nga biznesmenët shkodranë. Ka vetëm fjalë. Çdo gjë e ka përballuar Bashkia, ndoshta dhe vetë privatisht me diçka nga familja ime dhe biznesi im”.

KATEGORIA E PARË – “Kemi bërë një ecuri pozitive. Kemi pasur edhe ne luhatjet tona. Jemi të kënaqur. Falënderoj edhe ekipet e tjera, krahas luftës sportive, na kanë pritur mirë. Mendoj se kemi bërë një tranzicion të qetë”.

PRESIONI NDAJ TRAJNERIT –  “Në një klub futbolli gjithmonë do të ketë problematika. Ka lojtarë që kërkojnë më shumë minuta, por gjithçka duhet të vendoset nëpërmjet meritokracisë. Ne këtë kërkojmë të vendosim në klub. Nëpërmjet meritokracisë, lojtarët mund të japin më të mirën për skuadrën. Klubi ka marrë dy masa pas një ankese të trajnerit Canaj. Me ardhjen e drejtorit teknik do ta analizojmë këtë situatë”.

PERIUDHË PROVE – “U kam thënë sportistëve se këto dy muaj do ju shërbejnë, menjëfjalë janë në një lloj prove. Trajneri Lika na ka lënë një raport, një të tillë do e përgatisë tekniku Canaj më vonë dhe drejtori teknik. Më pas do të vendosim për merkaton. Pak a shumë i kemi të qarta idetë. Në përfundim të sezonit do merren hapa konkretë”.

“Unë nuk dua të jem euforik, por besoj se Vllaznia vitin tjetër do të jetë krejt ndryshe. Të them të drejtën e kam përjetuar mjaft këtë. Kam pasur shumë vuajtje, aq më tepër tani që jam në rolin drejtues. Jam shumë i vetëdijshëm për çfarë kërkon Shkodra dhe futbolli shkodran. Po punojmë dhe do vazhdojmë të punojmë”.

Hysaj: Shiriti i kapitenit më gëzon, do të jetë një natë fantastike
Në mungesë të Mërgim Mavrajt të pezulluar shiriti i kapitenit të kombëtares shqiptare do t’i kalojë Elseid Hysajt. Në një intervistë për “Supersport”, futbollisti shkodran u shpreh se e gëzon shumë fakti që do të jetë kapiteni i ekipit përfaqësues dhe për më tepër në qytetin e tij të lindjes.

“Të gjithë lojtarët do të donin të ishin kapiteni i kombëtares së futbollit. Është një gëzim shumë i madh për mua aq më tepër që ndeshja luhet në qytetin tim. Besoj se do të jetë një natë fantastike për mua”.

“Besoj se është një kundërshtar shumë i fortë. Do luftojmë për të marrë pikë. Po punojmë fort që të nxjerrim një rezultat të mirë. Klima në ekip është shumë e mirë. Është një grup i mirë, kemi shumë lojtarë që po marrin minutazh të plotë. Shpresoj që të marrim 6 pikë në të dyja ndeshjet, fusha do e tregojë”, përfundoi Hysaj.

Turqia publikon listën, Gynesh në Shkodër me talente dhe eksperiencë
Trajner i përfaqësueses turke, Shenol Gynesh, ka përzgjedhur një listë prej 28 lojtarësh për takimet e kualifikuese të “Euro 2020” ndaj Shqipërisë (më 22 mars në “Loro Boriçi”, Shkodër) dhe Moldavisë.

Trajneri i përfaqësueses turke ka përzgjedhur një skuadër të miksuar midis talentit dhe eksperiencës. Reparti i mbrojtjes është ai me numrin më të madh të lojtarëve në moshë të re, me lojtarë si Zeki Çelik, Çaglar Sëjyncy, Kaan Ajhan, Ozan Kabak dhe Merih Demiral.

Gjithsesi nuk mungojnë as surprizat. Gynesh ka rikthyer në kombëtare mesfushorin 38-vjeçar Emre Belozoglu dhe sulmuesin Burak Jilmaz, dy emra këta që nuk ftoheshin prej më shumë se një viti nga kombëtarja turke.

