Robertson

Historia frymëzuese: Nga opsioni dorëzim, në “qiellin e gjashtë” me Liverpulin
Futbolli mund të të realizojë edhe ëndrrat më të pamundura. Liverpuli festoi këtë sezon fitimin e Champions Ligës për herë të gjashtë në histori. Më mirë se të kuqtë kanë bërë vetëm Reali i Madridit dhe Milani.

Endrju Robertson përjetoi një mbrëmje të veçantë, ndërsa historia e tij është e pabesueshme. 25-vjeçari i krahut të majtë të mbrojtjes është ndër më të mirët në Europë për rolin e tij.

Tifozët e adhurojnë, ndërsa kopi i Liverpulit i ka kushtuar një kor. Robertson është dhe kapiteni i Skocisë. Vjet dështoi të triumfonte në finalen përballë Realit, por këtë vit ia doli të ngjitej në majë bashkë më shokët e tij.

E çuditshme se si të merr rrjedha e jetës, pasi skocezi ishte pranë lënies së futbollit në moshën 18-vjeçare. Një provë te Sëlltiku shkoi keq dhe mbrojtësi, totalisht i dëshpëruar, shkruante këto fjalë në rrjetet sociale atëherë.

“Jeta pa para në këtë moshë ta shpif. Kam nevojë për një punë”, shkruante skocezi në Twitter. Ishte viti 2012, por puna e përditshme dhe sakrificat e mëdha të shpërblejnë gjithmonë. Në një moment ishte gati t’i jepte fund dhe mungesa e parave po i “nxinte jetën”.

Për fat nuk hoqi dorë dhe sot ka gjithçka. Paratë janë me shumicë, karriera po shkon për mrekulli, është një pikë e fortë e një prej klubeve më të mëdha në botë dhe arriti të fitonte Champions Ligën. Ja pse nuk duhet të dorëzohemi kurrë, as atëherë kur gjithçka shkon keq.

“Më krahasojnë me Hirushen”, rrëfimi ndryshe i Robertson
Mbrojtësi i Liverpulit, Endi Robertson, ka qenë një nga titullarët e padiskutueshëm në formacionin e Jurgen Klop, ku ka bërë një tjetër sezon shumë pozitiv. Edhe pse lojtar i prapavijës, mëngjarashi ka asistuar 11 herë në Premier League, duke u renditur në vendet e para. Skocezi do të luajë finalen e dytë të Ligës së Kampionëve në karrierën e tij dhe për sfidën kundër Totenhemit, si dhe rrugëtimin deri më tani, shkroi:

“Më duhet të filloj me një rrëfim: Jo shumë gjëra më bezdisin, por ajo që më bezdis më shumë, është se shumica mendojnë se jeta e një futbollisti është një përrallë e bukur. Njoh shumë njerëz që mendojnë se unë jam si Hirushja, një shkop magjik u drejtua nga unë dhe u bëra futbollist i Liverpulit. Të jem totalisht i sinqertë, nuk është kështu.

Asnjë shkop magjik nuk më ka ndihmuar, nuk më ka rënë lotaria, me punë të palodhshme dhe me sakrifica të pa imagjinueshme jam te një nga klubet më të mëdha në botë dhe kapiten i kombëtares së Skocisë. Kur Liverpuli interesohet, e merr direkt agjentin në telefon dhe i thua: Ku të firmos?

Jam shumë i lumtur për pozitat ku ndodhem, është një ndjesi e jashtëzakonshme të jem për herë të dytë në finalen e Champions League. Askush nuk e meriton më shumë se Liverpuli këtë gjë. Tifozëve tanë iu thye njëherë zemra, shpresoj të mos ndodhë sërish. Gjëja që ka më shumë rëndësi në këto momente, është se fatin e kësaj finaleje e kemi ne në dorë. Një gjë mund ta them me bindje për Liverpulin: Ne nuk dorëzohemi asnjëherë”, shkroi mes të tjerash Robertson në The Players Tribune.

Robertson: Çmenduritë ndodhin, kujt i intereson për dëmtimin!
Mbrojtësi i majtë i Liverpulit, Endi Robertson, ishte natyrisht në delir pas triumfit të pabesueshëm kundër Barcelonës në Anfield. Një dëmtim e ndali në pushim, sepse Luis Suarez e nxori KO, por Robertson nuk pyet për asgjë.

“Kush do shkojë në finale? Ne do shkojmë. Kjo ka rëndësi tani, asgjë tjetër, nuk më intereson fare dëmtimi që pësova. Gini Uijnaldum vazhdoi në vendin tim dhe shënoi 2 gola. Nuk më intereson asgjë tjetër.

“E kam thënë gjithnjë, por kjo është alamet skuadre, e pabesueshme. Ne besojmë. Njerëzit na kishin hequr vizë, por ne besuam dhe e dinim se nëse e nisnim mbarë, mund t’ia dilnin.

“Alison ishte i mrekullueshëm, çfarë pritjesh! Tani shkojmë plot energji te ndeshja e fundit e kampionatit, edhe pse nuk është më në dorën tonë. Megjithatë, sot e pamë që gjërat më të çmendura ndodhin”.

Liverpuli “lidh” yjet, radhën për të rinovuar e ka Robertson
Kur mbrojtësi Andi Robertson nënshkroi për Liverpulin në fillimin e sezonit të shkuar, shumë tifozë të “The Reds” ngiten hije dyshimi mbi trajnerin Jurgen Klop dhe në gjashtë muajt e parë, kishin të drejtë.

Robertson nuk arriti të përshtatej me lojën e teknikut gjerman, i cili aktivizoi veteranin Xhejms Milner në të majtë të mbrojtjes dhe në disa raste, edhe spanjollin Moreno. Megjithatë, me kalimin e muajve Robertson u bë një nga lojtarët më të rëndësishëm të të kuqve dhe që nga janari i sezonit të shkuar, ka qenë titullar i padiskutueshëm.

I palodhur dhe me një të majtë shumë precize, Robertson është shndërruar në një nga idhujt e tifozerisë së kuqe. 24-vjeçarit i është ofruar dhe një kontratë e re sot, të cilën e ka firmosur. Ky akord do e mbajë skocezin në “Anfield” deri në vitin 2024 dhe pas rinovimeve të Salah, Mane e Firmonjo, edhe Robertson mund të konsiderohet si një “goditje” e madhe për Liverpulin këtë merkato.