Riberi

Riberi nuk bindet lehtë, refuzon ofertën e “gjigantit” francez
Frenk Riberi vazhdon të mbetet një emër që ndjell interes në rangun e ekipeve elitarë evropianë edhe pse francezi ka 36 vite mbi shpinë. Së fundmi “L’Equipe” raporton se ish-sulmuesi i Bajernit ka refuzuar një ofertë nga klubi i Monakos.

Trajneri Leonardo Zhardim njihet si ata trajnerë që vlerëson shumë eksperiencën dhe Riberi do ishte lojtari perfekt për të udhëzuar të rinjtë e shumtë që ka nën kontratë klubi nga Principata, por në fund francezi ka refuzuar ofertën e bërë.

Interes për Riberi ka dhe nga kampionati amerikan dhe ai australian, por francezi tregoi gjatë sezonit të kaluar se zotëron ende cilësitë për të bërë diferencën në një kampionat elitar.

Riberi: E dua stolin e Bajernit, kam mentalitet fituesi!
Frenk Riberi u largua nga Bajerni pas plot 12 vitesh dhe sulmuesi francez, është ende duke pritur oferta. Vetë Riberi tha se mendja dhe trupi i tij janë gati të luajnë në ritme të larta, si dhe ka dëshirën që një ditë të ketë një rol në stafin teknik të Bajernit, duke thënë se mund ta bëjë shumë mirë këtë punë.

“Unë gjithmonë do të kem një mentalitet fituesi dhe unë dua ta transmetoj këtë për shumë vite. E di se çfarë ndjejnë lojtarët dhe i njoh ata shumë mirë. Një ditë do ta di se si është të jesh një trajner”.

E ardhmja? Unë jam ende i uritur dhe ende mendoj se kam diçka për të dhënë. Për sa kohë që ndjej se kam nivel të lartë në këmbë dhe në kokë, do të vazhdoj të luaj. Unë ende mund të luaj në një klub të madh, ose të paktën kështu mendoj. Kam qenë gjithmonë shumë profesionist dhe kam punuar shumë. E gjithë kjo përpjekje dhe disiplinë më ka bërë të fitoj shumë.

“E dija se ky sezon ishte i fundit në Bajern, por kurrë nuk kam luajtur duke u rujtur, kam dhënë maksimumin. Kur dhoma e zhveshjes kishte nevojë për dikë që t’iu fliste lojtarëve isha gjithmonë aty”, përfundoi francezi.

Riberi u transferua te Bajerni nga Marseja për35 milionë eurosh, plus një bonus prej 4 milion euro në 2007. Ai luajti 425 herë për Bajernin, duke shënuar 124 gola.

Riberi: Luaj edhe dy vite, goli i fundit më frymëzoi
Frenk Riberi është në kërkim të aventurës së re. Sulmuesi 36-vjeçar nuk ka ndërmend të ndalet, përkundrazi në një intervistë për “L’Equipe”, Riberi thotë se do të vazhdojë karrierën e tij edhe për dy sezone.

Kampionatet kinez ose ai amerikan po e tundojnë “ish”-in e Bajernit, por dëshira e Riberi është që të vazhdojë të kontribuojë në një ekip të madh.

“Dëshira ime është që të luaj edhe dy sezone të tjera. Ku do që të shkoj do paguhem mirë, por ky është një vendim shumë i rëndësishëm që nuk më takon vetëm mua, duhet ta marr bashkërisht me familjen time. Goli i fundit që shënova për Bajernin sikur më ndezi diçka. Pse jo të mos provoj një sfidë tjetër në karrierën time”.

“Kam akoma uri. Mendoj se kam diçka për të dhënë dhe për sa kohë të ndihem kështu do shikoj mundësi për të luajtur në klube të mëdha pasi mundem. Kam eksperiencën e duhur për të bërë diferencën”.

Qartësohet e ardhmja e Riberisë, së shpejti në një ekip me Ksavin dhe Gabin
Frenk Riberi do t’i japë fund karrierës te Bajerni i Mynihut në fund të këtij sezoni. Francezi e mbyll “kapitullin” e tij me skuadrën bavareze 12 vite pas transferimit nga Marseja në verën e 2007-ës.

