rregullore

Penalltia e dyshimtë? Vjen revolucioni në futboll
Bordi ndërkombëtar i Futbollit, që është institucioni që vendos për çdo ndryshim në rregulloren e sportit, pritet të mblidhet në ditët në vazhdim për të diskutuar mbi disa ndryshime revolucionare.

E sigurt është se penalltitë nuk do të jenë si më parë. Në planet e ligjvënëse të sportit është menduar që të hiqet njëherë e përgjithmonë fjale “prekje e pavullnetshme”, pra rastet ku arbitri nuk jep penallti pas prekjeve të pavullnetshme do të jenë diçka e së shkuarës. Ky rregull i ri do të bëjë që të  mbrojtësit të jenë shumë më të kujdesshëm më vendosjen e duarve brenda zonës së penalltisë. Megjithatë, duhet sqaruar se në rastet kur topi ka kontakt me dorën e ngjitur pas trupin loja do të vazhdojë normalisht.

Një rregull i dytë që është propozuar është ai i konsiderimit të penalltive si një goditje me vetëm një kontakt. E shpjeguar më qartë: Në rast se një portier pret një penallti, atëherë ai fiton menjëherë nje rivënie fundore, pra nëse ekzekutuesi i penalltisë nuk e dërgon topin në rrjetë pas kontaktit me shtyllën, traversën ose trupin e portierit, skuadra kundërshtare fiton një rivënie fundore.

Tjetër risi nga FIFA, ndryshon rregulli i kartonit të kuq
FIFA ka ndërmend të ndryshojë rregulloren përsa i përket kartonëve të kuq. Bëhet fjalë për pezullimin prej të paktën një ndeshje, që çdo lojtar duhet të kryejë pasi i akordohet kartoni i kuq.

Deri më tani, futbollistët e shlyejnë pezullimin sipas rregullores së federatave përkatëse. Për shembull në Spanjë, një karton i kuq i marrë në kupë vlen vetëm për ndeshjet e këtij kompeticioni e njëjta gjë vlen edhe për kampionatin dhe kompeticionet e Champions League dhe Europa League, në të ardhmen kjo do të ndryshojë.

Çdo karton i kuq i marrë do ta pezullojë lojtarin nga ndeshja pasardhëse, qoftë kjo ndeshje kampionati, kupe, apo Champions ose Europa League. Ende ka paqartësi nëse pezullimi pas kartonit të kuq do të vlejë nga ndeshjet e kombëtares në ato të klubeve dhe anasjelltas.

FIFA u “shpall luftë” vonesave të lojës, njihuni me rregullat e reja
Prej vitesh FIFA e ka përdorur Botërorin e klubeve si një turne për të eksperimentuar rregullat dhe risitë e reja teknologjike. Pikërisht në këtë turne, u vu për herë të parë në përdorim sistemi “VAR”, që tani përdoret në një pjesë të madhe të kampionateve elitare.

Edhe këtë vit nuk ka munguar një risi në rregulloren e lojës. Një ndër ndryshimet ka të bëjë me ekzekutimin e rivënies fundore. “FIFA” planifikon të heqë rregullin që ndalon lojtarët të prekin topin breza zonës së rreptësisë, pasi portieri rifillon lojën.

Në të ardhmen lojtarëve kundërshtarë të vendosur jashtë zonës së rreptësisë, do t’u lejohet të vrapojnë drejt portës, sapo portieri kundërshtari të nisë vrapin për të shkelmuar topin. Falë këtij rregulli do të reduktohen vonesat e lojës që shpesh bëhen nga portierët në të gjithë botën.

Një tjetër ndryshim në rregullore, që do të reduktojë ndjeshëm vonesat e lojës ka të bëjë me zëvendësimet. Lojtarët që do të thërriten për të dalë jashtë nga fusha, nuk do të shkojnë më drejt stolit, por do të lënë fushën e lojës në pikën më të afërt. Pra, nuk do të shohim më lojtarë që ikin në cepat e fushës për të harxhuar sa më shumë minuta.

Këto rregulla fillimisht do të duhen të aprovohen nga komiteti i FIFA-s në muajin mars, e më pas do t’i jepet “drita jeshile” përdorimit të tyre në çdo vend të botës.