Qirko

Një talent për portën, Tirana “kampione” në merkato!
Tirana pas një periudhe të vogël qetësie në merkato ka nisur sërish me prurje. Lojtarët vendas janë “shënjestra” e preferuar. Këtë herë Tirana ka firmosur me një portier. Pano Qirko është lojtari më i ri i bardhebluve. 20-vjeçari  shihet si një gardian me shumë të ardhme.

Lajmin e bëri të ditur vetë klubi kryeqytetas nëpërmjet rrjeteve sociale. Qirko ka nënshkruar një kontratë afatgjatë. Ai do të jetë i veshur me ngjyrat bardheblu për tre vitet e ardhshme. Edhe këtë sezon porta pritet t’i besohet Ilion Likës, që tregoi një formë spektakolare në fund të sezonit të kaluar.

Megjithatë, Mema ka treguar se edhe porta nuk është një pozicion “fiks” dhe mund të ketë rotacione. Qirko nëse i plotëson pritshmëritë, pritet të marrë frenat e katërkëndëshit të Tiranës, duke parë moshën e Likës. Ai është një fryt i akademisë së Flamurtarit, ekip ku është promovuar edhe si profesionist.

Qirko tregon “rrengun” e penalltisë së pritur ndaj Ukrainës
Portieri i Flamurtarit, Pano Qirko ishte protagonist absolut në ndeshjen e parë kualifikuese të Shqipërisë U-19. Portieri i Flamurtarit tregon për mediat pas ndeshjes se është mjaft i lumtur për paraqitjen e ti pozitive, por njëkohësisht nuk nguron që të falënderojë dhe të gjithë ato që e kanë mbështetur: “Jam i lumtur për paraqitjen time. Falënderoj shumë trajnerin Bogdani që më ka mbështetur dhe që më ka dhënë besimin së bashku me Artur Lekbellon, po ashtu falënderoj dhe trajnerët e skuadrës time Flamurtarin, Luan Birçen dhe Shpëtim Duron, të cilët më kanë afruar te skuadra e parë. Shpresoj se do u shpërblej më tej me shumë stërvitje, pasi me punë arrihet gjithçka. Besoj se do të arrij akoma më shumë”.

PENALLTIA – Në fraksionin e dytë “gardiani” vlonjat neutralizoi një 11-metërsh, por që vetë Qirko zbulon një detaj mjaft interesant. Penalltia nuk ishte rastësi, pasi 18-vjeçari e kishte futur në “kurth” kundërshtarin, i cili kishte rënë në grackën e tij: “Unë sot kam luajtur me injeksion, pasi kisha probleme në gju. Paksa me stil, i tregova kundërshtarit që në krahun e majtë unë jam i dëmtuar, duke zbuluar fashimin. Ai e vuri re dhe ra në kurthin tim, sepse mendova të hidhesha në krahun e majtë dhe arrita ta neutralizoj penalltinë. Pritjen ja dedikoj babait që më ka mbështetur gjithmonë dhe familjes time. Me punë arrihet gjithçka dhe shpresoj që me mbështetjen e skuadrës do të arrij dhe te Flamurtari të kem minutat e mia”.