Pejic

Pejiç: Kukësi ka shumë probleme, Shqipëria po vuan për gola!
Ish-sulmuesi i Skënderbeut dhe Kukësit, Pero Pejicc ka folur për “Supersport” para ndeshjes kundër Kukësit dhe Partizanit. Pejicc ka qëndruar pranë klubit verilindor këto ditë dhe tregoi arsyet për qëndrimin e tij. Po ashtu, ish-sulmuesi kroat pati një koment edhe për mungesën e golashënuesve dhe për vendimin e Salihit për t’u tërhequr nga futbolli.

“Po e kam ndjekur Kukësin gjithë kampionatin dhe nuk luajnë mirë në fazën e sulmit. Ka shumë probleme dhe për mendimin tim, Kukësi ka dhe një problem tjetër, pasi i luajnë të gjitha ndeshjet jashtë fushës së tyre.

“Mendoj që Kukësi e vuan një mungesë sulmuesi golash. Më i mirë është Rexhinaldo me 8 gola. Sot iu duhet fitorja me patjetër. Të shënsh 8 gola për mua personalisht është shumë pak. Nëse do që të marrësh titullin, duhet një sulmues që shënon shumë gola 20-25 gola. Të shohim nëse Rexhinaldo do të shënoj 10 gola apo jo.

“Nuk e di çfarë duhet të bëjnë klubet që të gjejnë lojtarë si unë dhe si Salihi. Shqipëria i ka mundësitë dhe talentet që të gjejnë sulmues të talentuar, por nuk e e di. Unë kam ardhur këtu në Shqipëri te Kukësi për licencën A, pasi karriera ime do të shkojë drejt trajningut.

“Unë e kam parë sa gola kanë shënuar të gjitha skuadrat dhe të vjen çudi që në një klub si Partizani shënuesi më i mirë është Telushi, me 7 gola më duket. Por ky është futbolli në Shqipëri”, tha Pejiç.

Salihi-Pejiç, hija që rëndon dhe sot
Jurgen Zela

Pero Pejiç dhe Hamdi Salihi, ose ndryshe “një thes me gola”. Kroati Pejiç dhe shkodrani Salihi ishin pa dyshim “makineri” golash. Sezonin e shkuar, Superiorja kishte mundësinë që t’i gëzohej realizimeve të tyre të panumërta, ndërsa këtë edicion si skuadrat ashtu dhe sportdashësit janë në kërkim të goleadorëve të rinj.

Ali Soue dhe Rauf Alijev janë dy emrat të cilët kanë marrë statusin e kandidatëve për të pasuar dy “bomberat” e vjetshëm, por deri më tani nuk po gjejnë dot ritmin e plotë. Soue ka nisur të bëjë mirë, teksa e ka provuar shijen e golit, por ka treguar dhe një lojë të kënaqshme, ndërsa azeri i Kukësit është mjaftuar vetëm me një traversë në Superkupë, por dhe protagonizmin në golat e Kukësit pa mundur që të festojë rrjetën e parë shqiptare.

Soue dhe Alijev pa dyshim është një duel simpatik në supersfidën e javës së katërt, ku pa diskutim do të synohet që nga statusi i kandidatit të marrë statusin e liderit. E vështirë kur kujton se kë duhet të pasojnë. Si Salihi dhe Pejiç kanë luajtur për të fundit herë në Kukës së bashku. Shkodrani u largua duke grisur një karton të kuq, ndërsa Pejiç pas një 11-metërshi shumë milion eurosh. Ndoshta meritonin më shumë, por sot kuptohet që mungesa e tyre ndjehet dhe në Kukës ende i gëzohen dygolëshit që i dha titullin, ndërsa korçarët me nostalgji kujtojnë golat e nxjerrë nga hiçi të Salihit.

Soue dhe Alijev janë të destinuar për të qenë lider, por kanë shumë punë për të bërë nëse duan që të heqin hijen e së shkuarës, së paku duhet të bëjnë sa paraardhësit e tyre.

Milioneri Pejiç, vjen gjyqi i radhës
Pero Pejiç, duam apo nuk duam, ka qenë një ndër mbretërit e golit në Superiore në dekadën e fundit, me një rendiment monstruoz në gjithë klubet që ka luajtur. Për këtë arsye, ka pasur edhe kontrata të çmendura, ndër më të lartat në qarkullim në Shqipëri.

Kukësi i dha sezonin e shkuar 75 mijë euro dhe kroati ia shpërbleu, duke shënuar gola titulli.

Pero Pejic – 2016-2017 [HD] by oscarstudio2010

Por pse iku Pejiç? Kukësi i ofroi më pak se gjysma e sezonit të shkuar, aq sa flitet se i ofroi vetëm 20 mijë euro, ndaj Pejiç preferoi të kthehej në shtëpi, te Slaven Belupo.

Për t’u veçuar është se Pejiç për herë të parë mbylli një kontratë pa gjyqe, sepse në Shqipëri ka pasur probleme me Tiranën, Skënderbeun e Flamurtarin në karrierën e vet. Gola pa fund, por kur vinte puna për t’u paguar, të gjithë kujtoheshin që ishin shumë para.

Tani Pejiç nis gjyqin tjetër, më të rëndësishmin e karrierës së vet. Në gusht të vitit 2015 firmoi një kontratë fantastike me Esteglalin në Iran, por qëndroi aty vetëm një sezon, luajti pak, pati probleme me klubin dhe u largua pa paguar.

