Shkembi

Shkëmbi: Na duhet vetëm një fitore në dy sfidat e mbetura
Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi, ka folur para sfidës kundër Kastriotit, një transfertë shumë e vështirë për durrsakët. Në fjalën e tij për “RTSH Sport”, Shkëmbi tha:

“Një ndeshje shumë e ndërlikuar, kundër një skuadre që nga java në javë po bën shumë mirë. Një ekip që ka ndryshuar shumë në tre muajt e fundit. Patjetër që do të jetë e vështirë, por do të bëjmë maksimumin. Nuk po kalojmë një moment të mirë me dëmtimet dhe me kartonët. Do të shikojmë nesër si do të vendosim për formacionin. Ata që do të luajnë, do të kenë shansin të japin maksimumin.

Në fakt, jemi shumë afër objektivit. Kemi dy ndeshje të vështira. Minimumi, njërën nga këto dy ndeshjet duhet ta fitojmë për të arritur te objektivat. Besoj se do t’ia dalim. Është momenti më i keq dhe më i vështirë për të motivuar lojtarët. Për fat të mirë, ne nuk e kemi arritur objektivin 100%, prandaj jemi më të motivuar. Ekipet tjera, që i kanë arritur objektivat, e kanë shumë të vështirë të motivohen. Ne, i bëjmë llogaritë në fund”, u shpreh Shkëmbi.

Shkëmbi: Kampionët duhen respektuar gjithmonë, kryesorja që morëm tri pikët
Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi, foli për emisionin Gol pas Goli në Supersport, ku u shpreh:

“Kryesorja është që ne morëm tri pikët, që të tregohem i sinqertë, kundrejt një Partizani pa shumë titullarë. Nuk do të ishte një ndeshje e njëjtë nëse Partizani do të kishte të gjithë titullarët. Për fat të mirë, morëm tre pikët. Asgjë nuk ka mbaruar, kemi dhe dy ndeshje, të cilat janë ndeshje lufte”.

“Personalisht, mendoj se kampionët duhet të respektohen gjithmonë shumë. Brenda fushës, mund të jetë luftë, por për mendimin tim, bëmë këtë respekt për Partizanin sepse e meritonte, pasi është ekipi kampion dhe të gjithë ne duhet ta respektojmë”.

“Jam i bindur që do të vazhdojmë me rezultatet pozitive, pasi e kemi kaluar atë problemin e madh psikologjik. E kaluam duke u stërvitur shumë, duke pasur besim dhe me pak fat. Kemi pasur fat në këto ndeshjet e fundit”.

“Ky grup, stafi jonë, kemi dhe dy ndeshje shumë të vështirë përpara. E dimë ku i kemi pikat tona të forta dhe të dobëta. Të mbarojmë këto dy ndeshje dhe klubi do të bëjë ndërhyrjet e duhura për Kupat e Europës, u shpreh Shkëmbi.

Mungesa përballë Skënderbeut, Shkëmbi me dilema para fundjavës
Teuta do të luajë në fundjavë përballë Skënderbeut, një sfidë shumë delikate për skuadrën durrsake. Të besuarit e Bledi Shkëmbit do të synojnë të marrin fitoren përballë juglindorëve, pasi tri pikët janë të domosdoshme për të arritur te objektivi i tyre, vendi i tretë në kampionat dhe Kupat e Europës.

Javën e shkuar, Teuta nuk arriti të marrë më shumë se një pikë përballë Luftëtarit, sfidë e mbyllur 0-0 në “Niko Dovana”. Këtë javë, transferta përballë Skënderbeut pritet të jetë edhe më e vështirë, jo vetëm për kundërshtarin, por dhe për disa problemeve që skuadra durrsake ka në organikë.

Armando Vajushi nuk po arrin të ruajë vazhdimësinë dhe dëmtimet e tij po shqetësojnë jo pak trajnerin Shkëmbi. Ish-mesfushori i kombëtares kuqezi është në dyshim për sfidën kundër Skënderbeut. Mungesë e sigurt është ajo e mesfushorit Avdyli, i pezulluar për shkak kartonësh. Por te Teuta, ka dhe një lajm të mirë, pasi mbrojtësi Ditmar Bicaj është rikthyer nga pezullimi me karton të kuq (përballë Kukësit) dhe do të jetë nën urdhrat e teknikut Shkëmbi.

Shkëmbi: Vajushi i pafat, ja çfarë nuk po kuptojnë lojtarët
Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi, foli për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport pas barazimit pa gola kundër Luftëtarit, ku u shpreh: “Sot mendoj që nuk funksionoi pjesa sulmuese. Kundërshtari na e bëri shumë të vështirë me mënyrën si luajti dhe për të zgjidhur ato situata, duhet shumë cilësi. Lojtarë që kishim në sulm duhet të bënim shumë më mirë. Lamë dy pikë përballë një kundërshtari që u mbrojt shumë mirë”.

VAJUSHI – “Mendoj se nuk duhet të justifikohem, por kemi punuar gjatë gjithë javës me Vajushin, por për fat të keq u dëmtua në nxehje dhe bëmë ndryshime në minutën e fundit. Ndryshe nga ndeshjat tjera, sot kemi luajtur më mirë futboll, kishim dëshirë. Por në fund duhen pikët, në këtë situatë që jemi. Për fat të keq, nuk arritëm të merrnim pikët e plota”.

LOJTARËT – “Mendoj që të paktën edhe Progni, edhe Hakaj, në përgjithësi e bënë mirë detyrën në krah. Këta lojtarët e krahut, sidomos mbrojtësit, duan një ndihmë të madhe kur duhet të pasojnë. U vonuam pak në pasime, disa lojtarë nuk e kanë kuptuar se topi lëviz më shpejt se njeriu. Të dy sulmuesit duhet të bënin akoma më shumë, pasi në pak raste e bënë detyrën siç duhet”.

EUROPA – “Që në momentin që ka filluar kampionati, nuk e kemi menduar se do të kualifikohemi për në Europë. E dinim që do të ishte e vështirë, e dimë që është e vështirë. Kemi dhe disa ndeshje përpara dhe ka ende pikë. Nëse do të kishim fituar sot, do të hidhnim një hap të madh, duke parë rezultatet e ekipeve të tjera”.

PJESA E DYTË E SEZONIT – “Kjo pyetje më është bërë dhe herë tjetër. Nëqoftëse ka një përgjegjës për merkaton e janarit, jam unë, pasi unë i kam sjellë lojtarët. Por nuk mendoj se kemi pasur probleme me afrimet e janarit, problemi i vetëm ka qenë psikologjik. Stërvitemi mirë, por në fushë nuk bëjmë atë që po bënim në pjesën e parë të sezonit. Futbolli është i komplikuar, kemi pas lojtarë të dëmtuar, fati kundër, gabime individuale. Por ne do të vazhdojmë dhe kemi edhe katër ndeshje përpara”, tha Shkëmbi.

Zeqiri: Shkëmbi s’ka eksperiencë për situata të tilla, ja ç’duhet të bëjë
Kriza që po kalon skuadra e Teutës ka qenë temë bisede në emisionin “Zona Gol” në “Supersport”. Ish-futbollisti, Hair Zaqiri, është i mendimit se ekipi durrsak po kalon një ngërç psikologjik.

“Teuta ka një ngërç psikologjik. Unë kam një konsideratë të madhe me trajnerin Shkëmbi, por ndoshta këtu  ka të bëjë ajo mungesa e eksperiencës pasi është një trajner i ri, i cili nuk është përballur më parë me situata të tilla”.

“Një trajner duhet të dijë si të komunikojë me skuadrën e tij në momente të tilla. Kur kam qenë futbollist e kam vlerësuar shumë këtë gjë te trajnerët. Trajneri nuk është vetëm personi që vendos rreshtimet taktike, te Teuta nuk ka një problemi rreshtimi, por një problem psikologjik. Shkëmbi duhet të dijë se si të motivojë sërish skuadrën e tij”, tha Zeqiri.

Shkëmbi: Mënyra si humbim fundi i botës, skuadra nuk lufton aspak!
Bledi Shkëmbi, trajneri i Teutës, analizoi humbjen 1-3 përballë Tiranës pas ndeshjes, duke u shprehur i zhgënjyer me atë që të tijtë dhanë në fushën e lojës. Në fjalën e tij për Supersport, Shkëmbi tha se mënyra si erdhi kjo humbje, është si fundi i botës për të. Mes të tjerash, numri 1 i stolit të durrsakëve tha:

HUMBJA – “Të humbasësh asnjëherë nuk është fundi i botës, por mënyra sesi humbasin ne, ndoshta është fundi i botës. Një ndeshje e shëmtuar nga ana jonë, një ndeshje ku nuk patëm dëshirën minimale për ta fituar, as për të luftuar. Gjëja më e thjeshtë që mund të bëjë një skaudër është të luftojë, por ne na ka humbur kjo gjë”.

SULMI – “E drejtë, unë mendoj që kemi shumë probleme si skuadër në tërësi, jo vetëm në sulm. Kemi shumë lojtarë jashtë forme, kjo na bëri që të vuajmë shumë në fushë. Nuk jemi të gatshëm psikologjikisht për të fituar një ndeshje”.

PROBLEMI – “Të ishte futbolli me fjalë, do ishim të gjithë kampionë. Nga unë i pari, deri te futbollistët, nuk duhet të thënë asgjë, por të vrapojnë në fushë, pasi as unë, as futbollistët, nuk po bëjmë asgjë siç duhet!”

MBROJTJA – “E vërtetë është që kemi probleme. Është diçka që jemi munduar ta ndryshojmë, me skemë, me emra. Prapë vazhdojmë të gabojmë. Kjo është përgjegjësi e imja. Ndoshta nga jashtë shikoni më qetë dhe më mirë, por e them sinqerisht që nuk mendoj që futbollistët e mi kanë frikë nga unë”.

VETERANËT – “Pavarësisht mënyrës sesi luajnë futbollistët veteranë, unë vazhdoj të them se ata janë shembuj, me mënyrën si luajnë, si stërviten dhe si sillen me mua, me stafin dhe me shokët e skuadrës. Ata japin maksimumin dhe nuk duhet të krijojmë alibira. Kemi dhe ne penalitete nëse nuk arrijmë Europën” tha Shkëmbi.

Shkëmbi “fshikullon” ekipin: Do merren masa, po i shënojmë portës sonë
Bledi Shkëmbi nuk i kurseu kritikat për lojtarët e tij në intervistën e dhënë në përfundim të takimit të humbur ndaj Flamurtarit. Trajneri i ekipit durrsak u shpreh se disa nga lojtarët me peshë të ekipit nuk janë në gjendje për të luajtur 90 minuta.

KRIZA E SKUADRËS – “Nuk po arrijmë ta gjejmë as vetë. Po pësojmë gola, po humbim raste. Ajo që është më alarmante është se lojtarët kryesorë, ata me peshë po gabojnë javë  pas jave. Kishim besim. U munduam dhe luajtëm mirë, por ndoshta ishte goli i dytë ai që na i preu shpresat”.

NDRYSHIMET – “Tani patjetër diçka duhet të ndryshojë. Ndonjë nga titullarët nuk është i gatshëm të luajë 90 minuta. Disa nga lojtarët nuk janë mirë psikologjikisht dhe fizikisht. Ndeshje tjetër është shpejt dhe unë si trajner duhet të marrë ndonjë masë që disa prej lojtarëve “veteran” s’do t’i pëlqejë”.

SKUADRA NËN PRESION – “Nuk kemi probleme që të ketë presion psikologjik. Nuk kemi probleme, lojtar-klub, lojtar-staf ose anasjelltas. Edhe sot bëmë të njëjtin gabim që kishim bërë ndeshjet e fundit, ne i shënojmë gol portës, tonë kjo është më e çuditshmja”.

Ekskluzive/ Teuta mendon revolucionin, kërkon trajner të ri
“Do mendohem, do flas me drejtuesit. Objektivat e klubit janë më të rëndësishme”. Bledi Shkëmbi e pranoi pas ndeshjes me Laçin që po mendon largimin nga Teuta.

Korçari e tha hapur se mban përgjegjësi për gjithçka ndodh në ekipin e tij, ndërkohë që ka lëvizje në kampin durrsak.

SportEkspres.com mëson se presidenti Edmond Hasanbelliu nuk ka qëndruar duarkryq. Nuk ka kohë për të humbur, ndeshja e radhës luhet të mërkurën dhe sërish me një ekip pretendent për vendin e tretë, Flamurtarin.

Sigurisht gara është e hapur deri në fund, por duhet që durrsakët të kthehen te rezultatet pozitive menjëherë.

Ajo çka mësohet së fundmi ka të bëjë me faktin se drejtuesit e Teutës kanë nisur bisedimet me disa trajnerë. Nuk është çudi që nesër Shkëmbi ta mbyllë aventurën e tij me “Djemtë e Detit”.

