Prenga

VIDEO | Karton i kuq dhe eliminim, mbrëmje “jo” për mbrojtësin kuqezi
Herdi Prenga, futbollisti i kombëtares shqiptare të futbollit, luajti sot titullar për ekipin kroat të Rigës, në takimin kundër Dundalk i vlefshëm për fazën kualifikuese të Champions League. 24-vjeçari i dalë nga akademia e Lokomotivës së Zagrebit luajti nga minuta e parë në këtë takim të rëndësishëm.

Ndeshja nuk nisi mirë për Prengën, i cili u ndëshkua me karton të verdhë që në minutën e 7-të të takimit dhe duke luajtur për pjesën e mbetur me kujdes të tepërt. Por 24-vjeçari kuqezi nuk mundi t’i shpëtonte kartonit të kuq në minutën e 111-të, duke lënë skuadrën e tij me një futbollist më pak.

Pas 210 minutave pa gol në të dyja sfidat, Riga dhe Dundalk iu drejtuan penalltive, aty ku irlandezët u treguan më të saktë dhe kalojnë në raundin tjetër, ku përballë do të kenë Karabakun.

Tifozë specialë për Laçin, dy “ish”-ët në tribunë
Përballja e Laçit me Hapoel Ber Shevën ka tërhequr interesin e shumë sportdashëve dhe tifozëve të klubit kurbinas. Në shkallët e stadiumit ka pasur një takim interesant midis Edmond Dostit dhe Besnik Prengës.

Prenga ish-sulmuesi i Partizanit dhe Dosti “sh-sulmues i Laçit kanë bërë një bisedë në prag të takimit. Vlen për t’u përmendur që një vit më parë Bensik Prenga ishte trajneri i Laçit në kualifikueset e Europa League, ku kurbinasit befasuan duke eliminuar qipriotët e Anorthosis Famagusta pas fitores 1 – 0 në Shqipëri.

Starova me ekip të ri, kthim i bujshëm në Superiore
Sulejman Starova e nisi sezonin e ri te Feronikeli në Kosovë, por projekti i nisur në mars të vitit të shkuar nuk shkoi mbarë dhe trajneri i njohur u largua. Në muajt e shkuar ish-trajneri i Partizanit ka qenë spektator, duke bërë rolin e opinionistit nëpër televizione, ndërsa tashmë i ka ardhur një ofertë që nuk e ka refuzuar.

Prej ditës së sotme Starova është trajneri i ri i Laçit, duke marrë vendin e Besnik Prengës. Ky i fundit është larguar pas humbjes së thellë 3-0 ndaj Tiranës në kupë, që ishte një tjetër rezultat zhgënjyes në vitin 2019. Trajneri është përshëndetur me lojtarët që të mërkurën dhe tashmë në kampin bardhezi presin ndryshime.  Laçi ka pasur rënie graduale dhe gaboi edhe në merkato, duke afruar dy sulmues afrikanë që ende nuk po tregojnë ndonjë gjë.

Prenga e mori drejtimin e Laçit në dhjetor 2018, duke marrë vendin e Migen Memellit pas ndeshjes Flamurtari-Laçi 1-0. Në 8 ndeshje kampionati Prenga grumbulloi 10 pikë, ndërsa në kupë eliminoi Bylisin me përmbysje në Laç, para disfatës së rëndë ndaj Tiranës në mesjavë.

Sot Laçi ka zhvilluar një mbledhje, ndërkohë që Starova ka nisur menjëherë nga puna, për të përgatitur ndeshjen e së dielës kundër Flamurtarit. Eksperienca e tij në kampionat i ka bindur kurbinasit t’i besojnë drejtimin e skuadrës në vazhdim.

Prenga: Nuk luajmë futboll prej kohësh, duhet gjak jo vetëm djersë
Trajneri i Laçit, Besnik Prenga, u shpreh mjaft i mërzitur në intervistën me emisionin “Gol pas Goli” në “Supersport”. Tekniku i kurbinasve tha se skuadra e tij nuk po luan prej kohësh futboll dhe për këtë mori dhe përgjegjësitë e tij.

