puke

Miqësore | Tërbuni mund Burrelin, bindin dy sulmuesit e rinj
Skuadrat e Kategorisë së Parë kanë nisur përgatitjet për sezonin e ri. Tërbuni dhe Burreli, kanë zhvilluar ditën e sotme një test miqësor në kompleksin “Internacional” në Pezë Helmes, Tiranë, ku pukjanët kanë arritur fitoren me shifrat 2-0.

Golat për skuadrën e Tërbunit janë shënuar nga sulmuesit Aldo Selenica dhe Redi Veriu, të dy këta futbollistë të dalë nga akademia e klubit të Tiranës, që kanë zgjedhur të hedhin hapat e parë në futbollin profesionist në ekipin e drejtuar nga Oltion Kërnaja.

Trajneri i pukjanëve ka vlerësuar paraqitjen e lojtarëve të ardhur në merkaton verore: “Po tregojnë se kanë cilësi dhe uri. Jam i kënaqur, sidomos nga Veriu, i cili edhe sot tregoi sa vlen, edhe pse doli para kohe për dëmtim. Jemi në rrugën e duhur, skuadra po sillet gjithnjë e më mirë dhe fizikisht do të arrijmë maksimumin në momentin e duhur, para fillimit të kampionatit”.

MIQËSORE

Tërbuni 2 – 0 Burreli

Shënues: Selenica, Veriu

Tërbuni: Roxher, Myrta, Hithi, Zagani, Metani, Saliaj, Mezini, Çangu, Tabaku, Veriu, Doda

U aktivizuan: Hasa, Kumanova, Zhivanaj, Selenica, Meshaj, Palushi, Merdini

Konfirmime dhe tre përforcime, Tërbuni futet fuqishëm në merkato
Tërbuni fitoi kampionatin e Kategorisë  së Dytë dhe menjëherë drejtuesit premtuan se sezoni i ardhshëm do të jetë shumë serioz, me punën që do të fillonte që në qershor. Fjala e dhënë është mbajtur, sepse këtë muaj trajneri Oltijon Kërnaja ka pasur shumë punë, duke nisur nga rinovimet.

Kështu, “SportEkspres.com” mëson se Tërbuni ka gjetur gjuhën e përbashkët me shumë nga titullarët e sezonit të fundit, si Saliaj, Mezini, Isaraj, Zagani, Hithi, Metani, Dodaj, Myrta  e Taku.

Në ditët e ardhshme pritet rinovimi me Baçin, Kumanovën e Merdinin, ndërkohë që kanë nisur edhe përforcimet, sepse mesfushorët Majkël Peçi (ish-Kamza), Klaudio Hyseni (ish-Burreli) e Dejvis Çangu (ish-Elbasani) kanë gjetur marrëveshjen tashmë me pukjanët.

Trajneri Kërnaja shprehet: “Jemi në rrugën e duhur, gjithçka po ecën sipas planit. Deri javën e ardhshme do të mbyllim bisedimet me një portier, dy mbrojtës dhe disa lojtarë për pjesën ofensive, emrat e të cilëve natyrisht nuk i zbuloj dot pa firmosur, por janë lojtarë me eksperiencë në Superiore. Besojmë se Tërbuni do jetë bukuria e këtij sezoni, sepse po punojmë me shumë seriozitet”.

Tërbuni për festë dhe hakmarrje, Kërnaja: Nuk ka mbaruar ende!
Në Pukë ka ditë që ka nisur festa për ngjitjen në Kategorinë e Parë, falë një galopi të pandalshëm dhe distancës prej 6 pikë nga Luzi ndjekës, që duket mëse e mjaftueshme për të qenë të qetë.

Megjithatë, matematika nuk është dakord me pukjanët, sepse në dy ndeshjet e mbetura të serzonit, kundër Vllaznisë B dhe Sopotit, duhet një pikë për të qenë zyrtarisht në të Parën.

