Pavel Nedved

Nedved i akullt: Harrojeni revolucionin. Alegri? Kush do të jetojë, do e marrë vesh
Zërat e një ndërprerje të marrëdhënies midis Juvnetusit dhe Maks Alegrit po shtohen nga dita në ditë. Trajneri livornez do të takohet javën e ardhshme me presidentin Anjeli, aty ku do të merret vesh dhe e ardhmja.

Pavel Nedved, i cili mban rolin e zv presidentit, flet për takimin e shumëpritur dhe merkaton e bardhezinjve. Ndërhyrje do të ketë, por jo revolucion, ndërsa për të ardhmen e Alegrit duhet durim.

“Kemi një kontingjent me vlera për në Itali dhe Europë, kështu që nuk mendoj se kemi nevojë për një revolucion në merkato. Presidenti dhe trajneri janë takuar gjithmonë në qershor, ndërsa sivjet është lënë për javën tjetër. Kështu që le të presim.

Do të jetë Alegri edhe sezonin tjetër në pankinën e Juves? Kush do të jetojë, do e marrë vesh. Më pëlqen të përdor një shprehje të djalit tim: le të presim”, përfundon Pavel Nedved.

Nedved: Alegri? Nuk vendoset fati i trajnerit për 90 minuta!
Humbja e Juventusit ndaj Atletikos në Champions, ka sjellë shumë pakënaqësi te tifozët juventinë, të cilët drejtojnë gishtin nga trajneri Alegri, duke e fajësuar për rezultatin zhgënjyes dhe lojën e zhvilluar në Spanjë.

Madje, përveç kritikave të tifozëve, në media u përfol shumë se Masimiliano do të largohej dhe se zëvendësues i tij mund të ishte Zinedin Zidan. Lidhur me këto zëra, ka reaguar zëvendës presidenti i bardhezinjve, Pavel Nedved. Çeku ka thënë për mediat që një trajner nuk hiqet apo vendoset për 90 minuta.

“Nuk mund të ndryshohet trajneri për vetëm një ndeshje, qofshin këto 90 minuta të mira apo të këqija. Ka të bëjë me projektin që është nisur dhe me raportin që ke. Ka një raport të shkëlqyer mes trajnerit dhe presidentit, po ashtu dhe me drejtorët.

Alegri u takua me presidentin, siç bën shpesh në këtë kohë të sezonit, për të diskutuar mbi shumë gjëra. Në fund të sezonit, do të ulemi dhe do të flasim për të ardhmen, kontratën dhe çdo gjë tjetër.”

Nedved komenton shortin dhe “thumbon” Marotën: E kisha seriozisht…
Në Nion, u hodh shorti  i Championsit dhe përballjet interesante nuk mund të shmangeshin. Një nga përballjet që pritet me padurim nga tifozët e futbollit është Atletiko Madrid-Juventus. Kjo përballje spanjollo-italiane shihet si një finale e parakohshme, pasi të dy ekipet kanë në përbërje të tyre lojtarë shumë cilësorë.

Drejtuesi i Juventusit, Pavël Nedved, u ndal të komentonte shortin: “Nuk kemi pasur fat. Do të jenë dy ndeshje shumë të vështira, ku nuk priten diferenca por ekuilibër. Ne jemi të fortë dhe besojmë se jemi në gjendje për të kaluar grupin”.

Para disa ditësh, “ikona” e Juventusit kishte kritikuar Bepe Maroten për kalimin tek Interi (“Ai është profesionist, ndoshta nuk ka qenë kurrë juventin”), ndërsa sot për këtë çështje u shpreh: “Fjalët mbi Marotën? Nuk ishte batutë për humor, por e vërteta. Ekzistojnë dy lloje menaxherësh profesionistë: disa shkojnë kudo dhe disa nuk do shkonin tek ekipet rivale”.

Ndeshja e parë mes Atletikos dhe Juventusit do të zhvillohet në Spanjë. Kujtojmë që Juventus është një nga pretendentët kryesorë për fitimin e trofeut “me veshë të mëdhenj”.

“Fiksimi” me Pogba dhe plani për ta rikthyer, Juventusi nuk dorëzohet
Largimi i Xhusepe Marotës nuk është zëvendësuar me një emër tjetër, por zgjidhja është gjetur brenda familjes bardhezi. Presidenti Anjeli i ka dhënë më shumë detyra drejtorit sportiv, Fabio Paratiçit dhe zëvendëspresidentit, Pavel Nedved, të cilët do të jenë dy njerëzit që do të merren me merkaton e bardhezinjve.

Kontingjenti i ekipit të Alegrit është i plotë dhe vështirë të ketë ndonjë lëvizje në hyrje në merkaton e janarit, por drejtuesit po mendojnë për të ardhmen dhe për merkaton e verës. Ëndrra e Juventusit është Pol Pogba, me francezin që, gjithashtu, ëndërron të njëjtën gjë, të kthehet në ekipin ku kaloi katër sezone.

Mino Rajola dhe Pavel Nedved

Mesfushori është në “luftë” të hapur me klubin dhe trajnerin Murinjo dhe dëshira e tij është largimi nga “Old Trafford”. Problem mbetet çmimi i kartonit dhe rroga e lojtarit, por Juventus e ka një plan. Menaxheri i Pogba është Mino Rajola, i cili ka qenë dhe menaxheri i Pavel Nedved.

