Paulinho

Hulk dhe Oskar “mbretërojnë” në Kinë, Karrasko e Gaitan gati për “vetëvrasje”
Kampionati kinez ka dhe një javë për të luajtur, por verdiktet duket se janë mbyllur që tani. Kampioni më i ri i Superligës kineze është shpallur ekipi i Shangai SIPG. Klubi ku aktivizohen lojtarë si, Hulk, Oskar apo Akmedov kanë triumfuar ditën e sotme ndaj Bejing Rehne, duke siguruar matematikisht titullin e parë të historisë së tyre.

Shangai kështu, prish hegjemoninë e Guangzhu Evergrandes, të cilët triumfonin dhe dominonin futbollin kinez prej 7 vitesh. Ekipi i drejtuar nga portugezi Viktor Pereira, mori një triumf mjaft të rëndësishëm javën e shkuar në fushën e Guangzhus, duke fituar 4-5, ndërkohë ditën e sotme triumfuan 2-1, duke ia lënë vendin festës.

Guangzhu nga ana tjetër, e cila drejtohet nga legjenda italiane Fabio Kanavaro, ka në ekip mjaft lojtarë me emër si, Paulinjo, Anderson Taliska, po ashtu dhe braziliani Alan, i cili dikur ka luajtur për Salcburg. Ndërkohë, situata duket e keqe për dy ish-lojtarët e Atletiko Madrid, Nikolas Gaitan dhe Ferreira Karrasko, të cilët rrezikojnë të shkojnë një kategori më poshtë me ekipin e tyre Dailan. Javën e fundit do të luajnë ndeshjen e jetës për ekipin e tyre, pasi i duhet të fitojnë patjetër ndaj rivalit të tyre kryesor për të shpëtuar.

Paulinjo e ka shëtitje në Kinë, mesfushori “shpërthen” në gola dhe asiste
Transferta e Paulinjos në kampionatin kinez pas vetëm një viti në Spanjë te Barcelona, çuditi shumë persona. Por, mesa duket mesfushori brazilian dhe klubi i Guangzhou Evergrandes i kanë pasur të qarta idetë.

Dy muaj pas transferimit të 30-vjeçarit në Kinë, shifrat janë të pabesueshme, po të marrim parasysh faktin që Paulinjo mbetet një mesfushor, i cili ndihmon ekipin e tij dhe gjatë fazës mbrojtëse. Në tetë ndeshje Paulinjo ka regjistruar tetë gola dhe pesë asiste, statistika këto që deri diku justifikojnë 50 milionë eurot e shpenzuara për të.

https://youtu.be/Lwq4HUvj_6o

Barcelonën e shpëton… Paulinjo!
E çuditshme: këtë verë pas shitjes së Nejmarit tifozët e Barcelonës u ndien të nëpërkëmbur dhe të tallur, kur Barcelona shpenzoi miliona me shumicë për mesfushorin brazilian Paulinjo, i ardhur nga Kina.

Sot në Getafe pikërisht braziliani shënoi golin e fitores 2-1, në fundin e takimit, duke i dhënë 3 pikë të arta skuadrën blaugrana dhe duke arritur edhe një hakmarrje të vogël personale.

Vuajti tmerrësisht Barça, pësoi gol në minutën e 39-të dhe e gjeti barazimin në të 61-tën me Denis Suarez, ndërsa nuk shënoi asnjë nga sulmuesit. E zgjidhën mesfushorët, që thyen një Getafe të shkëlqyer, që meritonte pikë për paraqitjen më të mirë në Primera ndaj Barcelonës.

Dembélé, i postuar në të djathtë të sulmit, vuajti gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa pësoi edhe një dëmtim të lehtë, duke paguar ndoshta edhe presionin e madh mbi vete.

Paulinjo te Barcelona, hije skandali mbi Bartomeun
Hosep Maria Bartomeu ka korrur suksese të mëdha te Barcelona, por nga ana tjetër ka pasur edhe dështime, ndërkohë që është akuzuar shpesh për parregullsi financiare, si në rastin e blerjes së Nejmarit nga Santosi, gjyq ende i hapur.

Tani Barcelona po blen mesfushorin Paulinjo nga Guangzhu Evergrande. 40 milionë euro për një mesfushor 29-vjeçar, që duhet të zëvendësojë Iniestën? Nuk ka mundësi, diçka nuk shkon.

Nga Spanja dalin në dritë akuza të forta, që nëse vërtetohen, mund të largojnë turpshëm Bartomeun nga Barça.

Kompania e tij ADELTE Group, që merret me dizenjime, ndërtime e mirëmbajtje portesh, aeroportesh e rrugësh, ka aplikuar në një tender miliarder në Kinë, për të marrë përsipër projektin e Ishullit të Lules së Oqeanit (superprojekt, me një arqipelag artificial me luks të paparë për bosët e botës) ndërtuar nga grupi Evergrande. Po, ai që zotëron Guangzhu FC, klubin e Paulinjos.

Flitet se në tender merr pjesë edhe grupi ACS, president i të cilit është Florentino Perez. Nëse Barça merr Paulinjon, duket qartë lidhja e pistë e historisë dhe skandali do të ishte i madh nëse grupi i Bartomeut fiton tenderin. Për momentin është thjesht spekulim mediatik, por mjafton për të tërbuar tifozët dhe aksionerët e Barcelonës, ndaj nuk është çud që blerja e Paulinjos të anulohet fare.

Barcelona blen më në fund, por nuk është Kutinjo
Dembele, Kutinjo? Jo, asnjëri prej tyre, të paktën për momentin. Barcelona ka zyrtarizuar sot blerjen e parë që pas shitjes së Nejmarit, duke blerë mesfushorin Paulinjo për 40 milionë euro.

Braziliani, prej vitit 2015 te Guangzhu Evergrande në Kinë, ka qenë një objektiv i Barcelonës gjithë verën dhe tashmë klubi katalan ka kompletuar transferimin, ndoshta duke nuhatur rrezikun e mbetjes pa mesfushor, pasi Liverpuli është gati për betejë, kundër shitjes së Kutinjos.

Paulinjo, 29 vjeç, ka luajtur për një sezon e gjysmë në Angli, te Totenhemi, ndërsa më parë ka luajtur për shumë vite te Korintiansi dhe është pjesëtar i rregullt i kombëtares braziliane.  Një biznes i shkëlqyer për Gunagzhunë, që e bleu për rreth 13 milionë euro, ndërsa befason Barcelona, sepse realisht Paulinjo nuk duket profili i futbollistit që ka nevojë Barça, aq më shumë që nuk është një talent që garanton edhe 10 vite karrierë.