Panajot Pano

Stadiumi “Panajot Pano” dhe shumë të pathëna, dita e një legjende
Panajot Pano, futbollisti i Shekullit, më 7 mars do të mbushte 80 vjeç, por legjenda e futbollit shqiptar prej 9 vitesh është ndarë nga jeta. Gjithsesi, për atë që ka dhënë për futbollin tonë, ai ende kujtohet me nostalgji. Madje në nder të tij organizohet edhe Kupa “Panajot Pano” mes gazetarëve sportive.

Sot Pano mblodhi shumë njerëz. Armand Duka, kreu i FSHF-së, bukur e tha: “Nëse do ishte ftuar e gjithë Shqipëria, të gjithë do të vinin”. Një aktivitet që përkujtoi një figurë të madhe të futbollit shqiptar. Gazment Demi, presidenti i Partizanit, shpesh duhet të jetë në lëvizje dhe e kishte të pamundur të ishte i pranishëm, gjithsesi ishte kujdesur që gjithçka të shkonte më së miri.

Gjithçka nisi me fjalët e Përparim Kabos: “Pano është mes nesh, ndaj ju ftojmë të përcjellim himnin kombëtar. Panajoti dha gjithçka për flamurin kuqezi”. Të gjithë në këmbë dhe në fund të gjithë ceremonisë pati edhe një propozim që u duartrokit gjatë.

“Propozoj që stadiumi kombëtar të marrë emrin Panajot Pano”, tha Vladimir Hajdari, gjë që u mbështet nga të gjithë të pranishmit në sallë. Është një ide e hedhur edhe më parë dhe mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë. Drejt presidentit Armand Duka pati disa “këshilla” dhe sugjerime, që me kohën mbetet të shihen nëse do jetë mundësia për t’i realizuar.

PANELI DHE DEKLATATAT– Gjithçka nisi me djalin e Panajot Panos, Ledion. I emocionuar, ai u shpreh: “Është një ditë e veçantë për mua dhe për ju, si miq të babait dhe të familjes. Një nga ditët më emocionuese për mua. Shoh njerëz që ndoshta nuk i njoh, por kanë duartrokitur babanë tim. Hera e parë që jam kaq i emocionuar. Bravo profesor Kabo për organizimin. Një falënderim për presidentin Gazment Demi. Falënderim i veçantë për Bamir Topin. Falënderim i veçantë për gjithë miqtë e tij, për personat në panel, për Sabah Bizin që  e kishte si vëlla. Faleminderit të gjithëve nga zemra”

Agim Janku ishte ai që mori më pas fjalën: “E adhuroja Panon. Mbaj mend që i shënoi gol Sulejman Maliqatit dhe më pas bëri një gjest. Nuk e kisha menduar se do luaja me të kurrë. Ato katër vite te Partizani me të ishin më të mrekullueshmit në karrierën time. Rrallë kam parë lojtarë si ai, edhe jashtë janë habitur nga mënyra si luante. Mbetet futbollist i madh dhe mik i madh i imi. Pano duhet kujtuar vazhdimisht”.

Bamir Topit i qan zemra për Tiranën, por Panajot Pano meriton respekt dhe ish-presidenti tregon se nëse nuk do e kishte dekoruar me titullin “Nderi i Kombit”, do i kishte mbetur peng. “Ju falënderoj nga zemra për ftesën. Dëgjova konsiderata për dekorimin e Panajotit. Nëse nuk do e kisha bërë, do ikja me një brengë të madhe nga presidenca. Jam shprehur besimplotë, se me shumë se Panajoti u gëzuan miqtë e tij atë ditë. Ishte gëzim i madh, jo i shtirur. Tifozët e dy ekipeve pas ndeshjeve ngacmoheshin, kurse Panajoti shoqërohej me lojtarët kundërshtarë. E kisha të vazhdueshëm komunikimin me të. Një njeri aq i madh, më i madhi i futbollit shqiptar, por që ishte shumë modest. Në tribuna i takonte të qëndronte, por ai nuk qëndronte aty. Legjendat lartësohen me kalimin e kohës”.