NDESHJA – “Nuk mendoj se e kisha përgatitur ndeshjen për të pritur Tiranën. Nuk është problemi te taktikat, por kemi kohë që nuk luajmë futboll. Deri më sot nuk kemi pësuar humbje të tilla, pasi kemi bërë diçka, kemi luftuar për topin e parë. Sot nuk bëmë asgjë. Dua të uroj Tiranën dhe shpresoj që ta fitoje Kupën. Nuk duhet të gënjejmë veten, pasi luajtëm kundër një ekipi shumë më të mirë te në. Ka 4-5 javë që po shpëtojmë kot. Fituam kundër Partizanit, që as unë vetë nuk e di si fituam. Ndeshja u fitua nga Tirana me shumë meritë”.

KUALIFIKIMI – “Unë me sportivitet nuk dorëzohem, ne jemi sportistë. Megjithatë, nëse nuk luajmë, nëse nuk vrapojmë, jemi shumë larg. Sot u dukëm si një ekip veteranësh, nuk e kuptoja. Sot nuk bëhej fjalë as për taktikë, as për hapje, lëvizje, organizim. Ne thjesht presim që minutat të kalojnë”.

SITUATA – “Unë kam një kohë të gjatë këtu dhe ndeshjet e dobëta që kemi bërë nuk janë vënë shumë re, pasi kanë gabuar dhe kundërshtarët. Ne kemi bërë vetëm 2-3 ndeshje të mira, ndeshjet tjera janë “luftë” dhe jo ndeshje futbolli. Nuk e dimë çfarë duhet të bëjmë dhe pas ndeshjes nuk e dimë çfarë kemi bërë. Përgjegjësia është e imja, pasi po punoj prej një kohe shumë të gjatë. Në janar, duhet të bënim zgjedhja më të mira. Jo vetëm që nuk e kemi përforcuar ekipin, por e kemi dobësuar. Këtë humbje e meritonim me kohë”.

LOJTARËT – “Siç jam kritik sa i takon ndeshjes, ashtu jam dhe në stërvitje. Këta janë çuna të mrekullueshëm që të dëgjojnë, por tjetër gjë është stërvitja, tjetër gjë është ndeshja. Dikush duhet të bëjë diçka më shumë se të tjerët dhe ne jemi munduar të gjejmë kush është ai, por momentalisht ne nuk jemi ekip që të luajmë në sulm. Kjo është gjendja jonë, ndaj është shumë e rëndësishme që të gjithë ne ta kuptojmë që duhet të nxjerrim jo vetëm djersë, por dhe gjak që të jemi të suksesshëm”.

VAZHDIMËSIA – “Unë jo më kot i kam rënë këmbanave para shtatë javëve. Duhet të bëjmë të pamundurën që të bëjmë diçka. Kemi që nga janari që po përpiqemi që të ndryshojmë diçka, por nuk ia kam arritur qëllimit. Edhe ndeshjet që i kemi fituar, nuk kanë qenë ndeshje që na kanë kënaqur. I pari që kam dështuar kam qenë unë. Kupa ishte diçka që mund të na kënaqte, por dhe këtu dështuam. Nesër duhet të mblidhemi të gjithë bashkë dhe të vihemi në shërbim të klubit”, u shpreh Prenga.

Prenga: Dhuna s’e ka vendin në futboll, ky Laç nuk është ai i Europës
Besnik Prenga është i drejtpërdrejtë. Vetëm luftë sportive, kjo është ajo që pa nga ndeshja me Kamzën. Në lidhjen e drejtpërdrejtë me emisionin “Gol pas Goli” në Supersport ai foli për sfidën, lojën e zhvilluar dhe shumë çështje të tjera.

NDESHJA – “Prisja më shumë nga skuadra, megjithatë desha t’i uroj për këtë pikë që morëm me sakrifica. Ekipi nuk u dorëzua dhe nuk u shthur, sulmoi, fitoi duelin dhe u pa dëshira e lojtarëve për të mos dalë pa pikë. Kjo është Shqipëria, ka pak futboll, luftohet shumë. Dua të komplimentoj të dyja ekipet për luftën që bënë, i dhuruan tifozëve një ndeshje jo të bukur, por të luftuar. Kaq kisha për ndeshjen dhe dëshiroj të luajmë mirë dhe të marrim pikët, jo me forcë si sot.

