Shak O’Nill

“Bomba” e Shak O’Nill: Kobi Brajant do rikthehet!
13 prill 2016. Legjenda e basketbollit, Kobi Brajant, zhvilloi ndeshjen e fundit përballë Jutah Xhez, në një mbrëmje të paharrueshme. Plot 60 pikë të shënuara nga Kobi atë natë, pikëshënuesi më i mirë i historisë së Lejkërs dhe i treti në historinë e basketbollit amerikan. Një mbyllje fantastike e një karriere brilante e një prej sportistëve më të mëdhenj dhe të dashur nga të gjithë. 5 herë kampion i NBA, dy medalje olimpike dhe shumë çmime e rekorde të thyera.

Mbas tërheqjes, Kobi është marrë me kinema, ka punuar në televizor si analist dhe stërvit disa nga të rinjtë e talentuar (si Xhejson Tatum), me qëllimin për të nxjerrë ndonjë Brajant tjetër. Kalimi i Lebron Xhejms te Lejkërsat mesa duket ka rizgjuar diçka te Kobi. Ideja për të luajtur me Lebron në një ekip e tundon 39-vjeçarin. Ose të paktën diçka të tillë ka lënë të nënkuptohet, shoku i tij i viteve të arta me Lejkërs dhe gjiganti Shak O’Nill.

Ky i fundit, në dalje të një turneu bamirësie në Los Anxhelos, ka shokuar me deklaratën e tij për “TMZ”. “Kam dëgjuar që Kobi dëshiron të rikthehet të luajë”. Kaq mjafton dhe të gjithë kanë filluar të ëndërrojnë. Kobi përsëri te Lejkërs dhe çfarë dyshe me Lebron Xhejms… Thashetheme të tilla kanë qarkulluar dhe më parë, por afrimi i Xhejms ka rritur adrenalinën e tifozëve të “Ëngjëjve”. Imagjinoni nëse Shak është serioz në deklaratën e tij dhe Kobi rikthehet. Diçka magjike për të gjithë fansat e basketbollit.