Osmani

Tjetër zyrtarizim te Tirana, radhën e ka mbrojtja
Tirana është skuadra më aktive shqiptare në këtë merkato. Bardheblutë janë përforcuar ndjeshëm këtë dritare transferimi dhe duket se nuk kanë ndërmend të ndalen. Sot, menjëherë pas miqësores kundër Renovës, është zyrtarizuar mbrojtësi Tefik Osmani.

Gjatë ditës së djeshme, ishte klubi i Teutës që njoftoi shkëputjen e bashkëpunimin me mbrojtësin, ndërsa pak çaste më parë, është prezantuar si lojtar i Tiranës. Gjithashtu, Osmani ka luajtur dhe në takimin përballë Renovës, një pjesë loje.

E zyrtarizon Teuta, largohet mbrojtësi i njohur
Tefik Osmani ka mbyllur zyrtarisht bashkëpunimin me Teutën. Klubi durrsak ka zyrtarizuar ndarjen me anë të një postimi në rrjetet sociale. Futbollisti korçar iu bashkua skuadrës së drejtuar nga Bledi Shkëmbi një vit më parë.

Osmani ishte një ndër lojtarët kyç në ekipin durrsak gjatë këtij sezoni, ku dhe iu besua shiriti i kapitenit. E ardhmja e 34-vjeçarit pritet të jetë në kryeqytet, ku përflitet se ka gjetur akordin me skuadrën e Tiranës.

NJOFTIMI I KLUBIT DURRSAK

Tefik Osmani largohet nga Teuta. Klubi njofton se nga sot mbrojtësi ka përfunduar aventurën e tij me ekipin e Teutes. KF Teuta falënderon Osmanin për kontributin e dhënë me fanellën e Teutës në rrugën drejt Europes dhe i urojmë futbollistin të ketë shëndet dhe shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij.

Osmani: Humbja në Laç i vë kapakun, fitojmë në Vlorë
Kapiteni i Teutës, Tefik Osmani, beson se skuadra e tij do fillojë kthesën duke filluar nga takimi i së mërkurës ndaj Flamurtarit në Vlorë. Në intervistën për “RTSH SPORT”, futbollisti i durrsakëve u shpreh i bindur se skuadra ka një grup të fortë që do të bëjë mirë në tetë javët e mbetura.

“Kur nuk arrihen rezultate është shumë e lehtë të gjesh “fajtorin”. Si kapiten më duhet t’i jap mbështetje të gjithë ekipit. Kanë mbetur tetë javë dhe duhet të japim të gjithë maksimumin. Ishte ky ekip që ka bërë lojëra të mira”.

“Në këtë kampionat nuk ka asnjë ndeshje të lehtë. Mendoj se është ndeshje shumë  e vështirë, por besoj se pas asaj humbje në Laç i kemi vënë kapakun dhe shkojmë në Vlorë për një rezultat pozitiv”.

“Kur shikon rezultatet që nuk janë të mira fillon dhe presionin për objektivin e Europës. Megjithatë, kemi një grup shumë të fortë që do t’ia dalë të hedhim pas këtë moment”, përfundoi Osmani.

Osmani: Puna e gjunjëve është e “vjedhur”, ja arma e Partizanit
Tefik Osmani ishte i ftuar në emisionin “Rubrika Sportive” në “rtsh”. Futbollisti i Teutës foli në lidhje mbi fitoren e kësaj fundjave ndaj Kastriotit dhe mbi barazimin midis Kukësit e Partizanit.

FITORJA NDAJ KASTRIOTIT – “Ky kampionat ka treguar se nuk ka ndeshje të lehta. Fitorja na kthen në momentet e mira. Kishim disa javë që nuk merrnim rezultate të mira”.

I nxitur nga një batutë e përdorur në studio nga Shkëlqim Muça gjatë analizës së ndeshjes Kukësi – Partizani, Osmani tha “E kam parë ndeshjen, nuk di nga ta nis. Kjo puna e gjunjëve është marrë nga ekipi i Skënderbeut. Ata që e kanë thënë e kanë mbajtur fjalën. Këta të Kukësit nuk e mbajtën. Merita ka Partizani. Më kanë pëlqyer që nuk kanë dalë nga loja. Janë mbrojtur mirë dhe kanë dalë në kundërsulm. Nuk bëjnë aventura dhe kjo ka qenë arma e tyre. I kanë shfrytëzuar mundësitë që kanë pasur”.

“Fitorja me Kastriotin? Vinim nga rezultate jo të mira. Ishte një fitore që e arritëm me vështirësi. Të luash me një ekip që është për mbijetesë, nuk është e lehtë. Ata luajnë sikur nuk kanë çfarë humbin, janë goxha agresivë. Të gjithë e kanë pasur të vështirë”.

“Pozicionimi në mesfushë? Luajtja para mbrojtjes, pasi Kallaku kishte luajtur me Shpresat. Pas ndeshjes me Partizanin klima nuk ishte e mira. Me Kastriotin nuk kishim rrugë tjetër. Po të fitonim me Luftëtarin, mund të ishim shumë pranë për të luftuar për titullin. Nuk ka ndeshje ku tre pikët janë të sigurta. Luajmë kudo për fitore dhe jemi nga ekipet e vetme që luajmë mirë futboll të hapur. I përshtatemi edhe presidentit, atij i pëlqen loja sulmuese. Ajo ndonjëherë edhe të penalizoi”.

“Objektivi është Europa. Kemi ndeshje edhe në Kupë, që të çon më shpejt. Gjëja më e keqe është se kemi humbur pak besimin e tifozëve. I rikthyem dhe më pas i zhgënjyem. Si vit i parë që është, pasi nuk është e lehtë, është ecuri e mirë. Edhe lojtarët ndihen keq për tifozët. Aty gjithmonë nuk ka pasur presion”.

Batuta e hidhur e Tefik Osmanit: Po të ishte Real Madridi shqiptar…
Reali i Madridit u shpartallua nga Ajaksi në Bernabeu, duke u eliminuar nga Champions League, edhe pse kishte fituar në Amsterdam.

Eliminimi i bujshëm i Realit ka nxitur reagimin e Tefik Osmanit, i cili në Instagram ka postuar një mesazh të shkurtër, por kuptimplotë.

“Po të ishte Reali shqiptar, çfarë nuk do shkruanin shqiptarët. E shitën, turp, hiqni fanellat, ilaçe lekët që marrin dhe shumë gjëra të tjera“.

E qartë ironia e një futbollisti që ka parë shumë gjëra në karrierën e vet, por edhe ka duruar shumë akuza e ofendime, sepse në Shqipëri flasin të gjithë, janë specialistë të gjithë, e dinë si dalin ndeshjet kur ato kanë mbaruar..

Rokadë dhe sytë nga Vajushi, Shkëmbi mendon për Skënderbeun
Teuta u shkëput nga dy vendet e kreut fundjavën e hskuar, duke pësuar një humbje përballë Luftëtarit me rezultatin minimal 1-0. Në sfidën përballë gjirokastritëve, Shkëmbi bëri pa shërbimet e kapitenit Tefik Osmani, i cili ka qenë një ndër lojtarët më të mirë në prapavijë.

Pas atij kartoni të kuq kundër Kukësit, Osmani mungoi përballë Luftëtarit, por për sfidën kundër Skënderbeut do të jetë në dispozicion të teknikut Shkëmbi. Megjithatë, te Teuta nuk ka vetëm rikthime, pasi Sidibe do të mungojë për shkak kartonësh.

