Seria C

E bujshme, klubin italian e zbresin në Serie C!
Palermo zhvilloi një sezon shumë të mirë dhe nuk ia doli për 3 që të ngjitej direkt në Serie A. Ekipi sicilian e mbylli kampionatin në vend të tretë dhe do të luante ndeshjet play-off për një vend në elitën e futbollit italian, por kjo gjë nuk mund të ndodhë më.

Përkundrazi, Palermo do të zbresë një kategori më poshtë! Klubi akuzohet për kundërvajtje administrative, ndërsa sot është marrë masa që do të zbresë Palermon në Serie C.

Drejtuesit kanë bërë mashtrime me bilancet, kanë deklaruar të ardhura fiktive, ndërsa hetimi ka nisur para disa javëve nga Prokuroria e vendit fqinj. Një goditje e madhe për klubin e njohur, i cili shkon nga ëndrra Serie A në makthin Serie C brenda pak ditësh.

Nga ky dënim ka përfituar Peruxhia dhe Venecia. Ekipi i drejtuar nga Alesandro Nesta do të luajë ndeshjet play-of, ndërsa skuadra e Xhakomo Vrionit shpëton dhe do të luajë përsëri në Serie B sezonin e ardhshëm.

Berluskoni: Nuk më mungon Milani, te Monza duam lojtarë pa vathë e mjekra!
Silvio Berluskoni bleu klubin e Milani në vitin 1986 për ta shitur atë në vitin 2017. Gjatë periudhës që ai ishte president, kuqezinjtë fituan gjithçka nëpërmjet një futbolli spektakolar dhe tifozët e “Djallit” shijuan emocione të paharrueshme.

82-vjeçari vendosi në verë të blinte Monzën, ekip që garon në divizionin e tretë të futbollit italian. Milani nuk i mungon dhe në prononcimin e dhënë për “La7”, Berluskoni tregon se bleu Monzën prej insistimit të krahut tij të  djathtë, Adriano Galianit.

Të dy bashkë kanë objektiva të mëdha për të arritur, por mbi të gjitha duhen ruajtur disa principe bazë, që Berluskoni i shpjegon më poshtë.

“Nuk më mungon Milani dhe as darkat elegante. Darkat ishin diçka simpatike, nga të cilat kanë dalë shumë të pavërteta ndaj meje. Sa i përket futbollit, unë bleva Monzën prej insistimit të Galianit. Duam të ndërtojmë një skuadër model së bashku, të përbërë nga italianë të rinj, nga djem të pastër pa mjekra, tatuazhe, apo vathë. Nëse shkaktojnë një faull, duhet t’i kërkojnë ndjesë kundërshtarit dhe duhet të kenë respekt maksimal për gjyqtarin. Kur të firmosin autografe, duhet të shkruajnë saktë emrin dhe mbiemrin e tyre. Shqetësimi ynë më i madh nuk është kalimi në Serinë B, apo Serinë A, por të ndërtojmë një skuadër shembullore”, përfundon presidenti më fitues i botës së futbollit.

E rrallë nga Argjentina, në sektorin e tifozëve miq gjendet një… granatë!
Një episod i rëndë ka ndodhur në futbollin argjentinas, por pa pasoja. Për pak orë do të niste ndeshja e kategorisë së tretë midis Ituzaingos dhe Deportivo Merlos, një klasike e kësaj kategorie në vendin latin.

Një kontroll i rastësishëm dhe një surprizë… shpërthyese. Siç citon “Infobae”, në tribunën e tifozëve miq është gjetur një mjet lufte, konkretisht një granatë!

Mund të ketë qenë aty prej shumë kohësh, ose ishte fshehur pak ditë më parë. Policia ka ndërhyrë direkt, duke zbuluar faktin që granata ishte gjetur dy orë përpara fillimit të ndeshjes. Seksioni anti-eksploziv arriti të çaktivizonte shpejt granatën dhe, pavarësisht panikut të krijuar, situata iu rikthye normalitetit.