Mjafton që presidenti Hasanbelliu të gjejë trajnerin e duhur, por natyrisht pengesë serioze mund të jetë ana financiare dhe fakti që janë vetëm pak ndeshje deri në fund të sezonit dhe një trajner i ri do kishte nevojë për kohë për të njohur grupin.

Shkëmbi mediton dorëheqjen: Do reflektoj, s’po gjejmë problemin
Bledi Shkëmbi, trajneri i Teutës, foli pas humbjes 5-0 që durrsakët pësuan me kurbinasit. Në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport ai deklaroi: “U bë e disata ndeshje që nuk shkon asgjë mirë. Sot ishte mesa duket ajo finalja e së keqes. Është një situatë jo e mirë e jona, që nuk e kishim menduar. Na bën të reflektojmë, nga unë i pari.

Patëm mundësi të shënonim, por përsërisim gabimet e së shkuarës. Është një problem psikologjik që nuk po e gjejmë dot. Është edhe dobësi e imja që nuk po i motivoj dot pas momenteve të tilla”.

“Jemi të njëjtët, por ky moment jo i mirë po zgjat shumë. Ishte shpërfytyrim, pasi atij shpërfytyrimi në pjesën e dytë me Kukësin. Do flasim me klubin, duhet të ndryshojë diçka. Ekipi ka një ngërç psikologjik. Stadi ka për detyrë t’i qetësojë. E shikoj që nuk po e bëjmë. Do vendosim sot dhe nesër e të bëjmë atë që është më e mira për klubin”.

“E keni skuadrën me vete? Mendoj që lojtarët, ata me eksperiencë, patjetër më ndjekin. Pjesa jashtë fushe është Ok. Disa nuk po kalojnë një moment të mirë, por nuk flas për tradhti. Nuk ua hedh atyre fajin. Normal duhet të bëjnë më shumë, por ekipi ka 20 lojtarë. Të gjithë duhet të japin maksimumin. Edhe ne si staf mund të kemi defektet tona. Nuk kemi gjetur mënyrën ta bëjmë të vazhdojë me të njëjtat rezultate”.

“Ky klub më ka hapur dyert dhe më ka dhënë mundësinë të drejtoj një ekip me lojtarë të mirë. Është një moment për të marrë përgjegjësi, nuk fshihem. Është shtëpia ime ky klub. Do mundohemi të marrim vendimin më të mirë”.

“Osmani ishte e pamundur të luante. Ndeshjet janë shumë afër, mendojmë që edhe energjitë t’i shpërndajmë pak. Nuk jam mësuar të heq dorë, por ndonjëherë duhet hequr kur duhet më e mira për një klub që është më i madh se emri im”.

Shkëmbi: Europa shumë pranë, Laçi një rival i vështirë
Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi ka folur para ndeshjes në transfertë kundër Laçit, ku pranoi se do të jetë një sfidë shumë e vështirë. Pavarësisht se Teuta nuk po kalon një moment të mirë, Shkëmbi është i bindur se objektivi Europë është shumë pranë. Për RTSH Sport, Shkëmbi tha:

“Nuk është diçka e mirë skualifikimi në Kupë, por do të vazhojmë në kampionat dhe të arrijmë objektivin Europë nga kampionati. Nuk bëmë një ndeshje të mirë, ndoshta në pjesën e parë deri diku provuam, por në pjesën e dytë ishim shuëm dobët. Nuk ishim përgatitur për të luajtur ashtu.

Normal që çdo humbje ndikon, por shpresojmë që të flasim me ekipin, me lojtarët dhe të jemi sa më mirë nga ana psikologjike dhe ajo fizike. Laçi është gjithmonë një skuadër e vështirë, jo vetëm në fushën e vetë. Kanë lojtarë të rinj dhe me ego, që luftojnë shumë. Do të jenë një rival shumë i vështirë.

Europa është pranë, sepse po mbaron faza e tretë dhe ne jemi në vendin e tretë, 2 pikë larg vendit të dytë dhe 5 pikë larg ndjekësve. Dua të them që e kemi pranë Europën, por ka dhe shumë ndeshje dhe duhet të jemi të përqendruar në maksimum”, tha Shkëmbi.

Shkëmbi: Ndeshje fotokopje, Kallaku vuajti presionin e Atandës
Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi analizoi humbjen 3-0 kundër Partizanit. Sipas teknikut të durrsakëve, Partizani e meritoi fitoren dhe se ushtruan shumë presion mbi lojtarët e tij, duke përmendur dhe emra konkretë si Kallaku. Në fjalën e tij për “Supersport”, Shkëmbi tha:

NDESHJA – “Duket se ishte një fotokopje e ndeshjes së parë. Pësuam një gol shumë të shpejtë. Po mundoheshim të reagonim, gabuam përsëri në një moment shpërqendrimi. Shkoi 2-0 dhe gjithçka u bë shumë e vështirë. Futbollistët tentuan, reaguan, por t’i shënosh Partizanit është shumë i vështirë”.

MUNGESA E GOLAVE – “Është e vërtetë, kur nuk shënon gol është e vështirë. Ajo që dua të them është se kemi pasur ndeshje ku kemi shënuar, por nuk e kemi ruajtur rezultatin. Nuk po gjejmë vazhdimësi, ekuilibra. Edhe fatin nuk e kemi pasur me vete. Përgjegjësia për ndeshjen e sotme është e imja, nuk diskutohet”.

SKEMAT – “Nuk do të ndryshoja asgjë, pasi unë nuk bëhem pishman. Nëse kam bërë ndonjë gjë gabim, e ndryshoj ndeshjet e ardshme. Me atë që unë pashë në lojë, kishim probleme individuale, jo skemash. U ndëshkuam nga dy goditje standarte. Duhet të zgjidhnim më mirë disa situata të caktuara”.

PËSIMI I GOLAVE – “Ka pasur ndeshje që kemi pësuar gol shumë shpejt. Ne mundohemi t’i përmirësojmë këto gjëra. Jemi në futboll dhe këtu nuk të dalin të gjitha gjërat. Mënyra sesi luajmë ne, është pak më e vështirë për mbrojtësit tanë që të qëndrojnë të përqendruar maksimalisht”.

MESFUSHA – “Unë mendoj që mesfusha bëri një ndeshje të mirë. Mendoj dhe jam i bindur se kundër Partizanit, çdo futbollist e ka të vështirë të luajë, pasi ata ushtrojnë shumë presion gjatë gjithë 90 minutave. Edhe sulmuesit tanë duhet të marrin më shumë përsipër, të gjithë si skuadër duhet të marrim më shumë përsipër. Mendoj që pas rezultatit 1-0, duhet të kalojnë pak minuta që të gjenden balancat. Kallaku vuajti presionin e Atandës, i cili e markoi një kundra një gjatë gjithë sfidës. Kjo gjë na e bëri të vështirë lojën”.

NDIKIMET – “Unë mendoj se në asnjë moment nuk duhet t’i shmangemi përgjegjësisë. Teuta ka bërë një punë të mirë nga fillimi i sezonit, deri më tani. I kemi ndryshuar të gjitha gjërat: Stafi, lojtarët, objektivat. Duke parë të gjitha këto ndryshime, them që kemi bërë shumë mirë deri në momentin ku jemi tani. Dua të falënderoj klubin për mbështetjen dhe për afrimet cilësore që ka bërë në ekip. Është e vështirë të ndryshosh fytyrën e skuadrës brenda një viti. Nga lufta për mbijetesë, tani luftojmë për titull dhe për Europë. Unë si trajner në asnjë moment nuk kam pasur presion që duhet të dalim kampionë me patjetër. Jam munduar që të jemi me këmbë në tokë, pasi nuk jemi ende gati që të bëjmë hapin gjigant drejt titullit. Zërat kanë shpërqendruar skuadrën dhe na kanë futur pak në presion”, përfundoi Shkëmbi.

Shkëmbi: Shanse të barabarta me Kukësin, dënimi i Kamzës s’e ka cënuar garën
Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi foli pas ndeshjes kundër Kukësit, e cila e mbyll në barazimin spektakolar, 2-2. Numri një i durrsakëve tha se për mënyrën sesi shkoi ndeshja, ky rezultat e kënaq. Po ashtu, Shkëmbi tha se kualifikimi është ende i hapur dhe si Kukësi, ashtu dhe Teuta kanë shanse të barabarta për t’u kualifikuar. Në fjalën e tij për “Supersport”, Shkëmbi tha:

NDESHJA – “Që të jem i sinqertë, unë mendoj se jam i kënaqur me rezultatin, për mënyrën sesi shkoi loja. Më pëlqeu reagimi i skuadrës. Pasi pësuam dy gola, krijuam shumë raste dhe mendoj se ky është rezultati i duhur për të shkuar në takimin e kthimit”.

SULMI ME DY – “Më bëhet qeji për Bushiç, që gjeti golin e parë. Si ndeshje e parë me Latif dhe Bushiç së bashku, ishte diçka pozitive. Por përsëri mendoj se kemi probleme dhe duhet të përmirësohemi më shumë”.

SIDIBE – “Për ndeshjen e sotme, ishte fat i keq i joni që Sidibe nuk ishte në gjendjen e tij maksimale. Patëm probleme, pësuam gola shumë të thjeshtë. Kundërshtari bëri aksione shumë të mira, me një takim, por pa i hequr meritë kundërshtarit, nuk duhet t’i pësonim këto gola. Lojtari si Sidibe, Osmani dhe Arapi kanë ditët e tyre “jo”, por ne funksionojmë si skuadër dhe i rikuperojmë gabimet”.

LOJTARËT ME EKSPERIENCË – “Në disa situata, vazhdoj të mendoj si një ish-futbollist. Edhe unë kam pasur momentet e mia “jo”, por unë nuk jam tradhtuar asnjëherë nga lojtarët me eksperiencë. Ndodh edhe të lojtarët ku ti ke shumë besim, të gabojnë, por janë gjëra që ndodhin. Këta futbollistë me eksperiencë e mbajnë Teutën në këto nivele dhe nuk dua të gjej fajtor për një ndeshje e për dy. Nuk jam ai lloj trajneri”.

SHANSET PËR KUALIFIKIM – “Unë mendoj se shanset janë të barabarta për të dyja skuadrat.”

PSIKOLOGJIA E SKUADRËS – “Nuk kemi kaluar një gjendje të mirë psikologjike pas dy rezultateve të fundit. Prandaj më vjen mirë që kthyem rezultatin kundër Kukësit, sidomos nga ana psikologjike. Ne u munduam të bëjmë futboll të mirë, patëm disa minuta kur nuk ishim të përqendruar dhe e pësuam. Për vazhdimësinë, ky rezultat sot na bën mirë. Duhet të stërvitemi mirë këto ditë dhe të jemi në maksimum kundër Partizanit. Kur janë ndeshjet afër, fillojmë që tani të mendojmë për ndeshjen e radhës. Duhet të pregatitemi që lojtarët të jenë në maksimumin e tyre”.

GARA NË KUPË – “Unë mendoj se nuk është cënuar gara në Kupë me dënimin e Kamzës. Është fati i Skënderbeut dhe të gjitha ekipet tjera nëse do të kishin Kamzën përballë, do të ishin me fat. Në mos gaboj, shorti i Kupës varet dhe nga rezultatet e sezonit të shkuar. Kështu që është meritë e Skënderbeut që ka qenë lart dhe i ra shorti me Kamzën”, përfundoi Shkëmbi.

Shkëmbi: Partizani ekipi më i mirë, futboll pa presion nuk ka!
Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi tha para ndeshjes kundër Partizanit se “Demat” janë skuadra më e mirë në Shqipëri dhe renditja po e tregon këtë gjë. Në fjalën e tij për “RTSH Sport”, Shkëmbi tha:

PARTIZANI – “Çdo përballje është e vështirë, aq më tepër kundër Partitanit, që është ekipi më i mirë. E them këtë, pasi për mua kush qëndron në krye, është skuadra më e mirë. Kam shumë respekt për Partizanin”.

DËMTIMET – “Ndeshja me Skënderbeun ka pasur shumë probleme, kemi pasur shumë dëmtime. Nuk e dimë sesi do të jetë gjendja, por ne po mundohemi të rikuperojmë sa më shumë lojtarë”.

PRESIONI – “Futboll pa presion nuk ka. Nuk mendoj se është presioni ai që ne nuk po arrijmë te rezultatet. Nuk kemi presion as nga presidentët, as nga askush. Shpresoj që sfida kundër Partizanit të jetë pika e kthesës për ne”- u shpreh Skëmbi.

Shkëmbi: Pësuam nga një episod, pikë që na afron me Europën
Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi foli pas ndeshjes kundër Skënderbeut për “Supersport”, ku u shpreh i zhgënjyer për pikët e lëna. Në fjalën e tij, Shkëmbi tha:

EPISODI I GOLIT – “Mendoj që nuk u mendua ashtu, pasi lojtarët vazhduan lojën, të luftojnë. Kishim disa probleme brenda, pasi Osmani dhe Arapi nuk ishin në 100% e tyre. Gjendja e tyre ndikoi ne rezultat dhe në zëvendësimet që bëmë.