Edhe pse ka mbi supe 36 vite, kërkesat për lojtarin mbeten të shumta. Sipas “Kicker”, agjenti i Riberisë, Alen Miljaço po negocion me një klub australian dhe një klub nga Katari.

Për momentin oferta nga Lindja e Mesme është më joshësja përsa i përket aspektit financiar. Ekipi i interesuar për francezin është Al Sad, klub ky më i pasuri në shtetin që do të organizojë Botërorin e ardhshëm.

Një tjetër fakt interesant mbi këtë ekip është se në të ndodhen dy mesfushorë të mëdhenj që Riberi i njeh mirë. Bëhet fjalë për legjendën e Barcelonës Ksavi Hernandez, i cili ka dhe një vit kontratë me kryesuesit e kampionatit të Katarit. Futbollisti i dytë, është ish-kapiteni i Atletikos, Gabi.

Riberi drejt Australisë, Bajerni gjen pasuesin në Francë
Frank Riberi kreu një ndeshje fantastike ndaj Volfsburgut, ku edhe pse u fut si rezervë asistoi tri herë për shokët e tij. Gjithsesi, në më pak se një muaj francezi do të mbushë 36 vjeç dhe është bërë  e qartë që ai nuk është më në planet e Bajernit.

E ardhmja e Riberisë duket se do të jetë kampionati australian, ku klube të ndryshme po kërkojnë shërbimet e sulmuesit të krahut, duke i ofruar atij shifra marramendëse.

Ndërkohë, te Bajerni u duhet të gjejnë një zëvendësues për francezin. Së fundimi të gjithë zërat të çojnë te skuadra e Lilës, ku talenti Nikolas Pele është kthyer në një shënjestër për shumë klube elitare.

Presidenti i Lilës, Gerard Lopez, tha pak ditë më parë se ai nuk ka ndërmend ta lëshojë 23-vjeçarin pa 50 milionë euro. Megjithatë, në Mynih janë të bindur se drejtuesi i skuadrës franceze mund të bindet dhe me një ofertë më të vogël.

Te Bajerni e thonë troç: “Ky viti i fundit për Riberi”
Frenk Riberi po luan sezoni e tij të 12-të me Bajernin e Mynihut. Me kalimin e viteve francezi është kthyer në një legjendë te kampionët e Gjermanisë. 409 ndeshje dhe 122 gola të shënuar, nga një sulmues krahu s’mund të kërkosh më shumë se kaq.

Në muajt e fundit, 35-vjeçari ka sfiduar vitet, duke qenë një ndër lojtarët më të mirë në fushë për Bajernin. Në një intervistë të muajit dhjetor, Riberi u shpreh se do të dëshironte të luante edhe për një sezon me Bajernin, por këtë vendim nuk e ndan drejtori dhe ish-lojtari i skuadrës bavareze, Hasan Salihhamidzhiç.

Në një intervistë nga kampi stërvitor i Bajernit në Doha të Katarit, drejtuesi boshnjak, foli për të ardhmen e sulmuesit francez: Duhet të tregohen i sinqertë, me shumë mundësi ky është viti i fundit për Frenkun te Bajerni (Riberi)”.

Riberi i papërmbajtshëm, por për drejtuesit s’ka kthim mbrapa
Frenk Riberi është lojtari më në formë i Bajernit të Mynihut gjatë këtyre javëve të fundit. Shifrat flasin vetë. Francezi ka shënuar katër gola në katër ndeshjet e fundit, duke qenë një terror i vërtetë për mbrojtjen e kundërshtarëve.

Pak javë më parë sulmuesi 35-vjeçar tha në një intervistë për mediet gjermane se nuk e konsideronte të pamundur rinovimin e kontratës me kampionët e Gjermanisë pavarësisht moshës se ka shumë vite mbi supe.

Por, drejtuesit e Bajernit nuk ndajnë këtë mendim me lojtarin. Sipas gazetës gjermane “BILD”, pavarësisht ecurisë së lojtarit gjatë këtij sezoni, në fund do të ketë shtrëngim duarsh dhe një ceremoni speciale lamtumire, për një lojtar që në dhjetë vite u kthye në një legjendë për ekipin bavarez.