EUROPA – “Dy fitore të rrisin, dy humbje të ulin poshtë. Nuk po luajmë futboll të bukur, presim më shumë, kemi punuar diçka tjetër dhe luajmë diçka tjetër. Është si të mbjellësh grurë dhe të korrësh misër, hajde merre vesh ç’bëhet. I vetmi lojtar që kishte cilësi në fushë (Plaku), bëri një gol të shkëlqyer, tjerët thjesht vrapuan”.

FILOZOFIA – “Bën një hap përpara, bën tri mbrapa. Nuk i di objektivat për të hyrë në Europë, pasi ekipi i ri nuk po na lejon të luajmë. E vështirë të humbin, të fitojmë. Ishte një ndeshje vështirë për të dyja palët. Nuk e di nëse e kuptuar përgjigjen”.

KARAKTERI – “Ekipi nuk është i njëjti me atë që kemi qenë në Europë. Po të shikosh sot, formacioni është shumë i ndryshëm nga ai i Europës. Ka shumë çuna të rinj dhe na ka ikur cilësia, që nuk e kemi zëvendësuar. Kanë ikur lojtarë si Uzuni dhe Hoxhallari. Kishim dhe Lushkjan të dëmtuar, mendova ta fus në lojë, por mund të dëmtohej sërish. Fati i tillë është, sa i përket lojës, nuk besoj se Kamza e meritoi fitoren më shumë se ne. Jo me rastet që krijuam, por me duelet e fituara. I dhamë mundësi vetes për të shënuar, por nuk ia dolëm deri në minutën e fundit. Edhe ne kemi humbur ndeshje në minuta të fundit dhe dua t’i uroj djemve pikën e marrë.

DHUNA – “Është dhunuar arbitri dhe nuk kemi çfarë të flasim. Janë gjëra që nuk e kanë vendin në futboll. Deri në momenti ne fundit kur i ka rënë bilbilit, ka qenë një ndeshje korrekte nga të dyja palët. Nuk u vu re tensioni, që ishte shumë i madh, sidomos për vendasit”,- përfundoi Prenga.

Prenga vlerësim maksimal për Partizanin: Ekipi më i madh në Shqipëri
Laçit të Besnik Prengës pret të nesërmen Partizanin. Kurbinasit vijnë nga dy humbje radhazi dhe përballë kryesuesve të Superiores u duhen medoemos tre pikët për këtë kaluar këtë moment negativ. Kreu i pankinës së Laçit ka folur për “Supersport”, ku ka folur me vlerësim maksimal për kundërshtarin

“Luajmë përballë ekipin më të mirë në Shqipëri si nga tradita dhe nga rezultatet e tanishme. Ndeshjes nuk i dihet. Ne mund të bëjmë lojëra të mira. Pavarësisht ndeshjes së fundit Partizani e di se ku po vjen”.

“Ne që nga dita e parë kemi punuar për të dhënë më të mirën. Më shqetëson më shumë fakti që nuk po luajmë mirë se sa dy humbjet. Ekipi duhet të luajë futboll”, përfundoi Prenga.

Prenga: Laçi vuan në sulm, kemi kontingjent të pakët
Trajneri i Laçit, Besnik Prenga, u shpreh mjaft i mërzitur pas ndeshjes së humbur nga skuadra e tij ndaj Skënderbeut. Tekniku i kurbinasve pranoi se skuadra e tij vuan në aspektin e sulmit, ndërsa përforcimet e janarit nuk kanë ardhur në formën e duhur. Reparti i mesfushës nuk i shpëtoi kritikave të Prengës.

SULMI – “Që në fillim e dinim që kemi probleme me sulmin, nuk them që kemi gabuar në merkato, por pritëm shumë. Bëmë blerje sa për të bërë blerje. Kemi probleme në sulm, por dua të uroj Skënderbeun për fitoren. Nuk ishte një ndeshje me shumë cilësi, por me dëshirë për të luajtur.

