Policia e Shtetit

Sa shumë dritëhije, FSHF zbulon kërkesën për Policinë
Nesër pritet që të rikthehet gara, edhe pse ende FSHF nuk ka dalë me një njoftim zyrtar. Kukësi, Teuta, Partizani dhe Luftëtari janë gati të zbresin në fushë, por prania e Policisë së Shtetit në stadiume nuk është konfirmuar ende. FSHF e konfirmon diçka të tillë me komunikatën e fundit, teksa zbulon shkresën e dërguar drejt Policisë së Shtetit dhe thekson se pret përgjigje deri nesër në mesditë.

NJOFTIMI  – Federata Shqiptare e Futbollit, menjëherë pas takimit të organizuar sot, me pjesëmarrjen e Kryeministrit dhe drejtuesve të dikastereve më të rëndësishme të kabinetit qeveritar, ka vendosur që të fillojë menjëherë komunikimin me institucionet shtetërore për të rikthyer normalitetin në futbollin shqiptar.

Në një shkresë, drejtuar sot, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, z. Ardi Veliu, Sekretari i Përgjithshëm i FSHF Z. Ilir Shulku i kërkon Policisë së Shtetit bashkëpunim.

“Në vijim të kësaj fryme bashkëpunimi dhe në kuadër të angazhimeve publike të ndërmarra nga të gjithë aktorët, duke synuar rikthimin sa më të shpejtë të normalitetit në aktivitetet futbollistike, ju drejtohemi me këtë kërkesë për marrjen përsipër të ndeshjeve të parashikuara të kalendarit sportiv në respektim të parimit të sigurisë parashikuar nga Neni 4/d) i Ligjit 79/2017 që ka të bëjë me ushtrimin e veprimtarive sportive në një mjedis të sigurt” – thotë fillimisht shkresa e firmosur nga kreu i ekzekutivit të FSHF.

Më pas, në shkresën e FSHF, bëhet e qartë nevoja e pranisë së Policisë së Shtetit në aktivitetet futbollistike, gjë që është theksuar edhe në konkluzionet e takimit të sotëm me krerët më të lartë të shtetit. Kërkesa e institucionit të futbollit vijon: “Duke ju siguruar angazhimin maksimal FSHF dhe anëtarëve të saj, përsërisim nevojën aktuale për praninë e forcave të rendit brenda ambienteve sportive, duke filluar nga ndeshjet e ditës së nesërme datë 12.03.2019”.

Në shkresën e Federatës, kujtohet se pikërisht për arsye sigurie, është bojkotuar aktiviteti futbollistik në vend, nga ana e Shoqatës Bashkimi i Arbitrave të Futbollit Shqiptar. Ndërkohë FSHF, thekson se pret një përgjigje për angazhimin e forcave të rendit, deri nesër në mesditë dt. 12.03.2019.

Ministri Lleshaj: Policia ka kosto, tifozët të identifikohen
Ministri i brendshëm, Sandër Lleshaj, foli në tryezën e përbashkët të mbledhur sot në Tiranë. Zyrtari i qeverisë foli për ashpërsim të kodit penal dhe nevojën për më shumë fonde për të rritur kapacitet për të mbarëvajtjen e kapaciteteve financiare.

“Kjo në radhë të parë është një çështje kapaciteti dhe kompetencash. Nuk kemi kapacitetin e nevojshëm, pasi duhen të aktivizojmë me qindra policë për eventet sportive. Kjo ka një kosto financiare, pasi duhet të rriten kapacitet”.

“Në stadiume ne fusim turma dhe jo individ. Duhet të fusim individ me emër dhe mbiemra. Jam dakord që teknologjia na mundëson që kursejmë kapacitet njerëzore dhe më e rëndësishmja është përgjegjësia e individëve”

“Ashpërsimi i kodit penal për të gjithë ata që përfshihen në organizimin dhe pjesëmarrjen e eventeve do ta mundësojë menaxhimin më të lehtë të këtyre situatave. Garantoj vullnetin e ministrisë së brendshme për këtë çështje”.

