Plori

Plori: S’ka më probleme pagash, ja ku do fokusohet merkato e Burrelit
Lufta për mbijetesë është kthyer në diçka të zakonshme te skuadra e Burrelit. Trajneri i matjanëve, Elvis Ploti, ka folur për “RTSH Sport”, në lidhje me lëvizjet te skuadra e tij dhe për problematikën e pagesave të prapambetura.

“Kanë ardhur disa lojtarë në provë, ndërsa shumë lojtarë janë larguar nga skuadra dhe unë së bashku me drejtuesit kemi menduar të bëjmë diçka të mirë për të siguruar sa më shpejt mbijetesën”.

AFRIMET E REJA – “Do fillojmë me portën dhe qendrën e mbrojtjes, pasi aty shikoj një mungesë stabiliteti, gjithashtu do kërkojmë dhe një anësor të shpejtë, që t’i përshtatet lojës sime. E rëndësishme është që klubi të jetë korrekt, pasi e dimë që në Shqipëri kanë shumë probleme financiare. Kur kam ardhur kam kërkuar që të jetë kjo korrektësi. Në ekipet që administrohen nga bashkia, problemet e pagave zgjidhen në fazën e dytë, pasi buxhetet vjetore miratohen në janar e në muajt në vijim”, tha Plori.

Plori gjen menjëherë ekip, “merr hak” ndaj Nicës
Elvis Plori do të jetë trajneri i ri i Burrelit. Tekniku shkodran, i cili zyrtarizoi largimin pak ditë më parë nga skuadra e Kastriotit do të nisë menjëherë një aventurë të re, por këtë herë në kategorinë e Parë.

Plori do të marrë drejtimin e Burrelit, që si për ironi të fatit ka pasur trajner Stavri Nicën, i cili i zuri vendin plorit tek Kastrioti. Një lëvizje jo e zakontë, ku dy trajnerë ndërrojnë vendet mes tyre.

Nica është prezantuar nga klubi krutan, ndërsa Plori duket se ka “marrë hak” menjëherë, por duhet të thuhet se Plori u largua vetë nga skuadra e Kastriotit.

E konfirmon Plori, vijon bashkëpunimi me Kastriotin
Elvis Plori do të vijojë të jetë trajner i Kastriotit. Vetë tekniku shkodran e ka konfirmuar diçka të tillë i kontaktuar nga “SportEkspres.com”. Rezultatet e fundit e kishin shtyrë Plorin që të mendonte largimin, megjithatë drejtuesit kanë besim tek Plori, i cili nuk shihet si përgjegjës për rezultatet e regjistruar.

Plori shkurtimisht tha se do të vijojë punën tek skuadra e Kastriotit, duke mos komentuar shumë gjatë: “Po, do të vijoj të jem pjesë e Kastriotit”. Në këtë mënyrë vijon projektin e tij në krye të skuadrës krutane.

Kastrioti aktualisht ndodhet në vendin e fundit me vetëm 4 pikë. Kampionati nisi mirë me një fitore në Gjirokastër, por në gjashtë javët pasardhëse fitorja ka munguar.

Plori: Jam i habitur, skuadra nuk tregoi grintë
“Më ka mërzitur loja e cila nuk ishte si në ndeshjet e shkuara. Skuadra reagoi mirë, kishte mundësi shënimi me Partizanin, ishte tjetër skuadër, ndërsa sot në minutat e para nuk u paraqitëm mirë dhe kjo ka ndikuar në anën psikologjike. Në momentin e para tentova të bëj një lojë më sulmuesi. Ishte e vështirë dhe sulmuesit nuk po i përfundojnë aksionet siç duhet”.

“Është e çuditshme pasi në stërvitje kanë tjetër karakter dhe në ndeshje ndryshe. E kemi menduar që të luajmë më thjeshtë dhe të jemi më konçizë në mbrojtje. Sulmi i Kamzës, tek goli i parë mbrojtësit hezituan, u vonuan dhe më habitën pse neglizhuan kështu.”

“Duhet të ndryshojmë diçka që të mos pësojmë gola siç i kemi pësuar. Nuk jemi një skuadër që meriton të hapet në fushën e lojës dhe të ketë një kundërshtar që nuk ke përballon dot. Kjo skuadër ka më shumë mundësi dhe unë kam besim. Rezultatet erdhën dhe nga shorti që ishte i vështirë. Unë nuk mund ta ul moralin dhe kam besim se do të luajmë futboll. Na mungoi grinda sot dhe më bëri përshtypje”.

“Mungesa e Shehit mi prishi planet. Aktivizova një lojtar që është bashkuar vonë si Herri. Lojtarët e ardhur i kemi studiuar dhe i kemi pritur më herët. Kjo më ka bërë të frikësohem dhe të mos besoj shumë tek lojtarët që janë afruar me vonesë”.

