S

FSHF i mbyll edhe shtëpinë e dytë Kastriotit, vijon dallga e gjobave
Komisioni i Disiplinës është mbledhur sot, pasi sikurse dihet nesër zhvillohen ndeshjet e Kupës së Shqipërisë. Ky komision ka marrë në shqyrtim relacionet e zyrtarëve të ndeshjeve dhe ka vendosur të penalizojë ato klube që kanë bërë shkelje. Fokusi ka qenë të ngjarjet e ndodhura në Fushë-Krujë, ku lojtarë të Skënderbeut janë ankuar për ushtrim dhune ndaj tyre.

VENDIMET E DISIPLINËS

-KF “Tirana”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqindmijë) lek.

– KS “Kastrioti”, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive për organizimin e ndeshjes kundër KF Skëndërbeu duke mos garantuar sigurinë e lojtarëve kundërshtarë si dhe sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 5/2; 64/c; 65/2 dhe 66/1 të KDS, dënohet me zhvillimin e 2(dy) ndeshjeve në fushë asnjanëse dhe gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) Lekë. Për vlerësimin e kriterit infrastrukturor çështja t’i referohet Komisionit te Licencimit.

– Zyrtari i KS “Kastrioti”, Gazment Vogli, për sjellje të gabuar ndaj zyrtarëve të ndeshjes duke përdorur fjalë fyese, në bazë të Nenit 49/2/a) të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktivitetet futbollistike. Në bazë të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimin në dhomat e zhveshjes, stoli i rezervave dhe territori përreth fushës.

– FC “Flamurtari”, për sjellje të gabuar të spektatoreve, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek.

– Zyrtari i KF “Egnatia”, Agron Alia, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

– KF “Bylis”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek. Në aplikim te Nenit 136/1.a të KDS, gjoba shlyhet në masën 50%.

– Lojtari i KF “Burreli” U -17, Samuel Kola, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

– Zyrtari i KF “Brians” U-17, Kreshnik Ivanaj për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

-Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF “Shkëndija DR” U-19, Etnik Kameri, si të pa bazuar në KDS dhe Rregulloret e tjera të FSHF.

– Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF “Kukësi” U-17, Ervis Patarria, si të pa bazuar në KDS dhe Rregulloret e tjera të FSHF.