Pero Pejic

Mbeten vetëm detajet e kontratës, rikthehet Pero Pejiç
Pero Pejiç është drejt rikthimit në Superiore. Sulmuesi i mirënjohur, edhe pse gjatë pjesës së parë të këtij sezoni ka qenë pushim, ka marrë një ofertë nga klubi i Kastriotit. Edhe në verë krutanët e kërkuan 36-vjeçarin, i cili për herë të fundit në vendin tonë ishte pjesë e Kukësit dhe fitoi titullin kampion. Ai arriti të shënonte plot 28 gola në sezonin 2016-2017, duke fituar edhe “Këpucën e Artë”.

Në Krujë besojnë se ai mund të zgjidhë hallet e sulmit për Kastriotin dhe javën e ardhshme e presin Pejiç, sikurse edhe raportohet së fundi nga “Kruja Sport”. “Pero Pejiç pranë Kastriotit, lojtari javën që vjen do të udhëtojë drejt Shqipërisë për t’u takuar me drejtuesit krutanë ku do të vendosen pikat mbi “i” mbi detajet e kontratës”.

Pejiç sezonin e fundit u aktivizua te Slaven Belupo në Kroaci, ndërkohë që në Shqipëri ka dhënë kontribut të vyer te Dinamo, Skënderbeu, Tirana, Flamurtari dhe Kukësi. Tashmë sulmuesi mund të nisë një eksperiencë të re me Kastriotin e vendit të fundit.

Rrëfimi i Pejiç: Superiorja, raporti me Gjicin dhe e ardhmja
Pero Pejiç tani është 35 vjeç, por në Shqipëri ka lënë gjurmë dhe do të mbahet mend gjatë. Ka arritur që të fitojë shumë trofe, madje e kthente veten në një “brend”, aq sa nisej të thuhej se ku shkon ai shkon dhe titulli.

Shtatlarti kroat ka bërë mirë në radhët e Dinamos, Flamurtarit, Tiranës, Skënderbeut dhe Kukësit. Por ka qenë protagonist edhe në Austri, Arabinë Saudite dhe në Iran. Shkëlqimin e tij më të madh e ka pasur në Superiore, ku ishte pa diskutim një nga ata lojtarë që bënte diferencën dhe që në një sezon premtonte nga një “thes” me gola.

Tani, Pero, sikurse shumica e thërrasin, është pa skuadër. Me vitet që ka mbi supe e mendon se ka ardhur momenti të varë këpucët në gozhdë, ndonëse në një intervistë për “SportEkspres.com” ai e pranon se nëse do  të vijë ndonjë ofertë e mirë nuk do i thoshte jo.

Në rrëfimin e tij të gjatë tregon për gjithë karrierën e tij, që nga koha kur arriti në Shqipëri te Dinamo, deri te largimi nga Kukësi. Pejiç tregon dhe planet për të ardhmen, që lidhen me një rol që pakkush e kishte menduar. Ai nuk lë jashtë fokusit dhe raportet e tij me presidentët, ku veçon njërin prej tyre. Sa i përket kalimeve nga një skuadër në tjetrën, sulmuesi tregon dhe arsyet se pse vendosi që të lëvizte në aksin Tiranë-Vlorë-Korçë-Kukës. Pero i thotë të gjitha në intervistë…

INTERVISTOI: JURGEN ZELA

-Pero, pas aktivizimit te Belupo, nuk ju kemi parë të luani më, mos ndoshta po e mbyllni këtu me futbollin e luajtur?

Tani jam një lojtar i lirë. Jam 35 vjeç dhe do të shoh se çdo të ndodhë me të ardhmen time. Nëse do të kem ndonjë ofertë të mirë do ta pranoj, nëse jo atëherë do ta mbyll këtu me futbollin e luajtur.

-Një karrierë e gjatë mes Austrisë, Shqipërisë, Arabisë Saudite dhe Iranit, a mund të thuhet se ka pasur një karrierë të suksesshme?

Mund të them se po. Do të veçoja Shqipërinë, pasi kam marrë shumë trofe me disa klube dhe kam fituar “Këpucën e Artë” në tre sezone.

-Largimi nga Shqipëria erdhi pas titullit kampion me Kukësin, e kishit menduar kështu fundin në Shqipëri?

Është një kujtim i bukur që u largova nga Shqipëria duke fituar titullin kampion me Kukësin.