Edhe mesfushori afrikan ka qenë shumë i rëndësishëm për Shkëmbin dhe mungesa e tij pritet të ndikojë te loja e durrsakëve. Te “Djemtë e Detit”, sytë janë nga Armando Vajushi, mesfushori i afruar në merkaton e janarit.

Ish-futbollisti i kombëtares nuk ka debutuar ende me fanellën e Teutës për shkak të problemeve fizike. Kundër Skënderbeut, Vajushi mund të jetë në dispozicion të teknikut Shkëmbi dhe ndoshta edhe do të debutojë përballë kampionëve në fuqi.

Armando Vajushi me fanellën e Pro Vercelit! Ende nuk ka debutuar me Teutën

Osmani: Tri pikët vlejnë njësoj, provojmë deri në fund për titullin
Tefik Osmani nuk do të jetë pjesë e kontingjentit për tekniku Shkëmbi në sfidën e Teutës përballë Luftëtarit, për shkak të kartonit të kuq kundër Kukësit. Megjithatë, mbrojtësi është optimist se skuadra e tij do të arrijë triumfin në Gjirokastër dhe mungesat zëvendësohen mjaft mirë nga lojtarët e tjerë. Në fjalën e tij për “Supersport”, Osmani u shpreh:

FITORJA ME KUKËSIN – “Javët e para të fazës së dytë kemi arritur vetëm barazime dhe ishte krijuar një klimë e vështirë. Fitorja me Kukësin ishte shumë e rëndësishme, pasi na dha besim për forcat tona, ndaj do të ngjitemi edhe më lart”.

MUNGESAT – “Kur kampionatin hyn në një fazë të rëndësishme, çdo lojtar mezi i pret ndeshjet. Megjithatë, ne kemi një grup të plotë dhe mungesat zëvendësohen mjaft mirë nga lojtarët që vijnë nga stoli”.

NDESHJA KUNDËR LUFTËTARIT – “Mendoj që është një ndeshje shumë e vështirë. Po t’i shikosh ndeshjet, ndryshojnë vetëm taktikat e trajnerit, pasi tre pikët vlejnë njësoj, si kundër Kukësit, ashtu dhe kundër Luftëtarit”.

BESIMI – “Duke luajtur, rritet edhe besimi te vetja dhe te grupi, pastaj shkon në pikën që të mos pranosh asnjë rezultat tjetër përveç fitores. Megjithatë në këtë kampionat, më shumë rëndësi ka që të mos humbësh, pasi të gjitha skuadrat janë shumë të forta”.

OBJEKTIVI – “Objektivi ynë është “Europa League”, por nëse sigurojmë këtë synim dhe jemi pranë titullit kampion, nuk kemi frikë të provojmë deri në fund për ta fituar edhe atë. Por unë mendoj se favorit për titullin është Partizani”,- u shpreh Osmani.

“Kur luaja te Barcelona, faleminderit që më kujton vëlla”, Osmani s’i lë shakatë
Tefik Osmani vazhdon të jetë shumë aktiv në rrjetet sociale dhe tregon edhe njëherë tjetër se shakatë janë pjesë e pandarë e tij. Pas ngacmimeve brenda Shqipërisë, Osmani ka “shtegtuar” në Spanjë, duke përdorur një postim te yllit argjentinas, Leo Mesi për të vënë dhe emrin e tij.

Mbrojtësi dhe kapiteni i Teutës ka postuar një “InstaStory” në Instagramin e tij foton e Lionel Mesit me Serxhio Buskets, duke shkruar: “Faleminderit që më kujton vëlla. Kur luaja te Barcelona”, duke iu referuar mesfushorit Buskets, lojtar që i ngjan shumë Osmanit. Edhe njëherë tjetër, mbrojtësi i Teutës rikthehet në qendër të vëmendjes me kreativitetin e tij…

Postimi i mbrojtësit Osmani

Shkëmbi: Kartoni i kuq? Zgjidhja më e mirë që mund të bënte Osmani
Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi, u shpreh mjaft i gëzuar pas fitores së skuadrës së tij kundër Kukësit. Në intervistën për emisionin “Gol pas Goli” në “Supersport”, tekniku korçar foli për ndeshjen që i dha trepikëshin e parë për vitin 2019.

NDESHJA DHE PROGNI– “Fituam një ndeshje të vështirë, një ndeshje e bukur do të thosha për meritë të dy skuadrave. Por e përsëris që objektivi ynë është i njëjtë, Europa, dhe duhet të marrim sa më shumë pikë në javët e mbetura.

Bëra një lëvizje me Prognin, që deri diku bëri mirë. Mendova t’i japim më shumë vertikalizime ekipit me Prognin. Ai po kalon një formë shumë të mirë dhe na e shpërbleu dhe me atë gol.

“Kemi dy ekspertë në goditje standarte. Osmani, Arapi, Bici dhe shumë të tjerë kanë eksperiencë të madhe dhe mua më ndihmojnë shumë, pasi unë jam një trajner i ri dhe i kam krah. Dy krahët e mbrojtjes duhet të ishin më të kujdesshëm dhe në ekuilibër, duke parë dhe dy kundërshtarët. Për fat të mirë, çdo gjë shkoi mirë dhe nuk diskutohet që kjo fitore është vetëm për meritë të lojtarëve”.

Kartoni i kuq? – “Zgjidhja më e mirë që mund të bëjë një lojtar me eksperiencë si Osmani”.

REPARTI OFENSIV – “Jam shumë dakord që te 30 metrat e fundit kemi probleme dhe do të kemi gjithmonë. Aty duhen shumë cilësi. Duhet të përmirësohemi edhe më shumë. Sa i takon pjesës së parë, jemi të vetmit që krijojmë baza të forta për një të ardhme të mirë, sidomos për sezonin e ardhshëm. Ky ka qenë dhe objektivi im primar. Duhet të arrijmë sukses këtë vit dhe të shohim me optimizëm sezonin e ardhshëm”.

“Agresiviteti e bën skuadrën të luajë më mirë ,të ketë besim dhe nuk diskutohet që mua më pëlqeu shumë skuadra. Nuk dua të harroj pjesën e parë, pasi bëmë shumë mirë dhe shkuam me logjikë deri te porta e kundërshtarit. Dua të komplimentoi të gjithë futbollistët për besimin dhe të gjithë bashkë, duke futur dhe presidentët, kemi ruajtur qetësinë dhe kemi pasur besimin që mund të ecim përpara. Një fitore nuk sjell asgjë dhe rruga është e gjatë. Nuk kemi ndryshuar ndonjë gjë nga javët e kaluara. Barazimi me Kamzën ishte një ndeshje shumë e mirë, të paktën kështu them unë, pavarësisht që nuk fituam. Kur ke kundërshtarë të fortë, skuadra është më e motivuar dhe është më e lehtë të arrish te fitorja. Frashëri ka qenë një nga lojtarët më të mirë dhe bëri atë që unë i kërkova. Jam i bindur që do të rikthehet ai që ka qenë”,- u shpreh Shkëmbi.

VIDEO | Evra feston Shën Valentinin me panda, Osmani me… gomar
Tefik Osmani dhe francezi Patris Evra janë shumë të ngjashëm… Në fakt, nuk kanë asnjë lidhje me njëri-tjetrin, por ajo që bëjnë në rrjetet sociale shkakton shpeshherë të qeshura. Francezi Evra ka me miliona ndjekës dhe shprehja e tij “I Love This Game” është bërë hit, duke u përmendur në të gjithë botën.