Granata e gjetur në stadiumin “Carlos Alberto Sacaan”

“Isha në stadium kur u gjet mjeti luftues. Granata ishte groposur dhe dukej si një enë plastike dhe jo si një granatë. Nuk ndodhi asgjë e rëndë, operacioni i çaktivizimit të saj dhe sigurimi i zonës përreth u krye pa asnjë problem”, tregon Hernando Politano, presidenti i Ituzaingos.

Ndeshje nisi dhe mbaroi ashtu siç nisi. Asnjë gol dhe pak emocione. Me siguri që ngjarja e ndodhur pati ndikimin e vet të lojtarët e të dyja skuadrave.

Dhimbja e arbitrit, 90 minuta në krye të detyrës për të shpërthyer në lot në fund
Një episod emocionues ka ndodhur në kategorinë e tretë të futbollit italian. Luhej ndeshja Fermana-Sudtirol, që përfundoi ashtu siç nisi, në barazim pa gola. Ndeshja arbitrohej nga Marko Riki, i cili kishte përjetuar një nga dhimbjet më të mëdha.

Arbitri kishte humbur babain e tij tre ditë më parë dhe e kishte të thjeshtë të mos merrte pjesë në takimin e së dielës. Të gjithë preferojnë të “arratisen”, të mbyllin telefonin, të qëndrojnë vetëm dhe të humbasin në kujtimet e bukura, por Riki vendosi të tregohet profesionist dhe konfirmon prezencën e tij në ndeshje.

Pasi realizoi deri në fund detyrën e tij, arbitri fishkëllen tre herë për të sinjalizuar fundin e ndeshjes. Në këtë moment Marko nuk e mban më veten dhe shpërthen në lot. Të gjithë lojtarët dhe stafet e ekipeve mbeten të shtangur për një moment, por arbitri iu drejtohet të gjithëve, duke iu kërkuar falje dhe treguar historinë e tij.

Kishte arritur të mbante dhimbjen brenda përgjatë gjithë takimit, por në fund nuk mund t’i përballonte emocionet. Me të marrë vesh të vërtetën, lojtarët dhe stafet teknikë të dy ekipeve treguan mbështetje dhe solidaritet. Skenë fantastike me të gjithë lojtarët dhe drejtuesit e klubeve që përqafojnë arbitrin, duke e ngushëlluar dhe dhënë kurajë për të vazhduar përpara.

Monza kërkon Kaka? Vjen përgjigja e rivalëve të Pordenones
Monza dhe Pordenone kryesojnë grupin B të kategorisë së tretë italiane me nga 9 pikë të plota. Përveç garës së Formula 1, Monza po njihet dhe për faktin që është blerë nga Silvio Berluskoni me Adriano Galianin si administrator i deleguar i klubit.

Fjalët e merkatos flasin për një interesim të Monzës për brazilianin Kaka, ndërsa klubi i Pordenones ka dashur të bëjë pak humor dhe ka prezantuar në “Twitter” blerjen e re.

Nuk bëhet fjalë për një futbollist dosido, por për Ronaldinjon. “Monza telefonpn Kaka, Pordenone përgjigjet me Ronaldinjon”, komenton klubi friulan në rrjetet sociale.

E gjitha një shaka, ndërsa pritet nëntori, kur Monza dhe Pordinone do të përballen në fushën e blertë dhe do të tregojnë se kush është ekipi më i fortë.

Monza chiama (@KAKA) ?

Pordenone risponde ?#ForzaRamarri #Monza pic.twitter.com/ieQofvZFVu

— Pordenone Calcio (@PordenoneCalcio) September 28, 2018

Galiani piketon goditjen e parë, një ish-milanist për sulmin e Monzës
Silvio Berluskoni dhe Adriano Galiani kanë arritur akordin për blerjen e klubit të Monzës, ndërsa pritet vetëm zyrtarizimi i kësaj marrëveshje. Adriano Galiani, administratori i deleguar i klubit, ka filluar punën për përforcimin e ekipit dhe një ish-sulmues i kuqezinjve mund të jetë goditja e parë për klubin, që militon në kategorinë e tretë italiane.

