Paolo Scaroni

Flet presidenti: Ju tregoj dilemën e stadiumit, në Champions për 400 milionë tifozët tanë
Paolo Skaroni ka folur gjatë në lidhje me çështjen e stadiumit të ri. Presidenti i Milanit komenton projektin e përbashkët me Interin për ndërtimin e një stadiumi modern.

Ndërhyrja në ‘San Siro’ është e komplikuar, pasi ekipet do të duhen të luajnë në një stadium tjetër për 2-3 vitet e ardhshme. Skaroni analizon çështjen, duke sjellë shembuj nga klube të tjera të mëdha.

Fitimit dhe arkëtimet janë thelbësore dhe në këtë pikë klubi i “Djallit” është shumë mbrapa. Milani numëron rreth 400 milionë tifozë nëpër botë dhe rikthimi në Champions është tepër i rëndësishëm për ekipin, kubin dhe gjithë tifozët e kuqezinjve.

STADIUMI – “Për të fituar në futboll nevojiten lojtarë të mirë, të cilët kushtojnë dhe kanë rroga të shtrenjta, por duhet të kujdesemi edhe për FPF (fair-play financiar). Milani ka arkëtuar sezonin e kaluar 203 milionë euro, të njëjtën shumë me 15 vite më parë. Rritja e të ardhurave është thelbësore, sepse Reali dhe Junajtid kanë arritur shifrën 1 miliardë euro fitime. Ja pse insistoj që ne duhet të bëjmë të njëjtin rrugëtim që kanë bërë skuadrat e tjera kohë më parë. Është e domosdoshme që të kemi një stadium modern ku nuk shkohet vetëm për të parë ndeshjen, por që qëndron i hapur gjatë gjithë javës, qëndron gjithmonë plot dhe që mund të vizitohet edhe kur nuk ka ndeshje. Në ‘Santiago Bernabeu’ ka 7 restorante që qëndrojnë hapur çdo moment.”

DILEMA – “Interi dhe Milani janë aleatë në këtë projekt, sepse të kesh një stadium të përbashkët është më ekonomike. Projekti ynë parashikon një stadium modern dhe efiçent. Kemi konsulentët më të mirë në botë dhe kemi vizituar të gjithë stadiumet e botës në 6 muajt e fundit. Na frenon fakti që punimet e mëdha në një stadium ku luhen dy ndeshje në javë të luajnë mendsh. Nëse nisin punimet do të na duhet të luajmë në transfertë për 2-3 vite. Nuk e di se ku, por diçka e tillë do të ishte e pashmangshme. Kjo është dilema. Nuk e përjashtoj as largimin tonë nga ‘San Siro’. Duam të bëjmë një gjë të mirë. Nëse çështja është ideologjike dhe nuk mund të prekemi, atëherë do të largohemi nga ky stadium.”

TIFOZËT – “Ekipet e mëdha kanë stadiume të bukura. Shikoni Bajernin e Mynihut. Në Itali vetëm Juventusi ka një stadium të tillë, nga i cili arkëton 500 milionë euro në vit, ndërsa ne 203… Stadiumi është thelbësor, sepse tërheq sponsorë. Champions apo titulli? Fitimi i titullit më tundon, por dua të bëj një vëzhgim ekonomik. Në Champions ka të ardhura më të larta, krahasuar me fitimin e kampionatit. Milani është akoma skuadra italiane me më shumë tifozë në botë. Nëse nuk rikthehemi në atë kompeticion, tifozët tanë plaken, ndërsa të rinjtë nuk na shohin si një skuadër të madhe. Duam t’i ‘ushqejmë’ 400 milionë tifozët që kemi nëpër botë.”

Skaroni: Stadiumi i ri themelor, kemi dy male për të ngjitur!
Korrikun e vitit 2018, te Milani erdhi presidenca e re, teksa kinezët u zëvendësuan nga “Fondi Elliot”. Në krye të klubit, u vendos Paolo Skaroni. Pikërisht, ky i fundit ka folur për mediat italiane së fundmi, teksa ka analizuar objektivat e ekipit kuqezi, si dhe ka treguar idenë e stadiumit të ri.

“Vetëm Championsi i jep mundësi ekonomike Milanit, gjë që sjell edhe arritjen e rezultateve sportive. Na duhet të arrijmë një objektiv të tillë. Edhe në rast se nuk ndodh, nuk do të ishte ndonjë dramë.

Milani është ekipi më me shumë tifozë në Botë. Numri i tifozëve është në përpjestim me fitoret që klubi ka në Champions, nuk ka lidhje me Skudeton.