Ndërsa Osmani, është një nga futbollistët shqiptarë më aktivë në rrjetet sociale. Mbrojtësi i Teutës ka qenë sërish protagonist sot, në ditën e Shën Valentinit, pasi është munduar të “kopjojë” francezin Patris Evra.

Ky i fundit publikoi një video në “Twitter”-in e tij zyrtar, ku shihet se po feston ditën e Shën Valentinin me një arush panda. Një njeri me kostumin e pandas, por kjo pak rëndësi ka.

Happy Valentine’s Day everyone! Share the love always but especially today ??? ahahahaha I Loveeeee This Game ?????? #ValentinesDay #ILoveThisGame pic.twitter.com/50jl8PhPE3

— Patrice Evra (@Evra) February 14, 2019

Ndërsa Osmani, është treguar më origjinal. Mbrojtësi ka publikuar një foto në “InstaStory”, një burrë i moshuar me lule në dorë, mbi… gomar. Dhe njëherë tjetër, Osmani tregoi se është një nga futbollistët më gazmorë në Superiore.

Postimi i Tefik Osmanit

Merkatoja e Teutës, “Skela i ri” dhe dobësitë e Partizanit: Skaneri i Osmanit
Tefik Osmani ishte i ftuar këtë të hënë në emisionin “Procesi Sportiv” në “Top Channel”. Mbrojtësi i Teutës foli për ecurinë e skuadrës së tij, por dhe për kundërshtarët, duke lëshuar batutat e tij të zakonshme. Korçari paralajmëroi se në janar Teutës do t’i shtohen disa emra shumë interesantë.

TEUTA – “Meritën më të madhe për Teutën e këtij sezoni e ka dyshja e presidentëve Hasanbelliu-Bardhi. Ata kanë zgjedhur stafin dhe kanë afruar lojtarët e duhur. Njëri është më i rreptë, ndërsa tjetri është ndryshe. Shumë shpejt do të dëgjoni për emra të rinj në ekipin tonë”.

KALLAKU – “Kallaku është një djalë shumë i talentuar, nëse mban kokën poshtë dhe punon fort, mendoj se ai do të jetë Ervin Skela i ri i kombëtares shqiptare”.

KONKURRENCA – “Këtë vit, ndryshe nga vitet e tjera, do të kemi një luftë të fortë nga vendi i parë te vendi i gjashtë”.

PARTIZANI – “Të bësh pak gabime është shumë e thjeshtë. Vendosu mbrapa e prit kundërshtarin, kaq. Por, ndonjëherë të duhet më shumë se kaq. Skënderbeun nuk e mundën, ndaj Flamurtarit humbën dhe ndaj nesh nuk fituan. Favori më i madh i Partizanit është se ka një grup të formuar që në janar”.

KRIZA E SKËNDERBEUT – “Unë e dija se nëse Skënderbeu do të gabonte në dy ndeshje, grupi i lojtarëve të rinj nuk do ta përballonte. Eksperienca ka të bëjë shumë. Vetëm Radas, Vangjeli dhe Muzaka kanë ngelur nga lojtarët me eksperiencë aty”.

VIDEO | Ndërhyrja e Hilës? Starova, Muça dhe Mëneri ndajnë mendime të ndryshme
Takimi midis Teutës dhe Partizanit u shoqërua me shumë tension përgjatë 90 minutave. Një zënkë në minutën e 25-të midis Hilës dhe Osmanit nxehu gjakrat.Vetëm dhjetë minuta më vonë mesfushori i Partizanit kreu një ndërhyrje të rrezikshme ndaj futbollistit korçar.

Gjyqtari Klajdi Kola vendosi ta ndëshkonte lojtarin elbasanas me kartonë të verdhë, vendim ky o shoqërua me shumë kontestime nga stoli i Teutës. Rasti në fjalë u diskutua në emisionin “Rubrika Sportive” në “RTSH”. Analistët e ftuar në studio dhanë secili nga një mendim ndryshe për faullin në fjalë.

Sulejman Starova – “Bota këtë ndërhyrje e ndëshkon me të kuqe, por jemi në Shqipëri dhe këtu pranohet e verdha”.

Shkëlqim Muça – “Ishte një terren që i lejon të tilla ndërhyrje”.

Fatmir Mëneri – “Është kartoni i kuq direkt. Ndërhyrja erdhi si rrjedhojë e zënkës së mëparshme dhe presionit nga tifozët ndaj futbollistit. Hila u ofendua në kor gjatë të gjithë kohës”.

VIDEO | Osmani krah studentëve: Ia vlen të mungosh në stërvitje
Tefik Osmani njihet si një prej futbollistëve që nuk nguron të ndajë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale atë çka mendon. Sot, dihet që në Tiranë është programuar një prej protestave më të mëdha nga studentët.

Edhe Tefik Osmani është bashkuar me në protestën e cila ka nisur prej pak minutash, por ai vetë ka zbuluar se për këtë arsye, ai sot nuk do të jetë në stërvitje. Osmani ka publikuar një video në profilin e tij, ku shkruhet: “Forca me e madhe e Shqipërisë (Ja vlen të mos shkosh në stërvitje dhe t’iu mbështetësh ju)”.

Osmani është kapiteni i durrsakëve, por sot duket se as gjobat nuk e trembin, për të qenë së bashku me studentët. Vetë mbrojtësi e ka veçuar këtë pjesë në një koment, ku shkruan: “Ja vlen për këta të rinj e të reja”, pasi lojtari i Erzenit Rejnaldo Troplini i shkruan se rrezikon gjobën nga klubi.

https://www.facebook.com/100008123925139/posts/2304199863194122/

VIDEO | Arbitri humb kontrollin e ndeshjes në Durrës, Hila e Osmani “lajnë hesapet”
Një ndeshje me mjaft ritëm në “Niko Dovana” mes Teutës dhe Partizanit, por në mesin e pjesës së parë gjyqtari i takimit, Klajdi Kola, mund të kishte bërë më mirë. Në një moment kur u ndal loja, Tefik Osmani dhe Ardit Hila patën një moment tensioni, ku nuk mungoi dhe një përplasje mes tyre.

E gjithë kjo ngjarje ndodhi në sytë e kryesorit, i cili nuk ndëshkoi asnjërin prej lojtarëve. Pak minuta më vonë, Hila “mori hak”, nëse mund të thuhet kështu, pasi i bëri një ndërhyrje mjaft të ashpër mbrojtësit të Teutës, me këtë të fundit që mori dhe ndihmën e stafit mjekësor.

Rrëfehet Osmani: Nga largimi dhe çështja e “tradhtisë”, deri te kërkesa për arbitrin
Mbrojtësi i Teutës, Tefik Osmani, foli në “Gol pas goli” për “Supersport” pas ndeshjes, ku më shumë u ndal tek e shkuara, duke komentuar largimin  tij nga Korça, me një rrëfim unik dhe plot batuta e akuza.

“Ka qenë një ndeshje shumë e vështirë, duke parë fillimin e lojës bëmë mirë. Shënuam dhe humbëm një rast të pastër me Prognin, por më pas na ka ndihmuar dhe Zoti. Zoti është me të drejtin dhe na ndihmoi”.

“Unë gjatë gjithë këtë kohë nuk kam folur. Osmani ka ikur për diçka që nuk e meritoja të ikja. Po mendohem nëse duhet të flas apo jo. Këtu te Skënderbeu presidenti Takaj mund të ketë pasur shumë legjenda, por si Osmani nuk i vjen në ekip.  E kam thënë shumë shkurt më parë që jam tradhtar nga presidenti Takaj. Si çdo lojtar tjetër më kanë kontaktuar drejtuesi e Flamurtari, jam takuar dhe u kam thënë se nëse Takaj nuk më mban në ekip do të vi te Flamurtari. Ia kam thënë Takajt këtë gjë, i kam treguar kushtet dhe më pas nuk kemi folur për një javë”.