Bëhet fjalë për Alberto Xhilardinon, ish-Kampion Bote me Italinë, i cili ka luajtur për tre sezone me klubin e Milanit. Drejtuesit kanë marrëdhënie shumë të mira me sulmuesin 36-vjeçar. Xhilardino mbylli sezonin e kaluar me Specian në Serinë B dhe është një lojtar i lirë.

Ai nuk mund ta refuzonte ofertën e dyshes së famshme të Milanit dhe do të ishte gati të zbriste një kategori më poshtë, në një klub plot entuziazëm dhe ambicie si Monza, që është gati për të rilindur.

Galiani zbulon planin me Monzën: Rikthimi i Berluskonit, si kalimi i CR7 në Serinë A!
Silvio Berluskoni dhe Adriano Galiani i janë rikthyer futbollit duke blerë klubin e Monzës, që është pjesë e kategorisë së tretë italiane. Dyshja e famshme, të cilët dërguan Milanin në majat botërore të futbollit, tashmë rikthehen me qëllimin për të sjellë Monzën në Serinë A, për herë të parë në historinë e saj 106-vjeçare. Berluskoni ka blerë 70% të aksioneve të klubit, Galiani do të jetë administratori i deleguar, ndërsa presidenti aktual dhe i ardhshëm, Nikola Kolombo, do të mbajë 30% të aksioneve.

“Rikthimi ynë në futboll duke blerë klubin e Monzës po shkakton të njëjtin efekt në Serinë C, si Kristiano Ronaldo në Serinë A. Na mungonte futbolli mbas shitjes së Milanit. Po diskutonim me presidentin prej kohësh për të blerë një tjetër klub. Monza ishte skuadra e vetme, që nuk e prishi marrëdhënien e mirë me Milanin. Berluskoni ka refuzuar blerjen e shumë skuadrave në këto muaj, ndërsa unë kisha shumë oferta për të punuar me klube të tjera. Presidenti jeton 3 km larg stadiumit të Monzës, ndërsa unë kam lindur në atë qytet, jam rritur dhe kam filluar karrierën time si drejtues. Ndihemi sikur Uliksi, i cili është rikthyer në Itaka”, tregon Adriano Galiani për “Corriere dello Sport”.

“Në ditët e fundit tundimi jonë u shndërrua në një ide operative. Në emër të presidentit, kontaktova me Nikola Kolombon, numrin një të Monzës, për të konfirmuar mundësinë e një tratativë. Në tre ditët e fundit kam marrë telefonata nga lojtarë të lirë pa kontrata dhe menaxherë të interesuar për klientët e tyre. Duam të ndërtojmë një skuadër të përbërë nga lojtarë, që mund të luajnë më skuadrat kombëtare të Italisë. Filozofia e presidentit, e mbështetur nga pronarët aktualë, është të krijojë një klub në shërbim të përfaqësueseve U15 e më lart.

Presidenti kishte themeluar më parë ekipin e Edilnord, që ka luajtur në të gjitha kategoritë. Unë kam qenë pjesë e bordit drejtues të Monzës nga viti 1975 deri në vitin 1985, por përmes elektronikës industriale, bleva në ato vite ekipin e Sent Anxhelo Lodixhiano. Për më tepër, askush nuk pyet se pse në mesin e shumë menaxherëve, presidenti kur bleu Milanin më besoi mua postin e administratorit të deleguar. Nuk mu dhurua për frymën e shenjtë, por falë kurrikulës time. Faleminderit Monza”, përfundon Adriano Galiani, i cili është gati për të nisur një tjetër aventurë me Berluskonin, mbas eksperiencës së paharrueshme me kuqezinjtë e Milanit.