Samuel Eto

Armiqësia me Guardiolën, Eto: Isha mbi Mesin, Interi bëri blerjen më të madhe në histori!
Sulmuesi i famshëm kamerunas, Samuel Eto, i cili tashmë aktivizohet në Katar, me Katar SC, ka folur në lidhje me të shkuarën e tij te Barcelona, duke iu kthyer marrëdhënies së tij me trajnerin e asaj kohe, Pep Guardiolën. Në intervistën për beIN Sports sulmuesi 38-vjeçar ka kujtuar problemet që kishte me spanjollin.

“Pep ka jetuar gjithë jetën në Barcelonë, por gjatë viteve që drejtoi Barcelonën ai nuk e kuptonte ekipin. Nuk jetonte jetën e grupit tonë. I thashë Guardiolës: ‘Do vish të më kërkosh falje, sepse jam unë ai që do e bëjë Barcelonën të fitojë, jo Mesi’. Realisht isha unë ai që e bëri Barcelonën fitimtare dhe Pep do duhej të më kërkonte falje”.

Kamerunasi shpjegon se shpërthimi i Mesit, i cili për Eto është futbollisti më i mirë i historisë, do të vinte pak më vonë, edhe pse argjentinasi nisi të shënonte rregullisht prej vitit 2006.

Sipas Eto, edhe Iniesta e Ksavi e mbështetin teorinë e tij: “E tillë ishte situata në atë moment. Mesi doli në pah më vonë, ajo ishte epoka ime, pyesni Ksavin, Iniestan dhe të tjerët”.

Në 2009 Eto iku nga Barcelona, për të shkuar tek Interi, ndërsa vendimin e largimit e mori Guardiola, sipas afrikanit: “Avokati më tha që Barça më kishte nxjerrë në shitje, me kërkesë të Guardiolës. Tani është e qartë që ajo lëvizje dhe mundësia që Pep më dha do të mbetet në histori, sepse më lejoi të bëhesha pjesë edhe më e madhe e historisë së futbollit, duke shkuar tek Interi. Pep i mundësoi Interit të bënte blerjen më të mirë në historinë e futbollit”.

Shpërthen Eto: Trajnerët me ngjyrë shihen si njerëz të dorës së dytë!
Samuel Eto është një ndër sulmuesit më të mëdhenj të historisë së futbollit, i cili vijon ende të luajë edhe pse numëron plot 37 vite mbi supe. Aktualisht, kamerunasi aktivizohet në Lindjen e Mesme, me ekipin e Katar SC. Së fundmi, sulmuesi ka folur për mediat, në lidhje me racizmin, sidomos pas ngjarjeve të ndodhura në Serie A, me Kulibalin.

Eto ka folur për këtë çështje dhe ka tronditur disi me deklaratat e tij, duke thënë se racizmi është shumë i pranishëm në futboll, madje te trajnerët mund të jetë më shumë se te lojtarët. Sipas 37-vjeçarit, trajnerët me ngjyrë nuk preferohen nga klubet dhe konsiderohen si njerëz të dorës së dytë.

“Disa ish-lojtarë me ngjyrë nuk duan të bëhen trajnerë edhe pse atyre i pëlqen. Ka shumë trajnerë në Afrikë, të cilët i kanë të gjitha kualifikimet e duhura, por thjesht nuk kanë besim tek ata, ndryshe nga trajnerët e tjerë. Trajnerët me ngjyrë janë parë gjithmonë si qytetarë të dorës së dytë. Gjithsesi, unë fitova shumë në Europë si lojtar dhe dëshiroj të bëj të njëjtën gjë dhe si trajner”.

Eto në telashe, një vajzë pretendon atësinë e sulmuesit…
Samuel Eto ndodhet në një situatë të komplikuar dhe serioze. 37-vjeçari vazhdon karrierën e tij në Katar me ekipin e Katar SC, ndërsa në Madrid është hapur një çështje atësie kundër sulmuesit kamerunas.

Siç citon “AS”, një vajzë pretendon se është e bija e futbollistit. Ajo është 18 vjeç dhe avokati i agjencisë Efe, Fernando Osuna, ka dorëzuar kërkesën për vajzën dhe ka specifikuar se vajza ka ardhur në jetë nga raporti i Eto me një femër, gjatë periudhës kur afrikani luante me Realin e Madridit.

Eto me bluzën e Realit

E reja ka lindur jashtë Spanjës, në një vend që nuk specifikohet, ndërsa ajo zotëron prova biologjike që mbështesin dëshminë e saj, gjë që bëri dhe gjyqtarin të pranojë kërkesën e bërë. Tashmë pritet reagimi i lojtarit, i cili do të thirret të dëshmojë në Gjykatën e Madridit.