Robinho

“Shndërroi bodrumin në klub nate”, zbulohet çmenduria e ish-madrilenit
Roiston Drente është ndër ata futbollistë që nuk e arritën kurrë potencialin e tyre të vërtetë. I blerë nga Real Madrid në vitin 2007 kur ishte vetëm 20 vjeç, sulmuesi holandez shpëdoroi talentin e pamasë, duke preferuar që të ndiqte një stil jetese ku jeta e natës ishte e pandashme nga ai.

Më shumë se një dekadë më vonë nga ajo eksperiencë, Drente, është rikthyer pas në kohë në një intervistë për “FourFourTëo”, ku ka zbuluar një histori interesante, protagonist i secilës ishte sulmuesi brazilian Robinjo

“Sapo shkova në Madrid ndihesha si në Holandë. Skuadra më mirëpriti me shumë dashamirësi. Guti ishte më i afërti me mua, një legjendë e vërtetë. Më pas krijova një raport shumë të mirë me Robinjon. Ai jetonte një vilë gjigante, shkoja shpesh atje pasi ai kishte bërë një çmenduri. Kishte kthyer të gjitë bodrumin ishte kthyer në një klub mini-klub nate, siç e dini pas futbollit muzika është pasoni im i dytë dhe ndonjëherë bëja rolin e “DJ”.

Godet Bashakshehiri, akord me brazilianin e famshëm
Bashakshehiri kryeson kampionatin turk me 35 pikë, ndërsa ndiqet nga katër ekipe në kuotën e 29 pikëve. Drejtuesit e klubit kryesues kanë objektiv titullin dhe kanë përforcuar ekipin, duke i dhuruar trajnerit një emër të madh për repartin ofensiv.

Klubi turk ka arritur marrëveshjen me Robinjon, i cili është larguar nga Sivaspori. 34-vjeçari, i cili ka shënuar 28 gola me kombëtaren e Brazilit, do të luajë pjesën e mbetur të sezonit me ekipin e vendit të parë.

Ka qenë vetë klubi i Bashakshehirit që ka njoftuar marrëveshjen, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare. “Klubi ynë ka arritur marrëveshjen me Sivasporin për transferimin e Robson De Souza (Robinjo)”, shkruhet në deklaratën e klubit, që pret gola nga braziliani i famshëm.

?? “Kulübümüz Robson De Souza (Robinho)’n?n transferi için Demir Grup Sivasspor Kulübü ile anla?maya varm??t?r. Her iki kulübe de hay?rl? olsun.”

Göksel Gümü?da? pic.twitter.com/a7nlFuNmXb

— ?stanbul Ba?ak?ehir (@ibfk2014) December 27, 2018

Sherri me Belami dhe prapaskenat e transferimeve, rrëfehet “Pele i ri”
Robinjo, tashmë 34 vjeç, vijon të luajë futboll dhe ka zgjedhur Sivasporin në Turqi. Fillimet e karrierës së tij kanë qenë brilante me Santosin, aq sa arritën ta cilësonin si Pelen e ri. Në një intervistë të dhënë për revistën “FourFourTwo”, ai komenton në lidhje me etiketimin e bërë dhe jo vetëm.

Braziliani tregon një episod me Dekon, sherrin me Belami, por edhe për kalimin te Reali dhe Mançester Siti. Milanin e kujton me nostalgji dhe zbulon se kush e transferoi aty. Gjithashtu si veçon raportin me Bekamin te Reali, por edhe lënien në stol nga Kapelo.

PELE I RI – “Krahasimet në fillim ma bënë jetën më të vështirë. Është e pamundur të të krahasojnë me një lojtar që ka shënuar 1 mijë gola, ka luajtur në katër Kupa Bote dhe që cilësohet si lojtari më i mirë i të gjitha kohërave.. Por unë duhet të falënderoj ata që ishin pranë meje gjatë sezoneve të para”.