Marko: U dhunua futbolli, jo vetëm arbitrat! Ndërprerja shërben
Këtë javë nuk do të luhet futboll në Shqipëri dhe janë arbitrat ata që e kanë kaluar në “pit-stop” topkëmbën. Ky vendim i tyre, erdhi pas dhunës në Kamzë. Ndërkohë, specialisti i futbollit, Andrea Marko, këtë e quan një refleksion të drejtë ndaj dhunës.

Për SportEkspres.com, ai thekson se ky bojkot i Shoqatës së Arbitrave ka domethënie që duhet vlerësuar për vazhdimësinë. “Unë e mendoj të drejtë bojkotin që arbitrat i bëjnë kampionatit. Ky është një veprim që kërkon refleksion më të plotë nga strukturat që e organizojnë lojën e futbollit në vendin tonë.

Nuk jemi ende një shtet që të besojmë stjuartët në stadiumet tona. Sikundër ndodhi në Kamzë, duhen bërë shembull edhe ndeshje të tjera, ku në Kategorinë e Parë dhe në të Dytën ka raste të shumta”, u shpreh Marko.

Ndërprerjen e kampionateve ai e shikon në interes të lojës së futbollit. “Arbitrat e ndërprenë futbollin, por kjo ndërprerje i shërben kësaj loje. Janë disa aktorë e faktorë që duhet të gjejnë veten në këtë situatë, ndërsa duhet ndërhyrje urgjente për përcaktimin real të masave të sigurisë në stadiume. Këtë herë është dhunuar i gjithë futbolli ynë, jo vetëm arbitrat”.

Policia i përgjigjet FSHF-së me kërcënim: Do marrim masa edhe për ju
Policia e Shtetit, me anë të një postimi në “Facebook”, ka reaguar sa i takon dhunës në stadiume. Një reagim shumë i gjatë dhe që prek shumë çështje, por me atë kryesoren që është kërcënimi për marrjen e masave ndëshkuese jo vetëm për ata që shkaktojnë dhunë në futboll, por dhe për ato që marrin përsipër organizimin e eventeve futbollistike, pra FSHF-në. Më poshtë, do të lexoni dhe reagimin e plotë të Policisë së Shtetit.

Reagim i Policisë së Shtetit për dhunën në stadiume

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në zbatim të Ligjit nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, të Ligjit nr. 79/2017 “Për Sportin”, Ligjit Nr. 19/2016, datë 22.09.2016 “Për masat shtesë të sigurisë publike”, të Urdhrit të përbashkët të Ministrit të Brendshëm dhe të Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë e Sporteve, Nr. 5512, ka kërkuar në mënyrë të vazhdueshme bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit, për përmbushjen e përgjegjësive institucionale që lidhen me sigurinë në aktivitetet sportive, futbollistike.

Në vlerësim edhe të detyrimeve që rrjedhin nga Konventa e Këshillit të Europës me Nr. 218 datë 03.08.2016 “Mbi një qasje të integruar për rendin, sigurinë dhe shërbimet në ndeshjet e futbollit dhe aktivitetet e tjera sportive”, referuar edhe udhëzimeve të UEFA-s për sigurinë, etj. Policia e Shtetit ka nxitur në mënyrë të vazhdueshme bashkëpunimin midis agjencive ligj zbatuese për të parandaluar akte dhune dhe veçanërisht ngjarje terroriste në stadiumet e futbollit.

Referuar ngjarjeve të fundit, Policia e Shtetit ndihet e keqardhur për reagimin e sotëm të Federatës Shqiptare të Futbollit, dhe aq më tepër për gjuhën e akuzave duke u përpjekur të shkarkojë përgjegjësitë tek Policia e Shtetit, dhe duke mos marrë përsipër asnjë përgjegjësi si aktore kryesore e organizimit të aktiviteteve sportive.

Në këtë kontekst, Policia është vetëm një nga aktorët dhe jo institucioni përgjegjës për organizimin, menaxhimin dhe mbarëvajtjen e eventeve sportive.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit përmes shkresave zyrtare drejtuar Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, ka kërkuar marrjen e masave në zbatim të ligjit për Sportet, për garantimin e Kampionatit të Futbollit.