-Të flasim pak për aventurën tuaj në vendin, duke nisur që nga Dinamo…

Po, skuadra ime e parë në Shqipëri ishte Dinamo dhe arrita që të fitoj titullin. Kur erdha tek Dinamo nuk e kisha menduar që do qëndroja kaq gjatë në Shqipëri, por në futboll asnjëherë nuk i dihet. Qëndrova për shumë vite dhe bëra një punë mjaft të mirë do të thosha. Kam qenë në Austri, Arabinë Saudite dhe Iran, por për shumë kohë kam qëndruar në Shqipëri. Mund të them se ka qenë gjithçka perfekte për mua.

-Çfarë mund të na thoni për kalimin te Tirana dhe pse i zgjodhët bardheblutë?

Pas Dinamos unë shkova në Austri dhe pas dy vitesh mora një ofertë të mirë nga Tirana. E pranova pa u menduar dy herë, pasi është një klub i madh në Shqipëri. Ka marrë 24 herë titullin kampion dhe nuk është e lehtë të dalësh kampion, ndaj duhet shumë respekt.

-Mund të veçonit diçka nga periudha që ishit pjesë e Tiranës, diçka që ju ka mbetur në mendje?

Ndeshja finale e futbollit per Kupen e Shqiperise, Tirana-Dinamo, 5-4, e luajtur ne stadiumin Niko Dovana ne qytetin e Durresit.

Ishte gjithçka perfekte gjatë kohës kur isha unë pjesë e skuadrës së Tiranës. Ne morëm Kupën e Shqipërisë dhe shkuam në Europë. Nuk kam asnjë kujtim të keq nga koha kur isha bardheblu.

-Pas një shkëputje për në Arabinë Saudite, u rikthyet në Vlorë, por qëndruat vetëm 6 muaj. Pse kaq pak te kuqezinjtë?

Pas aventurës në Arabinë Saudite unë qëndrova vetëm 6 muaj në Vlorë.  Mund të them se kalova një kohë të mirë. Ne shkuam në Europë dhe kjo ishte një arritje për klubin. Nuk qëndrova për më gjatë në Vlorë, pasi ne nuk ramë dakord për kushtet e kontratës, për çështjet financiare. Nuk vazhdova në Vlorë sepse nuk pranova ulje page dhe gjithashtu ata nuk më paguan. Erdha për pagë normale, shënova 15 gola mes kampionatit e kupës, por nuk më paguan dhe kjo bëri që të shkoja te Skënderbeu.

-Tek Skënderbeu fituat gjithçka, mos ishte momenti më i mirë i juaji?

Kam kaluar një periudhë mjaft të mirë te Skënderbeu. Kam marrë gjithçka në Korçë, titullin, Superkupën dhe dy herë “Këpucën e Artë”. Vërtetë një kohë shumë e mirë.

-Pse vendosët që të linit Korçën për Kukësin?

Qëndrova për dy vite në Korçë dhe gjithçka ishte perfekte, por mendova se më duhet një sfidë e re, më shumë adrenalinë. Besoj se ishte një vendim i mirë, sepse shënova shumë gola për Kukësin.

-Çfarë gjetët ndryshe nga Skënderbeu tek Kukësi?

Të them të drejtën mendoj se ishte gjithçka si në Korçë. Gjithçka shkoi mirë. Për mua të dy këto klube janë klube të mira.

-Pas aventurës në Iran u kthyet sërish në Shqipëri, por pse zgjodhët Kukësin dhe jo një ekip tjetër?

Pasi vendosa që të kthehesha nga Irani fola me presidentin Gjici dhe ne ramë dakord në një kohë vërtetë shumë të shkurtër. Marrëveshjen e bashkëpunimit e arritëm shumë shpejt për t’u rikthyer në Kukës. Arsyeja pse u ktheva te Kukësi ishte sepse më dha mundësinë që të nënshkruaja në Iran një kontratë të majme. Unë i respektoj për këtë veprim dhe nuk e harrova asnjëherë. Kjo ishte arsyeja kryesore pse unë pas Iranit u ktheva te verilindorët.

-A ka një moment Pero që do e mbajë mend gjatë në karrierën e tij?

Për mua ka qenë një karrierë mjaft e mirë. Sigurisht që ka momente të bukura, por dhe momente të vështira. Në Shqipëri gjithçka ka shkuar mirë gjatë gjithë kohës që kam qenë atje.

