Raxha Naingolan

Naingolan jashtë futbollit: Vuajtjet, cigarja, frymëzimi dhe binjakja… lesbike!
Raxha Naingolan ka lindur në Antuerp të Belgjikës, me një nënë belge dhe baba indonezian. Fëmijëri e vështirë dhe shumë vuajtje, por Raxha ia ka dalë mes akrificave të shumta. Ai është një person i pastër, i thjeshtë dhe i sinqertë, të cilin mund ta shohësh në çdo cep të qytetit, duke bërë pazarin në supermarket, apo duke konsumuar cigaren e tij të preferuar.

Mamaja e tij është larguar nga jeta para disa kohësh, por ajo mbetet një frymëzim për mesfushorin e Interit. 30-vjeçari nuk i harron kurrë sakrificat e saj, ndërsa tani bën të pamundurën për t’i lumturuar dhe ofruar një jetë cilësore të dashurve të tij. Naingolan nuk e fsheh origjinën e tij, ndërsa zbulon dhe një sekret sa i përket motrës binjake, Rainas.

JASHTË FUSHAVE – “Unë e konsideroj veten një person normal dhe jo një djalë i keq siç më etiketojnë. Nuk arsyetoj si një futbollist, ose personazh publik. Unë mund të eci në lagjet më të këqija dhe të jetoj normalisht. Unë mund t’i pranoj favoret që u bëhen futbollistëve, por kjo nuk është diçka që e kërkoj. Bëj pazarin në supermarket, mund të pi një gotë dhe të ndez një cigare pa u fshehur. Edhe një futbollist mund të pijë cigare, nëse ai nuk bën një punë normale. Nëse i fshihesh një gjëje të tillë, do të thotë që u fshihesh dhe gjërave të tjera. Ky nuk është stili im i jetesës.”

Raxha dhe motra e tij binjake, Riana

ORIGJINA – “Jam krenar për origjinën time, edhe pse nuk ka qenë e lehtë. Gjithashtu, për shkak të babait tim. I dhashë një mundësi të dytë kur shkova në Indonezi, por gjërat nuk shkuan mirë. Nuk kam shumë lidhje me Indonezinë, por nuk e mohoj origjinën time. Ndihem më shumë nga Antuerp dhe italian si futbollist, në aspektin tekniko-taktik. Kam shumë cilësi, por nuk shkëlqej në asgjë. Stili im më lejon të luftoj për shokët e skuadrës.”

VËSHTIRËSITË DHE FRYMËZIMI – “Në fillim fitoja 1 mijë euro në muaj, minimumin, por që për familjen time ishin shumë. Përpiqem t’iu garantoj një nivel të mirë jetese të gjithë familjarëve të mi. Është një përgjegjësi e madhe, por frymëzohem nga mamaja ime, Lizi, e cila mungon prej disa kohësh… Ajo ka qenë njeriu më i rëndësishëm në jetën time. Nuk kishte asgjë, por më dha gjithçka duke sakrifikuar shumë. Motra ime binjake është lesbike. Ajo është e lumtur dhe kur është ajo, jam dhe unë. E ardhmja dhe lumturia e një personi nuk mund të përcaktohen nga dikush tjetër. Unë pranoj gjithçka, kjo është mënyra ime e të parit të gjërave.”

“Ninxhat” e mbajnë fjalën, Naingolan: Shumë Inter dhe zero… Belgjikë! Martinez? Patetik!
Raxha Naingolan ishte mungesa e madhe e Belgjikës në këtë Botëror. Ekipi i Roberto Martinez zhvilloi një paraqitje fantastike, duke u renditur i treti në botë. Brez fantastik, skuadër spektakolare, kualitet pafund, por një lojtar si Raxha Naingolan nuk mund ta mënjanosh kurrë. Përkundrazi, një mesfushor i tillë është mëse i nevojshëm. Grintë, eksperiencë, shkatërrim balancash dhe goditje e frikshme. Pikërisht ai që i mungon Belgjikës…

30-vjeçari i Interit nuk u grumbullua në Rusi, më shumë për shkaqe personale me trajnerin spanjoll, ose pikërisht për këtë shkak. Raporti mes palëve është thyer, nuk u ngjit dot dhe nuk do ketë shance të quhet me i tillë. Naingolan i është rikthyer kësaj çështje në një prononcim për “ESPN”. Mesfushori kaloi gjatë verës nga Roma tek Interi, aty ku ndihet shumë mirë.