EUROPA – “Është e vërtetë që një pikë na afron më shumë me Europën, por kur vjen pas një rezultati 2-0 dhe lë dy pikë, është për të ardhur keq.

FAULLI I TRAORE – Ishte faull, kaq! Por nuk duhet të flasim për këtë gjë. Unë, ekipi, lojtarët duhet ta kishin administruar rezultatin. Ky ishte thjesht një episod.

LOJA – “Edhe sot u munduam të qarkullonim topin por kundështari ka meritë pasi nuk na lejoi të luajmë. Po ashti, edhe fusha nuk na lejoi. Sa i takon ndryshimit, mungesat që kisha më kushtëzuan, por bëmë shumë mirë. Brilante jo, por bëmë mirë. Mos të harrojmë që kishim një kundërshtar të vështirë.

MERITAT E SKËNDERBEUT – “Nuk ishte një ndeshje shumë e mirë, por personalisht mendoj se kishte meritë Skënderbeu, pasi bëri maksimumin për të mos na lejuar që të dalim te loja jonë. Në shumë situta, kishim mundësi të qarkullonim topin më mirë, por ndërrimet e detyruara na bënë që të vuajmë për qarkullimin e topit.

MBYLLJA E NDESHJES – “Kishim një mundësi për të shënuar golin e tretë, por tani pas ndeshjes mund të themi shumë gjëra, por brenda në lojë, duhen zgjidhur gjërat në të qindtën e sekondës”, përfundoi Shkëmbi.

Rokadë dhe sytë nga Vajushi, Shkëmbi mendon për Skënderbeun
Teuta u shkëput nga dy vendet e kreut fundjavën e hskuar, duke pësuar një humbje përballë Luftëtarit me rezultatin minimal 1-0. Në sfidën përballë gjirokastritëve, Shkëmbi bëri pa shërbimet e kapitenit Tefik Osmani, i cili ka qenë një ndër lojtarët më të mirë në prapavijë.

Pas atij kartoni të kuq kundër Kukësit, Osmani mungoi përballë Luftëtarit, por për sfidën kundër Skënderbeut do të jetë në dispozicion të teknikut Shkëmbi. Megjithatë, te Teuta nuk ka vetëm rikthime, pasi Sidibe do të mungojë për shkak kartonësh.

Edhe mesfushori afrikan ka qenë shumë i rëndësishëm për Shkëmbin dhe mungesa e tij pritet të ndikojë te loja e durrsakëve. Te “Djemtë e Detit”, sytë janë nga Armando Vajushi, mesfushori i afruar në merkaton e janarit.

Ish-futbollisti i kombëtares nuk ka debutuar ende me fanellën e Teutës për shkak të problemeve fizike. Kundër Skënderbeut, Vajushi mund të jetë në dispozicion të teknikut Shkëmbi dhe ndoshta edhe do të debutojë përballë kampionëve në fuqi.

Armando Vajushi me fanellën e Pro Vercelit! Ende nuk ka debutuar me Teutën

Shkëmbi: Kartoni i kuq? Zgjidhja më e mirë që mund të bënte Osmani
Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi, u shpreh mjaft i gëzuar pas fitores së skuadrës së tij kundër Kukësit. Në intervistën për emisionin “Gol pas Goli” në “Supersport”, tekniku korçar foli për ndeshjen që i dha trepikëshin e parë për vitin 2019.

NDESHJA DHE PROGNI– “Fituam një ndeshje të vështirë, një ndeshje e bukur do të thosha për meritë të dy skuadrave. Por e përsëris që objektivi ynë është i njëjtë, Europa, dhe duhet të marrim sa më shumë pikë në javët e mbetura.

Bëra një lëvizje me Prognin, që deri diku bëri mirë. Mendova t’i japim më shumë vertikalizime ekipit me Prognin. Ai po kalon një formë shumë të mirë dhe na e shpërbleu dhe me atë gol.

“Kemi dy ekspertë në goditje standarte. Osmani, Arapi, Bici dhe shumë të tjerë kanë eksperiencë të madhe dhe mua më ndihmojnë shumë, pasi unë jam një trajner i ri dhe i kam krah. Dy krahët e mbrojtjes duhet të ishin më të kujdesshëm dhe në ekuilibër, duke parë dhe dy kundërshtarët. Për fat të mirë, çdo gjë shkoi mirë dhe nuk diskutohet që kjo fitore është vetëm për meritë të lojtarëve”.

Kartoni i kuq? – “Zgjidhja më e mirë që mund të bëjë një lojtar me eksperiencë si Osmani”.

REPARTI OFENSIV – “Jam shumë dakord që te 30 metrat e fundit kemi probleme dhe do të kemi gjithmonë. Aty duhen shumë cilësi. Duhet të përmirësohemi edhe më shumë. Sa i takon pjesës së parë, jemi të vetmit që krijojmë baza të forta për një të ardhme të mirë, sidomos për sezonin e ardhshëm. Ky ka qenë dhe objektivi im primar. Duhet të arrijmë sukses këtë vit dhe të shohim me optimizëm sezonin e ardhshëm”.

“Agresiviteti e bën skuadrën të luajë më mirë ,të ketë besim dhe nuk diskutohet që mua më pëlqeu shumë skuadra. Nuk dua të harroj pjesën e parë, pasi bëmë shumë mirë dhe shkuam me logjikë deri te porta e kundërshtarit. Dua të komplimentoi të gjithë futbollistët për besimin dhe të gjithë bashkë, duke futur dhe presidentët, kemi ruajtur qetësinë dhe kemi pasur besimin që mund të ecim përpara. Një fitore nuk sjell asgjë dhe rruga është e gjatë. Nuk kemi ndryshuar ndonjë gjë nga javët e kaluara. Barazimi me Kamzën ishte një ndeshje shumë e mirë, të paktën kështu them unë, pavarësisht që nuk fituam. Kur ke kundërshtarë të fortë, skuadra është më e motivuar dhe është më e lehtë të arrish te fitorja. Frashëri ka qenë një nga lojtarët më të mirë dhe bëri atë që unë i kërkova. Jam i bindur që do të rikthehet ai që ka qenë”,- u shpreh Shkëmbi.

Sfida me Kukësin dhe rikthimi i Teutës, Shkëmbi flet me optimizëm
Bledi Shkëmbi, trajneri i Teutës, ka pranuar se skuadra e tij nuk ka qenë ajo që duhet në dy ndeshjet e para të këtij viti në kampionat. Korçari gjithsesi është optimist, pasi në sfidën e fundit me Kamzën u pa një skuadër tjetër.

“Me Flamurtarin dhe Tiranën nuk bëmë lojën që donim. Me Kamzën e bëmë, por në futboll duhen shfrytëzuar rastet. Nuk e bëmë këtë gjë, por gjithashtu edhe fat nuk patëm”, shprehet Shkëmbi për “Supersport”.

Teuta nuk fiton prej javësh dhe për të dalë nga kjo situatë duhen finalizuar rastet e krijuara. Gjithashtu, duhet ruajtur qetësia në ekip. “Faktori kryesor është shfrytëzimi i rasteve, tjetra është që mos ta përjetojmë keq këtë situatë. Të gjithë kemi besim se mund të rikthehemi. Shpresoj që fati të na ndihmojë të kthehemi që këtë javë”.

Në analizën e tij, Shkëmbi thekson se Teuta është e njëjta. Kjo pasi ende prurjet e reja nuk po aktivizohen, madje edhe Latif ende nuk është rikthyer në 100% të tij. “Është e njëjta Teutë, vetëm Arapi luan nga të afruarit. Latifi nuk është sulmuesi ynë kryesor dhe presim rikthimin e tij në formën më të mirë. Me afrimet do të jetë një ekip krejtësisht më ndryshe”, shprehet tekniku korçar.

Në lidhje me takimin kundër Kukësit, Shkëmbi deklaroi: “Derisa para ndeshjes me Kamzën, thoshim që është e vështirë, me Kukësin është akoma më e vështirë. Luajmë kundër ekipi që është pretendent për titull. Duhet të luajmë në mënyrën se si dëshirojmë, ashtu sikur kemi luajtur kur kemi marrë rezultatet pozitive”.

Shkëmbi: Nuk e prisnim këtë rezultat, Latif e Bushiç do të jenë gati
Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi u pa shumë i zhgënjyer në fjalën e tij pas ndeshjes së mbyllur në barazim përballë Kamzës dhe pranoi se skuadra e tij duhet të merrte tri pikët me rastet që pati. Mes të tjerash, Shkëmbi u shpreh:

NDESHJA – “Futbolli është i paparashikueshëm. Nuk e prisnim këtë rezultat. Komplimente për kundërshtarin që e arriti atë që donte, jo vetëm për meritat e tyre, por edhe për shkak të paaftësisë sonë dhe mungesës së fatit”.

SKEMA – “Nuk mendoj që ndryshimi i moduleve ka ndikuar në rezultate tonë. Mendoj se luajtëm një lojë më të rrjedhshme se në dy rastet e mëparshme. Problemi i vetëm që patëm në këtë ndeshje  ishte shënimi i golit”.

OBJEKTIVAT – “Pothuajse në çdo deklaratë e kam thënë se është të sigurojmë sa më shpejt Europën. Tani jemi brenda objektivave. Të gjithë kemi dëshirë për titullin kampion, por ne vazhdojmë të kemi objektiv Europën, pastaj nga ai moment do të shohim diferencën e pikëve nga kreu”.

FORMA E BUSHIÇ DHE LATIF – “Besoj do të jenë të dy gati që nga java e ardhshme. Nuk do të jenë në formën optimale, por do t’i kemi të gatshëm të dy. Latif në formën e tij më të mirë na ka ndihmuar shumë dhe do të vazhdojë të na ndihmojë”.

Batuta e Shkëmbit: Vështirësi ka Barça e Reali, e jo më Teuta
Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi ka folur para sfidës kundër Kamzës, ku pranoi se skuadra e tij ka probleme te shënimi i golave. Po ashtu, numri një i “Djemve të Detit” tha se duhet shkuar te fitorja pas dy barazimeve radhazi dhe kundër Kamzës, kanë mundësi ideale për të marrë tri pikët. Në fjalën e tij, Shkëmbi tha:

“Pas dy barazimeve duhet të rikthehemi te fitorja dhe tri pikët, pasi do të na shërbejnë shumë për javët e ardhshme. Gjithmonë të shënosh është shumë e vështirë, jo vetëm Teuta, por dhe Barcelona dhe Reali e kanë të vështirë.

Jam dakord që nuk jemi aty ku ne kemi kërkuar, por mendoj se ndikon pak edhe momenti i merkatos, ardhjes, ikjes. Por shpresoj që pas kësaj jave, të gjithë të jenë në 100% dhe të jenë të gatshëm.

Vajushi do të jetë i grumbulluar kundër Kamzës, por nuk është ende gati ta nisë nga fillimi. Është një vlerë e shtuar për ne, nuk diskutohet dhe jam i bindur se do të na ndihmojë shumë. Unë thjesht dua që të vijnë sa më shpejt në formën e tyre më të mirë, si Vajushi, ashtu dhe Bushiç, pasi janë lojtarë shumë cilësorë”,- u shpreh Shkëmbi.

Vajushi te Teuta? Trajneri Shkëmbi shpjegon gjithçka
Lajmi më i bujshëm që doli sot sa i takon merkatos është padiskutim transferimi i Armando Vajushit te Teuta. Pas ndeshjes së “Djemve të Detit” kundër Tiranës, edhe vetë trajneri Shkëmbi foli për transferimin e Vajushit në Durrës.

“Patjetër që kam dijeni për Vajushin. Nuk e di çfarë kanë ndodhur këto dy orë, por shpresoj që klubi dhe Vajushi të bien dakord dhe ai të jetë një lojtar i Teutës, pasi do të jetë një vlerë e shtuar për ne”,- tha Shkëmbi.

Fjalët e numrit një të pankinës konfirmojnë deri diku afrimin e ish-mesfushorit të kombëtares te skuadra durrsake dhe me shumë gjasa, Vajushi do të firmosë me “Djemtë e Detit” brenda këtyre ditëve.

Shkëmbi me kritika dhe i zhgënjyer: Prisja më shumë nga skuadra!
Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi foli pas barazimit kundër Tiranës, ku pranoi se skuadra duhej të fitonte, duke parë që e nisën ndeshjen në avantazh. Për “Supersport”, tekniku Shkëmbi tha:

NDESHJA – “Të shkosh 1-0 të vjen keq kur mbaron dhe nuk fiton. Nuk bëmë ndonjë gjë më shumë për të merituar më shumë se barazimi”.

SULMI – “Nuk mund të them si mund të ishte me Bushiç dhe Latif. Mund të ishte më mirë ose më keq., unë duhet të gjykoj lojtarët që ishin në fushë”.

