Rubiales

Spanja në duart e një të panjohuri, njihuni me trajnerin e ri
Largimi i Luis Enrikes nga kombëtarja spanjolle për shkak të disa probleme familjare vuri para një situate tejet të vështirë presidentin e federatës spanjolle, Luis Rubiales, dhe drejtorin sportiv Hoze Molina.

Në fund, dy krerët e futbollit spanjoll vendosën t’i besonin stolin e kombëtares asistentit të Luis Enrikes, Robert Moreno, i cili drejtoi Spanjën në tri ndeshjet e fundit ku iberikët mundën Maltën, Ishujt Faroe dhe Suedinë. Drejtori sportiv Hoze Molina u shpreh kështu për vendimin e marrë: Një vit më parë kur firmosëm me Luis Enriken ramë dakord për të filluar një projekt të ri, nëse do të zgjidhnim një trajner tjetër do na duhej të ndryshonim krejtësisht projektin. Moreno do të vazhdojë punën që nisi Enrike”.

Trajneri 41-vjeçar nuk ka një të shkuar si futbollist, por karrierën si trajner e ka filluar në moshë të re. Moreno ishte 25-vjeç kur drejtoi ekipin e tij të parë në ligat amatore në Katalonj. Pas disa vitesh eksperiencë në futbollin gjysmëprofesionsit, Moreno bëri hapin e madh në karrierë duke u bërë asistent i Luis Enrikes në vitin 2010, kur ky i fundit drejtonte Barcelonën B. Bashkëpunimi midis tij dhe Enrikes qëndroi i pandërprerë.

“Falenderoj presidentin Rubiales dhe drejtorin Molina për besimin e dhënë. Nuk është një ditë e madhe, ka gëzim por trishtimi mbetet më i madh. E ëndërroja të isha trajneri i kombëtares, por jo në këtë lloj mënyre. Kam punuar nëntë vite me Luis Enriken dhe kam mësuar gjithçka nga ai”, përfundoi Moreno.

Infantino: Rubiales me principe dhe vizion, Spanja shkon larg
Shkarkimi i trajnerit Lopetegui nga kombëtarja e Spanjës, vetëm pak ditë para nisjes së Botërorit të Rusisë, shkaktoi polemika në vendin iberik. Federata spanjolle veproi shpejt dhe “pa mëshirë”. Luis Rubiales, kreu i futbollit spanjoll, mori një vendim të guximshëm, duke shkarkuar trajnerin.

Lopetegui kishte nënshkruar me Realin e Madridit dhe zyrtarizimi i tij u bë me datë 13 qershor. Kjo gjë solli irritimin e federatës spanjolle, pasi Lopetegui sapo kishte rinovuar kontratën e tij me Spanjën.

Ditën e sotme u zhvillua asambleja e përgjithshme e federatës spanjolle dhe në të morën pjesë dhe krerët e futbollit botëror. Xhani Infantino, kreu i FIFA-s dhe Aleksandër Ceferin, kreu i UEFA-s. Një gjest politik i mbështetjes së qeverisë botërore të futbollit ndaj kreut të federatës spanjolle, pasi drejtuesit e FIFA-s dhe UEFA-s rrallë herë marrin pjesë në asambletë e përgjithshme të vendeve përkatëse.

“Luis dhe bordi i tij morën një vendim tepër korrekt. Vlerat dhe principet e Rubiales janë po të njëjtat që nga koha kur e njoh. Janë këto cilësi që e bënë atë president të federatës: sinqeriteti, ndershmëria, puna e madhe dhe kurajo e tij. Ai është një person trim dhe kjo është e rëndësishme për të ardhmen, për të marrë vendime dhe për të ecur përpara. Sigurisht që kur vendimet janë marrë ka dhe kritika.”

“Disa nga gjërat që kam lexuar pas eliminimit të Spanjës nga Kupa e Botës janë, me gjithë respektin, të pabesueshme. Spanja u eliminua me pak fat të keq nëpërmjet penalltive. Nëse do kishin kaluar Rusinë, të gjithë do flisnin për punën e mirë të Rubiales. Gjëja më e rëndësishme është të marrësh vendime dhe vendimet e kreut të federatës spanjolle kanë qenë absolutisht korrekte. Me këtë mentalitet jam i bindur që RFEF (Federata Spanjolle e Futbollit) do të shkojë larg, tepër larg…”

“Të marrësh drejtimin e një institucioni në kohë krize është gjithmonë e vështirë. RFEF ka përjetuar një periudhë të vështirë muajt e fundit. Presidentit i është dashur të marrë vendime të vështira dhe radikale që prodhuan kritika, por ishin tepër të nevojshme. Nuk kam dyshim që Luis Rubiales, me njohuritë që zotëron dhe vizionin e tij për futbollin, do të jetë një lider i madh për federatën dhe futbollin spanjoll”, mbyll prononcimin e tij Xhani Infantino.