Mexhit Haxhiu ka qenë trajner i tij dhe e mban mend mirë Panajotin: “Panon e kam shoqëruar edhe unë gjatë karrierës. Duke qenë lojtar i madh e shikoja me sy tjetër. Më dilte edhe në ëndërr. Kur zgjohesh duheshin disa orë të vinte në stërvitje. Kur i thoshin Loro Boriçit ‘a është Pano nga më të mëdhenjtë’, ai na thoshte ‘po’. Ne na bëhej zemra mal”.

Mehdi Bushati tregon ditët e Panos si dinamovit: “E kam njohur në vitet 1961-1962. Dinamos i duheshin përforcime dhe morëm Panon. Luajtëm në kampionatin Ballkanik. Mundëm Dinamon e Bukureshtit 3-2 dhe thoshin që nuk është lojtar i formuar në Shqipëri, por në Perëndim. Më pas luajtëm natën në Sofie dhe nuk orientoheshim prej dritave. Pjesën e dytë u ambientuam dhe arritëm të shënonim dy gola. Me Fenerbahcen, presidenti Muslim Beu nguli këmbë ta blinte. Asokohe nuk e dinim çfarë ishte shitblerja. Vitet ’60 ishin një “bum” për futbollin shqiptar. Asokohe luajtëm në Europian dhe Greqia nuk pranoi të luante me ne dhe morëm 6 pikë në tavolinë. Dolëm në vendin e 80-të në Europë. Panajoti, po të luante në kohën e sotme, do luante me klube si Juventus e Barcelona. Ishte njeri shumë miqësor me të gjithë”.

Agim Fagu, një emër i madh i basketbollit shqiptar, djali i Besim Fagut, shtoi për Panon: “Jam mes miqsh në një ditë të jashtëzakonshme. Secili ka kujtimet e veta me të dhe mund të flasim për ditë të tëra. Ai nuk bëri histori, është historia e futbollit shqiptar. Panajoti do një kapitull të veçantë, pasi është nga ata djem që ishte prezent në çdo rrugicë e çdo vend të Tiranës. Ishte nga ata për të cilët flitej me muaj. Më kujtohet kur erdhi te Partizani. Pati një incident. Iku në mes të natës dhe zgjidhi problemin. Babai më tha: Panajot Pano është aset kombëtar. Ashtu ishte dhe ashtu duhet të mbetet. Ai ka kontribuar edhe në mendimin filozofik të njerëzve. Ai ishte sportist i madh dhe njeri i shkëlqyer. La një ikonë të veten dhe që asnjë nuk arrin dot ta pikturojë. Ai është si piktura e Monalizës, i papërsëritshëm. Familja Fagu ju ka një perlë në shtëpinë tonë (i drejtohet Ledios)”.

Olsi Rama, shkurtimisht deklaroi: “Mendova se nuk do kishte njerëz, nisur nga fakti që ishte e diel dhe nga orari i zgjedhur, por më keni befasuar. Shpresoj që Panajoti të jetë një shembull për lojtarët e mi. Këtu nuk mungojnë as tifozë e politikanë”.

Aleksandër Meksi e kujton kështu: “Në atë kohë ndeshjet bëheshin të dielën, në 13:00 shkonim në stadium dhe flitej për futboll deri kur të niste ndeshja. Prisnim deri në 17:00 dhe nuk kishte sherre si sot. Prisnim atëherë nga Pano të na jepte fitoret. Takoheshim rrugëve dhe kjo është arsyeja pse ishim miq me lojtarët. Krenoheshim kur i takonim. Ishte njeri dhe futbollist i madh.

Armand Duka ishte gjithashtu në panel: “Duhet të jemi të privilegjuar që jemi këtu. Gjithë Shqipëria do vinte po të ftohej. 7 marsi 1939 është ditë më fat për futbollin tonë. Ishte një talent që sot mijëra skautë nuk e gjejnë dot. Ai ishte talent dhe u rrit, duke u bërë futbollist i madh. Aty i dolën në pah edhe cilësitë e tjera. Duhet ta lartësojmë emrin e tij dhe të rritim breza me shembullin e tij. Ata përballë duhet të bëhen si Pano dhe do t’u dalin në pah cilësitë e tyre. E kam njohur në vitet e fundit të jetës dhe ndihem me fat”.