KRAHËT E MBROJTJES – “Hakaj nuk bëri atë që ne kërkonim, ndërsa Frashëri bëri diçka më mirë. Problemin më të madh në sulm e patëm tek dy krahët, sidomos në krahun e majtë”.

ANALIZA – “Në psikologjinë e lojtarëve u krijua ideja se arritëm të shkonim dhe anësorët nuk shkonin te linja e mbrojtësve të kundërshtare, ishte si ndeshje e parë pasi kishim bërë ndryshime. Shohim defektet, por duhet të shohim dhe anën pozitive”.

REZULTATI – “Nuk jam i kënaqur me rezultatin, por ishte i drejtë me atë që dhanë skuadrat në fushë, Ishte rezultati më i drejtë për të dyja skuadrat”.

PRITSHMËRITË – “Prisja më shumë nga skuadra”.

Në pesë ndeshjet e fundit kemi fituar 1 dhe kemi barazuar 4. Nuk janë këto rezultatet që kemi dashur dhe kërkuar. Arapi dhe Frashëri bënë një paraqitje pozitive. Frashëri ishte shumë më mirë se nga ndeshja e parë. Arapi bëri maksimumin dhe si ndeshje e parë është mirë., jam i bindur se do të përmirësohet dhe do të na ndihmojë akoma dhe më shumë.

LATIF –  “Është në hije sepse ashtu shkoi situata. Nuk është faji i klubit dhe i stafit. Në situatën ku ishte, një ditë të bukur në mëngjes mësuam se nuk do të ikë. Ishte 2 javë pa stërvitje, pasi ishte i angazhuar për të marrë vizën. Është pas me stërvitjen, E patë dhe ju sot që nuk na ndihmoi në ato minuta që kishte”.

PRESIONI – “Ne tentojmë të luamë më me muskuj dhe me mendje. Presioni bën të sajën, por nuk duhet të themi se aty është faji. Duhet të punojmë më shumë që dhe afrimet të përshtaten dhe të fillojmë të marrim fitore, pasi jam i bindur se do të rikthehemi aty ku ishim.

Shkëmbi: Latif na gëzon, Arapi ka probleme
Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi, është shprehur i kënaqur për lojën e skuadrës së tij në miqësoren ndaj Skënderbeut. Tekniku korçar foli pas ndeshjesh për “RTSH Sport”, ku preku çështjen e transferimit të Renato Arapit dhe rikthimin e sulmuesit ganez Latif Amadu.

“Morëm atë që mendonim nga kjo miqësore. Shkoi mirë, por patëm disa defekte. Do mundohemi të rregullohemi deri te ndeshja e parë. Ne si staf na vjen mirë për qëndrimin e Latif. Nëse vjen ndonjë më i mirë, e mirëpresim. Arapi? Ai duhet të zgjidhë problemet që ka në Turqi, pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë”.

“Objektivi unë është që të vazhdojmë të njëjtën ecuri. Kjo është dëshira jonë dhe synimi ynë. Shpresoj që t’ia arrijmë deri në fund”.

Shkëmbi e zbulon: Ja problemi me transfertën e Arapit
Te Teuta kanë bërë vetëm një afrim gjatë merkatos dimërore. Trajneri  i skuadrës durrsake, Bledi Shkëmbi, ka folur në lidhje me strategjinë e klubit para mikrofonit të “RTSH Sport”. Tekniku korçar zbulon edhe problemet që Teuta po has në negociatat për të rikthyer në Durrës një “ish” si Renato Arapi.

“Gjysma e kampionatit të parë ka qenë e mirë, e dimë se kampionati sa vjen e vështirësohet. Merkato? Deri në këto momente, është vetëm Frashëri që është afruar. Kemi kohë që me Frashërin kemi shprehur dëshirën dhe kemi gjetur marrëveshjen me Kamzën”.

“Për momentin, do të vazhdojmë me këtë grup që kemi, vetëm nëse vjen një lojtar më i mirë se këto që kemi dhe atëherë mund të ketë disa ndryshime”.

“Arapi? Kanë dëshirë të dyja palët që ky transferim të kryhet, por nuk ka asgjë konkrete. Ka disa probleme me klubin turk dhe nuk e di se çfarë do të ndodhë. Deri më tani, nuk ka asgjë konkrete. Në media mund të ketë shumë emra, por deri tani jemi këto që jemi”.

“Nga java e parë deri në javën e 18-të nuk mund të mbash të njëjtin ritëm ose nivel loje, por deri më tani kemi bërë mirë. E rëndësishme është që nga java në javë të përmirësohemi dhe të bënin mirë”.

“Do të punojmë më shumë që të bëjmë më mirë në dy fazat e mbetura”,- tha Shkëmbi

Shkëmbi: Kemi të drejtën të ëndërrojmë për titullin kampion
Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi ka folur për “RTSH Sport” sot, ku ka prekur disa tema. Merkatoja është ende çështja e nxehtë e këtyre ditëve dhe Shkëmbi pranoi se do të synohen edhe disa afrime të tjera.

Po ashtu, trajneri i “Djemve të Detit” u shpreh se me ecurinë që ka skuadra e tij, mund të ëndërrohet për titullin kampion. Mes të tjerash, Shkëmbi tha:

“Jemi OK, ta rifillojmë aty ku e mbyllëm. Për fat të mirë, të gjithë janë mirë fizikisht dhe shpresojmë ta mbyllim kampionatin ashtu siç mbyllëm gjysmën e parë.

Patjetër që ndoshta mund të afrojmë edhe disa lojtarë. E kemi thënë që kërkojmë lojtarë me cilësi më të mira se lojtarët që kemi, por edhe kështu jemi shumë mirë.

Objektivat e Teutës janë të qartë: Kupat e Europës. Edhe ne ëndërrojmë që mund të bëjmë diçka më shumë, duke parë vendin në renditje. Por nga ndeshja në ndeshje, do të shikojmë se ku jemi dhe çfarë do të arrijmë.

Skuadra po bën mirë nga java në javë, por në asnjë moment nuk mund të them që jemi në maksimumin tonë. Me punë çdo ditë, mendoj se do të jemi më të fortë dhe do të përmirësohemi më shumë.

Shkëmbi: Në verë s’na shkonte mendja te vendi i parë, ja me kë po bisedojmë
Teuta ka qenë një ndër ekipet surprizë të këtij sezoni. Skuadra durrsake i ka mbyllur gjysmën e parë të sezonit në vendin e tretë me 33 pikë, 4 më pak se Partizani i vendit të parë. Në një intervistë për “Supersport”, trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi, ka folur për ecurinë e ekipit deri më tani dhe planet e merkatos.

ECURIA NË RRITJA  – “Ekipi bëri më shumë kohë bashkë dhe lojtarët njohën njëri tjetrit, por nuk diskutohet edhe fatin bëri të vetë. Në fakt në verë nuk e menduam ndonjëherë se sa pikë duhet të ishim larg vendit të parë. Synimi kryesor ishte të merrnim lojtarë të mirë dhe të krijonim një grup të mirë.  Për momentin jemi brenda objektivin që janë kupat e europës”.

“Duke luajtur me kundërshtarë të fortë, që synojnë titullin kampion si Kukësi, Skënderbeu apo Partizani, kemi treguar që jemi të barabartë. Nuk dua të them se kemi qenë në ndonjë moment edhe më lart, por kemi qenë të barabartë. Në fund do të shohim se ku do të arrijmë.”

RAPORTI ME DREJTUEIST “Kur ka rezultate të mira, normalisht që gjërat shkojnë mirë. Por, edhe momentet e vështira drejtuesit e klubit na kanë mbështetur. Kjo që ndodh nuk është diçka momentale, pasi po mendohet për shumë gjatë dhe ne si staf po mundohemi t’i japim një dorë klubit, duke synuar kualifikimin në kupat e Europës”.

“Merkato? Frashëri është i joni tashmë. Sa i takon Arapit, jemi në bisedime. E sigurt do jetë kur të nisë stërvitje me ne. Për momentin nuk është i joni. Ne do shohim dhe nëse do ketë lojtarë shumë cilësorë, atëherë mund të marrim ndonjë, në kundërt e kam thënë dhe më parë që jemi mirë këta që jemi tani”, përfundoi Shkëmbi.

Shkëmbi: Motivim ekstra për futbollistët, tifozët na kanë munguar
Teuta e Bledi Shkëmbit po bën mjaft mirë, teksa në 8 ndeshjet e fundit nuk njeh humbje, duke regjistruar 6 fitore gjatë kësaj periudhe. Një ecuri fantastike, që i ka bërë në Durrës të ëndërrojnë pse jo titullin. Gjithsesi, për të hedhur kandidaturën për vendin e parë, “djemtë e detit’ duhet të tregojnë se sa vlejnë ndaj Partizanit, që kryeson prej javësh Superioren.

Tekniku korçar ka komentuar për “Supersport” pritshmëritë që ka për takimin e së shtunës me ”demat” e kryeqytetit. Numri një i stolit të Teutës veçoi se në ndeshje të tilla skuadra është e motivuar vetë, por ai pret edhe mbështetjen e tifozëve.

NDESHJET E MËDHA – “Ndeshje e vështirë, si çdo takim në kampionat. Sfidat kundër Partizanit apo Skënderbeut, japin një motivim ekstra për futbollistët, ndaj shpresoj të bëjmë më të mirën dhe të marrim maksimumin”.

REZULTATI – “Ne do të bëjmë lojën tonë dhe do të synojmë të marri fitoren, por pas ndeshjes do të bëjmë analizën, duke u bazuar te loja, por edhe rezultati”.

MUNGESAT – “Në një ndeshje të rëndësishme do të donim t’i kishim të gjithë lojtarët, por kam shumë besim edhe te lojtarët e tjerë, që po stërviten mirë. Shpresoj që ata që do të luajnë, të bëjnë më të mirën”.

TIFOZËT – “Është e vërtetë që tifozëria na ka munguar. Shpresojmë që kjo të jetë ndeshja e duhur, që ata të rikthehen në stadium dhe të jenë një armë më shumë për motivimin e skuadrës”.

Për këtë takim do të mungojnë Progni e Beqja për shkak kartonësh, por dhe Bicaj, i cili ka pasur probleme fizike.

Shkëmbi: Kundërshtari na vuri në vështirësi, rëndësi ka të fitojmë
Blendi Shkëmbi ishte i lumtur pas ndeshjes, teksa foli për “Supersport” në emisionin “Gol pas Goli”, tekniku korçar komentoi jo vetëm suksesin me Luftëtarin por dhe ecurinë e skuadrës së tij në tërësi gjatë këtij sezoni.

ECURIA – “Është kënaqësi që kemi këto rezultate në këto 7 ndeshje. Fituam ndaj një kundërshtari shumë të vështirë, që luan mirë futboll. Shënuam atë gol të shpejtë dhe më pas e ruajtëm rezultatin deri në fund”.

“Ne vazhdojmë të punojmë, duhet të përmirësohemi akoma dhe më shumë. Duke fituar vijnë dhe mendimet për të parë lart”.

“Luftëtari na e bëri shumë të vështirë. Rastet nuk munguan. Nuk jemi vetëm ne në fushë, pasi luan dhe kundërshtari. U vumë pak në vështirësi, kur u shtuan forcat sulmuese, por në fund e ruajtëm rezultatin”.

“Duhet të përmirësohemi dhe e them gjithnjë. Në javët e para luajtëm një futboll më tërheqës, por tani po bëjmë lojë të mirë me lojtarët që kemi tani në dispozicion. Kemi pasur disa lojtarë të dëmtuar”.

“Ne duhet të ndryshojmë diçka, ka vend për përmirësim. Ka disa momente që ne mendojmë se më të rëndësishme janë pikët, në këtë kampionat shumë të fortë ka rëndësi të fitosh duke bërë një lojë të mirë. Spektakël nuk bëjmë, si asnjë ekip në Shqipëri”.

“Nuk shquhemi se mblidhemi pas te porta jonë. Ne deshëm të ruajmë rezultatin, por ka shumë gjëra që unë nuk mund t’iu them. Ekipi ka dhe probleme gjatë javës, që ka lojtar që nuk janë në 100%”.

“mendoj se golat tregojnë se nuk jemi keq në sulm. Unë dua të luajmë një futboll akoma dhe më të bukur, por rëndësi ka rezultati, pasi nëse nuk ka rezultat është e vështirë për të përmirësuar lojën”.

Shkëmbi: Duam vazhdimësinë, por na duhet dhe pak… fat
Teuta do të ndeshet nesër në Vlorë kundër Flamurtarit. Si durrsakët ashtu dhe kuqezinjtë kanë të njëjtën kuotë pikësh, 14 dhe diferencat mes tyre janë të vogla. Në ndeshjen e fazës së parë këto dy skuadra u ndanë në një barazim pa gola, çka është një tregues tjetër se edhe në ndeshjen e nesërme diferencat do të jenë të vogla.

