Preiti

Preiti: Situatë shumë e keqe, por nuk besoj se ka masa
Drejtori sportiv: Lojtarët u impenjuan, por nuk po arrijmë te goli. Duhet ta analizojmë me kujdes momentin negativ. Presioni është i madh

Zhgënjimi është i madh, por drejtori sportiv i Partizanit, Antonelo Preit, ka folur pas barazimit me Lushnjen. Ai ka dalë përballë gazetarëve duke pranuar situatën e keqe dhe momentin negativ të “demave”. Italiani e pranon se nuk ka shkopin magjik, ama nuk fajëson as lojtarët, pasi sipas tij u impenjuan në sfidën kundër Lushnjes.

– Çfarë po ndodh me këtë Partizan, nga objektivat për kampion, tani për mbijetesë?

– Situata është e keqe nisur edhe nga rezultatet dhe është e kotë ta fshehim. Nuk është momenti për të gjetur fajtorët, pasi nga ajo që lojtarët dhanë në fushën e lojës nuk mund të themi që nuk u impenjuan. Kur nuk arrin të fusësh topin në rrjetë, nuk fiton ndeshjen. Kemi probleme në këtë pikë.

– A do të ketë masa për stafin dhe lojtarët?

– Nuk mendoj se do të ketë masa, pasi lojtarët dhanë maksimumin në fushën e lojës. Mendoj se problemi ishte vetëm te mosshënimi i golit dhe mungesa e fatit.

– Problemi është teknik-taktik, apo psikologjik?

– Presioni është i madh, pasi nga një emër si Partizani pritet shumë. Pjesa tjetër duhet analizuar me më shumë kujdes se ku qëndron problemi.

– A ka presion nga presidenti pas këtyre rezultateve?

– Sigurisht presioni është i madh që nga presidenti, lojtarët, stafi teknik dhe tifozeria. Zhgënjimi është i madh, duhet të përballemi me këtë fakt dhe ta analizojmë me qetësi se përse ka ardhur kjo gjendje në ekip.

– Eksperienca italiane ende nuk ka filluar të funksionojë në Shqipëri…

– Çdo lloj eksperience që do të vijë në Shqipëri nuk ka shkopin magjik. Ne mundohemi që të japim eksperiencën tonë te Partizani.

Përforcimi i fundit i Partizanit, prezantohet drejtori Preiti: E njoh mirë futbollin shqiptar
Është prej kohësh pjesë e Partizanit, por Antonelo Preiti vetëm sot është prezantuar zyrtarisht për mediat, me një konferencë për shtyp organizuar nga klubi i kuq. Drejtori i ri sportiv i Partizanit kompleton organikën e të kuqve, që tashmë janë tërësisht në duar italiane, me Moxhin, Preitin dhe Julianon që kanë tre postet më të rëndësishme në klub, pas presidentit Gaz Demi, që u ka lënë dorë të lirë për sezonin e ri.

Preiti mendon se e njeh mirë futbollin shqiptar: “Jam informuar për futbollin shqiptar përpara se të merrja këtë post. Kam pasur kontakte edhe me futbollistë shqiptarë dhe rasti më i freskët është ai i Andi Lilës kur ai luante te Parma. Ndaj e njoh mjaft mirë futbollin shqiptar dhe besoj se do të bëjmë një punë të madhe te Partizani. Duhet të punojmë në grup për të arritur objektiva madhorë. Të gjithë bashkë te Partizani do të punojmë për të realizuar synimet e klubit, 24 orë në 24. Vazhdimësia është pika ku duhet të përqendrohet Partizani”.

Preiti e komenton qetësisht humbjen ndaj Laçit: “Kështu është futbolli. E kontrolluam ndeshjen, por e pësuam prej dy kundërsulmeve. Ishte aksidentale, por skuadra u shfaq me personalitet në fushë”.

Preiti, i cili ka punuar te Parma e shumë klube në Itali, ka pasur gisht në merkaton e klubit këtë verë: “Lojtarët që kemi afruar te Partizani gjatë kësaj merkatoje vere, mendoj se do të japin më të mirën e tyre, ndonëse duan pak kohë të përshtaten. Kam pasur rastin të bëj edhe me lojtarë si Huan Kuadrado në karrierën time, i cili kur erdhi nga Amerika Latine nuk po përshtatej siç duhej te Udineze. Më pas e huazuam te Leçe dhe pas rikthimit te Udinese, arritëm ta shisnim për 40 milionë te Juventusi. Shembull tjetër është Paleta te Parma. U kthye për 4 vite në një lojtar shumë të rëndësishëm te Parma dhe më pas shkoi te Milani. Kur një lojtar i ri afrohet pranë një klubi, jo të gjithë arrijnë të ambientohen. Kjo është diferenca kur flitet për një futboll të organizuar. Në shumë raste atë që nuk e sheh në një muaj, mund ta shohësh në muajt dhe vitet në vazhdim. Unë pres shumë nga 25 lojtarë, jo nga 3 lojtarë. Të jap një shembull të sezonit të kaluar, për vështirësitë e Ekubanit në fillim. Mendoj se e nisi nga pankina. Ne mendojmë se kemi në dispozicion një grup të mirë për objektivin tonë. Ky është një problem që trajneri nga java në javë e menaxhon grupin dhe ato që do të zbresin në fushë kundër rivalëve. Ka disa rregulla, mund të luajnë vetëm 4 të huaj, ne shpresojmë që gjatë rrugës të vendosim në kushtet e duhura ato lojtarë që kanë ardhur për të dhënë maksimumin në Superiore.

“Edgar Çani? Ai, kur mbylli kampionatin në vitin e kaluar në Pizë, bëri një ndërhyrje për pastrimin e meniskut. Kohët e riaftësimit ishin pak më të gjata sesa parashikohej. Kemi bërë një punë graduale gjatë grumbullimit në Kasha, duke u munduar të mos e sforconim më shumë se duhej. Kjo na dha të drejtë, edhe pse shpesh nuk u stërvit me normalitet. Mendoj se Çani nga nesër, në ndeshjen e Kupës, do të jetë në dispozicion të trajnerit për të luajtur apo jo. Pastaj këto janë vendime që i merr Juliano, por lojtari do të jetë në dispozicion.”.