Russell Westbrook

VIDEO | Westbrook futet në histori, Warriors likuidojnë edhe Nuggets
Golden State Warriors kanë triumfuar kundër Denver Nuggets, një ndeshje që pritej të ishte e fortë dhe në fund përfundoi 116-102. Ai që spikati mbi të tjerët ishte DeMarcus Cousins, duke realizuar 28 pikë, 5 asiste dhe 12 rikuperime. Durant u ndal në kuotën e 21 pikë, kurse Curry në 17. Një ndeshje e dominuar nga kampionët në fuqi, që pas tre periodave të para numëronin 22 pikë më shumë.

Houston Rockets likuidioi 105-130 Sacramento Kings dhe regjistron kështu fitoren e 50-të sezonale. Si zakonisht lideri ishte James Harden, i cili regjistroi këto shifra: 36 pikë, 10 asiste, 3 rikuperime. San Antonio Spurs ka bërë detyrën kundër Atlanta Hawks, në një ndeshje që u mbyll 117-111. DeMar DeRozan bëri një ndeshje të mirë, duke shënuar 29 pikë.

Oklahoma City Thunder mundi Los Angeles Lakers 119-103. LeBron James nuk u aktivizua, ndërkohë që ylli i mbrëmjes ishte Russell Westbrook, me një “triple-double” që e fut në historinë e skuadrës së tij, pasi më parë askush nuk kishte regjistruar një të tillë: 20 pikë, 21 asiste, 20 rikuperime. Gjithashtu ai bëhet lojtari i dytë në historinë e NBA që realizon një “triple-double” të tillë. Vetëm Wilt Chamberlain (22 pikë, 21 asiste, 25 rikuperime) më 2 shkurt të vitit 1968 ka bërë më mirë.

Oklahoma City Thunder-Los Angeles Lakers 119-103

San Antonio Spurs-Atlanta Hawks 117-111

Sacramento Kings-Houston Rockets 105-130

Golden State Warriors-Denver Nuggets 116-102

“T’i thyej kockat, ty dhe gruas tënde”, Westbrook zbulon shkakun e tërbimit
Ndeshjet e kampionatit amerikan të basketbollit dhuruan spektakël si gjithmonë, por edhe grushte mes lojtarëve dhe konflikte me tifozët. Serge Ibaka dhe Marquese Chriss përdorën duart mes tyre në ndeshjen Toronto Raptors-Cleveland Cavaliers dhe të dy lojtarët u përjashtuan nga loja.

Megjithatë, ajo që ka bërë bujë dhe që ka shkaktuar shumë polemika në SHBA është ngjarja e ndodhur në ndeshjen Utah Jazz-Oklahoma City Thunder. Miqtë fituan me rezultatin 89-98, me Russell Westbrook (23 pikë, 8 asiste, 11 rikuperime), i cili ishte në lartësinë e duhur. 30-vjeçari pati problem me publikun vendas gjatë gjithë ndeshjes. Një gjë e tillë i kishte ndodhur dhe gjatë prillit të kaluar në ndeshjet “play-off”.

Një moment Westbrooke nuk duroi më dhe iu kthye një tifozi, i cili po e ofendonte lojtarin papushim. “Ti mendon se unë po luaj, por të betohem në Zot që t’i thyej kockat, ty dhe gruas tënde”. Një kërcënim i tillë është kapur në video nga Eric Woodyard, një gazetar i “Desert News”. Ky i fundit ka postuar videon në rrjetet sociale, aty ku kanë shpërthyer polemikat e shumta.

Basketbollisti është mbrojtur, duke shpjeguar me detaje incidetin e ndodhur. Numri 0 pretendon se është ofenduar me shprehje raciste dhe nuk mund të toleronte diçka të tillë.

“Kam marrë fyerje raciste dhe nuk mund t’i pranoj ato. Natyrisht që të gjithë komentojnë në bazë të videos së publikuar, por nuk shihet se si nisi e gjitha kjo. Një djalë i ri dhe gruaja e tij m’u drejtuan me fjalët: ‘qëndro i gjunjëzuar, ashtu siç je mësuar gjithmonë’. Nga këndvështrimi im, ky është një koment që ka doza racizmi dhe përbuzje. Në Utah ka shumë tifozë pasionantë, të cilët vijnë shohin ndeshjen dhe zbaviten, por ka edhe nga ata që vijnë vetëm për të më ofenduar mua dhe familjen time.”