“Ne gabuam në mesfushë, aty ku është reparti ynë më i fortë. Por nuk na mbetet gjë tjetër, veçse të stërvitemi dhe të bëjmë më mirë. Mua më shqetëson ecuria e ekipit. Në 4-5 ndeshje, ndërrohen trajnerë dhe loja nuk është aty ku duhet. Mendojmë se kemi bërë diçka, por nuk kemi bërë asgjë. Ne ishim pa gjak, nuk fituam duele, Skënderbeu i fitoi të gjitha dhe na tregoi si luhet futboll dhe kush kishte dëshirë për të fituar. Ne ishim të përgjumur dhe nuk treguam asgjë. Prandaj, që nesër t’i futemi stërvitjes dhe të kthehemi te rezultatet pozitive që tifozët tanë i presin. Ne jemi të shqetësuar me këto dy ndeshje shumë negative dhe ne si Laç, nuk na pranohen”.

EUROPA – “Skuadrat janë aty-aty dhe këtë gjë e tregoi dhe Skënderbeu. Ne e filluam ndeshjen mirë, por me kalimin e minutave e humbëm ritmin dhe pësuam rënie. Ky është futbolli dhe po nuk dhe maksimumin, nuk merr asnjë gjë.

ECURIA – Ecuria e ekipit është e tillë: Erdhi një trajner, fitoi ndeshjet e para, më pas u shkarkua. Më pas erdhi dikush tjetër, e njëjta situatë. Por unë nuk thashë një gjë të tillë, por thjesht doja të thosha që ndërrimi i trajnerëve tregon se nuk ka ecuri dhe qëndrueshmëri në klub.”

LOJTARËT – “Nuk u morën sa për të thënë, por dolën sa për të thënë. Secili ka CV-në e vet dhe i kemi ndjekur. Ndoshta kemi bërë gabime, pasi me lojtarët me ngjyrë është gjithmonë problem. Kanë probleme me vizat, kanë dy muaj pa stërvitje. Ne nuk jemi ekip që të fusim në lojë dy lojtarë të papërgatitur. Ne jemi ekip që nuk kemi 20 lojtarë në dispozicion, por vetëm 12-13. Ky është problemi”.

IDENTITETI – “Po ta shikosh, që në ndeshjen e parë në Europë që kam ardhur, nuk jam trajner që bëj shumë zëvendësime. Unë e kam mbyllur ndeshjen me 11 lojtarë, me 12. Minutat i jap me vështirësi dhe kam pasur probleme me sulmin., 4-4-2 mendoj se jemi të vetmit që përpiqemi ta luajmë, ndërsa që në momentin kur kam ardhur, kam pasur shumë probleme me mungesat e lojtarëve. Berisha ka qenë mungesë e madhe, edhe lojtarët me ngjyrë që erdhën në janar janë një problem i madh. Jam “kurnac” me ndërrimet, jo se kam dashur t’i bëj, por kam qenë i detyruar. Edhe sot, kam qenë i detyruar të bëj zëvendësime, jo se kam dashur”,- u shpreh Prenga.

FOTO | Vizitorë special në “Selman Stërmasi”, Kamza nën vëzhgim
Në orën 17:00 në kryeqytet Kamza do të sfidojë Tiranën. Një ndeshje delikate për të dyja skuadrat, që premton një takim interesant. Kamza do të jetë nën vëzhgim ditën e sotme, pasi trajneri Skënder Gega ka vendosur që ta studiojë nga afër kundërshtarin e radhës.

Kryesuesit do të takohen me skuadrën e Gjokës javën e ardhshme dhe duke pasur mundësinë për të qenë në stadium, tekniku tropojan është paraqitur në “Selman Stërmasi” sot. Po ashtu edhe trajneri i Laçit, Besnik Prenga kishte menduar për të mos e humbur këtë përballje. Si timonieri i Partizanit ashtu dhe ai i Laçit janë përshëndetur në mënyrë të përzemërt para ndeshjes.

Prenga: Të gjithë do kenë minutat e tyre, por na duhen dy sulmues
Trajneri i Laçit, Besnik Prenga ka folur për gazetarët e pranishëm në stadium pas ndeshjes miqësore kundër Tiranës, sfidë që djemtë e tij e fituan pastër 2-0. Por trajneri i kurbinase tha që kjo ndeshje të gënjen dhe Laçit i duhen dy sulmues në merkato.