Së pari, në datën 19 mars 2018, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit i është drejtuar Presidentit të FSHF-së me shkresë mbi marrjen e përgjegjësive institucionale që lidhen me sigurinë dhe mbarëvajtjen e ndeshjeve të futbollit, duke kërkuar nga kjo e fundit si institucioni organizator dhe përgjegjës në zbatim të ligjit Nr. 79/2017 “Për sportin”, krijimin e kushteve në ambientet sportive për Kampionatin e Futbollit 2018-2019, që nisi në Gusht 2018. Kjo, pasi Policia do të zbatonte vetëm detyrimet në funksion të zbatimit të këtij ligji. Por nga FSHF-ja nuk pati asnjë reagim apo përgjigje, as verbale dhe as shkresore.

Po kështu në datën 8 gusht 2018, në datën 13 gusht 2018, në datën 23 gusht 2018 dhe 24 gusht 2018, me 4 shkresa të tjera me të njëjtin objekt, Policia e Shtetit i është drejtuar FSHF-së për marrjen e përgjegjësive institucionale që lidhen me sigurinë dhe mbarëvajtjen e ndeshjeve të futbollit. Edhe pas kërkesave intensive të PSH, nuk pati reagim nga FSHF.

Gjithashtu nga Drejtoritë Vendore të Policisë brenda 2 muajve të vitit 2019, janë dërguar 24 shkresa drejtuar Klubeve të Futbollit, Bashkive dhe FSHF-së për dijeni, mbi problematikat për zgjidhje dhe mos marrjen përsipër të garantimit të sigurisë në ndeshjet e futbollit, pasi nuk plotësonin kushtet dhe kriteret ligjore.

Kështu konstatohet me keqardhje mospërmbushja e përgjegjësive institucionale për sigurinë e aktiviteteve sportive nga institucionet përkatëse, sa i përket plotësimit të kushteve të kërkuara të sigurisë në terrenet sportive ku zhvillohen aktivitetet sportive, futbollistike, ku rezulton se:

Nga 61 terrene sportive, vetëm në 2 stadiume, “Elbasan Arena”, Elbasan dhe “Loro Boriçi”, Shkodër përmbushen kushtet e sigurisë për të zhvilluar aktivitete sportive.

Në 59 impiante të tjera rezultojnë problematika dhe mangësi të theksuara, si:

Dëmtime të rrethimit të jashtëm, brendshëm dhe të ndarjeve midis tribunave;

Dëmtime të rrethimit kufizues të tribunës kryesore;

Ekzistenca e shkallëve, apo ndenjësve të stadiumeve të dëmtuara;

Ekzistenca e materialeve apo inerteve përreth disa stadiumeve dhe fushave sportive;

Prania e banesave private ngjitur dhe në afërsi të rrethimit të jashtëm të stadiumeve/fushave dhe terreneve të futbollit;

Mungesa e dhomave të kontrollit në stadiume për qëndrimin e drejtuesve të shërbimeve policore dhe grupit të koordinimit;

Pamjaftueshmëria e portave hyrëse për në stadiume dhe me dyer të amortizuara që nuk kryejnë funksione;

Mungesë e hyrje-daljeve të veçanta për tifozerinë e ekipeve mike si dhe e ambienteve të ndihmës së shpejtë;

Mungesë e sistemit të monitorimit me kamera;

Mungojnë kufizimet për futjen në mënyrë të kontrolluar të tifozëve, si dhe vendet e parkimit për mjetet e tifozëve dhe të ekipeve mike;

Mungojnë vendet e përcaktuara për personalitetet në tribunat qendrore të disa stadiumeve, për gazetarët dhe për të ftuarit;

Mungesë e tunelit (fizarmonikës) për lëvizjen e sportistëve nga dhomat e zhveshjes për në fushë dhe anasjelltas

Mungesë e kushteve të domosdoshme higjenike për tifozët, etj.