“Kam bërë gjithçka mirë për shumë vite, pa krijuar asnjë problem me askënd. I kam qëndruar larg problemeve dhe nuk kam patur asnjë problem me tifozët në 11 vite në NBA. Kam marrë kritika pafund, por nuk jam i gatshëm të pranoj ofendime personale plot përbuzje dhe urrejtje. Nëse do të ndodhem përsëri në një situatë të tillë, nuk do të hezitoj të them të njëjtat gjëra. Nuk do të merrem kurrë me një grua dhe nuk do të ngre kurrë dorë kundrejt saj, por në momentin kur burri i saj po më ofendonte, ajo nisi të përsëriste të njëjtat gjëra.”

Tifozi i përfshirë në këtë çështje quhet Shane Keisel dhe ai mohon që të ketë ofenduar lojtarin e Oklahomës. Edhe klubi i Utah Jazz ka reaguar për ngjarjen, duke thënë që po heton atë çfarë ka ndodhur, ndërsa bën thirrje për një klimë më të mirë midis lojtarëve dhe tifozëve.

Raptors likuidojnë edhe Spurs, rekordi i Westbrook “ndalet”
Toronto Raptors kanë treguar superioritetin e tyre edhe ndaj San Antonio Spurs, pasi kanë fituar me rezultatin 120-117. Skuadra nga Teksasi bëri më mirë deri në periodën e tretë, por në periodën e katërt kanadezët arritën të përmbysnin avantazhin e lehtë të Spurs dhe të fitonin. Kawhi Leonard dhe Pascal Siakam spikatën si zakonisht, duke shënuar respektivisht 25 dhe 22 pikë.

Ndalet Russell Westbrook, por jo Oklahoma City Thunder.  Fitore kundër Utah Jazz me rezultatin 148-147 pas dy shtesave. Westbrook nuk arriti të realizonte dot “triple-double” për të 12-n ndeshje radhazi, edhe pse iu afrua shumë. Ai regjistroi 43 pikë, 8 asiste dhe 15 rikuperime. Vendimtar në fitoren e skuadrës së tij, që pati edhe një Paul George të papërmbajtshëm. Ky i fundit shënoi plot 45 pikë.

Indiana Pacers ka kaluar me sukses New Orleans Pelicans. Fitorja e 39-të për ta dhe që regjistrohet me rezultatin 126-111. Një lojë mjaft e mirë në grup, që soli edhe triumfin. Denver Nuggets ka marrë fitoren e radhës, e 40-ta deri më tani. Kundërshtari që e pësoi ishte Dallas Mavericks. Përballja u mbyll 104-114.

Montrezl Harrell (30 pikë) dhe Danilo Gallinari (23 pikë) morën për dore Los Angeles Clippers, që mundën 106-112 Memphis Grizzlies. Detroit Pistons ka thyer 122-125 Atanta Haëks. Reggie Jackson (32 pikë, 8 asiste, 5 rikuperime) dhe Andre Drummond (26 pikë, 2 asiste , 21 rikuperime) ishin ata që udhëhoqën skuadrën e tyre drejt triumfit.

Charlotte Hornets-Washington Wizards 123-110

Toronto Raptors-San Antonio Spurs 120-117

Orlando Magic-Chicago Bulls 109-110

Indiana Pacers-New Orleans Pelicans 126-111

Atanta Hawks-Detroit Pistons 122-125

New York Knicks-Minnesota Timberwolves 104-115

Memphis Grizzlies-Los Angeles Clippers 106-112

Dallas Mavericks-Denver Nuggets 104-114

Oklahoma City Thunder-Utah Jazz 148-147

VIDEO | Russell Westbrook thellon rekordin, Pelicans i prishin festën
Befasohet Oklahoma City Thunder, që u mund 131-122 nga New Orleans Pelicans. Një ndeshje që nisi e barabartë, por në periodën e dytë dhe të tretë Pelicans ishin më lart dhe krijuan distancë të mjaftueshme për t’iu gëzuar fitores në fund.

Russell Westbrook ishte i papërmbajtshëm. Sërish “triple-double”, i 11-ti radhazi dhe rekordi i mëparshëm i tij përmirësohet. Plot 44 pikë të shënuara, 11 asiste dhe 14 rikuperime. Paul George u ndal në 28 pikë. Julius Randle dhe Jrue Holiday ishin ata që udhëhoqën Pelicans drejt triumfit, teksa realizuan respektivisht 33 dhe 32 pikë.

New York Knicks ka triumfuar kundër Atlanta Hawks me rezultatin 91-106. Një ndeshje e fituar falë lojës në grup, me 6 basketbollistë që realizuan më shumë se 10 pikë. Dennis Smith Jr. Ishte shënuesi më i mirë i Knicks, me 19 pikë. Fitore të rëndësishme mori edhe Orlando Magic, që mposhti Charlotte Hornets 127-89.

Orlando Magic-Charlotte Hornets 127-89

Atlanta Hawks-New York Knicks 91-106

New Orleans Pelicans-Oklahoma City Thunder 131-122