Trajneri Blendi Shkëmbi ka folur për “Supersport” para takimit me vlonjate, ku ka treguar se e di shkallën e vështirësisë në këtë ndeshje, por beson se me pak fat mund të ja dalë që të marrë një rezultat pozitiv. Tekniku korçar beson se skuadra është në rrugine  duhur për të gjetur atë vazhdimësinë që ai e kërkon me çdo kusht.

“Futbolli nuk ka nevojë për nota, por deri diku kemi bërë mirë, në disa momente në disa ndeshje kemi bërë keq. Duhet të gjejmë atë vazhdimësinë, të gjejmë një të mesme ku të luajmë mirë, të bëjmë futboll të mirë dhe të kemi rezultate ndeshje pas ndeshje”.

“Është një ndeshje shumë e vështirë. Kundër Flamurtarit kemi bërë një ndeshje të mirë si ne dhe Flamurtari në takimin e parë që kemi zhvilluar. Sipas meje ka qenë një përballje e bukur, edhe pse të dyja skuadrat bënë gabime. Ne do të shkojmë për të vijuar me rezultate pozitive. Urojmë që të kemi dhe pak fat në këtë sfidë”.

Shkëmbi: Nuk më pëlqejnë lojtarët shumë të rëndësishëm, duhet vazhdimësi
Bledi Shkëmbi ishte mjaft i lumtur pas suksesit me Laçin, por theksoi në prononcimin  tij për “Supersport” në emisionin “Gol pas Goli” se ekipi duhet të ketë vazhdimësi. Tekniku korçar përgëzoi Osmanin dhe Progni, të cilët nuk ishin në pozicionet e tyre.

“Nuk kemi ndryshuar gjë, kemi punuar shumë. Ndryshuam pak taktikisht, pasi Progni ishin në sulm me Latif dhe kjo dha rezultat. E mendoja të vështirë edhe pas daljes së Xhixhës me të kuqe. Fatmirësisht i shfrytëzuam ato raste që kishim”.

“Po varemi nga Latif? Nuk më pëlqejnë shumë lojtarët që janë shumë të rëndësishëm. Kemi pasur mungesa në çdo ndeshje ashtu si dhe sot. Më vjen mirë për Latifin, i cili u kritikua shumë në javët e para. Tani po shënon dhe është diçka shumë e mirë”.

“Dëshira jonë është që të marrim minimumi 2 fitore radhazi, diçka që se kishim arritur. Fituam ndaj Kastriotit dhe tani ndaj Laçit, që është një ekip shumë i fortë. Duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës që vjen shpejt, nëse duam të arrijmë objektivat”.

“Osmanit i ndryshuam pak pozicion, pasi na duhej pak eksperiencë. Duhet të bëjë akoma dhe më mirë në fazën e presionin. Shënuam dy herë shpejt dhe ne e njohim që fillon e ruhet pak. Ndryshimet që bëmë dhanë rezultat dhe jam i kënaqur si nga Osmani asht udhe nga Progni që sot nuk ishin në pozicionet e tyre”.

“Në futboll është shumë e rëndësishme vazhdimësia do të bëjmë të pamundurën që ta kemi. Dy fitore nuk janë asgjë, pasi me një humbje kthehesh sërish në një ekip me probleme. Nëse fiton problemet zvogëlohen, nëse humbet problemet zmadhohen”.

“Për t’u dhënë disa lojtarëve minuta si Vecaj. Doja t’i jepja disa minuta që në të ardhmen them se do të na ndihmojë shumë”.

Shkëmbi do vazhdimësinë: Partizani? Ne gjithmonë kemi një objektiv në kokë
Trajneri Bledi Shkëmbi po bën mirë me Teutën e tij. Tekniku korçar mundi në fundjavë Skënderbeun me rezultatin 2-0 dhe tani kërkon që të marrë një tjetër rezultat pozitiv nga Partizani, që ka marrë kryesimin.

Për “RTSH Sport” numri 1 i stolit durrsak shprehet se skuadra e tij do të tentojë që të marrë maksimumin në një ndeshje të vështirë, por që sipas tij do të jetë dhe e bukur.

“Çdo fitore duhet të ndikojë për mirë, por këtë do e shohim nesër. Morëm fitore ndaj Skënderbeut, një prej skuadrave më të forta që nuk kishte humbje dhe patjetër që është kënaqësi, por kryesorja është që të kemi vazhdimësi në rezultat dhe në lojë”.

“Do të jetë një ndeshje e luftuar dhe e bukur, duke marrë në konsideratë dhe lojën që zhvillon dhe Partizani. Ne e respektojmë shumë kundërshtarin, por për ne gjithnjë mendimi dhe dëshira është për të fituar, më pas do të shohim se si do të shkojnë gjërat gjatë lojës”.

“E mira e këtij ekip është që kemi një grup solid jo me 11 apo me 13 lojtarë, por janë 20 lojtarë. Personalisht e kam të vështirë, por nesër uroj të bëjmë ato të duhurat për të marrë një rezultat pozitiv nesër”.

Shkëmbi: Fitore speciale, tani rezultat edhe me Partizanin!
Një pjesë e rëndësishme e kaluar te Skënderbeu, skuadra e venlindjes, duke fituar dhe dominuar në Shqipëri. Tashmë që Bledi Shkëmbi i gjeti përballë korçarët si rivalë, trajneri pranon emocionet e sfidës, por i kënaqet fitores së Teutës. Në Gol pas Goli në SuperSport, Shkëmbi u shpreh i kënaqur me paraqitjen e ekipit dhe rezultatin, ndërsa tani shënjestron Partizanin, në duelin e mesjavës.

Ndjesia e fitores ndaj Skënderbeut?

Mendoj që vinim nga një situatë e keqe dhe sinqerisht nuk e mendova kë kisha përballë. Ishte një sfidë speciale, duke parë Shehin në krahun tjetër, apo bashkëlojtarë si Vangjeli e Muzaka me të cilët kemi arritur shumë suksese. Por, dëshira ishte e madhe për fitore dhe ia arritëm.

Teuta cinike, duke shfrytëzuar rastet? Gjatë javës nuk është se ndryshuam modul, por tentuam ta kërkonim fitoren nëpërmjet lojës së mirë. Por, arritëm të shfrytëzonim ato pak raste që krijuam, me penalltinë dhe Bicin nga goditje standarde.

Fitore sepse e njihnit Skënderbeun, apo u përmirësuat?

Pas çdo ndeshje, mundohemi të gjejmë të gjithë gabimet, nga unë si trajner dhe te ekipi. Por, më e rëndësishme, të gjithë e njohin njëri-tjetrin. Por, ndryshe nga ndeshjet e tjera, rastet që krijuam arritëm ti konkretizonim. Kishim më tepër dëshirë dhe luftuam, për të arritur te kundërshtari. Në pjesën e parë u paraqitëm mjaft mirë.

20 minutat e pjesës së dytë kur ishit në vështirësi edhe pse rivalët luanin me dhjetë lojtarë?

Në pjesën e parë i fituam thuajse të gjitha duelet, por sinqerisht jam marrë gati dhjetë minuta me ekipin, veç që me rezultatin 1-0 dhe superioritet numerik të bën të tërhiqesh pak. Personalisht nuk e kërkova, por dëshira e madhe për të mos pësuar e bën ekipin që të kthehet. Kërkoj nga mesfusha, por edhe nga gjithë ekipi të kemi personalitet kur kemi topin. Kallakut i nevojiten ende ndeshje. Gjithashtu edhe Avdylit, që megjithë respektin për kampionatin kosovar, ka një rritëm tjetër. I nevojitet edhe pak, që të jenë ata zotër të mesfushës dhe ne po punojmë në këtë drejtim.

Gega në stadium para ndeshjes së mesjavës? Është diçka normale. Patjetër që duhet të punojmë të kemi vazhdimësi në rezultate. Me Partizanin luajmë pa frikë, për të marrë rezultat pozitiv.

Shkëmbi e pranon: Gabova unë, 30 minuta të çuara dëm
Trajneri Bledi Shkëmbi ishte dukshëm i zhgënjyer pas humbjes me Kukësin. Në emisionin “Gol pas Goli” në “Supersport” tekniku korçar e pranon se ishte përgjegjësia e tij për këtë ndeshje, për shkak të rreshtimit që kishte zgjedhur.

“Në pjesën e dytë kemi pasur raste për të barazuar, por nuk e arritëm. E filluam keq ndeshjen. Pjesa e parë ose 35 minuta e para ishin të dobëta për ne”.

“Mendoj se ndoshta është dhe përgjegjësia ime që të ndryshoj rreshtim dhe ndonjë lojtar. Ekipi nuk funksionoi siç e mendova unë dhe është përgjegjësia ime. E pash në rreshtimin normal që ekipi u përgjigj më mirë. Kjo ka qenë arsyeja dhe nuk e mohoj përgjegjësinë që kam”.

“Goli i parë i pësuar? Më mërziti mënyra si e nisëm loja. Për golat mërzitesh gjithnjë. E dinim se Rexhinaldo është lojtar shumë i rrezikshëm. Nga mospërqendrimi por dhe fati ndëshkohesh. Kishim shumë raste dhe nuk shënuam. Ndoshta mënyra si e nismë lojën, në 30 minutat e para e merituam të humbnim”.

“Doja ta fitonim këtë ndeshje dhe patjetër e thash që në fillim dhe ju a thashë dhe futbollistëve për mënyrën se si zgjidha të luanim është përgjegjësia ime. Është dhe fat pasi nëse nuk do të pësimin dhe të shënonim do të dilte një rreshtim i duhur”.

“Mendova të luaja me dy sulmues dhe arsyeja më e madhe ishte se Latifi ndihej vetëm në ndeshjet e tjera dhe të kishte një partner. Patëm probleme tek topi i kthyer pas. Punuam pak ditë me rreshtimin që zgjodha sot. Lojtarët u munduan dhe fizikisht janë mirë. Kjo ishte arsyeja kryesore. Duhet ta merrnim veten më mirë dhe lojtarët me eksperiencë duhet të na ndihmonin më shumë si në rastin pas pësimit të golit”.

Shkëmbi, 12 muajt e “Lirisë”
Gjergji Stefa

Kur Bledi Shkëmbi i tha ‘Po’ stolit të një skuadre modeste në Kosovë, Lirisë së Prizrenit,  opinioni publik mendoi: një emër kaq i madh në një klub kaq të vogël! Për më tepër, jo në kampionat shqiptar. Si ka mundësi? Shkëmbi dy ditë më parë vuri buzën në gaz. I njëjti opinion tha: Si ka mundësi që Frenk Lampard u bë trajner i Derbi Kauntit? Një jetë kapiten i Anglisë dhe Çelsit, një lojtar i madh që drejton një skuadër modeste në një ligë inferiore. “Është gjithnjë kështu, duhet të jetë kështu. Në botën e trajnimit duhet të zgjedhësh. Të bësh Zidanin apo Lampardin”. Kapiteni më i rëndësishëm dhe më i titulluar i gjithë kohërave në futbollin shqiptar e kishte marrë vendimin. Karriera si trajner do t’i ngjasonte asaj si lojtar. Nga poshtë-lart. 12 muaj në Prizren, renditja më e mirë e kësaj skuadre në dekadën e fundit, futboll cilësor, standard i ri dhe futbollistë që tani i kërkon gjithë Kosova e Shqipëria. Shkëmbit iu kujtua Guardiola. “Unë ndoshta nuk garantoj trofe, por di të them që çdo futbollist i imi ditën që iki unë vlen 30% më shumë”. Kapiteni Lirisë së Prizrenit 19 vjeç Meriton Koronica, një zbulim i Shkëmbit, e telefonoi dy ditë më parë: “prof, më duan në Prishtinë”. Artur Magani, sulmuesi i Lirisë, në të njëjtën ditë u prezantua te Feronikeli. “Të gjithë, pa përjashtim, tani vlejnë më shumë”. Sigurisht edhe ai vetë.

Qershorin e shkuar Liria e Prizrenit nuk ju ofroi vetëm rolin e trajnerit. Sipas asaj çka u tha asokohe, nuk ishte vetëm një pankinë, ishte një projekt?

Po, e vërtetë. Patëm menjëherë një ndjesi shumë pozitive. Na mjaftuan 2-3 takime për t’u kuptuar. Ata ishin në një moment delikat. Më shumë se sa rezultate sportive që mungonin prej vitesh, dëshironin një strukturë më profesioniste në klub. Presidenti Mirsad Çollaku ishte fantastik. Kuptoheshim me sy, nuk kishim nevojë të flisnim. Fillimisht u munduam shumë, derisa hartuam buxhetin, zgjodhëm lojtarët, përgatitëm stafin. Parashikuam çdo gjë deri në detaje. Që nga fazat përgatitore deri te baza materiale, ushqimi i lojtarëve, dietat përkatëse, grumbullimet. Nuk shkuam aty dhe thamë: OK, kush është skuadra dhe na thuaj objektivin? Shkuam dhe nisëm gjithçka nga zero. Nuk e kam konsideruar veten vetëm një trajner, por dhe partner.