Policia e Shtetit konstaton gjithashtu me keqardhje se pjesa më e madhe e organizatorëve të ndeshjeve dhe terrenet sportive, nuk përmbushin detyrimet minimale për organizimin dhe sigurinë e një ndeshjeje, si:

Nuk lidhin kontratë me shoqëritë private të sigurisë fizike, në përmbushje të përgjegjësive institucionale të përcaktuara në nenin 51, të Ligjit Nr. 79/2017 “Për Sportin”, subjekte të cilat duhet të kryejnë:

Kontrollin e tifozëve në portat hyrëse në mjedisin sportiv;

Sigurimin e vendkalimeve publike në mjedisin sportiv;

Drejtimin e spektatorëve tek ulëset në mjedisin sportiv dhe mbajtjen e tyre nën kontroll;

Sigurimin dhe mbrojtjen e lojtarëve nga futja e tifozëve në mjedisin sportiv.

Nuk zbatohet detyrimi për njoftimin e strukturave të Policisë së Shtetit nga organizatorët 7 ditë kalendarike përpara zhvillimit të ndeshjes, në zbatim të nenit 50, të Ligjit Nr. 79/2017 “Për sportin”.

Nuk zbatohen kërkesat e Ligjit Nr. 19/2016, datë 22.09.2016 “Për masat shtesë të sigurisë publike”, pasi në mjediset e terrenet sportiv nuk janë instaluar:

Kamera të tipit ÇTV, me rezolucion të lartë;

Nuk janë hartuar skemat e ruajtjes dhe sigurimit të objektit (terrenit sportiv), të cilat duhet të miratohen nga Shefi i Komisariatit të Policisë.

Mos përmbushja e këtyre detyrimeve ka sjellë mos parandalimin dhe monitorimin e ngjarjeve apo incidenteve të ndodhura gjatë zhvillimit të aktiviteteve, duke krijuar vështirësi në dokumentimin ligjor të tyre dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve të veprave penale.

Nuk janë përmbushur si duhet detyrimet e përcaktuara në nenin 48, të Ligjit Nr. 79/2017, “Për Sportin”, përsa i përket “Ndalimit të provokimeve dhe sjelljeve të palejuara”, pasi janë konstatuar problematika të shumta në drejtim të provokimeve dhe sjelljeve të palejuara nga ana e tifozerive, më e theksuar kjo për tifozeritë e ekipeve të kryeqytetit.

Edhe më i rëndë është fakti, se në disa raste shkaktarë të incidenteve që degjeruan në dhunë, janë vetë organizatorët e ndeshjeve, siç ishte rasti i ndeshjes Kamza-Laçi e zhvilluar 3 mars 2019, ku u arrestuan edhe 4 pjesëtarë të stafit organizator të takimit.

Në përgjigje të akuzave të FSHF-së për neglizhenca dhe mos ndëshkimin e shkelësve, Policia e Shtetit informon se janë marrë masa administrative dhe penale ndaj shkeljeve të konstatuara në ndeshjet e sezonit të fundit të futbollit, që janë:

– Proceduar penalisht 37 tifozë, drejtues klubesh, në lidhje me incidentet e shkaktuara gjatë zhvillimit të ndeshjeve të futbollit, goditje për shkak të detyrës, dëmtim prone, kundërshtim punonjësi policie, prishje rendi dhe qetësie publike, etj;

– Proceduar administrativisht 24 punonjës shërbimi dhe drejtues subjektesh SHPSF;

– Proceduar administrativisht 39 tifozë, me gjoba nga 10.000-50.000 lekë.

Duke njohur detyrimet që Policia e Shtetit ka për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, si misionin e saj parësor, punonjës dhe drejtues janë trajnuar dhe për të përfituar nga eksperiencat më të mira në drejtim të menaxhimit të aktiviteteve sportive, në bashkëpunim me misionet e asistencës ndërkombëtare policore, si PAMECA dhe nga vende partnere europiane.

Policia e Shtetit, ka qenë dhe do të jetë gjithnjë e gatshme për të përmbushur detyrimet që burojnë nga kuadri ligjor dhe nënligjor në fuqi, lidhur me mbarëvajtjen e aktiviteteve të futbollit, për planifikimin dhe marrjen e masave të sigurisë së këtyre aktiviteteve në të gjithë vendin. Por ndërkohë kërkon edhe prej institucioneve që kanë detyrime të drejtpërdrejta për organizimin e eventeve sportive, të përmbushin këto përgjegjësi ligjore.