“Bëmë gabime foshnjarake dhe avancimi tek Plaku ishte një kohë më vonesë. Mbyllja ishte problem tek të dy golat. Edhe në ndeshjen e shkuar nuk isha i kënaqur me lojtarët e krahut. Sërish ndodh kjo edhe në këtë ndeshje”.

“Rahim ka pasur disa probleme. Pasi ka firmosur kontratën ai ka pretenduar për të tjera kusht nga se është rënë dakord mes klubit dhe vetë lojtarit.  Ai nuk mund të jetonte në Krujë dhe donte një jetë tjetër, ana psikologjike nuk ishte e mirë dhe unë e kam lënë të qetësohet dhe do të vendosim për të”.

Plori: Mëkat goli i shpejtë, Partizani nuk na trembte
Trajneri i Kastriotit, Elvis Plori, e pranon qetësisht humbjen ndaj Partizanit dhe nuk ka ndonjë peng, përveç faktit që skuadra e tij pësoi gol shpejt dhe sërish gaboi në minutat e para. Për “Gol pas goli” në Supersport trajneri shkodran analizon ndeshjen, pa e kritikuar skuadrën e tij.

“I kënaqur nga loja? Pjesërisht, sidomos në pjesën e dytë skuadra reagoi dhe kishim mundësi të reagonim. Edhe në pjesën e parë luajtëm mirë, por gabuam në fillimin e ndeshjes dhe e pësuam, ashtu si me Skënderbeun. Mund ta ndryshonim ecurinë e lojës me një rast të pastër që patëm me Rahim, por nuk ia dolëm. Nuk i druheshim Partizanit dhe mund të merrnim më shumë.

“Sulmuesit të izoluar? Jo, nuk i fajësoj sulmuesit, nuk patën raste të pastra. Ishte e tillë ndeshja, do të prisnim për të goditur nëse na shfaqeshin raste, por nuk është se patëm shumë të tilla.

“Duhej kujdes, por realisht goli nuk erdhi nga presioni i Partizanit, por nga një gabim i yni. Partizani nuk po na sulmonte me forca të shumta dhe kishim mundësi t’i përgjigjeshim me të njëjtën monedhë.

“Skuadra pëson gol shpejt? Nuk është e njëjta situatë me Skënderbeun, aty ishim nën presion të madh nga kundërshtari. Skuadra është e qetë, nuk ishte nën presion sot. Rëndësi ka që ta luajmë pak më tepër topin, kishim mundësi të krijonim më shumë lojë e raste, jam pak i pakënaqur me lojën sulmuese nga krahët, ku duhej të shtynim më shumë”.

Plori i gëzohet lojës: AEL-i i fortë, mora sinjalet që prisja
Kastrioti luajti dje miqësoren e parë në Bullgari, ku u mund 2-1 nga AEL-i i Limasolit. Një paraqitje e mirë nga krutanët, që përballë kishin një rival goxha superior dhe që është më përpara me përgatitjet. Pjesa e parë e pa Kastriotin vetëm në mbrojtje, ndërsa në të dytën trajneri Elvis Plori bëri ndryshime, duke tentuar të provonte skemat sulmuese dhe duke marrë përgjigjet që dëshironte, përtej humbjes. Trajneri shkodran pas ndeshjes ishte i kënaqur me lojën e pjesës së dytë, duke vlerësuar kombinimet e mira në sulm, ndërsa në prononcimin në faqen zyrtare të Kastriotit në Facebook e pranon se rezultati nuk përbënte ndonjë rëndësi të madhe.

“Kishim përballë një kundërshtar të fortë, humbja nuk është ndonjë çudi dhe në miqësore të tilla rezultati nuk është prioritet. Në pjesën e parë më shumë menduam për mbrojtjen, ndërsa në 45 minutat e dyta ndryshuam diçka jo vetëm në rreshtim, por edhe në lojë. Kjo bëri që të kishim më shumë raste dhe mundësi për të shënuar.

“Shënuam një gol, por jo mjaftueshëm për të fituar ndeshjen. Megjithatë, më gëzon fakti që kishim momente të mira, pavarësisht se për të qenë gati për kampionatin na duhet shumë punë. Duhet të japim maksimumin të gjithë, që të jemi më stabël, por në këtë takim mora sinjale të mira nga skuadra dhe jam pak a shumë i kënaqur.”

Luftëtari, Elvis Plori i shtohet listës për stolin
Drejtuesit e klubit gjirokastrit duan të zyrtarizojnë sa më parë çështjen e trajnerit të ri dhe “pista shkodrane” duket më e preferuara

Gëzim Beqiri

Luftëtari ka mbetur prapa me përgatitjet e sezonit të ri dhe ajo që është më shqetësuese lidhet me stolin, pasi ende nuk ka një trajner. Emrat për pasuesin e serbit Mlladen Milinkoviç, me të cilin tani edhe një “gjyq” të hapur, kanë qenë disa, ku në plan të parë kishte dalë Mirel Josa, por gjërat janë komplikuar së fundi. Me këtë të fundit nuk janë bërë ende biseda konkrete, ndërkohë që në skenë ka dalë emri i Elvis Plorit, shkodranit që ka drejtuar disa skuadra, kryesisht në Kategorinë e Parë.