Për këtë arsye, sfida e fundjavës në Pukë merr rëndësi të veçantë, jo vetëm se është ndeshja e fundit shtëpiake për këtë sezon, por edhe sepse synohet mbyllja me festë, që do të ishte edhe një hakmarrje e vogël.

Në 9 dhjetor në Shkodër Vllaznia B fitonte 2-1 dhe i shkaktonte Tërbunit humbjen e vetme deri tani në kampionat, në një moment kur kreu dukej i sigurt.

Pikërisht ajo disfatë djeg ende në Pukë dhe trajneri Oltijon Kërnaja për “SportEkspres.com” deklaron: “Të ngjitur në Kategorinë e Parë nuk jemi ende matematikisht, ndaj duhet ta vlerësojmë në maksimum ndeshjen e fundjavës. Normalisht, ka eufori në skuadër, sepse po mbyllim një sezon fantastik, ku kishim disa rivalë në garën për kreun dhe vështirësitë shtoheshin.

“Megjithatë, është momenti i së vërtetës dhe nuk mund të hedhim poshtë një sezon të tërë. Ndaj Vllaznisë B nuk e shohim si ndonjë hakmarrje, është thjesht futboll dhe ata na mundën në Shkodër, por natyrisht luajmë në shtëpi dhe duhet të tregojmë se nuk jemi inferiorë ndaj askujt, as ndaj ekipve B, që shpesh luajnë me lojtarë të ekipit të parë. Përkundrazi, me ekipe të përforcuar, si na ndodhi me Partizanin B, skuadra përqendrohet dhe jep edhe më shumë se zakonisht“.

Një fitore është detyrim edhe për tifozët, sepse në Pukë do të jetë një atmosferë fantastike: “Ua kemi borxh tifozëve një fitore, si mbyllje për një sezon që duhet konsideruar si kalimtar dhe nuk duhet përsëritur më, sepse Tërbuni duhet të mësohet me idenë që nuk mund të zbresë më në Kategorinë e Dytë. Mentaliteti është kryesori në futboll dhe lojtarët e tifozët duhet të kenë ambicien për më lart, natyrisht nëpërmjet rezultateve dhe lojës në fushë. Jam i sigurt se në fundjavë stadiumi do të jetë i mbushur, do të mundohemi t’i falënderojmë me fitore“.

Festë te Tërbuni, Devolli dhe Shkumbini luftë deri në fund
Skuadra e Tërbunit ka siguruar matematikisht vendin e parë në Grupin A të Kategorisë së Dytë me fitoren e sotme në transfertë ndaj Tiranës B.  Qëndrimi i klubit pukjan në Kategorinë e Dytë ka zgjatur vetëm një sezon dhe sezoni i ardhshëm i gjen sërish në Kategorinë e Parë.

Në 20 ndeshje të zhvilluara deri më tani, skuadra e drejtuar nga Oltion Kërnaja  regjistroi 14 fitore,     pesë barazime dhe vetëm një humbje. Rivaliteti nuk mungoi në këtë edicion, ku për kreun sëbashku me Tërbunin ishin në garë Luzi, Partizani B, Sopoti dhe Gramshi.

Zhvendosemi në Grupin B, ku llogaritë për vendin e parë janë ende të hapura dy ndeshje para përfundimit të kampionatit. Devolli kryesues mundi 4 – 1 Memaliajn dhe mban në një pikë diferencën me Shkumbinin, që ditën e sotme regjistroi një fitore me shifra 3 – 0 ndaj Skraparit.

Kategoria e Dytë

Grupi A

Luzi 5 – 1 Internacional

Tirana B 0 – 1 Tërbuni

Vllaznia B 2 – 1 Gramshi

Grupi B

Maliqi 3 – 2 Delvina

Shkumbini 3 – 0 Skrapari

Naftëtari 0 – 1 Albpetrol

Devolli 4 – 1 Memaliaj

Kategoria e Dytë | Tërbuni fiton finalen ndaj Gramshit, Shkumbini ia del me 10 lojtarë
Tërbuni ka marrë një fitore shumë të rëndësishme ndaj Gramshit. Skuadra pukjane mundi ekipin vizitor me rezultatin 2 – 0. Tani kur kanë mbetur vetëm katër ndeshje nga fundi i kampionatit, ekipi i drejtuar nga Oltion Kërnaja mban vendin e parë me katër pikë diferencë nga ndjekësit e Partizanit B, të cilin e presin fundjavën e ardhme në Pukë.