Portierë: Mert Gynok (Bashakshehir), Muhamed Shengezer (Bursaspor), Ugurcan Çakir (Trabzonspor), Sinan Bolat (Rojal Antverp)

Mbrojtës: Gëkhan Gënyl (Beshiktash), Zeki Çelik (Lil), Çaflar Sëjyncy (Lestër Siti), Kan Ajhan (Dyseldorf), Merih Demiral (Sasuolo), Ozan Kabak (Shtutgart), Hasan Ali Kaldirim (Fenerbahçe), Emre Tashdemir (Gallatasaraj)

Mesfushorë: Denis Tyryç (Kaizerispor), Efecan Karaca (Alaniaspor), Jusuf Jazici (Trabzsonspor). Dorukan Tokëz (Beshiktash), Emre Belëzoglu (Bashakshehir), Irfan Kahveci (Bashakshehir), Mahmut Tekdemir (Bashakshehir), Mehmet Topal (Fenerbahçe), Oguzhan Ozjakup (Beshiktash) Okaj Jokushlu (Selta Vigo)

Sulmues: Junus Malë (Volfsburg), Emre Këlënç (Sivaspor), Gyven Jalcin (Beshiktash), Hakan Çalhanoglu (Milan), Burak Jilmaz (Beshiktash), Cenk Tosun (Everton)

Lojtarë në provë dhe largime, Firat paralajmëron ndryshime
Drejtori sportiv i Vllaznisë Engin Firat, ka diskutuar para mikrofonit të “RTSH Sport” mbi planet e merkatos së dimrit te klubi shkodran. Zyrtari turk ka prekur sërish çështjen e qendërmbrojtësit Renato Malota dhe ka dhënë disa detaje për disa lojtarë që do të vien në provë në ditët në vazhdim në Shkodër

LARGIMI I MALOTËS ? – “Është folur shumë për Malotën. Ka vetëm thashetheme nuk ka asnjë ofertë, qoftë nga klubi i Kamzës apo Skënderbeut. Malota është një lojtar i rëndësishëm i Vllaznisë dhe ai do të largohet vetëm nëse për të vjen një oferta nga Emiratet e Bashkuara Arabe ose një klub europian”

MERKATO  E VLLAZNISË – “Përsa i përket elementeve që mund të përforcojnë skuadrën kam folur me Hasan Likën, për të sjellë ndonjë lojtar të ri. Nëse do bëjmë afrime, do të na duhet të largojmë disa lojtarë, pasi nuk kemi financa të shendosha. Kam folur me drejtorin Lici dhe kemi ndërmend të provojmë një sulmues algjerian, një mesfushor maqedonas e një shqiptar”, tha Firat.

“Loro Boriçi” në dorën e Bashkisë, Ademi: Do shfrytëzohen dhe ambientet rreth stadiumi
Me rinovimin e stadiumit “Loro Boriçi”, Bashkia Shkodër humbi të drejtën e administrimit të ambienteve të stadiumit, por pritet që së shpejti, situata të rikthehet si më parë. Në një prononcim për mediet, Kryebashkiakja  Voltana Ademi, njoftoi nisjen e procedurave për marrjen në dorëzim të stadiumit.

“Ka nisur procedura e dorëzimit të dokumentacionit. Mbetet relacioni teknik, që përmbyllet nga kolaudimi i punimeve të kryera, çka është një pjesë teknike. Më pas, Bashkia Shkodër pret që të marrë në dorëzim stadiumin”.

“Ne presim që në hapësirat e tjera, të destinuara për t’u përdorur, t’i vëmë në dispozicion për ekipet e shumsportëshit të Vllaznisë, të cilat i ushtrojnë aktivitetin e tyre në pallatin e sportit dhe kanë domosdoshmëri edhe hapësira të tjera, për t’u vënë në shërbim dhe Loro Boriçi mund t’ua japë”, tha kryebashkiakja.