-Si mund t’i përshkruani klubet shqiptare në krahasim me skuadrat e huaja ku ju keni luajtur?

Në Arabinë Saudite dhe në Austri janë më shumë profesionistë në futboll dhe kjo është mese normale. Mund të them se futbolli në Shqipëri është rritur jashtëzakonisht shpejt. Dua të veçoj aventurën në Iran, ishte vërtetë më e mira. Luaja për Esteghalin, një klub i madh, që kishte 30 milionë fansa. Luaja përballë 120 mijë njerëzve dhe kjo ishte një ndjesi që më ka mbetur në mendje, pasi nuk  mund ta përshkruaj atë emocion.

-Sa i përket presidentëve, mund të na komentoni ndonjërin prej tyre, i cili mund të ketë bërë përshtypje?

Për të gjithë presidentët që kam punuar kam vetëm fjalë të mira, nuk mund të them asgjë të keqe për ta. Me Gjicin kam pasur më shumë marrëdhënie shoqërore.

-Momentit më i vështirë në karrierë, apo ai që jeni penduar?

Në futboll ka gjithnjë ulje dhe ngritje, por ai që qëndron i fortë në kohë të vështira dhe arrin të ngrihet i lë pas krahëve të gjitha momentet e vështira në botën e futbollit.

-Keni shënuar shumë gola, cili ju ka pëlqyer më shumë?

Po, kam shënuar vërtetë gola. Duhet të mendohem pak se kush është më i bukuri. Hmmm… më pëlqejnë të gjithë golat që kam shënuar.

-Kush do mbetet shoku juaj nga Shqipëria, edhe pas futbollit?

Kam shumë miq në Shqipëri, me të cilët vijoj të kem kontakt. Sebino Plaku, Bici, Rrumbullaku, Shameti, Koliçi dhe shumë të tjerë. Së pari duhet të jesh njeri dhe më pas të mendosh për futbollin, pasi jo e gjithë jeta rrotullohet te sporti.

-E mendon veten sërish në Shqipëria, ndoshta në një rol drejtuesi?

Po, të them të drejtën dua të marr licencën A në Shqipëri. Kam përfunduar kursin e B-së dhe dua që të qëndroj sërish në Shqipëri. Do të nis të punoj me disa lojtarë të rinj, me cilësi e kualitet dhe do provoj që t’i dërgoj në ligat që kanë kualitet. Më pëlqen roli i drejtorit sportiv dhe e shoh veten në këtë rol. Besoj se ky funksion më përshtatet dhe në të ardhmen pse mund të mos jem në këtë rrugë.

Prapaskenat e merkatos, u tentuan Rexhinaldo dhe Pejiç
Pero Pejiç është një lojtar që në Superiore ka bërë mirë, duke fituar tituj dhe trofe personal. Kroati, edhe pse në moshë të madhe, ka arritur të tregojë formë sportive të mirë në Shqipëri, ndërkohë që së fundmi është tentuar të rikthehet në elitën e futbollit tonë nga Kastrioti.

Krutanët nuk ofruan aq sa kroati kërkon dhe palët duken larg. Një tjetër klub u fut në bisedime me sulmuesin. Bëhet fjalë për Dritën e Gjilanit, kampione në Kosovë, që e ka tentuar që në fillim të merkatos sulmuesin. Gjithsesi palët nuk kanë gjetur dot akordin.

Tashmë gjilanasit marrin pjesë në Europa League, pasi u eliminuan nga Champions-i. Pavarësisht nga përfitimet e marra nga UEFA, te Drita e kanë të qartë: shpenzimet duhet të jenë të matura. Nuk ka “çmenduri” dhe gjithçka tentohet të bëhet brenda logjikës së tregut të futbollit në Kosovë. Madje ata nuk janë futur në garë as me disa klube të tjera të Vala Superliga e Kosovës, që kanë vendosur të rritin ndjeshëm pagesat.

Më parë Drita ka tentuar një tjetër sulmues që spikati në Superiore. “Sport Ekspres” mëson se ka pasur kontakte me Rexhinaldon para ndeshjeve me suedezët e Malmos, por vetëm kaq, pasi asgjë nuk u konkretizua. Sulmuesi nga Mozambiku, autor i 18 golave me Laçin vjet, gjithashtu kishte pretendime të larta financiare dhe më pas u zyrtarizua te Kukësi.