“Më pas më ka thënë jam dakord me kushtet e tua. Lojtarët e tjerë nuk donin kushtet e tyre, por donin osmanin në ekip. Nëse do të ishin burra do ta mbanin fjalën. Më ka larguar Tirana kur ka pasur Rubion, Teuta më ka hapur derën. Nuk e prisja që Skënderbeu do të më linte në rrugë. Isha, por tani jam ky që jam, shumë afër kreut. I jam mirënjohës Teutës. Në qytetin e Korçës dhe në çdo opinion sportiv u tha Osmani tradhtoi, por nuk është kështu. Të gjithë e dinë se nuk tradhtoi Osmani dhe nuk e bën lehtë këtë gjë. Doja t’iu thosha këto fjalë dhe shyqyr zotit po i them pas fitores. Do ishte e vështirë t’i thosha pas humbjes. U kisha thënë miqve të mi se do të flisja. Kam miq ata që edhe mua më kanë”.

“Doja të flisja në këtë ambient. E kam nxjerrë me qëllim postimin për gladiatorit. I thash gjyqtarit jepe penallti se e gjuan Aliti dhe e pret Hidi”.

“Menduan se Osmani do të rrëzohej, por Osmani ngrihet frikshëm dhe e dinë se po u ngrit Osmani…”

Osmani tradhtar? Mesazh i koduar për tifozët e Skënderbeut
Tefik Osmani la në verë skuadrën e Skënderbeut, për të nisur një aventurë të re te Teuta. Mbrojtësi është një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës së Bledi Shkëmbit. Nuk ishte një vendim edhe aq i lehtë për të ndryshuar ambient, pasi në Korçë kishte fituar gjithçka në 4 sezonet,  si dhe ishte kthyer dhe në një prej lojtarëve më të dashur për tifozerinë.

Ndonjëherë mjafton një moment për të dyshuar gjithçka dhe largimi i Osmanit nga juglindorët duket se nuk u ka lënë një shije edhe aq të mirë si drejtuesve ashtu dhe fansave. Java e 15-të sjell përballjen mes Skënderbeut dhe Teutës. Osmani do të rikthehet në Korçë, por ai vetë ka dashur që të paraprijë atë çka mund ta presë në stadiumin ku festoi dhe tre herë titullin kampion.

Mbrojtësi njihet për postimet e tij plot klas apo dhe ngacmimet në distancë në media. Këtë herë lojtari i durrsakëve poston një foto nga filmi “Gladiatori”, duke shkruar: “A ishte ky ‘TRDHËTARI’ dhe kush e donte më shumë se ky ‘ROMËN’”! Një mesazh i koduar, siç duket, por vetëm lojtari vetë mund të japë një sqarim të saktë në lidhje me këtë postim, i cili në thelb ka një mesazh që është nisur drejt Korçës.

Paralajmërimi i Tefik Osmanit: Shumë shpejt do flas…
Tefik Osmani është një ndër ata futbollistë të Superiores që është shumë aktiv në rrjetet sociale. Mbrojtësi korçar poston shpesh fotot e video humoristike dhe nganjëherë ndonjë ngacmim për kundërshtarët kur situata është e nxehtë. Por, postimi i sot është i një natyre krejt tjetër.

33-vjeçari ka postuar një foto të një thënie: Hipokriti han me ujkun dhe qanë me barin. Ndërsa, për ta bërë akoma më “pikant” postimin, Osmani ka shkruar në mbishkrim: “Shumë shpejt do flas dhe për ujkun dhe për bariun, prisni dhe pak…”

ZYRTARE/ Teuta prezanton ish-mbrojtësin e Skënderbeut
Ashtu siç pritej, Tefik Osmani do të jetë pjesë e Teutës në sezonin e ri. Mbrojtësi është bindur nga trajneri Bledi Shkëmbi që ta vijojë karrierën në qytetin bregdetar.

Siç dihet Shkëmbi dhe Osmani kanë raporte shumë të mira mes tyre dhe kjo ka pasur mjaft ndikim në zgjedhjen e 33-vjeçarit. Për Osmanin ka pasur interesim dhe nga disa klube të tjera në Supeirore, me Skënderbeun që dëshironte ta mbante, por dhe nga Partizani dhe Flamurtari që donin ta kishin pjesë të skuadrës.

Përmes një postimi në “Facebook” klubi i Teutës ka zyrtarizuar afrimin e mbrojtësit korçar.

Osmani: Skënderbeun e urrejnë, por mbetet 7-8 vende mbi të tjerët
Një ndër lojtarët kryesorë të Skënderbeut këto vitet e fundit, Tefik Osmani, ishte një “vullkan” pas fitores në Vlorë, sepse ka shfryrë ndaj gjithë atyre që kanë kërkuar dhe shpresuar që Skënderbeu të përjashtohet nga kupat e Europës, ndërsa është i bindur se Skënderbeu do ta fitojë gjyqin me UEFA-n dhe do të vijojë të përfaqësojë Korçën dhe Shqipërinë në Europë.

“Kemi qenë pak nën presion, sepse një humbje mjafton dhe të gjithë na vërsulen, a thua se nuk jemi ekip shqiptar. Jemi në Vlorë, aty ku dy lojtarë kanë bërë histori në Europë dhe respektohen kudo, ndërsa Skënderbeu trajtohet si armik kudo.

Kthimi i Skënderbeut pas dy humbjesh: “Ka qenë një rënie që ka ardhur edhe për shkak të dënimit nga UEFA. E dinim që do vinte një dënim, e prisnim, por lajmi zyrtar natyrisht na tronditi rëndë, nuk është e lehtë të përballosh situata të tilla. Megjithatë, e kam thënë që Skënderbeu nuk ka rival, është i pari, ka nja 7-8 vende bosh, pastaj vijnë të tjerët”.

“Kukësi shpreson të luajë në Champions: “Varet, duhet pyetur Kukësi për këtë gjë, në cilën Champions do luajnë. Nuk di që vendi i dytë të shkojë në Champions, nëse ata shkojnë atje, ne shkojmë në grupe, nuk e di. Unë mund të premtoj që do të shkojmë sërish në Champions dhe do të tentojmë të kapim grupet, sepse në Europa League tashmë shkojmë pa frikë, edhe pse shumë njerëz e urrejnë Skënderbeun, brenda e jashtë Shqipërisë”.

“Sharjet e tifozëve, a mund të ndalet ndeshja nga arbitri?: “Nuk më vjen keq për sharjet ndaj meje apo të të tjerëve. Nuk flet asnjë lojtar me arbitrin për të ndalur lojën në raste të tilla”.

Rënia në ndeshjet e fundit: “Pa justifikuar, por në çdo ndeshje nuk kemi qenë të plotë. Na kanë munguar Shehi, Vangjeli, Radas e Lilaj, është një bosh i rëndësishëm për çdo ekip, jo vetëm për ne. Sot mungonin vetëm Shehi e Lilaj dhe u kthyem Skënderbeu që duam ne dhe nuk e duan të tjerët”.