“Me thënë të drejtën nuk jam i kënaqur me këtë ndeshje. Ndoshta kemi luajtur më mirë sesa duhet 15 ditë para kampionatin. Nuk e di nëse jemi në rrugën e duhur, por bëmë një ndeshje pa gabime.

“Si ka mundësi që të luajmë kaq mirë 15 ditë para kampionatit? Shpresoj që këtë paraqitje ta bëjmë në kampionat, e jo tani.

“Është një ndeshje miqësore që të gënjen, unë nuk jam i kënaqur me rezultatin, por me mënyrën e lojës. Në pjesën e parë luajtëm më mirë, por nuk e di, nuk mund të them asnjë gjë për këtë fazë përgatitore.

“Që në fillim e kam thënë se jemi ndryshe nga tjerët, mendojmë gjithmonë për nivelin që paraqesim. Synimi ynë është të marrim vetëm lojtarë të rinj.

“I kemi sytë nga merkato, por dhe nëse nuk bëjmë merkato, do mundohemi me këtë grup që kemi të luajmë fort në këtë kampionat, që është shumë i vështirë.

“Jo vetëm një sulmues, kemi nevojë për dy sulmues, minimalisht që njëri të tërheqë ekipi, por Xhixha do të ketë minutat e veta. Ne duam Kupat e Evropës dhe kam dëshirë si Xhixha, si Berisha të marrin minutat e tyre. Por shpresoj të vijë një lojtar cilësor, që të jetë rezultativ.

“Mersini dhe Çokaj janë dy afrime të mia dhe unë i di aftësitë e tyre, prandaj iu besoj shumë. E ardhmja e tyre është e ndritur dhe flet fusha. Janë çuna të mirë dhe jam i bindur se do të luajnë edhe me ekipet kombëtare”,- përfundoi Prenga.

Prenga: Duam të tregojmë futboll edhe në Europë
Trajneri i Laçit, Besnik Prenga foli për “RTSH Sport” pas miqësores së mbyllur në barazim kundër Vllaznisë, ku u shpreh i kënaqur me paraqitjen e djemve të tij.

Gjithashtu, Prenga foli edhe për synimet që ka Laçi këtë sezon, si dhe pranoi se duhen dhe 3-4 futbollistë që grupi të quhet i plotësuar.

“Jo se jam i pakënaqur dhe jo se mendoj se kemi nevojë për ta përforcuar ekipin. Por duhet të them se kampionati është i gjatë dhe kemi nevojë për futbollistë. Synojmë 3-4 lojtarë.

Synimet e Laçit janë të marrin pjesë në Kupat e Europës. Duam të tregojmë dhe njëherë tjetër se ne nuk jemi ekip që tregon futboll vetëm në Shqipëri, por edhe në Europë, pasi kemi çuna të rinj dhe të talentuar”,- tha Prenga.

TKZ feston 15-vjetorin, Kaçi dhe Cana nderohen në mbrëmjen gala
Sot “Tifozat Kuq e Zi” festojnë 15-vjetorin e krijimit të tyre. Në një mbrëmje gala të organizuar nga vetë ata, nuk kanë munguar as personazhet e botës së sportit, të cilët e kanë ngritur lart emrin e vendit tonë në Europë e Botë.

Për të nderuar disa prej tyre, “Tifozat Kuq e Zi” kanë ndarë disa çmime. Një prej sportistë që ka bërë mjaft mirë këtë vit është Eklent Kaçi. 19-vjeçari nga Laçi është numri një në Europë dhe në botë në bilardo dhe sot është nderuar me çmimin “O Sa Mirë Me Qenë shqiptar”. Një çmim më se i merituar për të, i cili gjithnjë ka përfaqësuar vendin tonë në të gjitha kometicionet ndërkombëtare.

Po ashtu prezent është edhe kapiteni i Kombëtares Lorik Cana, i cili po ashtu ka marrë çmimin “O Sa Mirë Me Qenë shqiptar”, por njëkohësisht i ka premtuar se do të zhvillohet një ndeshje mes Shqipërisë dhe TKZ-së.