SHKODRA – Dihet tashmë që disa nga drejtuesit e Luftëtarit kanë marrëdhënie shumë të mira me ish-lojtarët shkodranë të ekipit gjirokastrite dhe po e shfrytëzojnë këtë mundësi për gjetjen e trajnerit të ri. Madje, ata kontaktuan fillimisht Armando Cungun, por morën përgjigje negative, pasi ai ka ende kontratë me Vllazninë. Tani duan të marrin Plorin, por ende nuk ka asgjë zyrtare edhe për të, ndërkohë që e hapur mbetet edhe pista e Mirel Josës.

GJIROKASTRITËT – Nuk do të ishte aspak çudi që Luftëtari të drejtohet nga një trajner vendës në sezonin e ri. Bledar Devolli, Neritan Novi apo ndonjë tjetër mund të ishin alternativat, nëse drejtuesit e Luftëtarin nuk arrijnë të konkludojnë një marrëveshje me kandidatët e sipërpërmendur për stolin e ekipit gjirokastrit.

EKIPI – Luftëtari ndërkohë vazhdon të stërvitet në Gjirokastër, në pritje të trajnerit të ri. Grupi i lojtarëve është po ai dhe situata nuk është shumë optimiste për momentin. Ka pasur shumë largime dhe duhen bërë shumë afrime për të pasur një ekip kompetitiv, por vështirësitë janë të mëdha në këtë drejtim, sepse lojtarët janë sistemuar në ekipe të tjera.

Besëlidhja mendon për Elvis Plorin
Në Lezhë synohet që ndryshimi të vijë nga stafi teknik. Tekniku 38-vjeçar kandidaturë serioze. Shkodrani: “Ende nuk ka asgjë konkrete”.

Vladimir Prenga

Besëlidhja ende nuk ka nisur me përgatitjet, por shumë shpejt drejtuesit do të nisin të mendojnë seriozisht për riorganizimin e ekipit. Si kudo, gjithçka nis nga trajneri, teksa nga ana e presidentit Gjokë Noka akoma nuk është konfirmuar vazhdimi i bashkëpunimit me trajnerin Alban Bruka. Momentalisht gjithçka është në ajër, por favor për lezhjanët është fakti që një pjesë e mirë e titullarëve kanë kontrata afatgjata dhe e ardhmja e tyre është në dorë të klubit. Pra, baza e ekipit është dhe vetëm duhen bërë disa ndërhyrje për të qenë gati për sezonin e radhës.

PLORI – Kohët e fundit janë intensifikuar zërat që në krye të Besëlidhjes sezonin e ardhshëm do të jetë shkodrani Elvis Plori. Ish-trajneri i Kastriotit, që sezonin e fundit ka punuar me moshat e Internacional Tiranës, është një kandidaturë serioze për të marrë drejtimin e skuadrës lezhjane. Lidhur me të ardhmen e tij në krye të Besëlidhjes, gazeta ka kontaktuar me vetë Plorin, i cili ka dhënë edhe versionin e tij të situatës me klubin e financuar nga Gjokë Noka. “Aktualisht jam nën kontratë me Internacional Tiranën dhe të them të drejtën ndihem mirë me kushtet që më janë ofruar aty. Sigurisht që për karrierën time do ishte mirë të merrja drejtimin e një ekipi, por unë jam i vendosur të jem i matur në hapat e mëtejshëm që do ndërmarr. Jam i hapur për të bashkëpunuar me klube që pretendojnë të ngjiten në Superiore dhe Besëlidhja është ndër ato klube që gjatë këtyre viteve ka investuar shumë për elitën. Sa i takon situatës time me këtë ekip dhe drejtuesit e saj, ju them se deri më tani nuk ka pasur diçka konkrete, thjesht zëra dhe interesime, por jo drejtpërdrejt nga ana e drejtuesve të klubit. E thashë edhe më parë, unë jam i hapur për të bashkëpunuar me klube serioze, ndërkohë që për momentin kam një ofertë konkrete në Mal të Zi, për të cilën po mendohem”, deklaroi Plori për “Sport Ekspres”. Tekniku shkodran njihet për eksperiencën e tij të gjatë në akademinë e Vllaznisë, ndërkohë që ka qenë edhe në pankinën e kuqebluve si zëvendës-trajner më së shumti, por në disa ndeshje ka pasur mundësinë edhe të drejtojë ekipin. Në të shkuarën 38-vjeçari ka drejtuar edhe Burrelin, Tërbunin e Kastriotin.