Koman: Unë pasuesi i Riberisë? E pamundur, s’ka të dytë si ai
2018-ta nuk ka qenë një vit i mbarë për talentin francez Kingsli Koman. Në shkurt një dëmtim bëri që të mbyllte sezonin në mënyrë të parakohshme dhe të humbiste Botërorin “Rusi 2918”,. Në një intervistë për medien gjermane “AZ”, 22-vjeçari flet mbi të ardhmen me Bajernit, titullin dhe Botërorin, ku nuk ishte prezent.

Pasuesi i Riberisë? – “Jo është e pamundur. Nuk mund të ketë të dytë si Riberi, por ai mbetet një shembull për mua. Dua të jem Kingsli Koman dhe jo pasuesi i Frenk Riberi. Do të ishte një ëndërr e bërë realitet nëse do të bëhem një ditë aq i rëndësishëm për Bajernin sa Riberi dhe Roben. Dua që të plotësoj pritshmëritë që klubi ka për mua.  Ata të dy janë ikona

Titulli? – “Asgjë nuk ka mbaruar. Do të bëjmë gjithçka në pjesën e dytë të sezonit. Nëse mundim Dortmundin në Allianz Arena diferenca shkon në gjashtë pikë. I kemi të gjitha mundësitë për të qenë kampion”.

BOTËRORI I HUMBUR – “Nuk u mërzita. Jam ende i ri dhe luaj në një klub si Bajerni. Kam që tani fituar tituj të shumtë. Isha i dëmtuar, e tillë është jeta. Duhet të vazhdoj përpara dhe të jem mirënjohës. Mund të fitojmë akoma tituj me Francës, më mbetet të punoj fort  e të shpresoj që unë të jem atje.

Testet fizike te bavarezët, befasojnë “pleqtë” e sulmit
Gjatë ditëve të fundit në qendrën stërvitore të Bajernit u kryen disa teste fizike për të analizuar në mënyrë shkencore gjendjen e futbollistëve të skuadrës nga Bavaria. Rezultatet kanë qenë befasuese, pasi në testet e rezistencës dhe fuqisë në gjashtëshen e kreut ishin emrat e dy sulmuesve në moshë, Frenk Riberi Arjen Roben.

Kreu i departamenti të fitnesit te Bajerni, Dr. Holger Broish foli me superlativa për dy lojtarët duke deklaruar: Arjeni dhe Frenku nuk kanë thuajse as një gram yndyrë në trupin e tyre, stërviten siç duhet dhe janë një model për pjesën tjetër të skuadrës.

Vetë dy lojtarët u shprehën në një prononcim për “SportBild” se për momentin ata nuk po e ndjejnë peshën e viteve. “Ndihem 27-vjeç, megjithëse në prill do të mbush 36”, u shpreh francezi Riberi, ndërsa kolegu i tij holandez tha: Nuk e di për sa do të zgjasë, por ndihem në formë të shkëlqyer edhe pse jam 34-vjeç.

Ferguson u bind për 45 minuta që Riberi s’vlen
A e dini se në vitin 2006 Frenk Riberi mund të ishte bërë lojtar i Mançester Junajtidit? Po, pikërisht kështu, por trajneri legjendar i “Djajve të kuq”, Sër Aleks Ferguson, nuk u bind. Ai e vëzhgoi nga tribuna francezin, kur ky i fundit po luante me Marsejën kundër Bolton Uondersit në Kupën Uefa. Këtë e ka zbuluar biografi Alester Kempbëll, i cili atë ndeshje ka qenë bashkë me Fergin në stadium.

“Aleksi ishte duke parë Riberinë me kërshëri, por pas pjesës së parë e pa të udhës që ta linte. Sipas tij, Riberi nuk ishte i denjë për fanellën e Junajtidit”, – shprehet Kempbëll. Anësori pastaj kaloi edhe një sezon tjetër te Marseja, para se të shitej te Bajerni. Me gjithë kritikat, luhatjet dhe problemet, Riberi ka rezultuar një blerje e madhe në Mynih. Si bavarez ai ka fituar gjithçka në karrierë.