Në këtë mënyrë Juventusi ka përfshirë çekun e famshëm të merret me këtë tratativë. Marrëdhëniet e tij të shkëlqyera me Rajolën mund të ndihmojnë në gjetjen e gjuhës së përbashkët mes bardhezinjve dhe Pogba, siç citojnë mediat italiane.

Furia çeke, Nedved shpërthen kundër arbitrit gjerman për të kuqen e CR7
Juventus tregoi forcë karakteri duke marrë tre pikë të rëndësishme kundër Valencias. Bardhezinjtë dëshironin ta nisnin mbarë Champions Ligën dhe ia dolën, por në kampin juventin ka lënë një shije të hidhur ndëshkimi i Kristiano Ronaldos me karton të kuq.

Debutimi i portugezit me ekipin e ri në Champions zgjati vetëm 29 minuta. Ronaldo reagoi ndaj Murijos së Valencias dhe Feliks Bryzh i tregoi kartonin e kuq. Lojtari shpërtheu në lot, ndërsa u nervozuan të gjithë te Juventusi.

Mbi të gjithë, Pavel Nedved. Çeku nuk priti mbylljen e pjesë së parë, por zbriti në tunelin e dhomave të zhveshjes për t’i kërkuar llogari arbitrit gjerman.

Siç citon spanjollja “Marca”, zyrtari i Juventusit pati një përballje fytyrë më fytyrë me arbitrin dhe protestoi ashpër kundër vendimit për të ndëshkuar Ronaldon. Çeku ishte shumë i acaruar, por Bryzh nuk dha asnjë shpjegim, nuk foli fare dhe vazhdoi i qetë drejt dhomave të zhveshjes.

Kartoni i kuq për Ronaldon, tani rrezikon edhe Nedved
Te Juventusi janë tërbuar pas kartonit të kuq që Feliks Bryh i dha Kristiano Ronaldos në minutën e 29-të kundër Valencias. Te bardhezinjtë tanimë shpresojnë që të mos ketë dënim disiplinor për portugezin, por duket e vështirë që të ndodhë diçka e tillë.

kartoni i dhënë nuk është pritur mirë nga drejtuesit e Juventusit dhe reagimi i Pavel Nedved ka qenë i menjëhershëm. Zëvendëspresidenti i bardhezinjve i është drejtuar tunelit të stadiumit në pushim të ndeshjes raporton “Marca”.

Ish-mesfushori çek ka kërkuar sqarime nga arbitri i ndeshjes, madje duke e ngritur zërin. Sigurisht që gjithçka është mbajtur shënim dhe për Nedved me shumë mundësi do të ketë një dënim. Nga ana tjetër gjyqtari ka ruajtur qetësinë dhe ka vijuar rrugën e tij.

Prapaskena merkato, Nedved: Ja si lindi ideja për të blerë Kristiano Ronaldon
Zëvendëspresidenti i Juventusit, Pavel Nedved, ka zbuluar për “Idnes TV” se si lindi ideja për të afruar Kristiano Ronaldon në ekip. Çeku i bardhezinjve tregon objektivin kryesor të klubit, që është fitimi i Champions mbas shtatë titujve rresht kampion të fituar në Itali.

“Blerja e Ronaldos ishte e gjitha në kokën e drejtorit tonë sportiv, Fabio Paratiçit, i cili na e propozoi mua dhe presidentit Anjeli. Ideja e tij na pëlqeu menjëherë, sepse nuk ishte çmenduri. Reagimi ishte entuziast, sepse Kristiano ishte blerja e nevojshme për të ndërmarrë një hap përpara, mbas shtatë titujve të njëpasnjëshëm.

Kur zbuluam shifrën e operacionit (100 milionë euro) vendosëm të provonim për ta blerë. Do të tentojmë të fitojmë Championsin, që është objektivi ynë në këto vite”, përfundon Pavel Nedved.

Nedved: Kristiano Ronaldo na çon në një nivel tjetër
Juventus është gati për të nisur sezonin e ri dhe për të fituar… gjithçka. Rrugëtimi nis nga Verona, ku të shtunën bardhezinjtë do të përballen me Kievon. Në një prononcim për “Juventus TV”, zëvëndës presidenti i torinezëve, Pavel Nedved zbulon objektivat e ekipit torinez.

“Objektivat e Juventusit nuk ndryshojnë kurrë. E vetmja fjalë që vlen është ajo që përsërit gjithmonë presidenti: fitorja. Të fitojmë kudo dhe çdo ndeshje. Kjo është ajo që vlen për ne dhe duam ta tregojmë që nga ndeshja me Kievon.”

Ronaldo gjeti golin e parë me bluzën e Juventusit, në miqësorën e zhvilluar brenda familjes. Ish-mesfushori çek flet për ardhjen e portugezit dhe impaktin e tij në ekip.

“Afrimi i Kristiano Ronaldos ishte diçka e jashtëzakonshme dhe konfirmon hapin para të Juves kundrejt ekipeve të tjera “Big” të Europës, por edhe Emre Çan dhe Kanselo, më gjithë lojtarët e tjerë, janë blerje shumë të mira. Do t’i shërbejnë shumë skuadrës”, përfundon topi i fundit i artë i Juventusit.