EPISODI ME DEKON – “Ishte katastrofike. Zakonisht ishte ai që më tërhiqte pantallonat e shkurtra dhe nuk po hakmerresha dot. Kam pritur shansin tim për një kohë të gjatë, deri kur erdhi dita që të shkrepnim fotot zyrtare për turneun kualifikues në lojërat para-Olimpike në Kili. Ndërkohë që ai po pozonte për kameramanin, i bëra atij atë që ai ma kishte bërë mua shumë herë. I gjithë Brazili e shikoi atë skenë. Menduam se ishte një episod i këndshëm, por kur nuk arritëm të kualifikoheshin, shumë u tërbuan. Ishte një pikë kthese për ne, sepse e kuptuam që duhet të linim pas fëmijërinë dhe të bëheshim burra. Që prej asaj kohe kam arritur të kuptoj se çfarë do të thotë të veshësh fanellën e Brazilit”.

KALIMI TE REALI – Për mua nuk ishte e vështirë që të zgjidhja. Reali kishte shfaqur më shumë interes se Barcelona dhe për më tepër kishte shumë brazilianë në ekip. Plus kësaj edhe trajneri ishte Luksemburgo, një brazilian. Pse duhet të shkoja te Barça?”.

KAPELO – “Unë kam qenë në gjendje të luaj me të gjithë trajnerët. Kur erdhi Kapelo më uli në stol. Nuk e di përse, ndoshta prej moshës tim. Gjithsesi e pranova vendimin pa bërë polemika”.

RAPORTI ME BEKAM – “Ai ishte gjithmonë pjesë e grupit tonë. Spanjollët ishin xhelozë, pasi fliste më shumë portugalisht se spanjisht, ndaj edhe kalonte më shumë kohë me ne brazilianët. Është një person shumë i përulur, nuk kam njohur kurrë një lojtar me këmbët në tokë si ai”.

LARGIMI NGA REALI – “Nuk më erdhi keq për largimin, por për mënyrën se si ika. Reali mbetet klubi që më hapi mundësinë të konfirmohen në Europë. Nuk i harroj kujtimet e mira me ta, paraqitjet e mira që bëra me skuadrën. Mendoj se kam luajtur mirë dhe i ndihmova të shpalleshin kampionë. Isha i vendosur për të ndryshuar ambient”.

TRATATIVAT ME ÇELSIN – “Qëllimi ishte të bashkohesha me Çelsin. Kisha folur me Skolarin dhe më tha se më donte në skuadër për t’i dhënë më shumë cilësi. Por tratativat me Realin dështuan sepse drejtuesit e klubit u mërzitën kur Çelsi vendosi të nxjerrë në shitje fanella të shtypura me emrin tim. Kjo ishte një çështje krenarie për Realin. Kështu ata kërkuan për një klub që nuk luante në Champions dhe në fund shkova te Mançester Siti”.

ZËNKA ME BELAMI – “Kam pasur një zënkë njëherë me të, por kush nuk ka pasur? Lojtarët e tjerë gjithashtu kanë pasur probleme me Kraig. . Njëherë luajtëm kundër Arsenalit dhe nuk bëra një pjesë të parë të mirë dhe në dhomat e zhveshjes ai nisi të bërtiste diçka në anglisht. Unë nuk kuptova asgjë qartësisht, por e kuptoja që nuk po thoshte gjëra të mira. Glauber më mbajti të mos shkoj drejt tij, më pas u qetësuam. Ndihesha i lodhur, pasi kisha bërë një udhëtim shumë të gjatë Brazil. Por ditën e nesërme ai erdhi dhe më kërkoi falje”.

AVENTURA TE MILANI – “Isha i rrethuar nga lojtarë të mëdhenj. Ishin Tiago Silva, Sedorf, Ibrahimoviç, Inzagi, Ronaldinjo, Pirlo dhe Pato. Shkova me qëllimin për të fituar kampionatin dhe Ligën e Kampioneve, por arritëm të fitojmë vetëm titullin. Ato ditë më mungojnë edhe ditët e sotme. Kam kaluar katër vite të mrekullueshme në Milani”.

“MENAXHERI”  IBRAHIMOVIÇ –  “Ishte ai që më rekomandoi te Galiani. I tha që ekzistonte mundësia që të shkoja edhe unë. ‘Shko dhe merre’, i tha, ‘është një fenomen, së bashku do punojmë mirë dhe do të shënojë golat që i duhen skuadrës’. Në fushë ma përsëriste shpesh këtë histori”.