Osmani mungon të shtunën, por ka edhe lajme të mira
Skënderbeu nuk mori më shumë se një pikë në ndeshjen e javës së dytë ndaj Kamzës, por është vetëm fillimi dhe ky hap fals mund të kalojë shumë shpejt, pasi ndeshja e radhës është në prag. Skënderbeu ka probleme në prapavijë për takimin e së shtunës me Partizanin, pasi Tefik Osmani do të mungojë edhe në këtë ndeshje të rëndësishme. Lajmin e konfirmon stafi mjekësor i Skënderbeut, duke bërë të ditur se mbrojtësi gjatë gjithë kësaj jave do të bëjë terapi intensive, për shkak të problemit me ligamentin e këmbës. Pas Partizanit do të shikohet gjendja e Osmanit dhe më pas do të mësohet saktësisht kur do të kthehet korçari. Por në rrezik është edhe ndeshja e dytë e grupit B të Europa League, ajo ndaj Jang Bojs në “Elbasan Arena”. Ky takim do të luhet pas 8 ditësh dhe është kohë e shkurtër rikuperimi. Osmani nuk ka arritur të luajë asnjë ndeshje në Superligë, por do të mungojë edhe ndaj Partizanit.

Jashanica bashkohet nesër me grupin

Tefik Osmani është mungesa e vetme e sigurt e Skënderbeut në ndeshjen e së shtunës ndaj Partizanit. Për Dajën pritet të ketë një rikthim të rëndësishëm në prapavijë, siç është Bajram Jashanica, që ka pasur probleme dëmtimi, që e detyruan të mungonte ndaj Kamzës. Sipas stafit mjekësor, Jashanica dje punoi në mënyrë të diferencuar dhe kështu do të ndodhë edhe sot. Nesër pritet që mbrojtësi të provojë rikthimin në fushë, por sa do t’ia arrijë qëllimit, mbetet për t’u parë. Gjasat janë të mëdha që Daja të shtunë ta ketë në formacion Jashanicën, që do të jetë një  rikthim me shumë vlera. Këto seanca të fundit do të zbardhin edhe grupin e lojtarëve, që do të zbresë në fushë të shtunën.

Kamza-Skënderbeu nis pas pak, Osmani i gëzohet mungesës së Plakut
Me start në orën 16.00, Kamza do të luajë ndeshjen e parë zyrtare në fushën e vet për këtë sezon,kur të presë Skënderbeun, që ka mahnitur këtë verë në kupat e Europës.

Te Kamza do të mungojë Sebino Plaku, i cili është në Poloni për gjyqin e vjetër me Slask, po mungon edhe vlonjati Idrizaj, i dëmtuar.

Mungesa e Plakut gëzon korçarët, që edhe vetë kanë mungesa, duke nisur nga Tefik Osmani, i cili u dëmtua në Kiev. Mbrojtësi i njohur në minutat para ndeshjes deklaron për Supersportin: “Për fat të keq, kampionati im nuk ka nisur ende. Megjithatë, e nisëm kampionatin me fitore dhe jam optimist edhe për ndeshjen e sotme.

“Natyrisht, mungesa e Plakut te Kamza është një avantazh i vogël për ne, sepse gjithnjë kur një skuadre i mungon një titullar i rëndësishëm është një favor për kundërshtarin. Synimi ynë i vetëm është fitorja, si gjithmonë në kampionat, besoj se do ia dalim.

“Dëmtimi im? Sot pres përgjigjen e rezonancës, të shpresojmë të mos jetë diçka serioze”.

Kategoria Superiore – Java 2

E hënë, më 18 shtator, ora 16:00

Kamza – Skënderbeu

Kamza: Halilaj, Frashëri, Fushtar, Kuqi, Neziri, Arrabal, Zefi, Imeri, Mehmeti, Fukui, Raçiç. Trajner: Ramadan Ndreu

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Aliti, Mici, Lilaj, Nimaga, Shkodra, Gavazaj, Sahiti, Soue. Trajner: Ilir Daja

Gjyqtarë: Klajdi Kola, Denis Agaraj, Alfred Shkreta, Ardian Beqiri

Rrezikojnë Osmani-Jashanica, ja si ndryshon formacioni!
Dy mbrojtësit nuk e përfunduan ndeshjen në Kiev dhe me shumë mundësi nuk do të luajnë të hënën. Trajneri Ilir Daja do të bëjë disa lëvizje

Skënderbeu i transfertës së Kamzës do të ketë disa ndryshime në formacion. Pas ndeshjes me Dinamon e Kievit, edhe vetë trajneri Ilir Daja e pranoi faktin se do të bëjë rotacion, por dihet tashmë që kryeqytetasit nuk i pëlqejnë lëvizjet e shumta. Në fakt, të paktën dy lëvizje janë të detyruara, për shkak të dëmtimeve, kurse lëvizjet e tjera mund të jenë në varësi të strategjisë për të shkuar te fitorja në këtë transfertë.

DËMTIMET – Tre janë lojtarët që shqetësojnë stafin teknik të Skënderbeut, sepse kanë probleme me dëmtimet. Mbrojtësit Tefik Osmani dhe Bajram Jashanica lanë fushën të dëmtuar në Kiev dhe rrezikojnë seriozisht ndeshjen e së hënës, për të mos thënë se e kanë humbur atë. Janë të dy titullarë shumë të rëndësishëm dhe sigurisht që trajneri Daja, duke pasur parasysh edhe kohën e shkurtër në dispozicion, nuk do t’i rrezikonte ata në këtë ndeshje kampionati. Kjo do të thotë se aktivizimi i Fidan Alitit është i sigurt ndaj Kamzës. Ai do të luajë përkrah Radasit në qendër, por një alternativë mund të jetë edhe Lulaj. Lojtari tjetër me probleme dëmtimi është Enis Gavazaj, që luajti në pjesën e dytë të ndeshjes me Dinamon e Kievit, por edhe aty mori disa shkelma. Ndaj Flamurtarit sakrifikoi, por këtë herë vështirë se mund të jetë titullar, për vetë faktin se Skënderbeu ka shumë alternativa për mesfushën.

MESFUSHA – Për ndeshjen e së enjtes nuk ishte në protokoll, pasi ishte i skualifikuar. Mesfushori Nimaga është gati për Kamzën dhe mendohet të jetë në fushë nga minuta e parë. Nga titullarët e Kievit në mesfushë pritet të luajnë Lilaj dhe Dita apo Xhejms. Gati për trajnerin Daja, madje mezi po e presin momentin e tyre, janë lojtarë me kualitet si Shkodra, Taku e Sahiti. Ndonjërin prej tyre me siguri do ta shohim titullar në ndeshjen e radhës.

SULMI – Ndoshta ka ardhur momenti i sulmuesit çek, Martin Nespor, i cili nuk u aktivizua në Kiev. Soue ka qenë sulmuesi i vetëm i korçarëve në këto ndeshje të fundit dhe, duke qenë se ka harxhuar jo pak energji, mendohet të pushojë ndaj Kamzës ose të jetë i gatshëm në stol. Megjithatë, pasi të shohë sot gjendjen e lojtarëve, trajneri Daja do të ketë një ide më të qartë në lidhje me ata që do të zbresin në fushë nga minuta e parë në ndeshjen e së hënës.