Tani Pejiç i kërkon Esteglalit plot 400 mijë euro, shifër e jashtëzakonshme, nga ato që të siguron jetën kur ndahesh nga futbolli. Me shumë gjasa do t’i marrë, dihet si vepron FIFA në raste të tilla.

Pejiç gjen golin, por Belupo tronditet nga rivali me 9 lojtarë
Slaven Belupo kishte gjithçka në dorë sot, priste vendin e fundit në renditje, Rudeshin, përmbysi gjithçka pas disavantazhit dhe kundërshtari mori dy kartonë të kuq. Mbaroi? Jo, sepse në shtesë Rudesh fitoi një 11-metërsh dhe barazoi 2-2.

Një barazim që konsiderohet humbje për Belupon e Pero Pejiçit dhe Bruno Telushit, dy “ish”-ët e Superiores, që tashmë janë kthyer në titullarë fiksë tek ekipi kroat.

Sot më në fund e bëri sefte edhe Pejiç, i cili barazoi në minutën e 50-të me një goditje të shkëlqyer me kokë brenda zone, pas një krosi nga këndorja, vetëm 2 minuta pasi kishte humbur një rast ideal.

Në të 60-tën Ivanovski kaloi në avantazh Belupon, por në fund erdhi “dushi i ftohtë”.

Telushi super, debuton edhe Pejiç
Slaven Belupo po nis të shijojë qëndrimin në grupin e kreut në kampionatin kroat, sepse fitoi edhe mbrëmë, 2-1 ndaj Cibalias së Vinkovcit.

Formacioni fitues nuk preket dhe Bruno Telushi ishte si zakonisht titullar në mesfushë. Vrap e presing konstant, ndeshja e zakonshme nga Telushi, që ka befasuar kroatët dhe po rezulton goditja e madhe në merkato.

E nisi nga stoli Pero Pejiç, por duke parë se goli nuk po dukej, ish-ylli i Superiores u fut pas pushimit.

Shënoi Cibalia e para, por dominimi i Slavenit ishte i madh dhe prodhoi dy gola, në minutat 70 e 78, i dyti autogol.

Nëntë pikë në 4 ndeshje, gjithçka perfekte për Slavenin, por tani vjen malorja: dy transferta rresht, ndaj Hajdukut në Split dhe Dinamos në Zagreb.

Pejiç prezantohet te skuadra e re
Pero Pejiç është zyrtarisht i Slaven Belupos, në Kroaci.

Gjithçka e mbyllur shumë shpejt: klubi ku luan edhe Bruno Telushi njihet prej vitesh me Peron (ka luajtur aty vite më parë, me shumë sukses), i cili pranoi menjëherë ofertën e marrë.

“Kthim në shtëpi”, e quajti Pejiç firmën me Slaven Belupon, ku është prezantuar zyrtarisht sot.

Pejiç bëhet sulmuesi i radhës që lë Superioren këtë verë, sepse janë larguar edhe Ekuban e Salihi.

Mirupafshim, PeroGol!

Gola, trofe e miliona, Pejiç lë Superioren: Kthehem në shtëpi
Pero Pejiç është tashmë një lojtar i Slaven Belupos në Kroaci, ku do të bashkohet me Bruno Telushin, ish-kapitenin e Flamurtarit.

Pero kthehet te klubi ku u bë i njohur, para se të transferohej te Dinamo në Shqipëri, ndaj deklaron: “Kthehem në shtëpinë time. Slaven më bëri një ofertë shumë të mirë dhe pranova menjëherë. Shpresoj të shënoj sa më shumë për të ndihmuar klubin. Njoh disa lojtarë dhe trajnerin, i cili është shumë i zoti”.

Pero së shpejti bëhet baba për të tretën herë, ndaj ka zgjedhur të kthehet në vendlindje.

Në moshën 34-vjeçare, nuk do të lëvizë më, ndërsa Shqipëria humbet sulmuesin e mvi 100 golave, i huaji më i mirë që ka shkelur në Superiore. Humbi 11-metërshin ndaj Sherifit, por nuk është arsye për t’i zhvlerësuar vite të tëra me gola e trofe në Shqipëri.

Pejiç e mbyll me Shqipërinë, bashkohet me Telushin në Kroaci
Pero Pejiç i thotë mirupafshim Shqipërisë, për të disatën herë në dekadën e fundit, por ndoshta është lamtumirë, sepse kroati është 34 vjeç dhe ndoshta ka ardhur momenti që të rehatohet në shtëpinë e vet. Gjiganti kroat, një sulmues race nga ata që rrallë i vijnë Superiores, ka mbyllur marrëveshjen me Slaven Belupon në Kroaci, duke u bashkuar me Bruno Telushin, raporton “klikaj.hr” në Kroaci.

DIVORCI ME KUKËSIN – Plot 28 gola në 35 ndeshje sezonin e fundit me Kukësin, një rendiment spektakolar, për një futbollist që në Shqipëri ka shkëlqyer kudo ku ka luajtur. Golat kushtojnë dhe Pejiç ishte më i paguari edhe te Kukësi, si zakonisht në karrierën e vet shqiptare. Jo më kot, shpesh Safet Gjici ia kujtonte pagën dhe i kërkonte edhe më shumë gola, por nëse titulli shkoi në Kukës, meritë të madhe ka sulmuesi kroat. Megjithatë, një penallti e humbur kundër Sherifit ishte pika e thyerjes me Kukësin dhe Gjicin.