Në të kundërt, do të merren masa të ashpra për të penalizuar jo vetëm shkaktarët e akteve të dhunës, por edhe përgjegjësit për mos-marrjen e masave që parandalojnë përshkallëzimet e ngjarjeve me pasoja.

Arbitrat të frikësuar: Po na duket sikur Policia është partnere me krimin!
Bashkimi Arbitrave Shqiptar të Futbollit është zgjuar sot dhe u desh goditja e Eldorian Hamitit në Kamëz që të ndodhte diçka e tillë. Edhe pse edhe më parë arbitrat kanë qenë “viktima”, BASHF ka përtuar të dalë me deklaratë. Topat e borës në Korçë, boçja e pishës në kokën e Denis Rexhës, shishet dhe kapsollat në “Selman Stërmasi” më parë drejt arbitrave, nuk mjaftuan të kishte një reagim.

Gjithsesi këtë herë shqetësimi është i madh, pasi situata duket se po del jashtë kontrollit dhe një ndihmë e ka dhënë edhe Komisioni i Disiplinës me dënimet përkëdhelëse që ka dhënë deri më tani. Kërkohet zbatimi i ligjit dhe rikthimi i Policisë, një kor i përbashkët i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe klubeve, që e kanë të pamundur për të garantuar rendin nëpër stadiume.

“Bashkimi Arbitrave Shqiptar të Futbollit dënon me forcë dhunën e ushtruar ndaj arbitrit Eldorjan Hamiti në ndeshjen Kamza-Laçi, dhunë e cila është e përsëritur dhe vjen si rrjedhojë e veprimeve dhe mos veprimeve nga Policia e Shtetit në stadiumet e Shqipërisë.

Për fat të keq, ne vëmë re në mënyrë të përsëritur se nuk ka anjë reagim ligjor nga asnjë organ qe merret me rendin në Shqipëri, aq sa kjo të bën të mendosh se Policia bëhet parntere me krimin. Ngjarjet e javës së parë në Korçë ishin të rënda. Nuk u shoqërua askush.

Javën e kaluar në ndeshjen Partizani -Flamurtari u dhunua zyrtari klubit Flamurtari në sy të gjithë opinionit publik. Përsëri heshtje. Po e njëjta gjë do të ndodhë edhe me ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Kamëz ku u godit gjyqtari ndeshjes.

Të duket sikur Policia e Shtetit është kthyer në Polici private. Pas derbit pamë forcat speciale që bënin show në stadium, ndërkohë që kushdo hynte në fushën e lojës pa anjë leje dhe pa u ndëshkuar e shoqëruar.

Kjo është bërë realisht e frikshme, ndërsa të pandëshkuarit nga ligji bëjnë çfarë duan dhe nuk ndëshkohen. E gjitha kjo ndodh ndërkohë që policia është e gatshme të jetë kudo për interesa klienteliste. Ajo mungon vetëm kur duhet dhe kur kërcënohet jeta e gjyqtareve apo e protagonistëve të tjerë të lojës së futbollit. Duket sikur me dashje ajo kërkon ta shkatërrojë futbollin në Shqipëri.

Të shqetësuar, të kërcënuar dhe të pambrojtur në çdo ndeshje kudo nëpër Shqipëri, ne kërkojmë urgjentisht rikthimin e Policisë në stadiume për të shmangur përsëritjen e ngjarjeve të tilla kaq të rënda”, thuhet në reagimin e BASHF.

Shulku: Policia ta ndajë mendjen, po “mbyten” klubet. Ja ç’ndodh në rrethe
Çështja e sigurisë në stadiume ka qenë temë e diskutuar gjerë e gjatë para nisjes së sezonit, por edhe pas çdo ndeshjeje që është shoqëruar me problematika të ndryshme. Kemi parë në Superiore tifozë të futur në fushë dhe sende të hedhura, ndërkohë që Policia qëndron jashtë stadiumeve, por jo gjithmonë.