Sulejman Maliqati ka pësuar gola prej Panos dhe është i qartë në opinionin e tij: “Kam luajtur 8 vite me Panajotin. Si lojtar është e kotë të flasësh, e njihte gjithë bota. Komentet e shumta janë të kota”. Paskal Milo, historian dhe politikan, tregon: “Po përkujtojmë krye yllin e futbollit shqiptar. Është një takim shumë solemn, që na emocionon. Kam edhe unë kujtime me të. Kur isha te të rinjtë, me profesor Bejkush Birçen, shkoja në klub gjatë kohës së sezonit. Kisha mundësinë të ushqehesha mirë dhe të mësoja për provimet. Në ato mbrëmje e takoja dhe ishte shumë i dashur. Atij i bënin përshtypje librat që mbaja. Vinte e më pyeste shpesh. Dua t’ju them që ishte shumë i dashur. Të bënte përshtypje thjeshtësia e tij dhe sot përulem para kujtimit të tij. Ia kemi borxh një histori”.

Bejkush Birçe mori gjithashtu fjalën: “Privilegj që e kisha lojtar dhe zëvendëstrajner. Panajoti ka diçka më shumë, ai nuk u ngop më futbollin këtu. Ai ishte njeri i thjeshtë me gjithë futbollin e madh që bënte. Djalë modest dhe i shkëlqyer. Njeriu kur vdes, nuk vdes kur e mbulojnë, por vdes kur e harrojnë. Ne nuk do e harrojmë kurrë”.

Sabah Bizi tregon madhështinë e Panos: “E ndjeja për detyrë të isha këtu, pavarësisht gjendjes në të cilën jam. Kur komentatorët e atëhershëm transmetonin ndeshjet, me thëniet e tyre u bëra tifoz i Panajotit. Se kisha menduar që do isha në një skuadër dhe shok me të. U fol shumë, por është shumë pak. Po të isha shkrimtar, do bëja një libër që peshon një kilogram. Te Partizani me Panajotin gjeta gjuhën e përbashkët, atë të futbollit. Kur gaboja dhe stadiumi bënte ‘uuu’, ai ma kthente në një ‘aaa’ të madhe. Së bashku me Loro Boriçin, janë si shqiponja dy krenare në flamurin shqiptar”.

VLADIMIR PRENGA

VIDEO | “Njeriu që nuk kaloi detin”, përkujtohet legjenda Panajot Pano
Panajot Pano është një emër i madh i futbollit shqiptar, për të cilin edhe pas vdekjes flitet me superlativa. Një “yll” i Partizanit dhe kombëtares, përkujtohet sot nga klubi i kuq në ditën që ai do të festonte 80-vjetorin e lindjes nëse do të ishte gjallë.

https://www.facebook.com/partizaniclub/videos/330940647551386/

Një video dhe pak rreshta: “FK partizani kujton sot me respekt dhe veneracion “Nderin e kombit”, “Lojtarin e Shekullit”, Panajot Panon, me rastin e 80-vjetorit të lindjes”. Brezi i ri nuk e ka pasur mundësinë ta shohë në fushë,  por pa dyshim mund të konsiderohet Maradona i Shqipërisë. Në përkujtim të kësaj dite, ju risjellim një nga artikujt e botuar në “Sport Ekspres” për Panajot Panon, shkruar nga gazetari Anton Cicani.

RIBOTIM –  Parantezë… Më dridhet dora teksa do të shkruaj për Panajot Panon, që fatkeqësisht nuk pata mundësi të shoh, por arrita të admiroj falë videove…

Ishte viti 1927 dhe në shtetin e Floridës, shkrimtari i famshëm amerikan Ernest Heminguej do të niste të shkruante fjalitë e para në librin e tij të famshëm “Lamtumirë Armë”, teksa ishte mbyllur prej thuajse një dekade Lufta e Parë Botërore (1914-1918)… Dhe, si për ironi të fatit, pikërisht Lufta e Dytë Botërore, ajo që Heminguej nuk e kishte uruar kurrë të ndodhte, ndodhi… Ishte 1 shtatori i vitit 1939 kur Gjermania Naziste do të sulmonte Poloninë dhe do të niste kështu një tjetër konflikt të përgjakshëm…