Osmani guxon: Skënderbeu do jetë surpriza e grupit
Mbrojtësi me shumë përvojë i korçarëve beson shumë se skuadra e tij është në gjendje t’i përgjigjet çdo kundërshtari dhe të marrë rezultate pozitive

Leonard Trebicka

“Oreksi vjen duke ngrënë” dhe korçarët janë mirë në këtë drejtim. Ata duken shumë të uritur për të tjera suksese në Europë, ku besojnë se mund ta kalojnë grupin, pavarësisht kundërshtarëve të egër që kanë si rivalë. Të shohim se çfarë do të sjellë xhiroja e parë e grupit B, ku veç korçarëve janë edhe Dinamo e Kievit, Partizani i Beogradit dhe Jang Bojs. “Skënderbeu e ka treguar se di të bëjë surpriza dhe pse të mos prisni të tjera edhe në vijim? Dinamo e Kievit është një ekip i fortë, por edhe ne nuk jemi të dobët. Kemi një grup mjaft të mirë lojtarësh, që mund të bëjë mirë përballë çdo kundërshtari”, – thekson mes të tjerash Tefik Osmani, një nga lojtarët kyç në formacionin e Skënderbeut. Dje në mesditë, në sallën e konferencave për shtyp në ambientet e stadiumit “Skënderbeu”, korçari ka folur për ndeshjen e parë në grup në Europa League, për startin e  Superligës, titullin kampion e të tjera. Ja dhe intervista e plotë e Tefik Osmanit dje nga Korça:

– Osmani, së pari pas një aventure shumë të bukur në Europë,  kampionati nisi si duhet për Skënderbeun. Çfarë komenti keni?

– Sigurisht, kjo ishte më kryesorja: që ta nisnim sezonin patjetër me një fitore, pasi siç dihet nga të gjithë, objektivi ynë kryesor është fitimi i titullit kampion. Kjo objektiv është bërë publik nga klubi, pasi përmes kampionatit mund të shkohet më lehtë në Kupat e Europës. Për këtë kampionati është prioritet dhe këtë vit do ta fitojmë patjetër, por duke i fituar ndeshjet një e nga një, atë që bëmë edhe ndaj Flamurtarit që në start.

– Pse është kaq e rëndësishme fitorja në start?

– Eshtë diçka, që ka shumë rëndësi, sepse ta nisësh mirë kompeticionin ku merr pjesë, të jep shumë besim. Ne vinim nga Europa dhe kishim një tjetër mentalitet atje, por ekipi u përshtat shumë mirë me kampionatin, që do një mendësi tjetër. Kemi marrë tri pikët përballë një ekipi të fortë dhe që nuk e njihnim shumë, pasi ka bërë shumë ndryshime. Më vjen keq, që nuk pata mundësi të isha në fushë në atë ndeshje të parë, por Skënderbeu ka shumë lojtarë të mirë edhe në stol dhe nuk ndihen diferencat. Jemi një skuadër e kompletuar në çdo repart në këtë sezon.

– Në fushë Skënderbeu u duk sikur kishte një “marsh” më shumë se ekipi i Flamurtarit. Ju si mendoni?

– Normalisht do të ishte kështu, pasi ne kemi prej qershorit që punojmë dhe kemi zhvilluar takime të shumta, ndërsa ekipet e tjera vetëm miqësore. Sigurisht, kemi rendiment më të lartë këtë kohë dhe këtë e panë edhe vlonjatët, të cilët u dorëzuan pa kushte.

– Tani e ka radhën sërish Europa…

– Të luash në grupet e Europa Ligës është një tjetër aventurë mjaft e suksesshme, që vetëm ne kemi arritur ta provojmë. Për mua është e dyta herë që do të luaj këtë kompeticion dhe sigurisht e di që çfarë na pret dhe çfarë duhet të bëjmë në fushë. Kjo është shumë e rëndësishme.

– Si e shikoni grupin, ku bëni pjesë?

– Është një grup i fortë dhe mjaft i balancuar do të thosha. Dinamo e Kievit është kokë e grupit dhe mbetet në letër ekipi më i mirë. Ndërsa pas tij mendoj se të tre ekipet e tjera janë të forta dhe kanë shanse të barabarta. Do të ketë përballje interesante.

– Fati ju zgjodhi Dinamon e Kievit në ndeshjen e parë. Sa i rëndësishëm është fillimi?

– Objektivin tonë në Europë në fakt e përmbushëm me arritjen në fazën e grupeve. Sigurisht që ishte maksimumi që mund të bënim deri në këtë pikë. Nisja është gjithmonë ajo që vlen në një kompeticion dhe të shohim si do të jetë në Kiev. Pritshmëritë janë të mira, por gjithçka do të shikohet me qetësi nga ana jonë. Dinamo e Kievit është një ekip i fortë, por edhe ne nuk jemi të dobët. Kemi një grup mjaft të mirë lojtarësh, që mund të bëjë mirë përballë çdo kundërshtari.

– Pra, po thoni se duhet të presim surpriza?

– “Oreksi vjen duke ngrënë”. Të shohim se çfarë do të sjellë xhiroja e parë e grupit, por Skënderbeu e ka treguar që di të bëjë surpriza dhe pse të mos prisni të tjera edhe në vijim? Mundësitë janë…

Osmani u dënua 8 ndeshje, por luan me Flamurtarin?
Korçarët e apeluan dënimin që në atë kohë. Mësohet se dënimi u ul në 4 ndeshje, 2 nga të cilat kanë kaluar, 1 lahet me Mamurrasin dhe e fundit shlyhet me pagesë

Të gjithë e mbajnë mend ndeshjen e 20 majit mes Kukësit dhe Skënderbeut. Korçarët u mundën në Kukës 2-0 dhe kuksianët siguruan titullin e parë kampion në historinë e tyre. Deri këtu gjithçka është në rregull, por askush nuk e harron atë pasdite gjykimin e Enea Jorgjit, i cili u bë më i “famshëm” se kurrë me kartonët, penalltitë dhe gjithë veprimet e tij. Madje, në atë ndeshje Salihi i grisi kartonin e kuq para syve këtij gjyqtari, ndërkohë që protestat kanë qenë të mëdha. Hamdi Salihi u dënua nga Komisioni i Disiplinës me 10 ndeshje, ndërsa Tefik Osmani me 8 ndeshje. Shkodrani u largua nga Skënderbeu dhe luan rregullisht në kategorinë e dytë në Austri, ku është ndër golashënuesit më të mirë. Tashmë sytë janë kthyer te Tefik Osmani, i cili u dënua plot 8 javë, por gjasat janë të rikthehet shpejt në fushë.

Burime të besueshme pranë klubit bardhekuq bëjnë me dije se Skënderbeu e apeloi dënimin dhe Apeli duket se e ka ulur atë dënim në 4 ndeshje, por kjo mbetet të konfirmohet zyrtarisht. Nga këto 4 ndeshje, Osmani 2 prej tyre i ka shlyer, pasi nuk luajti në kampionat ndaj Partizanit dhe në Superkupën e Shqipërisë ndaj Tiranës. Përveç këtyre ndeshjeve, më 6 shtator, kur Skënderbeu të luajë ndeshjen e Kupës së Shqipërisë ndaj Mamurrasit, ai nuk do të jetë në fushë dhe kështu bëhen 3 ndeshje. Takimi i katërt i bie ai ndaj Flamurtarit, në Korçë, më 8 shtator. Ka shumë gjasa që klubi kampion ta paguajë një ndeshje dhe në këtë mënyrë Osmani të jetë në fushë. Trajneri Daja e ka llogaritur titullar ndaj vlonjatëve dhe korçarët janë gati të paguajnë për shlyerjen e dënimit të mbetur. Të gjitha këto nuk janë lajme zyrtare, por të  besueshme për gazetën. Zyrtarisht për Tefik Osmanin do të mësohet ditët e ardhshme.