DY STANDARDET – Ilir Shulku, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, ka folur në lidhje me praninë e forcave të rendit në stadiumi dhe mënyrën se si Policia e Shtetit e zbaton ligjin. Ai vë në dukje një problematikë dhe tregon se FSHF ka bërë një kërkesë që policia të jetë në brendësi të stadiumeve.

“Kemi raste kur Policia hyn brenda në stadiume, sikurse kemi raste kur Policia nuk hyn brenda në stadiume. Kjo do të thotë që interpretimi i ligjit bëhet në mënyrë selektive. Do të ishte e mira që të merrej një vendim i prerë: Policia do të futet në stadiume ose të mos futet në stadiume. Ne si Federatë e kemi bërë kërkesën tonë që Policia duhet të jetë e pranishme në stadiume, por siç edhe e thashë, nëse e kanë interpretuar ligjin në këtë formë, nuk duhet të jenë në stadiume. Jo në disa stadiume të futen dhe në disa jo.”

KOSTO E LARTË – Problem më vete është edhe kostoja që kanë klubet. Në qytete të vogla as që gjen dot forca sigurie private dhe Bashkitë detyrohen të gjejnë zgjidhje momentale dhe në kundërshtim edhe me ligjin madje.

“Po marrim rastin e një klubi të vogël që financohet nga Bashkia respektive. Ne e dimë shumë mirë se sa janë buxhetet e një Bashkie të vogël. T’i shtosh edhe koston e pagesës së Policisë private, në një ndeshje derbi të zonës ku do të duhet një numër i madh stjuartësh, është mbytëse. Nuk duhet harruar edhe fakti që ai qytet ose ajo zonë nuk i ka aq stjuartë. Abuzohet më pas me kompanitë e stjuartëve nëpër rrethe, ku marrin persona të punësuar nëpër bashki dhe i veshin jelekun e stjuartëve për të treguar që ne kemi një numër të konsiderueshëm”, tregon Shulku në intervistën e dhënë për “ABC News”.

GJENDJA E STADIUMEVE –  “Pjesa më e madhe e klubeve në Kategorinë Superiore dhe Kategorinë e Parë kanë kamera. Ndoshta Policia ka kërkuar perfekten. ‘Selman Stërmasi’, ‘Niko Dovana’, stadiumi ‘Skënderbeu’, stadiumi ‘Flamurtari’ kanë kamera, ashtu si edhe shumë stadiume të tjera. Ne e dimë se çfarë gjendje të vështirë financiare kanë klubet dhe bashkitë. Sektori i Licencimeve pranë FSHF-së i ka vendosur çdo vit kushte klubeve për ta përmirësuar infrastrukturën dhe çdo vit ka ardhur duke u përmirësuar”.

Masat për derbin, Policia e Shtetit paralajmëron tifozët
Derbi nis në orën 18:00, ndërkohë që Policia e Shtetit ka dalë me njoftim në lidhje me masat e marrë për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti. Tregohen të gjithë rrugët e bllokuara, që prej orës 16:00, ndërkohë që bëhet me dije se do të ndërhyhet në rast të problematikave të ndryshme në stadium, apo gjatë marshimit të tifozerive.

NJOFTIMI I POLICISË – Në zbatim të ligjit Nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, Ligjit Nr. 79/2017, për “Sportet” Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, ka hartuar planin e masave për mbarëvajtjen e sigurisë dhe rendit gjatë zhvillimit të ndeshjes “Tirana-Partizani” e cila do të zhvillohet ditën e sotme, rreth orës 18:00, në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Masat e marra nga Policia e Tiranës konsistojnë në ambientet e jashtme të stadiumit, si dhe përgjatë rrugë kalimeve të tifozërive.

Në Policia bën me dije se në rastet e prishjes së rendit dhe qetësisë publike do të ndërhyjë në ambientet e brendshme të stadiumit për rivendosjen e rendit dhe shoqërimin e shkelësve të ligjit në ambientet e Policisë për procedim penal apo administrativ.

Do të ushtrohen kontrolle ndaj tifozëve para hyrjes në stadium për sende të kundraligjshme (si armë apo lëndë piroteknike etj), si dhe çdo tifozë duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi. Nuk do të lejohen të futen në stadium fëmijët nën moshën 16 vjeç, pa praninë e prindërit apo kujdestarit.