Riberi refuzoi 40 mln euro nga Kina në verë
Siç raporton “AZ”, Frenk Riberi ka pasur një ofertë të jashtëzakonshme në merkaton e verës nga Kina, të cilën e ka refuzuar. Bëhet fjalë për 40 milionë euro për një vit dhe një përqindje të madhe nga të ardhurat e marketingut.

Mesfushori i Bajernit do të ishte bërë një nga tre lojtarët më të paguar në botë, por ka thënë “jo”, i bindur se vetëm te Bajerni mund t’i japë fund karrierës së tij futbollistike. Francezi e ka fituar një herë Ligën e Kampionëve si bavarez, por do edhe një tjetër triumf.

Trajneri fal Riberinë: Ai është i sinqertë
Karlo Ançeloti e ka falur Frenk Riberinë. Në ndeshjen e së mërkurës me Anderlehtin në Champions League, mesfushori i Bajernit reagoi shumë keq pas zëvendësimit. Ai hodhi fanellën dhe nuk ia dha dorën trajnerit. “Kam folur me Frenkun. Ai është një djalë i hapur dhe i sinqertë. Me njerëzit e sinqertë nuk ke probleme. Edhe unë isha i nevrikosur pas ndeshjes, por tani gjithçka është rregulluar. Ne shohim përpara”, – tha dje 58-vjeçari. Drejtori sportiv Hasan Salihamixhiç, faktikisht, pati paralajmëruar  se veprimi i francezit do të kishte pasoja, por ja që nuk ka ndodhur kështu.

Ndeshja – Sot Bajerni do të luajë me Maincin në “Allianz Arena”. Ançeloti, në konferencën për shtyp një ditë para takimit, nuk u pyet aq shumë mbi ndeshjen, sa për kontratën e tij në Mynih dhe a e ndien veten të rrezikuar. “Absolutisht jo. Kam kontratë deri në 2019 dhe shpresoj të qëndroj dhe më gjatë. Nuk jemi në formën ideale, por edhe aq të keqe sa e bëni ju. Do të përmirësohemi”, – deklaroi italiani. I pyetur për formacionin, ai u shpreh: “Boateng është gati ta nisë si titullar. Me klasin dhe përvojën e tij, kemi një avantazh të madh. Rotacion? Jo, nuk mendoj se do të  ketë”.

Riberi: Jemi unë dhe Arjeni, për çfarë duhen blerjet?
Frenk Riberi nuk thotë kurrë “stop”. Mesfushori i majtë ka fituar gjithçka në karrierën e tij në nivel klubesh, por ka edhe një dëshirë të fundit, që praktikisht e “mban gjallë”. Francezi do të shpallet edhe një herë kampion Evrope me Bajernin. “Dua ta fitoj edhe një herë Ligën e Kampionëve. Kjo është ëndrra ime, ajo që motivon”, – është shprehur 34-vjeçari në një intervistë të fundit.

“Kontrata? Jo, ende nuk kemi folur, kemi kohë. Nëse do të ishte në dorën time do ta mbyllja karrierën këtu, por nuk e marr vetëm unë këtë vendim. Edhe klubi ka fjalën e vet. Natyrisht, dua të qëndroj, por kam në kokë edhe mundësinë për të luajtur diku tjetër. Mendoj se mund të luaj edhe 2-3 vite si profesionist”, – ka shtuar Riberi.

I pyetur për marrëdhënien e tij me trajnerin Karlo Ançeloti, francezi ka thënë: “Kemi një raport pozitiv, shkojmë shumë mirë dhe kuptohemi. Nuk kam nevojë për një trajner që më thotë se jam më i miri. E di vetë kur luaj keq. Kur Karloja do të më lërë në stol, mund të vijë dhe ma thotë pa asnjë problem”.

Në fund, edhe një pyetje për merkaton e verës. Duke shtuar edhe holandezin Arjen Roben, Bajerni ka dy veteranë në krahët e sulmit dhe nuk ka blerë pasues për ta. Riberi mendon se drejtuesit kanë vepruar drejt. “Nëse trajneri ka ndjesinë se unë dhe Arjeni jemi akoma të rëndësishëm, pse të blesh lojtarë të tjerë?” – ka përfunduar Riberi.