Osmani sukses mes lotësh: Ua dedikoj prindërve të mi!
Tefik Osmani njihet për batutat që e karakterizojnë. E nisi me humor intervistën pas suksesit të arritur ndaj Dinamos së Zagrebit, por e mbylli në lot. Në fakt, në mendje i erdhi një nga tifozët dhe nga përkrahësit e tij që kur ka nisur hapat e para të karrierës, i vëllai i tij, i ndarë nga jeta pak muaj më parë…Suksesin e Skënderbeut e ka quajtur mjaft të rëndësishëm kur edhe ka thënë: “Patjetër, sukses historik dhe të gjithë jemi të lumtur sepse kemi punuar shumë dhe kemi besuar”.

PREMIO – Osmani, foli edhe për premion, ku para ndeshjes tha se do e ndante atë me tifozët korçarë. “Po, do ta mbaj premtimin. Kur të shkojmë në Korçë do të ngre gotën e birrës lartë dhe do të bëj gëzuar bashkë me ta. Kjo është mënyra se si do të ndaj edhe premion me ultrasit”.

SHEHI – Osmani, ndër të tjera ka folur edhe për Shehin: “Nuk mendoj se do e lërë futbollin. Asnjë nga ne nuk do që ai të lërë futbollin. Madje, unë tani po shkoj 33-vjeç dhe mendoj se edhe unë pas dy viteve do tërhiqem bashkë me Shehin sepse kemi ende për të dhënë në futbollin e luajtur”.

TAKAJ – “Po jam i bindur që presidenti do ta mbajë fjalën për premion. Sot nuk ka si të na e japë, pasi të gjithë po festojmë dhe e kemi mendjen te suksesi, por jam i bindur se brenda një jave ne do të marrim premion e kualifikimit”, – shtoi mes të tjerash mbrojtësi shtatlartë i bardhekuqve.

SUKSESI – Në fund, Osmani ndan edhe suksesin me familjen, por mbërthehet nga emocionet. “Këtë sukses dua që t’ua kushtoj prindërve të mi. Kur më vdiq vëllai, unë iu premtova se titullin kampion do e sillja në Korçë. Por, nuk ia dolëm, e megjithatë, ky është një titull më i madh të cilin ia kushtoj nënës dhe babait tim (preket dhe nuk i përmban dot lotët)”, – ka përfunduar biseda e mbrojtësit që ka qenë edhe pjesë e kombëtares shqiptare, Tefik Osmani.

Tefik Osmani: Të shpalleshim kampionë, kalonim në grupe
Tefik Osmani, lojtari me eksperiencë i Skënderbeu, mbrëmjen e djeshme foli para kamerave të Supersport në emisionin “Zona Gol”, teksa nuk mund të mos flitej për gjykimin. Këtë fundjavë kanë nisur kampionatet më të rëndësishme në botë, ndërkohë që sistemi “VAR” ka “revolucionarizuar” futbollin. Për Osmanin ky sistem s’do i ndihmonte ata në Kroaci, pasi iu anulua gol dhe pësuan gol të parregullt. “VAR”-in do ishte shumë e rëndësishme ta kishim në ndeshjen në Kroaci”, thotë Osmani fillimisht, që më pas nuk dëshiron të flasë për dënimin e dhënë vjet nga UEFA dhe më pas nga Etika.“Nuk jemi të fokusuar te problemet e së shkuarës. Kemi një ndeshje të rëndësishme. Kemi treguar që jemi jo një skuadër, por jemi një familje e madhe”. Në analizën e bërë në emision, presidentit Takaj i është faturuar pjesa më e madhe e suksesit, ndërkohë Osmani thotë: “E thashë edhe më parë, kemi treguar që jemi familje e madhe. Në të është babai, nëna dhe fillojnë meritat me radhë”. Barazimi në minutat e fundit mund të ketë rënduar psikologjikisht korçarët, por Osmani nuk e sheh këtë problem në skuadrën e tij. “Lojtarët që ka Skënderbeu, edhe ju vetë i njihni, janë me eksperiencë dhe këto situata i kemi kaluar. Problemi më i madh është që është një ndeshje e vështirë, por plusi më i madh është që do kemi një stadium të mbushur plot që do të na mbështesë, gjë që e ka bërë edhe më parë”, thotë korçari, që tregon se sërish nuk po i aplikojnë penalltitë sërish, ndërkohë që thekson se një barazim pa gola e kënaq atë. Një tjetër temë ishte ajo e premios për tifozët: Nuk kam çfarë them. Edhe unë jam pjesë e ekipit dhe çfarë kemi premtuar e kemi mbajtur”. Para dy vitesh me Dinamon e Zagrebit u luajt për “play-off”-in e Champions, ndërkohë që tani situata ndryshon. “Herën e parë ka qenë shumë e vështirë. Mbetet e vështirë sërish. Për ne ishte e rëndësishme të merrnim rezultat në Kroaci, ndërsa ndeshjen e dytë do të kemi mbështetjen e tifozëve. Fusha? Për ekipin e Skënderbeut është më mirë të luajmë në shtëpi”, deklaroi Osmani, që më tej foli edhe për tema të tjera.

ELIMINIMI I KUKËSIT DHE PARTIZANIT – “E thashë edhe më parë, eksperienca ka të bëjë më shumë. Nëse do kishim dalë kampionë, do e kishim siguruar Europa League, pasi kemi koeficientin më të lartë nga ekipet shqiptare dhe do luanim me një kundërshtar më të lehtë”.

OBJEKTIVI – “Skënderbeu do jetë aty për titullin kampion, për Kupën e Shqipërisë dhe vitin tjetër duam të kapim grupet e Champions League. Jemi të përqendruar për ditën e enjte. Rivalët do të jenë të njëjtët, Kukësi dhe Partizani. Ne do bëjmë diferencën. Largimi i Latifit? Presidenca e ka treguar edhe më parë, pasi kemi pasur lojtarë cilësorë. Na ikën një djalë i mirë dhe i talentuar, siç është Latifi. Ne lojtarët me moshë të madhe këtë duam, të na shiten këta të rinjtë dhe të ketë financa. Në këtë mënyrë vijnë edhe financa e lojtarë”.

RAPORTI ME DAJËN – “Meritë të madhe ka pasur presidenti, pa ulur meritat tona. Edhe me trajnerin kam folur dhe gjithçka është në rregull”.

LËNIA E FUTBOLLIT – “Nëse hyjmë në grupet e Champions do tërhiqem nga kampionati shqiptar. Po s’u futëm në grupe, atëherë do luaj sërish nëse do të kem forcë ta bëj. Sigurisht që me Skënderbeun do e mbyll”.

Trajneri Osmani: Urime Milanit, nuk ishim në nivelin e duhur
Qatip Osmani shkëmbeu fanellat e dy klubeve me përfaqësuesin e Milanit, ish-mbrojtësin e njohur Filipo Gali, ndërsa pas ndeshjes e pranoi qetësisht humbjen e thellë.

Trajneri i Shkëndijës evidentoi superioritetin e Milanit pas humbjes 6-0 në “San Siro”, teksa fillimisht uroi kuqezinjtë për fitoren dhe analizoi ndeshjen. “Së pari urime Milanit për fitoren. Sa i përket lojës, ne sot nuk ishim në nivelin e duhur. Patëm probleme në mbrojtje, që një ekip si Milani i shfrytëzon dhe të dënon. Ne do përgatitemi për lojën e kthimit dhe shpresojmë që të paraqitemi më mirë”, ishin fjalët e para në konferencën për shtyp të trajnerit Osmani, që më tej iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve të pranishëm.

-Profesor, çfarë nuk shkoi me Shkëndijën sonte?