Do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugor, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve rrugor (momenti i kalimit të tifozërive).

Segmentet Rrugorë që do të jenë të bllokuara, nga ora 16:00 deri në përfundim të aktivitet, janë:

– Rruga përballë Stadiumit “Selman Stërmasi”

– Rruga “Gjin Bue Shpata”, nga kryqëzimi me Rrugën “Emin Duraku” deri tek kryqëzimi me Rrugën “Sulejman Delvina”

– Rruga “Emin Duraku”, nga kryqëzimi me Rrugën “Gjin Bue Shpata” deri tek rruga përball Stadiumit “Selman Stërmasi”

– Njëra korsi e Rrugës “Sulejman Delvina”, nga kryqëzimi me Rrugën “Gjin Bue Shpata” deri tek kryqëzimi me Rrugën përballë Stadiumit “Selman Stërmasi”

Policia e Tiranës do të lejojë dhe marrë masa mbi grumbullimin dhe lëvizjen e tifozërive.

Segmentet Rrugorë ku do të ketë kufizime lëvizje ose bllokime, nga ora 15:30-18:00, gjatë kalimit të tifozerisë së ekipit të “Tiranës”, janë:

Nisja përballë “Teatrit të Kukullave” përgjatë rrugës “Ibrahim Rugova”, bulevardit “Gjergj Fishta”, përgjatë rrugës “Sami Frashëri”, rrugës “Pjetër Budi”, rrugës “Gjin Bue Shpata” deri tek stadiumi “Selman Stërmasi”.

Segmentet Rrugorë ku do të ketë kufizime lëvizje ose bllokime, nga ora 15:30 – 18:00, gjatë kalimit të tifozerisë së ekipit të “Partizanit”, janë:

Nisja nga kryqëzimi i Rrugës “Muhamet Gjollesha” me Rrugën “Artan Lenja”, përgjatë Rrugës “Muhamet Gjollesha”, Rruga “Sulejman Delvina”, deri tek Stadiumi “Selman Stërmasi”.

Policia garanton dhe siguron lëvizjen e tifozëve përgjatë rrugëkalimeve të caktuara dhe nuk do të lejojë grumbullim apo kalim të tifozëve jashtë intenerarit të caktuar.

Policia e Tiranës, kërkon mirëkuptimin e tifozërive respektive në zbatimin e detyrimeve të mësipërme, si dhe mirëkuptimin e qytetarëve për të evituar lëvizjen me automjete në segmentet rrugore të lartpërmendura në oraret e caktuara.

Incidenti në Partizani-Flamurtari, procedohen 4 tifozë
Incidentet e ndodhura gjatë ndeshjes Partizani-Flamurtari kanë vënë në lëvizje edhe Policinë e Shtetit, teksa sot ka dalë me një njoftim ku tregon se janë proceduar penalisht katër shtetas, të cilët janë lënë në gjendje të lirë dhe do të paraqiten në gjyq.

NJOFTIMI I POLICISË – Policia identifikon dhe procedon penalisht shtetasit, të cilët më datë 23 shkurt 2019, gjatë zhvillimit të ndeshjes “Partizani-Flamurtari”, ushtruan dhunë fizike ndaj fotografit të ekipit të “Flamurtari”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, identifikuan dhe proceduan penalisht në gjendje të lirë, shtetasit:

I. Xh., 31 vjeç, banues në Tiranë

G. Ll., 31 vjeç, banues në Tiranë

K. B., 19 vjeç, banues në Tiranë

I. H., 28 vjeç, banues në Tiranë

Këta shtetas më datë 23 shkurt 2019, rreth orës 17:40, tek stadiumi “Selman Stërmasi”, gjatë zhvillimit të ndeshjes “Partizani-Flamurtari”, kanë hyrë në fushë dhe kanë goditur shtetasin Sh. R., 32 vjeç (fotograf i ekipit “Flamurtari”).

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”, “Mosbindje e urdhrit të punonjësit të rendit publik”, “Dëmtime të tjera me dashje e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 274, 242 dhe 90/25 të Kodit Penal.