Prenga: Pa merkato do ngelim në klasë, do shikoni një Laç ndryshe pas janarit
Besnik Prenga ka ardhur me këmbën e mbarë te skuadra e Laçit duke marrë 4 pikë në 2 ndeshjet e fundit. Trajneri i kurbinasve foli për “Supersport” në emisionin “Gol pas Goli”, ku tregoi se skuadra e tij bëri mirë, megjithatë nuk është plotësisht i kënaqur.

numri një i stolit të bardhezinjtë foli hapur për merkaton, ku veçoi se duhet me çdo kusht që të afrohen lojtarë që bëjnë diferencën, duke premtuar se më pas duhet të presim një skuadër ndryshe.

BARAZIMI – Dua të uroj të dyja skuadrat dhe të gjithë lojtarë që u aktivizuan sot, për lojën korrekte që zhvilluan. Të dyja ekipet dhanë më të mirën e tyre në fushë. Sa i përket rezultatit ne nuk vijmë për të marrë barazi. në të dyja këto dy ndeshje doja të fitoja dhe ishim të organizuar për të marrë një fitore sot. Nuk kaluam në aventurë që të sulmonim shumë, pasi kishim para një skuadër shumë cilësore, me shumë ndeshje radhazi pa humbje, ku ka harmoni. E kam përgatitur ndeshjen për ta fituar.

TËRHEQJA NË PJESËN E DYTË – “Ishte imponim tërheqja, por luanim edhe në transfertë, Teuta luante me topa të gjatë dhe është më e lehtë për t’u mbrojtur me topat e gjatë. Na vunë në presion, por ne e kontrolluam lojën dhe ishim të qetë. Lojtarët dhanë maksimumin dhe Kallaku realizoi një gol të shkëlqyer. Luajtëm pas nuk donim të kalonim në aventurë, pasi kishim rezultat. Nuk jam i pakënaqur, por as i kënaqur”.

SKUADRA – “Skuadra ka punuar mirë dhe na mungon pak ritmi, pasi kemi luajtur edhe në Europë. Kemi harxhuar shumë energji dhe nuk kemi pushuar. Laçi nuk ka bërë rrotacione. Kur ktheja kokën nga stoli nuk kisha lojtarë që nuk mund t’u besoja. Dua të shmang pyetjen se pse erdhi kjo gjë. Uroj që me merkaton ekipi do të marrë fizionomi tjetër. Nëse duam të luftojmë për Europë na duhen përforcime, pasi në të kundërt do të ngelim në klasë”.

LOJA – “Jam i kënaqur me lojtarët, pasi e kemi në karakter që të fitojnë duelet. E kemi bërë diçka të tillë në të dyja këto ndeshje. Ishim të sigurt me topin në zotërim. Teuta na rrezikoi pak në fillimin e pjesës së dytë. Nuk ishte vetëkënaqësi. E di se çfarë ishte dhe u mundova ta them, por shpresoj që me fazën përgatitore do të përmirësohemi”.

MERKATO – “Laçi si me mua dhe pa mua ka karakter. Laçi në shtëpi, por edhe jashtë është një skuadër e fortë. Ne veriorët marrim maksimumin nga natyra. Lojtarët japin më të mirën. Trajnerët lëvizin. Ekipi ka nevojë për lojtarë që bëjnë ndryshimin, nëse ka pretendime të mëdha. jemi grup i fortë, por na duhen lojtarë që bëjnë diferencën. Besoj se do të jemi më ët rritur fizikisht dhe më të përforcuar. Do të shikoni një Laç tjetër, por pa humbur shpirtin e garës.

TREGU KROAT – “Kroacia ka përparësi, pasi është më e lehtë t’i kontrolloj dhe mbetet një pistë e hapur, por nuk jemi kundër lojtarëve që na vijnë nga Gjermania apo Holanda”.

Memelli zyrtarizon largimin nga Laçi: Do jem gjithmonë mirënjohës
Siç ishte raportuar pres ditësh, Migen Memelli nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Laçit. Tekniku, i cili mori drejtimin e skuadrës bardhezi pas largimit të Artan Mërgjyshit nuk do të vijojë më bashkëpunimin me kurbinasit.

