Robin Olsen

Olsen drejt Premier Ligës, Roma “blindon” portën me zbulimin e sezonit
Robin Olsen ishte një ndër dështimet e Romës dhe ish-drejtorit Monçi, me portierin suedez që u ble për 9 milionë euro nga Kopenhagen, por që nuk ka arritur të jetë në lartësinë e duhur. Ky është edhe shkaku që verdhekuqtë kërkojnë ta nisin merkaton që nga porta.

Nën lupën e kryeqytetasve është vënë gardiani i Kaljarit, Alesio Kranjo, për të cilin thuhet se drejtuesit e Romës do të ofrojnë plot 25 milionë euro. 24-vjeçari ka qenë një nga zbulimet më të bukura të këtij sezoni, është paraqitur mjaft mirë me ekipin nga Sardenja dhe kërkohët nga disa klube në Serie A.

Një objektiv tjetër mund të jetë edhe Kevin Trap, por për gjermanin e Ajntrahtit të Frankfurtit operacioni i transferimit duket më i ndërlikuar se sa ai i portierit italian.

Olsen një zhgënjim total te Roma, destinacioni i ri është në Angli
Blofet e Romës në merkaton e verës që lamë pas ishin të shumta. Krahas lojtarëve si Pastore, Klajvert dhe Nzonzi, një ndër lojtarët që kanë zhgënjyer më së shumti është portieri Robin Olsen.

“Gardiani” suedez u ble nga Kopenhageni për 9 milionë euro. Në Romë prisnin që 29-vjeçari të ishte i denjë për të zëvendësuar një portieri te kalibrit të Alison, por në praktikë nuk ndodhi kështu.

Së fundmi Olsen ka humbur vendin e titullarit ndaj 35-vjeçarit Antonio Mirante. Është e qartë që bashkëpunimi mes palëve po vjen drejt fundit. Sipas “Gazzeta Dello Sport”, destinacioni i ardhshëm i suedezit është kampionati anglez ku klubi i Uotford është i gatshëm të paguajë tetë milionë euro për portierin e kombëtares suedeze.

VIDEO | Olsen e tepron edhe me Suedinë, shpërthejnë tifozët: Më mirë një lopë në portë!
Roma shiti në verë portierin Alison te Liverpuli për shumën e 75 milionë eurove. Verdhekuqtë vendosën ta zëvendësonin brazilianin me Robin Olsen, duke i paguar 12 milionë euro Kopenhagenit për portierin e kombëtares suedeze.

Paraqitjet e tij nuk kanë qenë pozitive. Nordiku ka përfunduar shpeshherë në kritikat e tifozëve për gafat e bëra. Diçka të tillë e ka përsëritur edhe në derbin kundër Norvegjisë.

Dy kombëtaret skandinave zhvilluan një ndeshje plot emocione në Oslo, që u mbyll në barazim 3-3. Olsen doli keq në golin e parë të pësuar, ndërsa mund të bënte diçka më shumë në rastin e golit të dytë.

“Më mirë një lopë në portë”, “I mbivlerësuar” dhe “Ndizeni këtë llambë”, kanë qenë disa nga komentet ironizuese të tifozëve suedezë. Roma po mendon ta zëvendësojë me Alesio Kranjon e Kaljarit, ndërsa Olsen ka folur shkurt pas ndeshjes: “Nuk di asgjë për merkaton. Ndeshja jonë ishte e turpshme.”

Olsen “shpëton” klubin që mbahet nga shitja e pijeve
Mbas shitjes së brazilianit Alison tek Liverpuli, Roma nuk vonoi dhe gjeti pasardhësin e tij, duke firmosur me portierin e kombëtares suedeze, Robin Olsen. Verdhekuqtë paguan 8.5 milionë euro te danezët e Kopenhagenit dhe 28-vjeçari Olsen zbarkoi në kryeqytetin italian për të mbrojtur kuadratin e Romës.

Transferimi i tij ka sjellë gëzim dhe para dhe në një ekip të kategorisë së shtatë të Suedisë. Flasim për Malmo Bunkeflo FF, e cila ka përfituar 60 mijë euro nga transferimi i Olsen. Sipas rregullave të FIFA-s, të gjithë klubet me të cilat Olsen ka luajtur nga mosha 12-23 vjeç përfitojnë një përqindje të vogël nga transferimi i portierit. 5% e shumës prej 8.5 milionë eurosh që përfitoi Kopenhagen, do të ndahet mes të gjitha klubeve ku është aktivizuar Olsen, mes tyre dhe Bunkeflo.

Një shumë modeste prej 60 mijë eurosh për klubin e vogël, por një oksigjen për ta, të cilët mbijetojnë me financat që sigurojnë nga sponsorët lokalë dhe… shitja e hot-dogëve dhe pijeve gjatë ditëve të ndeshjeve.

Në një prononcim për “Reuters”, presidenti i klubit, Kale Uadenhamer është shprehur: “Do të doja që këto para të shfrytëzoheshin për të përfituar e gjitha zona, duke përmirësuar aktivitetet për fëmijët”.

Të gjithë janë të lumtur: Olsen për mundësinë e madhe, Roma, Kopenhagen, Bunkaflo dhe e gjithë zona e klubit që lufton në kategorinë e shtatë të kampionatit suedez.