Rafael Varan

Keqardhja e Varan: Sapo erdha te Reali e kuptova fundin e pasionit tim!
Ëndrra e një futbollisti është fitimi i çdo trofeu të mundshëm. Rafael Varan mbush 26 vjeç me datë 25 prill, por francezi ka fituar pothuajse gjithçka. Një nga mbrojtësit më të mirë në botë ka nxjerrë një libër.

Titulli nuk mund të ishte ndryshe përveçse “Arti i të fituarit”. Qendërmbrojtësi ishte vetëm 18 vjeç ku la Lensin për t’u transferuar te Reali në vitin 2011. Ai ka provuar deri tani çdo shije triumfi.

Varan ka fituar 2 kampionate në Spanjë, 1 kupë Mbreti, 2 Superkupa spanjolle, 4 Champions Liga, 3 Superkupa Europiane, 4 Botërorë për klube dhe Botërorin Rusi 2018 me Francën. I mungon vetëm një europian, të cilit i shkoi shumë pranë me Francën në vitin 2016 dhe një Ligë Europe, kompeticion në të cilin nuk ka luajtur kurrë.

Francezi vuajti disi në fillim për t’u përshtatur në kryeqytetin spanjoll. “Kur erdha në aeroportin e Madridit, pashë se kishin ardhur shumë gazetarë. Aty kuptova se Reali i Madridit ishte diçka tjetër”, kujton Varan në libër.

Ai është futbollisti më fitues i moshës së tij. Njeriu nuk ngopet kurrë, por çfarë i mungon atij? Kinemaja, pasioni i vjetër. Dikur shkonte pothuajse çdo natë. Sot nuk e bën dot një gjë të tillë.

“E kam kuptuar që në fillim që nuk do të mund të shkoja më në mbrëmje në kinema. Ai ka qenë pasioni im, por te Reali nuk mund ta bëja më diçka të tillë”, thekson Varan.

FOTO | CR7 jashtë garës për “Topin e Artë”, ironizojnë tifozët e Juves!
“Topi i Artë” mbetet trofeu individual më prestigjioz dhe të gjithë futbollistët ëndërrojnë ta fitojnë një ditë. E veçanta e këtij viti është fakti që as Leo Mesi dhe as Kristiano Ronaldo nuk janë favoritë për ta fituar çmimin. Kjo dyshe ka ndarë mes tyre 10 “Topat e Artë” të fundit, ndërsa këtë vit kandidatët kryesorë janë: Luka Modriç, Rafael Varan dhe Kilian Mbape.

Mbrojtësi francez i Realit është surpriza, pavarësisht se ai ka fituar Botërorin dhe Champions Ligën, pa harruar paraqitjet fantastike dhe sigurinë që ofron në prapavijë. Nëse Leo Mesi pritej të mos ishte ndër kandidatët kryesore, ndryshon puna për Kristiano Ronaldon. Përjashtim i portugezit ka sjellë reagime të ndryshme, sidomos te tifozët e Juventusit.

Këta të fundit kanë nxjerrë një pankartë, duke ironizuar faktin që në podin e fituesve ndodhet Rafael Varan dhe jo CR7. “Pse Varan dhe jo Masielo?”, shkruhet në pankartën e bardhezinjve.

Kujtojmë që Andrea Masielo luan në rolin e mbrojtësit me Atalantën, ndërsa emri i tij është bërë shpeshherë objekt talljesh nga tifozë të ndryshëm për shkak të dënimit që mori kur luante me Barin. Ai shënoi një autogol në derbin e zjarrtë të Puljas, Bari-Leçe. Një gjë e tillë ndikoi në ngjitjen e Leçes në Serinë A, ndërsa Masielo u dënua me 26 muaj larg futbollit me akuzën e shitjes së ndeshjeve.

Thumbimet e Lovren: Ramos gabon pafund, unë për një nuk i flas gruas!
Dejan Lovren përjetoi një sezon fantastik, duke arritur në finalen e Champions-it me Liverpulin dhe atë të Kupës së Botës me Kroacinë e tij. Dështoi në të dyja sfidat, por ky është futbolli.

29-vjeçari i “The Reds” u shpreh dy ditë para finales së 12 korrikut kundër Francës se ishte “një nga qendërmbrojtësit më të mirë në botë”, diçka që solli debate në rrjetet sociale. Lovren ka folur për “YouTube Copa 90”, duke sulmuar Sergio Ramos.

Spanjolli i Real Madrid u shpall “mbrojtësi më i mirë” nga FIFA, ndërsa kroati nuk përton të “sulmojë” kapitenin e ekipit “merengues”, i cili është një figurë e urryer në Liverpul, për shkak të faulleve kundër Salah dhe Karius në finalen e Kievit në Champions.

“Unë kam thënë se jam ndër më të mirët dhe jo më i miri. Vij nga një sezon ku kam luajtur finalen e Champions Ligës dhe atë të Kupës së Botës. Henri më cilësoi si mbrojtësin më të mirë të Botërorit. Sergio Ramos? Ai bën më shumë gabime se unë, por luan me Realin e Madridit. Kur luan me Kristiano Ronaldon, edhe nëse bën gabime me rezultatin 5-1, 5-2, askush nuk t’i vë re gabimet. Unë jam i pafat, kur skuadra ime gabon, pësojmë gol. Nuk ka gjyqtar më të mirë se vetja: kur bëj ndonjë gabim në ndeshje, nuk i flas gruas time për 1 javë. Nuk ia lë fajin askujt, përpiqem të qëndroj i qetë dhe të jem profesionist.”

Lovren ndalet dhe te mbrojtësi më i mirë në botë, sipas mendimit të tij, duke thumbuar përsëri Sergio Ramos. “Varan është një mbrojtës, i cili më pëlqen shumë. Besoj se është më i fortë se Ramos dhe e ka treguar një gjë të tillë në vitet e fundit dhe në sezonin e kaluar. Fitoi Kupën e Botës dhe Champions-in, por nuk gëzon të njëjtën konsideratë me Sergio Ramos”, përfundon mbrojtësi kroat i Liverpulit.