Nuk marrim pjesë prej vitesh në Champions dhe objektivi ynë duhet të arrihet. Kemi dy male për të ngjitur: arritjen e rezultateve në fushë, si dhe përdorimin e mediave sociale për të arritur 403 milionë fansat tonë nëpër botë.

Për mua është themelore që të bëhet një stadium i ri. Milan duhet të ketë një stadium të ri, që të përshtatet me kohën që jetojmë.”

Interi me projekt ambicioz, Milani ka një plan ndryshe për stadiumin
Milani dhe Interi janë të vetmet klube të mëdha, që menaxhojnë së bashku një stadium të vetëm. Presidenti i Milanit, Paolo Skaroni dhe CEO i Interit, Alesandro Antonelo ishin të pranishëm në eventin e organizuar nga vëllezërit Barela, sponsori i tyre i përbashkët.

Projekti i përbashkët është drejt përfundimit dhe kanë mbetur për t’u përcaktuar vetëm disa detaje të vogla, për t’ia paraqitur më pas komunës së Milanos. Kreu i kuqezinjve thekson se është më e lehtë ndërtimi i një stadiumi të ri, sesa rikonstruktimi i “San Siros”.

Nga ana tjetër, drejtuesi i zikaltërve tregon se kapaciteti i stadiumit do të reduktohet në 60 mijë spektatorë dhe do të tentohet përmirësimi i kushteve dhe shërbimeve për tifozët e pranishëm.

SKARONI – “Interi dhe Milani nuk i kanë paraqitur akoma projektin komunës së Milanos, por ka një projekt për të cilin po presim. Nuk bëhet fjalë vetëm për stadiumin e ri. Po marrim në konsideratë rikonstruktimin e ‘San Siros’ dhe prishjen e tij. Të dy opsionet kanë të mirat dhe defektet e veta. Ndoshta është më i lehtë ndërtimi i një stadiumi të ri se rikonstruktimi i ‘San Siros’. Jam i bindur që do të kemi stadiumin më të mirë në botë.”

ANTONELO – “Vëllezërit Barela janë sinonimi i cilësisë, traditës italiane dhe inovacionit. Jam i lumtur me partneritetin tresh, ku përfshihet dhe klubi i Milanit. Kjo tregon dëshirën për të bërë një projekt konkret dhe për të eksportuar cilësinë tonë nëpër botë. Jemi të kënaqur me këtë akord dhe fakti i prezencës së amerikanëve dhe kinezëve është një tjetër element shumë i rëndësishëm. Ka vite që përpiqemi bashkë me Milanin për të rinovuar ‘San Siron’. Milano e meriton një stadium modern. Projekti është ambicioz. Shpresojmë që projekti të aprovohet shumë shpejt dhe të nisim të shkruajmë një histori të re së bashku. Stadiumi mund të ketë një kapacitet më të vogël, duke parë që mesatarja e tifozëve tanë dhe të Milanit shkon në 60 mijë tifozë për ndeshje. Rëndësi ka dhe shërbimi ndaj tifozëve gjatë ndeshjes. Jemi shembull i vetëm në Europë ku dy klube të mëdha menaxhojnë një stadium. Klubet kanë treguar prej vitesh që dinë të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin. Kanë mbetur vetëm disa detaje për t’i shtuar projektit dhe më pas do ia kalojmë atë komunës së Milanos.”

Piatek-Higuain, gjendja e ekipit dhe Donaruma: Rrëfehet numri një i Milanit
Milani po noton në ujëra të mira prej kohësh dhe ndoshta një faktor i këtij ndryshimi është dhe ardhja e presidencës së re. Pas largimit të kinezëve, drejtimin e kuqezinjve e ka marrë Paolo Skaroni. Ky i fundit ka folur për mediat italiane, teksa është rrëfyer mbi merkaton e janarit, ikjen e Higuain, gjendjen e ekipit si dhe për një shitje të mundshme për Xhixhio Donarumës.

BLERJET E JANARIT – “Piatek ka shënuar shumë gola me Xhenoan, Krakovian dhe këtë gjë po bën dhe me Milanin. Jam i lumtur me atmosferën që është krijuar, si për Piatek, po ashtu dhe për Paketën, por dhe për të gjithë.”

EKIPI – “Jemi bërë një ekip dhe kjo falë Gatuzos mbi të gjitha. Ekipi ka nisur të bëjë gjithçka në unison. Gatuzo është Gatuzo. Karakteri që ka pasur si lojtar, e ka dhe si trajner. I ka lojtarët në krahun e tij dhe ata e vlerësojnë shumë. Sezoni ka shumë pengesa do t’i quaja, mjafton të mendojmë për dëmtimet. Gjithsesi, po lëvizim në drejtimin e duhur.”

