Sheva

Ëndrra e madhe e Shevës: Ku i dihet, një ditë mund të drejtoj Milanin
Andrij Shevçenko është një emër që i emocionon të gjithë tifozët e Milanit. Ukrainasi shkroi historinë me kuqezinjtë, aty ku shënoi pafund dhe fitoi pa aq. Një prej fituesve të “Topit të Artë” të Milanit ka komentuar për “Milanneës.it”, situatën e ekipit. Ekipi i “djallit” duhet të fitojë ndeshjen e fundit kundër Spalit në transfertë dhe të shpresojë në ndonjë dhuratë nga Empoli ose Sasuolo.

Kjo është e vetmja mënyrë që të rikthehet në Champions. Sheva beson ende, vlerëson punën e Gatuzos, drejtuesve dhe sulmuesit Piatek. Në fund e ardhmja. Sot drejton kombëtaren e tij, por një ditë do i pëlqente të ulej në stolin e skuadrës së zemrës.

“Shpresoj që Milani t’ia dalë të rikthehet në Champions. Kundër Spalit do të jetë një ndeshje deçizive dhe uroj që ekipi të fitojë. Milani duhet të mendojë vetëm për ndeshjet e vet, më pas të presim ndonjë dhuratë.

Piatek? Ka zhvilluar një sezon të madh. Ai është një sulmues me cilësi dhe ka një të ardhme shumë të mirë. Gatuzo ka bërë një punë të madhe sipas mendimit tim, ashtu si Leonardo me Maldinin. Rino është një trajner, i cili mund të bëjë gjëra të bukura me Milanin. Ai ka bërë më të mirën e tij, por në fund të sezonit vendos klubi për të.

Unë në pankinën e Milanit? Ky klub më ka dhënë shumë. E kam në zemër Milanin ashti si dhe tifozët. Ku i dihet, ndoshta një ditë do më takojë mua që të ulem në pankinë. Jam shumë i impenjuar për momentin me kombëtaren time të Ukrainës, por është e qartë që do më pëlqente të drejtoja Milanin një ditë“, përfundon Andrij Shevçenko.

Ëndrra e madhe e Shevës: Milani pjesë e imja, do rikthehem një ditë
Andrij Shevçenko është një nga emrat më të dashur për tifozët e Milanit. Sulmuesi ukrainas ishte një futbollist i mrekullueshëm dhe fitoi Champions Ligën e “Topin e Artë” me kuqezinjtë.

Si shumë prej lojtarëve të Milani të Ançelotit edhe Sheva ka nisur profesionin e trajnerit. 42-vjeçari drejton kombëtaren e vendit të tij që nga viti 2016.

Ai vlerëson punën e Gatuzos dhe tregon ëndrrën e tij të madhe. Milanin e ka gjithmonë në zemër dhe uron e shpreson që një ditë të rikthehet në “San Siro” si trajneri i ekipit ku kaloi 7 sezone të paharrueshme.

“Milani është një klub që është pjesë e jetës time, por në këtë moment jam i zënë me kombëtaren e Ukrainës. Pastaj është Gatuzo në stol, i cili po bën një punë shumë të mirë. E sigurt që do të më pëlqente ta drejtoja një ditë kuqezinjtë. Jam shumë i lidhur me këtë klub, me tifozët dhe ish-shokët e skuadrës. Ndoshta do të më takoje edhe mua që të drejtoj Milanin një ditë”, përfundon Andrij Shevçenko.

Shevçenko: Ky Milan ka seriozitet, Higuain mban ekuilibrat e skuadrës
Andri Shevçenko është rikthyer të flasë mbi futbollin italian në një intervistë për “Gazzeta dello Sport”. Ish-sulmuesi i Milanit, u shpreh shumë i kënaqur me punën që ka bërë administrata e re më në krye Leonardon e Maldinin.

SERIE A – Juventusi me Kristiano Ronaldon është forcuar akoma më shumë dhe ata besojnë më shumë se kurrë se mund të fitojnë gjithçka, por mbetet një garë e hapur. Jam entuziast për Milanin , që më në fund ka gjetur rrugën e duhur. Me Paulo Maldinin dhe Leonardon është qetësia , serioziteti tani është maksimal, trajneri i besohet. Askush s’po thotë se do ata do të fitojmë Champions-in, janë në ndërtim, por për rikthehen së qenit kompetitiv dhe kjo më gëzon shumë. Serioziteti dhe profesionalizmi i këtij Milani më bëjnë krenar. Duhet të punojnë, por do të rikthehen si më parë”

GATUZO – “ Rino (Gatuzo) nuk ka vetëm karakterin pikë të fortë. Ai ka treguar se është një trajner që i ka shtuar diçka skuadrës”.

KUTRONE – “Edhe vitin e kaluar e kam thënë se ishte një lojtar cilësor. Gjen përherë rrugën e golit, diçka që është thelbësore për një sulmues, duke punuar me kampionë si Higuain, ai vetëm mund të përmirësohet”

HIGUAIN – “Është mëse e drejtë që skuadër duhet të ndërtohet për të ardhmen, duke pasur shumë lojtarë të rinj, por Gonzalo është në kulmin e karrierës së tij dhe nuk do të ndalet së shënuari gola. Ai luan prej vitesh në Seria A dhe e ka treaguar se ç’është i aftë të bërë. Ndihmon ekipin në shumë gjëra, ai rregullon ekuilibrat në fushë dhe ndihmon skuadrën jo vetëm me gola”

DERBI – “Interi e filloi keq kampionatin, por pak nga pak rezultatet po vijnë. Spaleti është një trajner i mirë dhe Interi ka një skuadër me lojtarë cilësorë, nuk është vetëm Ikardi, i cili është një sulmues i madh, një kapiten dhe lider i aftë të karikojë kolegët e tij”, përfundoi Shevçenko.

“Surpriza” Piatek, polaku barazon rekordin e Shevçenkos
Kristof Piatek është një ndër surprizat e këtij edicioni të Serie A. Sulmuesi polak u ble nga Xhenoa për katër milionë euro dhe në katër ndeshjet e para ka kaluar pritshmëritë e kujtdo, duke shënuar pesë gola në katër ndeshjet e tij të parë të Serie A.

I fundit lojtar që kishte arritur të bënte këtë gjë është një sulmuesi tjetër nga Europa lindore. Bëhet fjalë për legjendën e Milanit Andri Shevçenko, i cili në sezonin e largët 1999/2000, tregoi që në fillim se nuk ishte një sulmues çfarëdo .

Mbetet për t’u parë nëse 23-vjeçari nga Polonia do ta mbajë ritmin e shkëlqyer të fillimit të sezonit. Ndërkohë, dikush që duhet të shqetësohet në këto momente është Arkadiuz Milik, i cili mund të mos jetë më titullar në sulmin e kombëtares polake përkrah Robert Levandovskit.