Ekipi rezervë i të kuqve regjistroi një fitore me shifrat 2 – 0 ndaj Luzit. Ndeshja e tjetër e Grupit A midis Vllaznisë B dhe Adës u fitua nga vendasit të cilët morën tri pikët falë një goli në limite të Millës.

GRUPI A

Tërbuni 2 – 0 Gramshi

Shënues: Myrta 11’, Taku 18’

Partizani B 2 – 0 Luzi

Shënues: Hasa 21’ (pen), 40’

Vllaznia B 3 – 2 Ada

Shënues: Hoxha 35’ (pen), Shema 48’, Milla 90+4 / Frruku 20’, Koçeku 70’

Shkumbini dhe Devolli vazhdojë ecurinë e fitoreve. Peqinasit kanë marrë tri pikë arta falë fitores 1 – 0 në transfertë me Maliqin dhe mbajnë distancën nga vendi i dytë me një pikë diferencë nga ekipi juglindor. Skuadra e drejtuar Artan Bano mbeti me 10 lojtarë gjatë pjesës së parë, por përsëri ia doli të merrte tri pikët. Për të festuar rikthimin në të Kategorinë e Parë, Shkumbinit i duhet të fitojë edhe tri ndeshjet e mbetura ndaj Delvinës, Skraparit dhe Albpetrolit.

GRUPI B

Maliqi 0 – 1 Shkumbini

Shënues: Byzhiti 31’

Këlcyra 3 – 1 Skrapari

Shënues: Këndella 57’, Boni 60’, Mahmutaj 90+1’ / Guri 37

Devolli 1 – 0 Albpetrol

Shënues: Rapo 66’

Butrinti 3 – 1 Memaliaj

Shënues: Bazajo 6’, Llojaj 60’, Grami 70’ / Kodhelaj

Tërbuni nuk ndalet as nga Dinamo, Korabi fiton ndaj Internacionalit
Tërbuni, skuadra kryesuese e Grupit A në Kategorinë e Dytë, zhvilloi ditën e sotme një ndeshje miqësore ndaj Dinamos në Pezë-Helmës. Pukjanët mundën ekipin kryeqytetas me rezultatin 1-0, falë golit të shënuar nga Migel Metani, i cili ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi në pjesën e parë.

Një tjetër paraqitje e shkëlqyer për Tërbunin, që përtej rezultatit, bëri një figurë shumë të mirë edhe në lojë, duke krijuar raste të shumta për shënim, gjatë gjithë ndeshjes. Një sinjal i qartë se pukjanët e kanë shumë seriozisht këtë vit dhe nëse llogariten edhe dy sulmuesit e afruar në janar, Sejdini e Merdini, atëherë grupi A i Kategorisë së Dytë ka një favorit të madh tashmë.

Në sfidën e sotme u mbajt edhe një minutë zi, në nderim të ish-futbollistit të famshëm të Dinamos, Vasillaq Zëri, i ndarë nga jeta ditën e premte.

Tërbuni – Dinamo           1-0

Shënues: Metani 43′

https://sportekspres.com/wp-content/uploads/2019/01/WhatsApp-Video-2019-01-26-at-13.44.10.mp4

Korabi dhe Internacionali u ndeshën ditën e sotme në një takim miqësor, që u mbyll me fitoren e dibranëve me rezultatin 2-0. Shënuesit e golave për Korabin ishin Skuka dhe Dida. Në fundjavën e ardhshme, djemtë e drejtuar nga Dorian Bubeqi do të presin në Peshkopi Veleçikun, në kuadër të takimit të javës së 15-të Kategorisë së Parë.

Korabi – Internacional        2-0

Shënues: Skuka 10′, Dida 85′