Qatip Osmani

Osmani: I zhgënjyem të gjithë, marr përgjegjësi për humbjen
Trajner i Shkëndijës Qatip Osmani ka marrë përgjegjësitë e plota për eliminimin nga Tetova në raundin e parë të “Europa League” pas humbjes 2 – 1 ndaj estonezëve të Nome Kaljus. Në daljen për shtyp në përfundim të takimit, trajneri i tetovarëve theksoi se skuadrës i mungoi finalizimi në të dyja ndeshjet kundër skuadrës estoneze.

“Jemi të gjithë të zhgënjyer. Pësuam një humbje që dhemb shumë dhe i zhgënjyem të gjithë. Ke kishim shanset tona, por nuk u treguam efikas. Dy golat që pësuam ndodhet për shkak se humbëm duelet ajrore. Në këto dy ndeshje luajtëm mirë, e kishim një plan, por na mungoi goditja finale”.

“Tani na mbetet të rikthejmë motivimin në skuadër. Kemi ndeshjen e radhës kundër Dudelanzh në raundin e dytë të Europa League. Në rast humbje, e gjithë barra mbi trajnerin. S’kam ndërmend të shfajësohem, marrë të gjitha përgjegjësitë për këtë humbje dhe eliminimin”.

Qatipi: Lojtarët e mi nuk e ndjejnë presionin, fokusi te Kalju
Shkëndija përballet të nesërmen në Estoni me Nome Kaljun në ndeshjen e vlefshme për raundin e parë eliminator të kualifikueseve të Champions League. Trajneri i skuadrës tetovare, Qatip Osmani u shpreh se skuadra e tij do ia dalë të mos bie pre e tensionit dhe të vazhdojnë rrugëtimin për në fazën tjetër të eliminatoreve.

“Nuk e di a do të jetë një ndeshje e lehtë ose e vështirë për ne. Skuadra jonë është gati për të luftuar. Një ndër avantazhet e Kaljus është fakti se kampionati vendas ka filluar prej disa kohësh, ndërsa ne kemi bërë vetëm disa seanca stërvitor. Gjithsesi jemi gati”.

“Që nga viti 2013, klubi ka pasur një sponsor shumë mbështetës investimet e të cilit kanë çuar klubin në një nivel shumë më të lartë. Duam të bëjmë mirë vit pas viti e të shkojmë sa më lart të jetë e mundur. Në dy vitet e fundit nuk arritëm të shkonim në fazën e grupeve, pasi patëm kundërshtarë me emër si AC Milan dh Rosenborg”.

“Shpresoj që këtë vit do të kemi më shumë fat, por për momentin jemi të fokusuar te ndeshje e nesërme. Nuk e ndjejmë veten nën presion, pasi jemi mësuar më të tilla situata. Kemi një skuadër. Kalju ka një mesfushor të mirë si francezi Rexhinald dhe janë shumë të rrezikshëm nga krahu i majtë i sulmit”.

Trajneri Osmani: Shkëndija e meritoi, sukses që na motivon për Salcburgun
Barazimi pa gola në Moldavi ndaj Sherif Tiraspolit mjaftoi. Shkëndija u kualifikua për herë të parë në histori në turin e tretë të Champions League dhe tashmë ëndërron. Vendimtar ishte goli i Ibraimit në ndeshjen e parë të luajtur në Shkup, me trajnerin Qatip Osmani që vlerësoi paraqitjet e ekipit të tij. Sipas teknikut kuqezi kuqezinjtë e merituan kualifikimin, ndërsa kalimi i një kundërshtari shumë cilësor si Sherifi i jep besim ekipit për vazhdimësinë.

KUALIFIKIMI – “Urime lojtarëve për lojën që bën dhe për angazhimin. Edhe pse u orientuam më tepër në fazën mbrojtëse, Shkëndija e meritoi të luajë në turin e tretë të Ligës së Kampioneve”.

RIVALËT – “Është hera e tretë që luaj ndeshje në Moldavi, ku më parë jam ndeshur me Daçian dhe tashmë me Sherifin. Në fillim drejtoja Renovën dhe kur u ndesha me Daçian, në atë periudhë ata kishin një ekip më cilësor krahasuar me vitin pasardhës, kur u përballa ndaj tyre me Shkëndijën. Përsa i takon Sherif Tiraspolit, prej infrastrukturës që ka shihet qartë se çfarë klubi është. Kanë skuadrës mjaft kualitative. Gëzimi ynë është edhe më i madh që mundëm një skuadër si Sherifi”.

STRATEGJIA – “Sigurisht që ndeshja në Tiraspol ishtë më e vështirë. Ne u përqendruam në aspektin mbrojtës dhe provuam ti godisnim kundërshtarët me kundërsulme. Fitorja 1-0 në ndeshjen e parë na dha atë avantazh minimal që na nevojitej dhe ia dolëm të kualifikohemi. Fakti që kaluam një rival si Sherif Tiraspolin na rrit vetëbesimin”.

Osmani dhe Alimi: E kemi kaluar traumën, gati për Sherifin
Shkëndija e Tetovës po bëhet gati për ndeshjen me Sherifin e Tiraspolit, ndërkohë që sot kanë dalë para mediave trajneri Qatip Osmani dhe kapiteni Armend Alimi. Fillimisht ishte tekniku ai që foli për situatën në ekipin e tij.  “I kemi analizuar disa ndeshje të Sherifit, edhe atë të fundit 3-0. Bëhet fjalë për një ekip me kualitet. Sigurisht që pas asaj humbje me TNS duhet të mësojmë diçka. Vetëbesimi pas asaj humbje të thellë është më i ulët, por gjatë stërvitjeve, me biseda në grup dhe individualisht, jemi munduar të sjellim gjendjen e duhur”, tha para gazetarëve Osmani.

“Filozofia e Shkëndijës është që në çdo ndeshje të dominojë me lojën e vet. Do mundohemi të imponojmë lojën tonë. Ajo humbje e thellë ka bërë të veten, por këta gjëra ndodhin me pavetëdije, Kemi biseduar gjatë javës. Sa i takon këtij aspekti, Shkëndija është gati. Ndoshta gabova se bëra shumë ndryshime, por ndodhi se ndeshja e parë ma krijoi atë komoditete. Ne si Shkëndijë, që duam të jemi klub i madh, nuk duhet të lejojmë të na ndodhin situata të tilla”, përfundoi Osmani.

ARMEND ALIMI – Kapiteni i Shkëndijës, në konferencën për shtyp, deklaroi: Objektivi jonë së pari është të bëjmë lojën më të mirë. Normal që në shtëpi duhet të fitojmë dhe të mos pësojmë, sidomos kundër Sherifit që ka ekip të mirë. Jemi përgatitur për një ndeshje të fortë”.

Sa i takon humbjes 4-0 me TNS, Alimi shtoi: “Me rëndësi është që e kemi kaluar traumën e pësuar në humbjen me TNS. Ne si lojtarë e kemi marrë si mësim për ndeshjen e ardhshme, por edhe si motivim për të treguar se ajo nuk është pasqyra reale e Shkëndijës. Presim me padurim ndeshjen me Sherifin për të treguar vlerat tona. Tifozët janë shtysë për ekipin, shpresoj që do jenë sa më të shumtë. Kemi nevojë për ta që të zhvillojmë një ndeshje pozitive”.