Paved Nedved

Fjalët për largimin e Alegrit, Nedved i vë “vulën”
Masimiliano Alegri me dështimin e pestë radhazi për të fituar një Champions me Juventusin e ka lëkundur vendin e tij si trajner i “Zonjës”. Në media ka kohë që aludohet mbi një largim të tij. Mendim krejt të kundërt ka Pavël Nedved.

Çeku u pyet nga gazetarët para fillimit të ndeshjes kundër Torinos për këtë çështje. Drejtori i Juves mundohet të shuajë çdo zë që lidhet me një shkarkim të mundshëm të trajnerit italian dhe shprehet se do të qëndrojë në “Allianz Stadium”.

“Do të vazhdojë të jetë trajneri ynë. Ka një kotratë aktive, kështu që do të qëndrojë me ne. Anjeli dhe Alegri janë të dy të qetë. Ata do të kenë një takim së bashku kur ta shohin të arsyeshme. Nuk ka asgjë për t’u fiksuar”, përfundoi Nedved.

Rinovimi i nevojshëm, Juventusi gati të “blindojë” sulmuesin
Moize Kin është njeriu i momentit te Juventusi. Sulmuesi i talentuar po kalon një formë të mrekullueshme dhe duket sikur nuk e ndalon dot askush. Bardhezinjtë po vuanin kundër Empolit, por 19-vjeçarit i mjaftuan pak sekonda pasi hyri në fushë për të shënuar. Prekja e parë dhe topi në rrjetë.

Kontrata e tij me kampionët e Italisë përfundon në verën e vitit 2020, ndërsa ofertat kanë vërshuar lumë nga gjysma e Europës. Juventusi as që ka ndërmend të heqë dorë nga shërbimet e tij dhe kërkon rinovimin.

Pavel Nedved, zv presidenti i klubit torinez, do të takohet këto ditë me Mino Rajolën, agjentin e sulmuesit. Siç raportojnë mediat italiane, Juvja pritet t’i ofrojë lojtarit një rinovim deri në vitin 2024, ndërsa do të shumëfishohet edhe rroga. Kin përfiton 500 mijë euro në sezon dhe me kontratën e re do të përfitojë rreth 1.5-2 milionë euro.

Nedved: Kujdes Ajaksin, por ia dalim me tifozët. Alegri? S’kemi çfarë t’i kërkojmë!
Goglat i rezervuan Juventusit ekipin e Ajaksit në çerekfinalet e Champions Ligës. Pavel Nedved, zëvendëspresidenti i klubit torinez, ka komentuar shortin. Ai vlerëson ekipin holandez, ka një koment për gjestin e Kristiano Ronaldos, i cili kopjoi Simeonen, si dhe e mbyll me elozhe për Maks Alegrin.

“Nuk jam as i lumtur, as i pakënaqur me shortin. Duhet të tregohemi të kujdesshëm dhe do të jenë padyshim dy ndeshje shumë të bukura. Ajaksi eliminoi Realin, duke treguar se i meriton çerekfinalet. Djemtë tanë fituan mundësinë për të zhvilluar edhe dy ndeshje në këtë kompeticion dhe kjo është diçka e bukur për ne dhe tifozët tanë. Ndeshja e kthimit në fushën tonë? Ka efektin e vet. Tifozët vendosën zemrën dhe dhuruan shumë entuziazëm kundër Atletikos. Duhet të jetë gjithmonë festë. Përpara ndeshjes isha i qetë dhe e dija se diçka e madhe do të ndodhte”, komenton Pavel Nedved.

Çeku i famshëm flet dhe për Kristiano Ronaldon, festën e tij dhe mundësinë e një skualifikimi. Ai nuk e beson diçka të tillë, ndërsa e mbyll me një koment për trajnerin Alegri.

“Nuk kam frikë nga skualifikimi. Ishte një gjest që mbeti në fushë. Ai reagoi pas ofendimeve të shumta, sidomos në ndeshjen e parë. Nuk besoj se do të merret ndëshkim apo skualifikim për Kristianon. Alegri? Presidenti u takua në mars me trajnerin dhe të dy e shtynë në verë vendimin për të ardhmen. Duhet të jemi të kënaqur me trajnerin tonë. Kemi 18 pikë avantazh me Napolin në kampionat dhe jemi në çerekfinale të Champions Ligës. Nuk mund të kërkojmë më shumë për momentin”, përfundon zëvendëspresidenti i Juventusit.