HIGUAIN – “Është turp që eksperienca e tij nuk ishte pozitive, ashtu si për ne. Këto marrëveshje ndonjëherë shkojnë mirë, ndonjëherë keq.”

SHITJA E DONARUMËS- “Nuk mendoj për paratë. Nuk e kemi në plan që ta shesim Donarumën. Nuk e dija që Berluskoni i ka vënë një çmim prej 80 milionë eurosh. Në ndeshjet e fundit ka bërë pritje të rëndësishme, ashtu siç bëri në ndeshjen e fundit ndaj Romës.”

Prezantohet “alegria”, Paketa: Asnjë dyshim për Milanin, Gatuzon e zgjidhja… në “play-station”
Lukas Paketa është prezantuar gjatë ditës së sotme si lojtari më i ri i Milanit. Kuqezinjtë paguan 35 milionë euro te Flamengo për kartonin e 21-vjeçarit të talentuar dhe ai shihet si shpresa e klubit dhe tifozëve për rikthimin e Milanit në nivele të larta.

Gjatë prezantimit të brazilianit kanë folur presidenti Skaroni, lojtari dhe dyshja Leonardo-Maldini. Fjalë të rëndësishme për të nga drejtuesit e “Djallit”, ndërsa Paketa, i cili ka zgjedhur numrin 39, nuk e fsheh lumturinë e tij për nisjen e aventurës së re dhe tregon se sa të lehtë e kishte për të vendosur dhe për të pranuar ofertën e Milanit.

SKARONI – “Është një ditë e rëndësishme për ne, prezantojmë lojtarin tonë të ri, Lukas Paketa. Dje ishte në Milanelo dhe u stërvit së bashku me ekipin tonë. Prezenca e Lukas këtu është për të treguar impenjimin që ka Elliot për të rikthyer Milanin aty ku presin të gjithë. Kjo është një e dhënë e rëndësishme, Paketa është braziliani i 35-të në historinë e Milanit. Zbulimi i tij është bërë nga Leonardo, i cili ka përzgjedhur me sukses lojtarë si Pato e Tiago Silva. Jam i sigurt se kjo linjë do vijojë të ruhet. Ky operacion nuk do të thotë se Milani shkon kundër rregullave të FFP, ky është synimi ynë kryesor.”

PAKETA – “Ndjenja që po përjetoj është nga më të bukurat e mundshme, jam shumë i lumtur dhe i përfshirë në këtë aventurë të re. Jam i lumtur, i falënderoj të gjithë dhe shpresoj t’i pasqyroj në fushë pritshmëritë ndaj meje. Kaka? Ai është një lojtar i madh, një idhull për mua dhe i kam ndjekur ndeshjet e tij. Shpresoj të ndjek rrugën e tij dhe të sigurojmë shumë fitore dhe trofe. Kur Milani, që ka një histori të madhe, të thërret nëpërmjet Leos, t’i ndjen lumturi. Vendosëm menjëherë me familjen time se Milani do të ishte zgjedhja e duhur për mua. Kur vendosa të vija këtu, isha akoma nën kontratë me Flamengon dhe u përqendrova në sezonin me ta. Më pas, pasi mbaroi sezoni, u përqendrova në aventurën e re. Milani është një ekip i madh, me histori dhe suksese të mëdha. Futbolli italian është shumë fizik dhe shumë taktik, ndërsa në Brazil është pak më ndryshe. Do të jem i vëmendshëm ndaj çdo detaji që mund të më mësojnë këtu. Dua të zbres në fushë dhe të jap maksimumin me alegri. Gatuzo?  Mbaj mend kur isha i vogël dhe e zgjidhja gjithmonë Gatuzon në ekipet e mia në ‘play-station’… Ai ka qenë një lojtar i madh dhe është një ndjesi unike të stërvitem nga ai.”

LEONARDO – “Presidenti u tregua i këndshëm me referencën e bërë për lojtarët brazilianë. Lukas është një lojtar shumë i rëndësishëm dhe vjen nga një ekip, që për pak mund të fitonte titullin. Sigurisht që duhet të përshtatim karakteristikat e tij në projektin tonë. Paketa ka potencial për t’u rritur si lojtar, ndodhet në një pikë fillimi, pavarësisht se ka luajtur në nivele të larta.”

MALDINI – “Lukas është një lojtar i madh, teknik dhe me mentalitet të fortë. Ai duhet të përshtatet me futbollin tonë dhe zotëron gjithçka për t’ia dalë mbanë. Ai ka luajtur si gjysmë sulmues dhe anësor në mesfushën me tre lojtarë, por do të vendosë trajneri për pozicionin e tij në fushë.”