Dhe, në atë kohë, një foshnjë i lindur në Durrës më 7 mars të atij viti, sapo do të mbushte 5 muajsh. Sigurisht, familja e tij, nuk do të mund ta kishte imagjinuar kurrë se pikërisht ai foshnjë do të kthehej në një nga figurat më të rëndësishme të sportit shqiptar dhe ambasadori i futbollit nëpër botë, edhe pse kurrë nuk arriti të kalonte në botën “e përtejme”, këtë herë e thënë jo në sensin e keq figurativ…

Ai quhej Panajot Pano, ose ndryshe “Mbreti”, shumë vite më vonë! Por, do të thoni, çfarë lidhje kanë Ernest Heminguej, që “fliste” me penë, me Panajot Panon, që “fliste” me topin dhe këmbët e tij? Pikërisht në Florida, dy “artistë”, në dy fusha të ndryshme të jetës, do të shkelnin. Edhe pse, në rastin e “Mbretit” Pano, Florida dhe qyteti i Xheksonvillit do të ishte vendi i fundit që panë sytë e tij, përpara se të mbylleshin përgjithmonë.

Ishte 19 janari 2010 dhe një ndër futbollistët më të mëdhenj të historisë së Shqipërisë, ndoshta padiskutim “Zeusi i topit” (për grekët, Mitologjia është diçka shumë e shenjtë dhe e rëndësishme), do të largohej nga kjo tokë, ndoshta për diku tjetër, që një ditë të gjithë do të zbulojmë…

Por, ajo që nuk zbulojmë dot është të shihnim “Mbretin” të luante jashtë kufijve të Shqipërisë (regjimi i ashpër diktatorial i Enver Hoxhës nuk e lejonte), në një nga kampionatet më të mëdha, sepse Panajot Pano mund të luante me skuadrat më të mëdha, me talentin, forcën e vullnetit dhe sidomos këmbënguljen e tij.

“Të gjithë donin të luanin vetëm në sulm, por mua më mjaftonte të luaja futboll, sepse e dashuroja, edhe sikur të mbroja portën!”…

Joti (nofka e tij) ishte talent i padiskutueshëm dhe ajo u vu re që në vogëli, kur të gjithë thjesht merrnin pak pushim që ta shihnin se çfarë bënte me këmbët e tij… Ai që i drejtohej topit me “ju” dhe jo me “ti”, sepse për të, topi ishte një “zotëri” dhe jo një “person i çfarëdoshëm”…

Jo më kot, Skënder Halili, ndër një mbrojtësit qëndror më të fortë të historisë së futbollit shqiptar, e dalloi dhe menjëherë vendosi që ta merrte në vitin 1995 te të rinjtë e Tiranës, që në atë kohë quhej “Spartak Tirana”.

Por, në duart e mjeshtrit Xhavit Demneri do të fërgohej dhe skalitej figura e një futbollisti që do të mahniste të gjithë, thuajse si romanet e bukura të Heminguejt… Të lexosh dhe zhytesh në historinë e Panajot Panos të duket si një luftë e vazhdueshme mes “Plakut dhe Detit”, edhe pse në këtë pikë, “Deti” ishte shumë i madh për t’u kaluar nga “Mbreti”. Nuk e dimë se si do të kishte vijuar karriera e tij jashtë Shqipërisë, por dimë që kur presidenti i Fenerbahçes në atë kohë, Myslmim Bey, mbeti i ngazëllyer nga ajo që kishte parë në fushë dhe te Pano, arriti të prononconte këto fjalë: “Pele dhe Eusebio janë futbollistët më të fortë në botë, por Pano është futbollisti më i fortë që kam parë në këtë fushë”…

“I shpejtë si era”, “Forcë e pandalueshme” dhe “Pushkashi i vogël shqiptar”. Por, Panajot Pano ishte “Maradona” i Shqipërisë, për strukturë, talent dhe numrin që mbante në fanellë, 10-ta magjike.

