rade milic

Muaji “i mallkuar” i pankinave, çfarë ka ndodhur në Shqipëri!
Gjithçka nisi në fillim të muajit, madje pas një ngjarjeje që bëri bujë dhe detyroi qeverinë të ulej në një tryezë të rrumbullakët me FSHF-në, Policinë dhe përfaqësuesit e klubeve. Goditja e Eldorian Hamitit solli dënimin e Kamzës, që sezonin e ardhshëm do të garojë në Kategorinë e Dytë.

Nisur nga kjo situatë e krijuar, Gentian Stojku pas vetëm dy javësh e mbylli aventurën e tij te skuadra periferike e kryeqytetit dhe nisi punë në krye të Apolonisë. Fierakët larguan Rade Miliç dhe i besuan pankinën elbasanasit, që këtë sezon e kishte nisur në krye të Erzenit.

I radhës që e mbylli ishte Besnik Prenga. Trajneri me origjinë nga Mirdita, pas humbjes 3-0 që Laçi pësoi në Kupë me Tiranën, u shtrëngoi duart futbollistëve. “Nuk ju motivoj dot, iki për të mirën e ekipit”, thoshte ish-sulmuesi i Partizanit, që u pasua te bardhezinjtë nga një tjetër i kuq, Sulejman Starova.

Më pas ishte momenti për të pasur lëvizje te Vllaznia dhe Kukësi, madje në një ditë. Verilindorët njoftuan shkarkimin e Armando Cungut. Ramadan Ndreu ishte zgjidhja momentale dhe trajneri krutan nis një eksperiencë të re. Nga Shkodra erdhi lajmi tjetër. “Jam i detyruar të iki në SHBA, i falënderoj të gjithë te Vllaznia”, thoshte Hasan Lika për SportEkspres.com. Tekniku kryeqytetas u largua duke shtrënguar duart me drejtuesit e kuqbluve.

Ky muaj mori edhe “kokën” e Kristian Panuçit. Tekniku italian u shkarkua nga FSHF pas humbjes me Turqinë, duke e çuar në gjashtë numrin e trajnerëve të larguar nga vendi ynë. A do ketë më lëvizje gjatë marsit? Duhet pritur, zhvillohen edhe katër ndeshje në fundjavë, çfarë nuk ndodh!

Miliç: Apolonia, aksidentalisht në këto pozita
Apolonia ishte një nga skuadrat e Grupit B në Kategorinë e Parë, që në fillim të sezonit konsiderohej si një nga pretendentët kryesore për t’u renditur në kreun e këtij grupi. Gjithsesi, edhe pse ndryshuan trajnerin gjatë vitit 2019, përsëri fierakët qëndruan larg këtij objektivi, madje duke u renditur në grupin e pesë skuadrave që do të luftojnë për mbijetesë në Kategorinë e Parë.

Vetë trajneri serb, Rade Miliç, deklaron për SportEkspres.com se janë të shqetësuar për mosarritjen e objektivit kryesor për të qenë në pesë skuadrat e para të Grupit B. Ai thkeson se skuadra e tij do të luajë në vazhdimësi me seriozitet e grintë.

“Ne nuk ndjehemi të shqetësuar për pozicionin tonë në renditje, por vetëm për mosarritjen e synimit. Jemi aksidentalisht në këtë situatë. Tani na duhet të luftojmë për një objektiv të vështirë, që nuk e prisnim”, u shpreh Miliç.

Të shtunën skuadra fierake luan në transfertë me Egnatian, ndeshje që luhet në Shijak për shkak se fusha e Rrogozhinës është e dënuar nga Disiplina e FSHF-së. Këtë fakt Miliç nuk e quan shumë të rëndësishëm, ndërkohë që e ka skuadrën të kompletuar dhe shkon për fitore.

“Çdo ndeshje luhet për fitore, kështu që edhe të shtunën me Egnatian kemi të njëjtin objektiv. Skuadra është e plotë dhe e gatshme për tri pikët, për këtë po punojmë”, përfundoi tekniku serb i Apolonisë.

AGRON KAJA

Vjen zyrtarizimi, Miliç trajneri i ri i Apolonisë
Klubi i Apolonisë ka zyrtarizuar emërimin e trajnerit serb Rade Miliç në krye të bankinës së skuadrës fierake. Tekniku 33-vjeçar ndodhej prej disa javësh në Fier, ku punoi me ekipin në kuadër të një prove.

Fitorja në Kupë ndaj Kukësit me rezultatin 2 – 1, duket se ka vulosur njëherë e mirë të ardhmen e Miliç në krye të stolit të Apolonisë. Përkrah Miliç do të jetë dhe asistenti i tij Stefan Careviç.