Policia e qartë para derbit: Këto janë masat, kaloni në rrugët e caktuara!
Policia e Shtetit ka publikuar masat e marra për ndeshjen Tirana-Partizani, që zhvillohet sonte prej orës 19:45 në stadiumin “Selman Stërmasi”. Duke qenë se numri i tifozëve do të jetë i madh dhe për shkak të rivalitetit të madh, janë marrë disa masa që të garantohet rendi dhe të mos ketë probleme.

kështu janë bllokuar disa rrugë dhe është përcaktuar se nga do të kalojnë tifozeritë respektive të Partizanin dhe Tiranës. Më poshtë lista e masave të marra nga Policia e Shtetit:

Në zbatim të ligjit Nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, Ligjit Nr. 79/2017, për “Sportet” Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, ka hartuar planin e masave për mbarëvajtjen e sigurisë dhe rendit në këtë aktivitet sportiv. Masat e marra nga Policia e Tiranës konsistojnë në ambientet e jashtme të stadiumit si dhe përgjatë rrugë kalimeve të tifozërive.

Policia bën me dije se në rastet e prishjes së rendit dhe qetësisë publike, do të ndërhyjë në ambientet e brendshme të stadiumit për rivendosjen e rendit dhe shoqërimin e shkelësve të ligjit në ambientet e Policisë për procedim penal apo administrativ.

Do të ushtrohen kontrolle ndaj tifozëve para hyrjes në stadium për sende të kundërligjshme (si armë apo lëndë piroteknike etj ), si dhe çdo tifozë duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi. Nuk do të lejohen të futen në stadium fëmijët nën moshën 16 vjeç pa praninë e prindërit apo kujdestarit.

Do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve rrugore (momenti i kalimit të tifozërive). Segmentet Rrugorë që do të jenë të bllokuara, nga ora 16:00 deri në përfundim të aktivitet, janë:

– Rruga përballë Stadiumit “Selman Stërmasi”

– Rruga “Gjin Bue Shpata”, nga kryqëzimi me Rrugën “Emin Duraku” deri tek kryqëzimi me Rrugën “Sulejman Delvina”

– Rruga “Emin Duraku”, nga kryqëzimi me Rrugën “Gjin Bue Shpata” deri tek rruga përball Stadiumit “Selman Stërmasi”

– Njëra korsi e Rrugës “Sulejman Delvina”, nga kryqëzimi me Rrugën “Gjin Bue Shpata” deri tek kryqëzimi me Rrugën përballë Stadiumit “Selman Stërmasi”

Policia e Tiranës do të lejojë dhe marrë masa mbi grumbullimin dhe lëvizjen e tifozërive në inteneraret si më poshtë :

Segmentet Rrugorë ku do të ketë kufizime lëvizje ose bllokime, nga ora 17:30 – 19:30, gjatë kalimit të tifozërisë së ekipit të “Tiranës”, janë:

Nisja përballë “Teatrit të Kukullave” përgjatë rrugës “Ibrahim Rugova”, bulevardit “Gjergj Fishta”, përgjatë rrugës “Sami Frashëri”, rrugës “Pjetër Budi”, rrugës “Gjin Bue Shpata” deri tek stadiumi “Selman Stërmasi”.

Segmentet Rrugorë ku do të ketë kufizime lëvizje ose bllokime, nga ora 18:00 – 19:30, gjatë kalimit të tifozërisë së ekipit të “Partizanit”, janë:

Nisja nga kryqëzimi i Rrugës “Muhamet Gjollesha” me Rrugën “Artan Lenja”, përgjatë Rrugës “Muhamet Gjollesha”, Rruga “Sulejman Delvina”, deri tek Stadiumi “Selman Stërmasi”.

Policia garanton dhe siguron lëvizjen e tifozëve përgjatë rrugëkalimeve të caktuara dhe nuk do të lejojë grumbullim apo kalim të tifozëve jashtë itinerarit të caktuar. Policia e Tiranës, kërkon mirëkuptimin e tifozërive respektive në zbatimin e detyrimeve të mësipërme si dhe mirëkuptimin e qytetarëve për të evituar lëvizjen me automjete në segmentet rrugore të lartpërmendura në oraret e caktuara.