“Një futbollist si ky lind njëherë në 200 vjet”, do të thonin. Ndoshta, u gabuan, sepse nuk lind kurrë më! “Mbreti” ishte… “Mbreti”. Dhe sot, pasi janë mbushur 50 vjet nga ndeshja historike dhe “turpi i Tiranës” për Gjermaninë Perëndimore (0-0 në “Qemal Stafa”, 1967), mbahet mend mirë nga Franc Bekenbaueri, ose ndryshe “Kaizeri”, që do të prononcohej kështu…

“Edhe pse Pano në të ardhmen nuk do të më kujtojë, unë do të kujtohem gjithmonë për të”…

Tirana dhe Partizani. Për “Jotin” ishin vetëm këto dy skuadra dhe kaq… Ndoshta, nëse do të bëhej një parafrazim me filmin “Legjenda e pianistit në Oqean”, që e kaloi gjithë jetën në det dhe, në ditën kur tentoi të zbarkonte në tokë… u kthye mbrapsht, atëherë gjejmë krahasimin ideal. Sepse, nëse piano kishte vetëm ato 88 taste, 52 të bardha dhe 36 të zeza, bota jashtë ishte një piano me taste të pafundme që pianisti nuk dinte t’i luante… Ndoshta, ky ishte edhe fati i Panos, që lindi në Shqipëri dhe bota e njohu shumë pak, por ishte fati i ne shqiptarëve që patëm një figurë të tillë në gjirin tonë…

Nëse do të gjenim një strukturë të ngjashme, menjëherë, mendja dhe sytë do të na çonin te Diego Armando Maradona ose ndryshe “El Pibe de Oro” (jo ai i sotmi, sigurisht)… Dhe, nëse Maradona shkroi historinë botëtore, Pano shkroi vetëm atë shqiptare, por kapitulli i tij mbetet edhe sot një ndër më të bukurit “të shkruar” ndonjëherë, aq sa edhe Ernest Heminguej do ta kishte pasur zili.

Nëntë vite pa Legjendën, Partizani përkujton Panajot Panon
Nëntë vite më parë u nda nga jeta një nga figurat më të mëdha të Partizanit, Kombëtares dhe gjithë futbollit shqiptar, i Madhi Panajot Pano. Ai ndërroi jetë në moshën 71-vjeçare në Jacksonville, Florida, SHBA në familjen e vajzës së tij. Në faqen zyrtare të klubit të futbollit Partizani, përkujtohet sot kjo figurë në këtë 9-vjetor, duke sjellë në memorrjen e të gjithëve Panon e madh, i cili i tillë do të mbetet.

“Sot mbushen 9 vite që Panajot Pano, një nga figurat më të njohura të futbollit shqiptar dhe Partizanit, ndërroi jetë në moshën 71-vjeçare në Jacksonville të Floridas në SHBA. Pano i cilësuar si “Legjenda e Futbollit” shqiptar përgjatë karrierës së tij 18- vjeçare si futbollist me performancën e shkëlqyer dhe golat e shënuar ka dhuruar emocione të paharrueshme për publikun shqiptar. Me fanelën e Partizanit Pano në 210 ndeshje të luajtura do të realizonte plot 136 gola duke fituar me të kuqtë 4 Tituj Kampion dhe 5 Kupa, ndërsa me përfaqësuesen e Shqipërisë rregjistron 24 ndeshje duke shënuar edhe 4 gola.

Një karrierë e shoqëruar me shumë lavdi dhe mjaft tituj individual përfshirë:

“Mjeshtër i Merituar i Sportit”.

“Lojtari më i mirë i të gjitha kohërave” akorduar nga FSHF në vitin 2003.

“Lojtari i Shekullit” akorduar nga UEFA/FIFA.

“Nderi i Kombit” akorduar nga ish-presidenti i Republikës Bamir Topi, në vitin 2009.

“Simboli Qytetit të Tiranës”, titull i akorduar nga kryetari Bashkisë Erion Veliaj, në vitin 2017.

Figura e Panajot Panos dhe emri i tij mbetet gjithmonë i paharruar në mendjet dhe zemrat, sidomos të tifozerisë së Partizanit, skuadër me të cilën fitoi gjithçka duke shënuar një dominim absolut të asaj periudhe në futbollin shqiptar”, kështu shkruan FK Partizani sot, por që të gjithë shqiptarëve kudo ku ndodhen ja u sjell të gjallë këtë “ikonë” të futbollit shqiptar.

Vi