Presidenti në daljen e tij publike tha që ky është një projekt trevjeçar. Në vitin e parë do hidheshin themelet që pas 36 muajsh pse jot ë tentohej titulli. A jemi sërish në të njëjtat kushte?

Jo, presidenti në janar u largua sepse mori postin e zëvendëspresidentit të federatës dhe nuk mund të impenjohej më në çështjet e klubit si moralisht ashtu dhe zyrtarisht. Projektet janë të lidhur ngushtë me njerëzit. Pas janarit drejtuesit e rinj nuk e patën për qëllim vijimin e këtij projekti. Donin që sezoni të mbyllej dhe të bënin atë çka ata mendonin.

Si ishte raporti me drejtuesit e rinj?

Jo i mirë. Por nuk besoj se e kishin personalisht me mua. Në përgjithësi nuk e respektuan skuadrën. Në ndeshjen e fundit nuk morëm qoftë dhe një falënderim. Festën e mbylljes së sezonit e bëmë me kushtet tona dhe me insistimin e ish-presidentit Çollaku.

Përpara se të hyjmë në aspektin teknik: Prizreni është një qytet i këndshëm dhe me siguri aty keni kaluar mirë?

Shumë. Pak a shumë si Korça. Njerëz të qetë, me shumë kulturë dhe të emancipuar. Krijova menjëherë miq të rinj që i kisha dhe do t’i kem dhe jashtë fushës. Stadiumi fillimisht nuk ekzistonte, por tani që po flasim një tribunë ka mbaruar dhe po ndërtohet edhe tribuna tjetër. Për një vit stadiumi ndoshta është gati. Tifozët janë të qetë, shumë të dhënë pas futbollit, por jo agresivë. Unë i kuptoja ata. Kishin 25 vite që nuk fitonin titullin dhe dalëngadalë besimi u kish humbur, por në asnjë moment nuk na kanë vënë as në presion dhe as në vështirësi.

A ishin korrektë nga pikëpamja financiare?

Deri në janar po. Shiko, jetojmë në një realitet rajonal ku askush nuk thotë dot që pagesat ndodhin gjithnjë në datën e caktuar në masën 100%. Deri në janar ish-presidenti Çollaku arrinte të likuidonte gjithçka në kohën e duhur. Jo rrallë vihej dhe në vështirësi. Klubi kishte të ardhura nga sponsorë dhe komuna dhe ndonjëherë paratë vononin të vinin. Ai dinte si t’i administronte gjërat. Pas janarit me ndryshimin e kryesisë, dita e pagesave të lojtarëve ishte shqetësimi i tyre i fundit. Megjithatë, nuk duhet të flasim për financa. Çdo njeri ka një kontratë të personalizuar dhe ajo e mbron nga çfarëdo lloj problematike që mund të shfaqet.

Ju morët të paktën 10 futbollistë që ishin shqiptarë ose kosovarë dhe që kishin luajtur më parë në Superioren e Shqipërisë. A ndiheshit i paragjykuar për këtë?

Edhe nëse po, e kuptoja. Vinim në një territor lokal që ende nuk ishte hapur. Njësoj si në Shqipëri, edhe në Kosovë qarkullonin rreth 40 lojtarë cilësorë që çdo 6 muaj apo një vit ndërronin skuadra në varësi të financave apo rrethanave. Duhej hapur tregu. Nuk e pata të të thjeshtë t’i bindja lojtarët të vinin. Me të drejtë nuk e dinin ç’ndodhte. Kishin një lloj pasigurie.

Si ka qenë sezoni nga pikëpamja futbollistike?

Kampionatin e mbyllëm në vend të pestë. Sigurisht që mund dhe duhej të bënim më shumë, por tre faktorë na penalizuan të ishim të tretët, atje ku realisht unë edhe pretendoja. E para, situata në klub. Faza e tretë nuk ka qenë e mirë, sepse marrëdhënia ekip-drejtues nuk ekziston. Në fund të dy fazave të para ishim të tretët. E dyta ka qenë fati. Kemi pësuar shpesh gol në sekondat e fundit. E treta është matematika e kampionatit. Vetëm një skuadër shkon në kupat e Evropës nga kampionati dhe në përgjithësi ishte e vështirë në 4-5 javët e fundit ta motivojë skuadrën, jo vetëm timen, por dhe ekipet e tjera. Megjithatë kemi marrë 48 pikë, 11 më shumë se një vit më parë dhe 3 pozicione më të mira. Jemi të kënaqur me atë që kemi bërë.

A do vazhdoni të qëndroni në Prizren?

Jo. Vendimin për t’u larguar e mora që në shkurt pasi presidenti Çollaku u largua. Projektin e kishim ngritur bashkë. Sigurisht që nuk mund ta lija punën në mes në edicion e sipër. Drejtuesit e rinj besojnë se kanë ide të tjera për mënyrën si funksionon klubi dhe për përzgjedhjen e lojtarëve apo objektivave.

Ju qëndruat 1 sezon të tërë, diçka e rrallë në realitetin tonë. Vetëm Daja e ka bërë në Shqipëri dhe vetëm ju dhe Batatina në Kosovë. Si ka mundësi që rezistuat?

Trajnerin e mbajnë rezultatet dhe unë gjatë gjithë kohës kam drejtuar një ekip pothuaj çdo moment i tejkalonte pritshmëritë. Kam pasur një moment të vështirë me drejtuesit e rinj, por për hir të lojtarëve vendosa të qëndroj deri në fund. Ishin lojtarët ata që ma kërkuan dhe më bindën të qëndroja.

Si ishin raportet me lojtarët. Si është Shkëmbi në dhomat e zhveshjes?

Kompleks. Nuk ekziston profili koservator apo liberal, i rreptë apo jo. Çdo moment është i ndryshëm dhe situatat nuk i ngjajnë njëra-tjetrës. Raporti me lojtarët, shumë i mirë. Puna me ta ka qenë argëtuese. Vlera e tyre është rritur dh unë për këtë ndihem krenar. Shumë prej tyre erdhën në Prizren në një moment delikat të karrierës së tyre. Dikush donte të shpërthente, dikush tjetër e kishte si një lloj sfide për të treguar se sa vlen. Sot vlejnë të gjithë dyfish në treg dhe kontrata që po nënshkruajnë e tregojnë diçka të tillë. Kapiteni Korenica, një lojtar që gjithnjë kam besuar, pjesë e 21-vjeçarëve që ndalën Gjermaninë, firmosi në Prishtinë. Magani dhe Zeka te Feronikeli, Kaja, Vrapi e Domgjoni kanë oferta shumë të mira, Avdyli dhe Gashi gjithashtu. Gavazaj luan me Under-19 të Shqipërisë dhe e duan edhe jashtë Kosovës, ndërsa të gjithë kanë oferta edhe në Shqipëri. Kjo tregon që është bërë një punë shumë e mirë.

Nëse u hedh një sy rezultateve, Liria ishte një skuadër e fortë me ekipet e mëdha por e brishtë me të voglat?

Në fushën tonë ishim absolutë. Mos gaboj në renditjen e ndeshjeve Brenda jemi vend të parë. Me ekipet e mëdha kemi marrë fitore të bujshëm. Kemi fituar ndaj Prishtinës, Dritës, Llapit, Feronikelit, Trepçës, gjithë skuadrave me një buxhet më të larta dhe me më shumë histori. Por kampionati ka logjikën e saj. Ky grup kishte ende nevojë të luante bashkë, të forcohej psikologjikisht dhe taktikisht dhe pse jo sezonin e ardhshëm të pretendonte më shumë. Futbolli është proces. Gjithsesi ka qenë realisht kampionat i mirë.

Flasim pak për të ardhmen. Cilat janë planet tuaja?

Nuk po ngutem. Kam shumë sinjale, disa bisedime, 2-3 oferta konkrete. Besoj do më duhet 10 ditë kohë që të marr vendimet e mia.

Shqipëri, apo Kosovë?

Dhe jo vetëm. Të shohim. Për mua nuk ka rëndësi ku punon, por njerëzit me të cilët do bashkëpunoj dhe projekti që më ofrojnë.

Stafi nuk ndryshon, apo jo?

Iris Selimi, përgatitësi atletik, është kusht në punën time si trajner. Nëse nuk firmos ai, nuk firmos as unë. Është një profesionist i vërtetë.

Liria ngjante si një projekt i bukur, por tregu nuk ofron gjithnjë mundësi fillimisht kaq të pastra. Juve mund t’ju ofrohet bankina e një skuadre ku ndoshta ekipi është i bërë. A do pranonit?

Gjithçka varet nga kontesti dhe nga mënyra si shkojnë gjërat, nga klubi. Është shumë kompleks si diskutim.

Në fund thonë që hera e parë nuk harrohet?

Po, Liria do jetë gjithnjë një sezon i veçantë i karrierës sime. Ishte si një lloj gjendje e ndërmjetme nga të qenit futbollist për t’u bërë trajner. Fituam të dy, edhe Liria edhe unë. Ishte përvoja  e duhur në vendin dhe momentin e duhur.

Shkëmbi largohet nga Liria, e pret Superiorja
Blendi Shkëmbi e mbyll misionin e tij te Liria e Prizrenit. Një sezon i suksesshëm në aspektin personal, por shumë i ndërlikuar në pjesën e dytë të sezonit.

Gjithçka e nisur nga e para verën e shkuar, një projekt ambicioz, mbështetje e plotë nga klubi dhe afrime të kërkuara nga ish-kapiteni i Skënderbeut, i cili në aventurën e parë në stol bëri gjëra shumë të mira, duke e kthyer Lirinë në një pretendente për kreun.

Megjithatë, prej janarit gjithçka ndryshoi dhe kryesia e re e klubit u bë një problem i madh për trajnerin dhe lojtarët. Vonesa në paga e shumë probleme të tjera që ende nuk janë thënë hapur, ndaj tani Shkëmbi largohet zyrtarisht.

“Në të ardhmen nuk do të jem më pjesë e Lirisë së Prizrenit, por nuk e përjashtoj mundësinë që të vijoj punën në Kosovë”, deklaroi Shkëmbi dje, por ndërkohë me shumë gjasa do të kthehet në Superiore, ku interesimi nuk mungon.

Shkëmbi debutim ëndrrash, “fundos” Besën dhe nderon Erzenin e Stojkut
Glen Domi

Erzeni fiton dhe merr tri pikë të çmuara duke u ngjitur në vendin e tretë në klasifikim. Shijakasit mposhtën Besën me rezultatin e pastër 2-0 falë dy golave të sulmuesit të talentuar i afruar këtë merkato janari, Fation Shkëmbi. Erzeni tregoi vendosmëri, besim dhe grintë duke arritur atë çka meritonte dhe duke kënaqur rreth 1600 tifozë që mbështetën fuqimisht skuadrën. Sulmuesi i ardhur nga Vora ishte “çelësi” i këtij suksesi me dy gola mjaft të bukur. Sakaq, Besa dështon sërish duke qenë pothuajse inekzistente në fushën e lojës!

NDESHJA – Erzeni e nis në sulm, në kërkim të golit të avantazhit. Dakavelli e nis lojën duke ekzekutuar një goditje dënimi, krosimi i tij largohet nga mbrojtja Kavajase por aty  i gjendur në gatishmëri Fation Shkëmbi gjuan mjaft bukur duke çuar topin në rrjetë. 1-0 në vetëm dy minuta lojë dhe ka entuziazëm të vërtetë në “Tofik Jashari”. Pritej reagimi i Besës por kanë qenë sërish vendasit që rrezikojnë disa herë. Fillimisht Endri Lala i afrohet golit pas një goditje me kokë, por pret Miraka. Në të 25′ Besën e shpëton traversa pasi Jurgen Goxha kërcen mbi të gjithë duke gjuajtur me kokë por traversa i mohon golin. Një minutë me pas në të 26′, është kamerunasi Xhixhiua që shërbehet nga Xhemalaj. Sulmuesi depërton në zonë por gjuan nga një kënd i vështirë duke mos rrezikuar portën. Miqtë nuk i afroen pothuajse fare portës së mbrojtur nga 33-vjeçari Bytyçi. Sërish Xhixhiua i afrohet golit, ku në të 35′ Polisi vertikalizon nga e djathta, sulmuesi kamerunas ka një shans të artë dhe gjuan bukur, por Festim Miraka pret në mënyrë të shkëlqyer. Loja po shkonte drejt fundit dhe kur mendohej se do mbyllej 1-0 pjesa e parë, Shkëmbi shënon golin e dytë. Me avantazhin 2-0 në favor të vendasve mbyllet fraksioni i parë.