Mungesa në Botëror i dhemb ende, por Raxha është i sinqertë dhe flet troç. Është shprehur se nuk do të luajë më me Belgjikën dhe ai e ka të “shenjtë fjalën e dhënë. Një gjë e tillë konfirmohet sërish, madje edhe nëse Martinez largohet dhe pasardhësi i tij i lutet…

BELGJIKA – “E kam thënë që nëse nuk do të thirresha në Botëror, nuk do të kthehesha më për të luajtur me Belgjikën dhe kështu do të bëj. Unë jam njeri i fjalës. Nëse do të ndryshonte trajneri dhe i riu do të më lutej për t’u kthyer, do i thoja jo, sepse jam një njeri që e mban fjalën. Ishte bukur të luaja në Europian, një përvojë e madhe, por tani ka mbaruar.”

BOTËRORI – “Kam qenë më të vërtetë i zhgënjyer për faktin që nuk më morën pa asnjë motiv. Kombëtarja kishte lojtarë që nuk luanin me skuadra niveli dhe pavarësisht kësaj u grumbulluan. Nuk kam kërkuar asgjë, nëse do të grumbullohesha ishte për meritë dhe për faktin që kam luajtur 50 ndeshje.”

MARTINEZ – “Justifikimet e trajnerit? Të gjitha patetike… Te Roma kisha luajtur 50 ndeshje në sezon, por isha kritikuar për jetën që bëja. Mendoj se njerëzit nuk duhet të gjykojnë pa ditur gjë. Dua që njerëzit t’i mi thonë gjërat në sy. Nëse ndodhte një gjë e tillë, do i jepja dorën, edhe nëse nuk do të grumbullohesha. Nëse dikush nuk vepron kështu e humbet respektin tim.”

INTER – “Është e vështirë kur dikush të sulmon për një emërtim që e ke marrë prej kohësh. Kur një skuadër interesohet për mua, më bëjnë shumë pyetje. Mendoj se nuk jam një person i keq, të gjithë që më njohin do thonë që nuk e ka kush zemrën e Raxhës. Më pëlqen t’i bëj njerëzit rreth meje të ndihen mirë, kështu jam rritur. Tani i jam dedikuar Interit me shumë dashuri për atë që bëj. Gjithmonë kur vijnë pauzat e kombëtareve, marr 4-5 ditë pushim dhe ndihem i lumtur, sepse mund të përqendrohem te klubi im.”

Naingolan gëzon Interin, gati për ndeshjen kundër Barcelonës?
U mendua se do t’i humbiste të dyja ndeshjet kundër Barcelonës në Champions. Dëmtimi i pësuar në derbin kundër Interit është lënë pas krahëve dhe mesfushori belg i Interit është në fazat e fundit të rikuperimit.

30-vjeçari ka nisur stërvitjen dhe qëllimi i tij është grumbullimi me ekipin për sfidën e “San Siros” kundër Barçës, që do të zhvillohet me datë 6 nëntor. Vështirë që Naingolan të luajë nga fillimi, por siç citojnë mediat italiane, ai mund të jetë në pankinë, duke u aktivizuar gjatë ndeshjes.

Gjithçka mbetet në dorën e tij dhe të trajnerit të Interit. Spaleti nuk dëshiron të nxitohet dhe kërkon rikuperimin total të mesfushorit, por në një sfidë kundër Barcelonës të gjithë duan të luajnë, sidomos “luftëtari” Naingolan.

Dëmtimet e derbit: Naingolan humbet Barcelonën, dyshja kroate në dyshim
Raxha Naingolan nuk do të luajë kundër Barcelonës. Mesfushori i Interit u detyrua të largohej nga fusha në pjesën e parë të derbit kundër Milanit, si pasojë e dëmtimit të pësuar. Duelet e tij me Biljan ishin të forta, të dy u dëmtuan, argjentinasi ia doli të vazhdonte lojën, ndërsa belgu, jo.