Vetë Memelli ka reaguar përmes një postimi në “Facebook” ku ka zyrtarizuar në një farë mënyre dhe “divorcin” me Laçin. Vetëm fjalë pozitive nga ana e Memellit, i cili në stolin e finalistëve të Kupës edicionin  shkuar arriti të merrte 10 pikë, duke shënuar 3 fitore, një barazim dhe 2 humbje.

Nga dita e nesërme pritet që me skuadrën të bashkohet dh trajneri i ri, Besnik Prenga, i cili ishte pjesë e kurbinasve edhe një edicion më parë, duke arritur që të kalonte dhe një tur në Europa League.

“Klub Futboll Laçin, drejtuesit, sportdashësit, stafin dhe trajnerin e ardhshëm dhe në veçanti lojtarët dua t’i falënderoj dhe t’i uroj suksese të mëtejshme në rrugën e tyre. Do t’ju jem gjithmonë mirënjohës. Faleminderit”!

Prenga analizon Dinamon: Latifi mund të jetë çelsi
Besnik Prenga është një ndër shqiptarët që e njeh më mirë futbollin kroat, duke qenë se punon prej vitesh aty si trajner, ndaj zor se mund të gjendet person me më shumë njohuri për Dinamon e Zagrebit, në prag të sfidës kundër Skënderbeut.

Babai i Herdi Prengës, mbrojtësit të talentuar që luan prej vitsh në Kroaci, analizon për Supersportin përballjen e sotme, duke e pranuar se Dinamo është më lart.

“Janë dy ekipet më të mira në vendet përkatëse, edhe pse humbën të dyja titullin sezonin e fundit. Shanset janë 60-40 në përqindje për Dinamon, që me ardhjen e trajnerit të ri Cvitanoviç ka ndryshuar shumë. Ekipi ka marrë frymë, lojtarët po e ndjekin, shoh entuziazëm pas dy fitoreve kundër rivalëve direkt në kampionat, Hajdukut dhe Rijekës. Është moment perfekt për Dinamon, ndërsa Skënderbeu ka luajtur vetëm ndeshjet në kupat e Europës dhe nuk ka luajtur ende në kampionat, çka i jep epërsi Dinamos”.

A është dobësuar Dinamo nga largimet e zakonshme? “Lojtarët kryesorë janë ende aty, nga portieri e deri te sulmuesit kryesorë Sudani e Fernandes, edhe pse Sudani do të mungojë sot. Megjithatë, Dinamo është klub shumë i madh që të ketë probleme të tilla, për zëvendësimin e talenteve që shet”.

Prenga evidenton Latifin si armën e Skënderbeut: “Shpresoj që Latifi të bëjë diferencën, ai mund të jetë pika më e fortë, pasi Dinamo në krahun e djathtë të mbrojtjes është disi më i dobët dhe si mbrojtësi i djathtë, ashtu edhe sulmuesi i djathtë, nuk koordinohen mirë dhe shpresoj që Latifi t’i vërë në vështirësi të mëdha dhe të shënohet një gol, që do të shtonte ndjeshëm shpresat për kualifikim”.

Natyrisht, Prenga është tifoz shqiptar sot: “Natyrisht, gjaku është gjak, zemra është zemër dhe sot jam tifoz i Skënderbeut. Dëshiroj që Skënderbeu të kualifikohet, por nuk do të jem i zhgënjyer edhe nëse kalon Dinamo”.

Herdi Prenga del nga “tuneli”, gjen ekip të ri
Një vit pa futboll, nuk ka asgjë më të keqe për një futbollist 22-vjeçar, në hapat e para të një karriere mjaft premtuese.

I ka ndodhur Herdi Prengës, qendërmbrojtësit të talentuar të Shqipërisë U-21.

Prej vitesh pjesë e Lokomotivës së Zagrebit, verën e shkuar Prenga hyri në vitin e fundit të kontratës dhe refuzoi të rinovonte. Një konflikt që e la pa futboll prej shtatorit të shkuar, sepse as në janar nuk arriti të lirohej.

Tani, i lirë në treg, Prenga ka firmosur për Interin e Zapreshiçit, sërish në elitën kroate, me synimin për t’u rikthyer në formë perfekte, para se të tentojë një hap më lart.