PJESA E DYTË – Me rifilimin e lojës, skuadrat duken më të qeta. Erzeni menaxhon takimin duke qarkulluar topin ndërsa Besa dukej e dorëzuar. Do të vinte minuta e 71′ për rastin e parë në pjesën e dytë. Mesfushori Kleandro Farruku i ardhur në merkaton e janarit, i sapofutur në lojë provon nga distanca, por portieri Miraka grushton me vështirësi.  4 minuta më pas në të 75′ Polisi humbet një rast flagrant pas një asisti të Xhixhiuas. Edhe afër fundit të takimit, Bardhi e Vathi mund të shënonin për Erzenin. Mbyllet 2-0 takimi me Erzenin që merr tri pikë në çastin e duhur duke mposhtur një rival direkt si Besa.

Stojku: Falënderoj lojtarët, më befasuan

Trajneri i ri i Erzenit, Gentian Stojku, pas ndeshjes së djeshme falënderoi tifozët dhe sidomos lojtarët: “Kam vetëm 3 ditë në krye të skuadrës. Nuk e njoh ende mirë ekipin, por në një kohë kaq të shkurtër arrita që të përcjell idetë e mija tek lojtarët që dua t’i falënderoj përzemërsisht dhe i përgëzoj pasi sot i zbatuan në mënyrë perfekt detyrat. U surprizova nga ekipi. Falënderoj dhe tifozët për këtë mbështetje kaq të madhe. Jam i bindur se do përmirësohemi akoma më shumë”.

Sherr mes Goxhës e Onu, e pëson edhe Lala

Në minutën e 38-të, teksa gjyqtari Kridens Meta këshillon teknikun kavajas, Bledar Sinella, sulmuesi i miqve Onu debaton me mbrojtësin Jurgen Goxha! Madje, afrikani e godet duke shkaktuar një precedent nga e cila ndëshkohet me kartonin e kuq. Por, ndëshkohet edhe sulmuesi i Erzenit, Endri Lala i cili është ndëshkuar gabimisht nga gjyqtarët, duke e menduar si pjesë të sherrit. Gjithsesi, takimi rifillon dhe ekipet mbeten me nga 10 futbollistë!

Erzeni 2-0 Besa

Shënues: Shkëmbi 2′, 45’+3′

Erzeni: Bytyçi, Konduri (R. Troplini 91′), Teqja, Goxha, Vathi, Dakavelli (Farruku 70′), Xhemalaj, Polisi, Shkëmbi (Bardhi 74′), Lala, Xhixhiua. (Në dizpozicion: I. Deliallisi, R. Hoxha, E. Kllari, Bregu). Trajner: G. Stojku.

Besa: Miraka, D. Brahimaj (Bushi 63’), Rramilli, Dikson, Perja, Thaçi (Oshafi 68′), A. Deliallisi, Br. Brahimaj, Mihani, Onu, Pasha (Cara78′). (Në dizpozicion: Duka, B. Naçi, Bushati)

Kartonë të verdhë: Shkëmbi 2′, Farruku 73′, Konduri 91′ / A. Deliallisi 44′, B. Brahimaj 53′

Kartonë të kuq: Lala 38′ / Onu 38′

Gjyqtarë: Kridens Meta, Ergin Doda, Ermal Barushi (Tiranë)

2018-a e Shkëmbit, Shqipëria, Kosova dhe zgjedhjet në FSHF
“Po kaloj një aventurë shumë të mirë në Prizren. Duka meriton një tjetër mandat”

Intervistoi: Gjergji Stefa

Korçë, Tropikal, Prizren, Ohër, Gjilan, Mitrovicë. 2017 e Bledi Shkëmbit ka qenë një vit i mbushur me udhëtim. Audi personal me targën 010, si numri që mbante në fanellë, nuk ka pushuar asnjëherë. Për pak harruam Tiranën. Digitalb. “Ka qenë një përvojë unike. Më ka mësuar se si t’i shoh gjërat me një tjetër këndvështrim. Gjithnjë i kam parë ndeshjet nga fusha ose nga pankina. Por nga studio ishte tjetër gjë”. Kapiteni më i rëndësishëm i futbollit shqiptar në 1 korrik mori një vendim. Trajner i mirë nuk bëhesh duke qenë ish-lojtar i mirë. Ju kujtua vetja 20 vjeç kur drejtuesit e Teutës takuan të atin e tij. “Jepini djalit sa të doni, vetëm ma bëni sportist”. Djali pranoi ofertën e Lirisë së Prizrenit, një skuadër që kish 24 vite pa dalë kampion dhe që sezonin e shkuar kish grumbulluar 37 pikë në 33 ndeshje. “Çfarë duhet të bëj unë këtu?”, pyeti veten. Presidenti i klubit Mirsad Çollaku i dha një puro dhe i tha: “Bëj Bledi Shkëmbin”. Asnjë objektiv.

– Si lindi ideja Prizren. A e kishit menduar që mund të ishit trajner i Lirisë në kampionatin kosovar?

– Miq të përbashkët i propozuan drejtuesve të Prizrenit emrin tim. Nderim Nexhipi, që është shumë pranë financuesve dhe presidentit të Lirisë, vuri veton. Me Nexhipin madje sot bëjmë shaka. Unë lirova vendin në studion e “Gol pas goli” për të pasi pranova ofertën e Lirisë. U bë gjithçka shumë shpejt. Pati kimi profesionale. Që në momentin e parë që i takova drejtuesit ndërgjegjja më tha: janë njerëzit e duhur.

– Si janë presidentët në Kosovë. Ti vetë e di që në Shqipëri ndonjëherë janë dhe të bezdisshëm?

– Unë kam punuar me presidentin i Lirisë, Mirsad Çollaku. Asnjëherë nuk kam folur në publik për të, me frikën se njerëzit do mendonin se po e bëja për servilizëm. Sot ai nuk është më president, ka dhënë dorëheqjen sepse ka marrë postin e zëvendëspresidentit në federatën e Kosovës. Ai është miku im i madh, nuk është vetëm presidenti. Në këto 7 muaj ka qëndruar çdo ditë me orë të tëra me mua dhe kemi folur shumë pak për futboll, me të flisja vetëm 10 minuta në ditë për ekipin. I është gjendur skuadrës pranë në çdo drejtim, është munduar dhe ia dalë të koordinojë gjithë aspektin financiar dhe as nuk bëhej fjalë për ndërhyrje teknike. Është ish-futbollist i nderuar dhe biznesmen. Respekt maksimal. Asgjë nuk do ndryshojë. Ne sërish çdo ditë do drekojmë dhe darkojmë bashkë.

– Liria sezonin e shkuar kishte zënë vendin e tetë. Çfarë objektivi keni këtë sezon?

– Minimalisht vendi i katërt. Drejtuesit nuk më vunë asnjë presion. Buxheti është normal, por korrektesa është e habitshme. Në këtë klub kam njohur burra. Kontratat nuk kanë vlerë. Nëse thonë diçka, e bëjnë. Fjala na mban të gjithëve të bashkuar. Por, është një kampionat i vështirë dhe me shumë konkurrencë.

– 6 pikë nga vendi i parë, nuk duket si një mision i pamundur?

– Asnjëherë nuk e kam thënë fjalën titull. Futbolli dhe kampionati kanë logjikë. Ka skuadra që kanë investuar më shumë se ne. Megjithatë, jemi një kockë e fortë për këdo. Ndoshta në kupë do jemi shumë ambiciozë, ndërsa në kampionat do luftojmë deri në fund. Janë 7 skuadra me 7 pikë diferencë. Askush nuk mund të bëjë parashikime.

– Si shpjegohet që në fushën tuaj jeni shumë të fortë, ndërsa jashtë saj jo dhe aq?

– Për ndeshjet brenda jemi në vend të parë. Kemi mundur Llapin, Prishtinën, Dritën dhe Trepçën ’89, që janë skuadrat më të mira. Madje në këto ndeshje nuk kemi pësuar asnjë gol. Jashtë fushës ndoshta nga pikëpamja psikologjike kemi vuajtur disi. Megjithatë, në ndonjë rast nuk kemi pasur dhe fat. Në tri ndeshje jemi ndëshkuar në sekondën e fundit të shtesës.

– Si është performanca e lojtarëve që morët gjatë verës nga Shqipëria?

– Unë nuk i ndaj lojtarë në shqiptarë dhe kosovarë. Për mua lojtari ka personalitet dhe jo pasaportë. Nuk kam bërë zgjedhje etnike, por profesionale. Nuk do flas për asnjë lojtar në veçanti. I kam të gjithë njësoj.

– Megjithatë, ata kanë një përgjegjësi më të madhe?

Ata janë lojtarë si gjithë të tjerët.

– Ju keni një skuadër me moshë mesatare të re. Sa ndikon dika e tillë?

– Disa lojtarë tanët dhe sot që flasim janë të grumbulluar nga Shqipëria e Kosova e madje janë në turnetë që po zhvillohen në Turqi. Prizreni është një rajon me traditë në futbolli dhe puna që bëhet në sektorin e të rinjve është shumë e mirë.

– Pse vendosët që kapiteni i skuadrës të jetë një 20-vjeçar?

– Vendimet në lidhje me grupin i marr unë dhe në rastin konkret pashë që të gjithë lojtarët ishin të kënaqur me faktin që Korenica do të mbajë shiritin e kapitenit.

– Në Kosovë po punojnë dhe Josa dhe Magani. A keni kontakte me ta dhe si e shihni faktin që trajnerë shqiptarë vijnë në Kosovë?

– Me Josën u takova në ditët e para të këtij viti. Madje qëndruam për darkë bashkë me miq të përbashkët. Është gjithnjë një kënaqësi që të ndaj kohën time me trajnerin me të cilin kam fituar 4 tituj radhazi. Me Maganin ende nuk jam takuar, sepse për momentin ai gjendet në Mitrovicë, ndërsa unë në Tropikal, por i uroj sukses në këtë aventurë.

– Djali i Maganit luan me ju.

– Po, Arturi është një nga sulmuesit tanë.

– A do jetë problem përballja direkte?

Magani ka dy djem, njëri prej tyre luan me Lushnjën. Ai (Endri) është mbrojtës dhe një nga arsyet që Lushnja e mundi Teutën ishte forma e tij e mirë. Shpresoj që Arturi, djali tjetër i Maganit, të shënojë gol kundër Trepçës 89. Në ato 90 minuta, unë po e po, por dhe Arturi e ka të atin armik sportiv. Pas ndeshjes do darkojmë të gjithë bashkë.

– Si është niveli i trajnimit në Kosovë?

– Kjo është përvoja ime e parë si trajner dhe nuk kam asnjë të drejtë morale dhe sidomos në raport me përvojën të gjykoj punën e trajnerëve që kanë më shumë vite se unë në pankinë.

– Cila është pika më e fortë e skuadrës suaj?

– Mënyra se si klubi ka trajtuar projektin deri në këto momente. Gjërat kanë shkuar ashtu si i kam parashikuar. Jam shumë i kënaqur nga të gjithë lojtarët. Sidomos për sjelljen dhe impenjimin e tyre.

– Po pika më e dobët?

– Besimi në vetvete nuk është diçka që vjen me një gjysmë sezoni. Njerëzit nuk besojnë se ne mund të bëjmë gjëra të mëdha. Ndonjëherë as vetë ne nuk e besojmë. Vetëbesimi duhet të na karakterizojë në pjesën e mbetur të këtij edicioni.

– A keni afruar lojtarë të tjerë në këtë merkato?

– Raporti shumë i mirë që kam me trajnerin e Flamurtarit Shpëtim Duro më ndihmoi që një prej sulmuesve të tyre, Tungara, të vijë huazim në Prizren. Duron e kam mik që nga koha që e kam pasur trajner në Korçë. Ndërkohë së fundmi kemi arritur marrëveshjen me Kajën, mbrojtës që unë e njoh mirë sepse si lojtar e kam pasur shpesh kundërshtar në kampionat. Nëse në orët e fundit do dalë diçka okazion, ndoshta do ta tentojmë. Për momentin jemi OK.

– Tre ndeshje miqësore, 1 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje?

– Nuk jam i kënaqur nga ajo çka kemi bërë në ndeshjet miqësore. Pres më shumë nga skuadra.

– Stërvitjet pak a shumë i bëni në shtëpi, sepse Tropikalin ju e njihni mirë.

– Ndihem shumë mirë në këtë rezort. Falënderoj familjen Takaj, sepse ata që në momentin e parë kur vendosa të bëja përgatitjet këtu,më ofruan gjithë komoditet.

– A mund të ketë lojtarë nga formacioni juaj që mund të luajnë në një të ardhme në Superiore?

– Të paktën 5. Por nuk mund të jap asnjë emër.

– Kë shihni rival për kreun?

Ekipet vlerësohen nga rezultatet. Nëse dikush është para nesh, jo vetëm ka diçka më shumë, por ndoshta edhe ka bërë diçka më shumë se ne. Favorit nuk mund të them kush është. Të shtata skuadrat që ndahen nga 7 pikë mund të jenë fituese të kampionatit.

– Si është kampionati, në përgjithësi, organizimi?

