Pepa

Skandali: Futbollisti luante pa qenë fare i pranishëm, FSHF paralajmëron dënime drastike
Një ngjarje e çuditshme evidentuar paraditen e sotme nga “SportEkspres.com” ka ngjallur reagimin e Federatës Shqiptare të Futbollit, që nuk ka qëndruar pasive, përkundrazi.

Sot paradite në Kavajë u luajt ndeshja Besa U17-Pepa U17, me kavajasit që fituan 2-0. Në minutën e 64-t për FC Pepa u aktivizua i riu Albi Gjolena, gjë që është pasqyruar edhe në protokollin në faqen zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit. Problemi është se Gjolena nuk ishte fare i pranishëm, as në fushë, as në stol e as në Kavajë.

Gjolena këtë janar ka kaluar tek Apolonia dhe është i lirë ta bëjë këtë, për sa kohë është minoren dhe nuk ka firmosur asnjë kontratë, por me sa duket te Pepa kanë dashur të hakmerren, sepse kanë futur dikë tjetër në fushë, duke e regjistruar në protokollin e ndeshjes me emrin Albi Gjolena, siç shihet edhe nga zëvendësimet në faqen zyrtare të FSHF-së (azhornimi live i ndeshjes bëhet nga një prej zyrtarëve të ndeshjes dhe në Kavajë delegat ishte Sabri Kalleshi, arbitër Rigert Zeneli).

SportEkspres.com u sinjalizua për këtë absurditet dhe pas raportimit të ngjarjes, kontaktuam edhe zyrtarë të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Pas verifikimeve të kryera, në FSHF kanë zbuluar se realisht ka pasur një shkelje.

“Ekipi FC Pepa ka ndërruar fanellën e lojtarit rezervë gjatë ndeshjes. Do ketë një hetim të plotë nga autoritetet përkatëse në FSHF dhe do ketë dënim drastik për çdo person të përfshirë në këtë ngjarje të shëmtuar“, ka qenë komenti zyrtar për këtë ngjarje, një lajm i mirë, pasi tregon që gjëra të tilla nuk mund të kalojnë pa vënë re e pa asnjë masë.

Kastrioti me përforcime, Devolli merr një lojtar me eksperiencë
Skuadra e Kastriotit ka pasur të bëjë me shumë lojtarë të larguar këtë muaj janar dhe shumë ndryshime kanë ndodhur në kampin krutan. Stavri Nica u largua nga drejtimi i pankinës dhe numër një i skuadrës u zyrtarizua Devolli.

Ky i fundit ka një detyrë shumë të vështirë, që të rikthejë skuadrën te rezultatet pozitive dhe të shmangë rënien nga kategoria. Si pasojë, përforcimet janë të nevojshme dhe Devolli ka arritur të bindë sulmuesin Brunild Pepa të transferohet në Krujë. 28-vjeçari ka eksperiencë shumë të madhe në futbollin shqiptar dhe do të jetë një armë e shtuar për teknikun.

Në fillim të këtij sezoni, Pepa la ekipin e Lushnjës për tu transferua në Kosovë te Gjilani, por aventura e tij zgjati vetëm gjashtë muaj. Tani, sulmuesi do të mbrojë ngjyrat e Kastriotit dhe do të ketë detyrën e vështirë që të marrë ekipin përpara.

Pepa garanton për një Lushnjë dinjitoze në elitë
Sulmuesi 26-vjeçar kthehet te skuadra mëmë pas 5 sezonesh dhe ka një mesazh për tifozët: Rrini të qetë, nuk do t’ju zhgënjejmë!

Arjan Likja

Iku nga Lushnja 5 sezone më parë për të luajtur me Teutën, Flamurtarin, Bylisin dhe Vllazninë. Por erdhi momenti i ribashkimit dhe tashmë sulmuesi Brunild Pepa është nën urdhrat e trajnerit Artan Bano. Në dispozicion të këtij të fundit ishin dje të gjithë futbollistët, që kanë firmosur kontratat me klubin myzeqar për sezonin e ri. Të mërkurën në mbrëmje Lushnja do të luajë një miqësore luksi në Itali, në stadiumin e Leçes, me ekipin vendës.

BRUNILD PEPA – Pepa konsiderohet si goditja më cilësore që ka bërë Lushnja në këtë merkato vere, ndërsa vetë sulmuesi 26-vjeçar shpreh kënaqësinë për rikthimin tek ekipi mëmë. Ai mezi pret kampionatin për të luajtur për ngjyrat e fanellës së zemrës: “Rikthimin e Lushnjës në Superiore e kam përjetuar me shumë emocione dhe kënaqësi. Kur mora ftesën nga drejtuesit e Lushnjës, nuk e diskutova dy herë ofertën, pasi edhe vet kisha vendosur të bëhesha pjesë e saj. Tani kemi hyrë në ritmin e duhur të fazës përgatitore, që stafi teknik po e zhvillon me shumë profesionalizëm<wbr /> për rritjen e parametrave fizikë. Me anë të ndeshjeve miqësore mendoj se do të bëhet edhe konsolidimi i grupit dhe më pas ne do të jemi gati të përmbushim objektivat tanë. Me aq sa po shoh, drejtuesit tanë po bëjnë përpjekjet e duhura për të na krijuar mundësinë e zhvillimit të një fazë përgatitore në kushte sa më optimale. Miqësorja e së mërkurës ndaj Leçes është një fakt, që vërteton se e kemi marrë seriozisht sezonin e ri. Duam të bëjmë një garë sa më dinjitoze. Personalisht, ndihem mirë fizikisht, sepse për ambientim nuk ka nevojë. Mezi pres të fillojë kampionati, sepse kam mall të luaj dhe të arrij rezultate sa më të larta me fanellën e këtij ekipi, ku hodha hapat e parë dhe u formova si futbollist profesionist. Dua t’ju them ultrasve lushnjarë që të presin të qetë fillimin e kampionatit, pasi nuk do t’i zhgënjejmë me lojëra dhe rezultate pozitive”, – theksoi mes të tjerash për “Sport Ekspres” sulmuesi Pepa, një nga titullarët e Lushnjës, me mjaft përvojë në Superiore.