Portier

Xhika: Partizani është shtëpia ime, dua ta mbyll këtu karrierën
Dashamir Xhika ka qenë i pranishëm në daljen për shtyp që i paraprin takimit të Partizanit ndaj Flamurtarit në Vlorë. Gardiani kryeqytetas do ta nisë nesër nga minuta e parë në mungesë të të dëmtuarit Alban Hoxha. Para gazetarëve Xhika u shpreh se klubi i Partizanit është shtëpia e tij dhe shpreson që ta mbyllë karrierën aty.

NDRYSHIMI NGA SEZONET E MËPARSHME “Është e vërtetë që është pak ndryshe nga vitet e tjera. Trajneri ka futur një frymë të re në ekip. Në ndryshim nga të tjerët para tij ai nuk ka vënë në presion. Unë jam rritur te Partizani dhe shpresoj ta mbyll karrierën time këtu”.

VLERËSIMI NGA TIFOZËT – “Besoj se ka të bëjë shumë dhe eksperienca. Nuk jam më një djalosh i ri si dikur. Stërvitem mirë së bashku me Albanin (Hoxha). Shpresoj që dhe nesër të jap maksimumin”.

GJITHMONË ZGJEDHJE E DYTË – “Për mua nuk është problem, qoftë portieri i dytë apo i tretë”.

LARGIMI NGA PARTIZANI? – “Nuk kam menduar të largohem. Partizani është shtëpia ime. E kam thënë disa herë që për mua nuk është problem të qenit portier i dytë. Kemi një portieri cilësor si Albani, i cili është dhe pjesë e kombëtares”.

KA FILLUAR TË NDIHET DERBI ? – “Akoma jo, jemi të fokusuar te ndeshja e Flamurtarit. Nesër jam në fushë, ndërsa derbi është javës tjetër”.

Çudia në Anglia, portieri huazohet vetëm për 7 ditë
Ekzistojnë huazime 1 apo 2-vjeçare, kalime më afatshkurtra nga qershori në janar. Por, nga Liga e Parë angleze (kategoria e tretë) vjen huazimi më i çuditshëm që keni dëgjuar: transferim vetëm për… 7 shtatë ditë.

Një javë, koha e mjaftueshme për të zëvendësuar portierin e parë, i cili është i padisponueshëm dhe portieri i dytë, që është i dëmtuar. Kjo ndodhi me Barnslin, që shfrytëzoi transferimin “rrufe”.

Klubi afroi portierin titullar të Notingam Forrest, Xhordan Smith. Me pak fjalë një “merkato emergjence”. “Gardiani” do të luajë me Barnslin në ndeshjen kundër Akrington.

Sipas rregullores së Ligës Angleze të Futbollit, një klub i cili nuk ka portierë të disponueshëm për ndeshje nga kontingjenti, atëherë ata mund të afrojnë një “gardian” edhe jashtë afatit të merkatos. Deri këtu asgjë për t’u habitur, por ajo që befason është periudha e huazimit, për vetëm një javë.

Berisha i magjishëm, shtypi italian e ngre në qiell
Ertrit Berisha kreu një paraqitje mjaft të mirë në fitoren 2 – 1 të Atalantës në transfertën ndaj Bolonjës. “Lufta” me Golinin tashmë mund të quhet e fituar me gardianin shqiptar që ka rimarrë në pronësi kuadratin e skuadrës bergameske.

“Gazzeta Dello Sport” nuk i ka kursyer elozhet për portierin e kombëtares sonë, që në takimin e djeshëm regjistroi pesë pritje, duke i vënë atij notën shtatë, po aq sa dhe autori i golit të Atalantës, Duvan Zapata.  Në shkrimin bashkangjitur notës: Pritja ndaj Palasios, në minutën e 80-të, në dalje si kamikaz, është pasqyra e ndeshjes së tij plot rezistencë.

Video | Gafë e pabesueshme, portieri merr në qafë “Ksavin &Co.”
Gafat janë pjesë e pandashme e futbollit, ata ndodhin në një lojë të thjeshtë mes fëmijësh nëpër rrugicat e qyteteve, por edhe në stadiume të mbushur plot e përplot dhe me lojtarë që paguhen me miliona.

Rasti më i fundit ka ndodhur në takimin në kuadër të çerekfinales së Champions-it aziatik në ndeshjen midis Esteghalit  të Iranit dhe skuadrës multimilionere të Al Sadit, ekipi ku luan Ksavi Hernandez dhe ish-kapiteni i Atletikos, Gabi.

Në minutën 12’ të ndeshjes, portieri i Al-Sadit, 20-vjeçari Meshal Barsham shkaktoi një autogol që do ta mbajë mend të gjithë jetën, duke mos kontrolluar siç duhej një top që iu pasua me kokë nga shoku i skuadrës. Video e gafës ka bërë xhiron e botës, por fatmirësisht për gardianin e ri, ekipi i tij arriti të përmbyste ndeshjen duke shënuar tri gola në portën e kundërshtarëve.