– Në rritje të vazhdueshme. Kudo po ndërtohen fusha dhe stadiume. Në Prizren po ndërtohet stadium, në Podujevë, në Prishtinë. Federata kosovare e futbollit nuk ndikon në garë, por ndihmon klubet. Presidenti i federatës Fadil Vokrri është një njeri shumë popullor në futboll dhe nëse vazhdon kështu do bëhet po aq i rëndësishëm sa edhe Duka për futbollin shqiptar.

– Meqë jemi te Duka, cili është raporti juaj me presidentin aktual të Federatës shqiptare të futbollit?

– E kam mik, e respektoj shumë dhe shpesh dëgjohemi me njëri-tjetrin.

– A e njihni rivalin e tij Bashkim Fino?

Personalisht jo. Si politikan gjithnjë më ka imponuar respekt. Finon e njoh vetëm nga parlamenti dhe me thënë të drejtën nuk e kam parë ndonjëherë të bëjë luftë për sportin në parlament.

– Në Shqipëri ka shumë zhurmë në lidhje me zgjedhjet.

– Kam luajtur gati dy dekada futboll dhe më kanë parë sytë gjithçka. Nga marrëdhënia personale apo miqësia e respekti për Dukën nuk kam përfituar asnjëherë asgjë. Kam qenë zot i këmbëve të mia, kam luajtur në Greqi, Kroaci e Ukrainë, e pranoj me kënaqësi që kam fituar shumë pra dhe jetoj mirë nga futbolli falë aftësive të mia. Nëse do kisha një votë në dorë, do ia jepja me të dyja duart Dukës. Në këto 16 vite futbolli shqiptar është zhvilluar në mënyrë të pabesueshme, fushat e stërvitjet e stadiumet para tij kanë qenë një masakër, ku bari nuk mbinte as në pranverë. Kishte dhunë, futbolli ishte kapur nga njerëz agresivë, gjyqtarët ishin të trembur ose të korruptuar. Gjërat u rregulluan dalëngadalë. Sot kampionati shqiptar vlen më shumë në rajon, dhe se ai maqedonas, boshnjak, madje si nivel mund të afrohet me kroatin. Janë bërë fusha, stadiume dhe Shqipëria është dikushi në arenën ndërkombëtare. Për të mos folur për kombëtaren, ku rezultatet flasin vetë.

– Shumë thonë që është koha për ndryshim?

– Unë kam dhe konflikt emocional interesi, sepse e kam mik Dukën dhe në një garë dua që të fitojnë miqtë e mi. Por, nëse nuk do e mendoja realisht dhe me ndërgjegje, ndoshta s’do flisja fare për të. Do doja me gjithë shpirt ta shihja fitues dhe jam i bindur që kështu do jetë. Komuniteti i futbollit, presidentët, trajnerët, klubet janë pothuaj të gjithë me të. Kritika ka kushdo, por ai është njeriu i duhur për të menaxhuar futbollin shqiptar.

– Si është jeta në Kosovë?

– E këndshme. Po e shijoj. Prizreni është si Korça. Qytet i vogël, por shumë i emancipuar. Kam bërë shumë miq këtu dhe ndihem shumë mirë.

– A ju merr malli për Superioren?

– Unë mundohem të shoh çdo ndeshje në televizion. Nuk jetoj me mall. Puna e trajnerit nuk ka atdhe. Sot mund të në Kosovë, nesër në Afrikë. Nuk hyj te nostalgjikët dhe as nuk dua askujt t’i tregoj në vendin tim që di të bëj diçka. Ky është tregu i hapur dhe bota është globale.

– Thoni të vërtetën, a menduat ndonjëherë në fillim: Unë Bledi Shkëmbi, lojtari më i mirë i 10 viteve të fundit, të marr një skuadër modeste në Kosovë për ta drejtuar?

– Jo. i kam idetë e qarta në kokë. Nuk e zgjedh vendin ku shkoj, e zgjedh tregu. Panuçi ka qenë gjithçka dhe drejton Shqipërinë. Ze Maria ka luajtur 50 ndeshje me Brazilin dhe drejton Tiranën. Jam shumë i lumtur te Prizreni dhe uroj me shpirt që këtu të bëjmë gjëra të mëdha.

– Çfarë ju mungon më shumë nga Shqipëria?

– Bashkëshortja dhe vajzat e mia. Kanë sakrifikuar shumë dhe vazhdojnë ta bëjnë në emër të pasionit tim për futbollin.

Liria gabon 45 minuta, Shkëmbi: Ndoshta kemi fluturuar pak si tepër këto ditë
Liria e drejtuar nga Bledi Shkëmbi kishte shansin të kapte përkohësisht kreun e tabelës sot, por u ndal te barazimi 2-2 në derbin ndaj Vëllaznimit, në një sfidë të çmendur, me Lirinë që shkoi në pushim në avantazhin 2-0 dhe me miqtë që shënuan dy gola në pjesën e dytë dhe mund të fitonin.

Pas ndeshjes trajneri i Lirisë, Bledi Shkëmbi, nuk e fshehu zhgënjimin, duke qortuar skuadrën për euforinë, ndërsa paralajmëron përforcime: “Luajtëm një pjesë të parë shumë të mirë, shënuam dy gola dhe luajtëm mirë, por në pjesën e dytë vuajtëm dhe u pa qartë mungesa e eksperiencës, aq sa rrezikuam të humbnim. Gjithsesi, faza e parë e sezonit ka qenë shumë e mirë, ndoshta kemi fluturuar pak lart këto ditë, duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Kemi pasur edhe disa mungesa, ndaj shpresoj që deri në dhjetor të qëndrojmë sa më lart në renditje dhe më pas të shohim për përforcime”.

Josa-Shkëmbi, dogana me Kosovën nuk ekziston më
Ata që futbollin e njohin mirë, e dinin që kjo do ishte çështje kohe. Që në momentin që Kosova u pranua me të drejta të plota në UEFA dhe klubet e tyre do luanin në kupat e Europës, pritej që dalëngadalë të kishte një kombinim rrethanash dhe forcash. Në kampionatin vendas lënda e parë nuk mungon, në çdo skuadër ka të paktën 3-4 talente që mund të rriten dhe të bëhen të rëndësishëm. Organizimi gjithashtu meriton duartrokitje, klubet po mundohen të ngrenë buxhetet dhe pagesat janë korrekte, madje duke konkurruar dhe Kategorinë Superiore. Sigurisht që disi mungon përvoja, por ky është një element që mund t’ia ofrojë Shqipëria.

I pari i rëndësishëm pas hyrjes në UEFA ishte Bledi Shkëmbi. Ish-kapiteni i Skënderbeut zbarkoi në verë në Prizren së bashku me 8 futbollistë shqiptarë që një vit më parë kishin luajtur në Superiore. Dogana e futbollit nuk ekziston më.

Në Prishtinë Josa sapo ka nisur punën si trajner dhe dalëngadalë pritet që shumë lojtarë me përvojë nga Shqipëria – gjithashtu dhe trajnerë të zbarkojnë në Kosovë. Fillimi është një ironi më vete.

Josa dhe Shkëmbi kanë punuar së bashku 4 vite në Korçë, njëri si trajner e tjetri si lojtar. Tani herët a vonë do jenë kundërshtarë. Si në Kosovë, ashtu dhe në Shqipëri, kjo lloj qasje ka krijuar shumë entuziazëm. Është një mënyrë e mirë për të përfituar të gjithë. Klubet në Kosovë përvojën e trajnerëve dhe lojtarëve që kanë, sidomos shumë me shumë ndeshje ndërkombëtare në këmbë, futbollistët nga Superiorja përvojën e re, në një ambient të qetë dhe mbi të gjitha korrekt.

Virtualisht liga mbarëkombëtare po krijohet. Klubet shqiptare në Maqedoni gjithnjë e më sy po i hedhin sytë nga Kategoria Superiore, ndërkohë që Kosova dalëngadalë do mbushet me elementë nga Shqipëria. Përfitojnë të gjithë nga pak. Ka kaq shumë shqiptarë nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia që dinë të luajnë e trajnojnë, sa ndoshta kur sheh kaq shumë të huaj nga Ballkani në këto kampionate e kupton se është kosto e harxhuar. Shqiptarët mbi të gjitha.

Gjergji Stefa

Bledi Shkëmbi u jep zemër ish-shokëve të tij me një mesazh
Tashmë nuk është më në fushë, por Bledi Shkëmbit nuk i ndahet zemra nga Skënderbeu i tij, edhe pse punon si trajner në Prizren, te Liria.

Ish-kapiteni korçar ka postuar sot në Instagram një mesazh të shkurtër, por domethënës, për gjithë futbollistët e Skënderbeut para ndeshjes kundër Dinamos, sot në mbrëmje.

“Keni bërë krenar çdo shok, çdo mik, çdo trajner, çdo president, çdo shqiptar dhe me këtë krenari duhet ta luani këtë ndeshje… I bindur që pas ndeshjes do ndihemi më shumë krenarë…”.

KINI BER KRENAR CDO SHOK CDO MIK CDO TRAINER CDO PRESIDENT CDO SHQIPTAR DHE ME KETE KRENARI DUHET TA LUANI KETE NDESHJE…I BINDUR QE PAS NDESHJES DO NDIHEMI DHE ME SHUM KRENARE…#FORZA#SKENDERBE

A post shared by Bledi Shkembi 10 (@bledishkembi) on <time style="font-family: Arial,sans-serif; font-size: 14px; line-height: 17px;" datetime="2017-08-24T10:14:32+00:00">Aug 24, 2017 at 3:14am PDT</time>

Shkëmbi: Skënderbeu kalon Dinamon dhe hyn në histori
Bledi Shkëmbi dha mendimin e tij për sfidën e djeshme kundër Tiranës në “Selman Stërmasi”, barazuar 3-3, çka tregon se mbrojtjet kishin probleme. Trajneri i Lirisë, pranoi se skuadra e tij ishte më mirë fizikisht në pjesën e dytë, por ai tani mendjen e ka tek ndeshja e parë e kampionatit kosovar kundër Vëllaznimit. Shkëmbi foli edhe për lojtarët që ka marrë nga Superliga si dhe Skënderbeun dhe kualifikimin e mundshëm në fazën e grupeve të Europa Leagues.

-Një ndeshje miqësore që vlejti?

-Miqësoret janë për të provuar më shumë, aq më tepër që ne fillojmë kampionatin pas një jave. Kisha disa pikëpyetje tek disa lojtarë që kanë qenë të dëmtuar dhe i aktivizova në pjesën e parë për të parë se në çfarë gjendje janë. Në pjesën e dytë ndryshova diçka edhe në rreshtim dhe mendoj që me këtë fraksion loje jam shumë i kënaqur. Sidomos me dëshirën që treguan lojtarët për të shënuar apo për të fituar. Për pak mund t’ia kishim dalë, por për pak mund të kishim humbur.

-Jeni gati për sfidën e kampionatit me Vëllaznimin?

Kem edhe një javë kohë për atë takim. Jo më kot, u mundova edhe personalisht që të luanim kundër Tiranës. Për mua, edhe pse do të jetë në të Parën, Tirana ka një ekip shumë të fortë. Mendoj që kjo ishte një provë e vërtetë gjenerale. Mora ato përgjigje që doja, pozitive. Nuk diskutohet që kishte edhe të tjera negative, tek pësimi i golave. Kemi edhe një javë kohë për të përmirësuar ato që nuk shkuan si duhet.

-A ka diferenca mes futbollit kosovar dhe atij shqiptar?

Ne nuk kemi luajtur ende kundër asnjë ekipi nga Kosova, me përjashtim të një sfide me një ekip që luan në Kategorinë e Parë. Patjetër që me sa kam ndjekur nga televizioni, Superiorja në Shqipëri ka një nivel më të mirë, por në Kosovë shikoj një dëshirë të madhe nga të gjithë faktorët për t’u përmirësuar.

-Ke marrë të paktën gjashtë lojtarë nga Shqipëria.

Nuk mund të them që jemi 100% të ndërthurur, edhe nga ana fizike edhe nga mënyra se luan ekipi në grup. Kam sjellë disa lojtarë nga Superiorja, që unë i njoh shumë mirë dhe mendoja se na duheshin lojtarë me eksperiencë, duke qenë se kur unë shkova në fillim, gjeta lojtarë shumë të rinj. Me një muaj e dhjetë ditë punë, them që kemi bërë mirë edhe në lidhje me ndërthurjen e grupit, por ka ende shumë vend për të bërë akoma.

-Ka objektiva madhorë Liria këtë sezon?

Në futboll nuk luhet pa objektiva. Mendoj se jemi të gatshëm për të rivalizuar fort me të fortët.

Një opinion për Skënderbeun dhe rrugën e tij Europiane?

Skënderbeu do të kualifikohet edhe me Dinamon dhe do të futet përsëri në grupe. Do të vazhdojë që të bëjë historinë. Skënderbeu i ka të gjithë gjërat e mundshme që duhet të ketë një ekip. Më kryesorja është që ka lojtarët me eksperiencë dhe me bindje që mund ta kalojnë edhe Dinamon.