Analizat e kryera gjatë ditës së sotme kanë konfirmuar problemet në kaviljen e majtë, që do e mbajnë 30-vjeçarin për një farë kohe jashtë fushave të blerta. Mungesa e tij kundër Barcelonës në Champions është e sigurtë, ndërsa klubi i Interit tregon se “gjendja e lojtarit do të vlerësohet përsëri në ditët e ardhshme”. Mendohet se Naingolan do të qëndrojë larg fushave për më shumë se një muaj.

Kontrolle kryen dhe Marselo Brozoviç me Ivan Perishiç. Të dy kroatët pësuan lëndime gjatë ndeshjes me Milanin dhe mbeten në dyshim për ndeshjen e së mërkurës kundër Barcelonës.

Naingolan: Kam vuajtur i ri, “San Siro” unik. Idhulli im? Një ish-interist
Numërimi mbrapsht ka mbaruar dhe Milano është gati për derbin e qytetit. Inter dhe Milan priten të zhvillojnë në mbrëmje një ndeshje të bukur dhe plot emocione. Një sfidë unike për lojtarët dhe shumë e rëndësishme për tifozët. Raxha Naingolan ka provuar derbin e Romës, një ndër ndeshjet më të forta në botë, ndërsa sonte do të shijojë dhe atë të Milanos.

Mesfushori, i cili u transferua gjatë verës nga Roma tek Inter, tregon disa detaje nga e kaluara, golin më të bukur që ka shënuar dhe zbulon lojtarin që i pëlqente ta shihte duke luajtur.

“E kaluara ime ka qenë e vështirë. Jam larguar nga Belgjika në moshën 16-vjeçare dhe dua që fëmijët e mi të ndihen mirë. Goli? Kam shënuar shumë gola të rëndësishëm dhe të bukur. Të parin e shënova kundër Trevisos. Isha pjesë e Piaçencës dhe shënova me një goditje nga larg zonës. Një tjetër që nuk e harroj është goli që i shënova Sampdorias, kur isha pjesë e Kaljarit. Të rinjve u them gjithmonë se duhet të luajnë pa menduar shumë dhe pa presion, sepse kjo e bën diferencën.”

30-vjeçari po ndihet mirë tek Inter, stadiumi dhe tifozët i pëlqejnë, ndërsa zbulon dhe një nga idhujt e tij. “Për mua është shumë e rëndësishme të luaj këtu. San Siro është një stadium shumë i bukur dhe emocionues. I ndjen tifozët si në pak stadiume të Europës. Idhulli im? Nuk kam patur kurrë idhuj në futboll. Më kanë pëlqyer gjithmonë lojtarët me kualitet, si Ronaldo Fenomeni. E ndiqja, sepse ai arrinte të shpikte diçka nga asgjëja“, përfundon Raxha Naingolan.

Naingolan me mendjen te derbi: Ky është shpirti i duhur
Interi nuk ndalet dhe arriti të fitojë në transfertë përballë Spalit me rezultatin 1-2. Dopieta e kapitenit Mauro Ikardi vendosi ndeshjen, por djemtë e Spaletit vuajtën shumë për të arritur fitoren.

Raxha Naingolan është shfaqur i kënaqur pas fitores së gjashtë rresht në të gjitha kompeticionet, ndërsa tashmë vjen pauza si pasojë e ndeshjeve të kombëtareve. 30-vjeçari është i përqendruar te derbi i Milanos, ndeshje që do të zhvillohet me 21 tetor.

“Ndeshje e vuajtur, por në fund ajo që vlen është fitorja. Shpirt i madh i skuadrës, le të vazhdojmë kështu. Tashmë pak pushim dhe më pas…”, komenton mesfushori belg në rrjetet sociale, duke lënë të nënkuptohet se Inter duhet të rifitojë energjitë dhe të jetë gati për derbin kundër Milanit.