Shumë gjëra nuk shkuan sonte, siç edhe thashë më parë. U orientuam të luanim në mbrojtje, por gjithçka shkoi keq. Milani ka shumë kualitete.

-A ishin të përgatitur lojtarët psikologjikisht, pasi dëshira ishte më e madhe se mundësitë?

Përveç gabimeve që i përmenda, edhe aspekti psikologjik e bëri të veten. Disa lojtarë të ekipit të Shkëndijës nuk kanë luajtur ndonjëherë në këto nivele, në stadiume të tilla, ndaj ka ndikuar.

-Çfarë mund të ndryshojë në Shkup?

Thashë se në Shkup do mundohemi për një rezultat pozitiv, për një lojë më të bukur. Kundërshtar kemi një ekip që ka bërë investime të madhe. Shkëndija do mundohet të bëjë më të mirën e mundshme.

-Do të ndryshoni diçka në mbrojtje në ndeshjen e kthimit? Teqja, a do jetë nga fillimi?

Sigurisht që pas kësaj ndeshjeje ne do të ndryshojmë. Në ditët në vijim do analizojmë ndeshjen, problemet që kemi pasur më së shumti, për të përcaktuar edhe ndryshimet.

Kushtrimi i Tefik Osmanit: Tifozë, së bashku ia dalim!
Korçari beson se me një “Elbasan Arena” plot e përplot Skënderbeu do ia dalë t’i kalojë çekët e Mladës

Leonard Trebicka

Pas mbërritjes në Korçë, futbollistët e Skënderbeut duket se janë sërish optimistë, pavarësisht humbjes 2-1 në ndeshjen e parë në Çeki. Po kaq optimist duket se është edhe Tefik Osmani, i cili dje ka analizuar takimin e parë në Çeki dhe ka folur për ndeshjen e kthimit, mundësitë e ekipit për të kaluar më tej, teksa në konferencën por shtyp është shprehur i qartë se me mbështetjen e tifozëve bardhekuqtë mund ta eliminojnë Mlada Boleslavën.

–Tefik, tani që jeni kthyer nga Çekia, a mund të na thoni nëse ishte një rezultat i mirë ai i ndeshje së parë, apo do kishte edhe më mirë?

-Në pjesën e parë jam dakord që jemi mundur me rezultatin 1-0, pasi kemi luajtur dobët të gjithë. Në pjesën e dytë besoj se meritonim barazimin. Ishte rezultati më i drejtë për atë pjesë loje. Por u ndëshkuam dhe as vetë nuk e besuam sesi arritëm të pësonim gol aq shpejt.

–Diçka u duk se nuk shkoi me mesfushën në pjesën e parë…

-Nuk mendoj kështu si ju, që nuk funksionoi mesfusha. Ne jemi grup dhe mendoj se nuk ka funksionuar komplet grupi dhe kjo solli atë lojë jo të mirë të pjesës së parë.

–Përse ndodhi kjo? A mos ju studioi Mlada më mirë?

-Nuk është kjo, besoj, nuk jam dakord me këtë. Nëse na kishte studiuar mirë, atëherë pse në pjesën e dytë gjithçka foli më shumë për ne dhe ishim më të kthjellët në lojë? Mendoj që sa vjen edhe presioni i ndeshjeve bëhet më i madh. Tani jemi në turin e tretë dhe çdo njeri shikon për lart. Megjithatë tani jemi në lojë sërish, një rezultat deri diku i mirë. Shanset janë ende 50 me 50.

–Mos ndoshta presioni mbi ju ishte që në momentin kur ky ekip u quajt më lehtësisht i kalueshëm se Kairati?

-Një gjë të tillë e kemi ditur që në momentin kur u hodh shorti. Në rast se kalonim Kairatin tifozët do të mendonin se ishte i kaluar edhe turi tjetër. Ekipet ndryshojnë shumë nga njëri-tjetri. Nëse Kairati të lejonte të luaje futboll, Mlada është më agresiv si ekip.

–Tashmë që e njohët nga afër, ku mendoni se është pika e fortë e tyre?

-Mua nuk më intereson se ku është pika e tyre e fortë, mua më intereson që pika jonë e fortë të jetë në stadium atë ndeshje. Janë tifozët pika jonë dhe të na përkrahin siç bënë në ndeshjen me Kairat Almatin. E di që është shumë e vështirë sepse nuk luajmë në stadiumin tonë, por iu kërkoj të bëjnë një sakrificë për ekipin e zemrës së tyre. Nëse do të kemi atë mbështetje që kishim me Kairatin çdo lojtar do japë më shumë se 100%.

-Duke parë rezultatin e ndeshje së parë, a mendoni se do t’ia dalë Skënderbeu?

-E thashë edhe më sipër, edhe pse jemi mundur atje 2-1, është një ndeshje që shanset për të kaluar janë 50 me 50. Kjo është e gjitha. Por e them sërish, na duhet shumë mbështetje. Besoj te ky grup dhe te ky ekip. Asnjëherë nuk e kemi menduar që Skënderbeu nuk ia del. Megjithatë edhe kjo “ia dalim” që unë po them duhet kuptuar, pasi mund të kthehet edhe në presion për ekipin.

-Kthehen Xhejms dhe Lilaj, është më i fortë ekipi tashmë?

-Normale, ishin dy mungesa të rëndësishme. Unë e kam thënë edhe më parë, ekipi i Skënderbeut është grup, nuk varemi nga individët, aq më tepër këtë vit. Kemi qenë të varur nga Shkëmbi, Shehi apo Salihi, ndërsa të tjerët janë grup për të marrë maksimumin.

-Dy gola të pësuar në një ndeshje, ndërkohë që në katër takime pësuat vetëm një…

-E di ku doni të dilni, në faktin që kemi çaluar në mbrojtje, por unë nuk mendoj kështu. E përsëris, jemi grup dhe kur fitojmë jemi të gjithë bashkë, po ashtu edhe kur humbasim.

-Çfarë ishte ai gol i shpejtë i pësuar në Çeki?

-Mendoj që mund të ketë qenë një moment ku ne gëzuam më shumë seç duhej. Jo se harruam, por ekipi gjithmonë është mbrojtur mirë sa herë kemi dashur. Loja ka filluar shpejt dhe na ka gjetur të papërgatitur në maksimum.

-E meriton Skënderbeu të kalojë më tej?

-Mendoj që Skënderbeu me lojën e treguar në pjesën e dytë e meriton ta kalojë këtë tur.

–Tifozët i quajtët “armë” e fortë. U bëni thirrje të jenë në stadium si ndaj Dinamo Zagrebit?

-Sigurisht, ata janë një forcë e madhe për ne. Ju më pyetët për kundërshtarin, por nëse kemi tifozët, jemi të fortë më shumë. I presim sa më të shumtë në stadium.

Osmani: Parashikuan rënien, të na kërkojnë falje
Tefik Osmani nuk merret shumë me faktin se iu hoq një titull kampion, por zbraz inatin mbi ata që parashikuan rënien e Skënderbeut një kategori më poshtë.

Mbrojtësi i Skënderbeut ka postuar në Facebook foton e Skënderbeut kampion, duke shkruar: “Kush  ka thënë që do rrëzoheshim nga kategoria, duhet të ketë kurajën të kërkojë falje. Jemi ekip KAMPIONËSH dhe dimë të falim… por ky është titulli më i bukur që kam fituar…”…

Me sa duket, evitimi i më të keqes dhe mbyllja e historisë me heqjen e titullit të vjetshëm ka larguar shumë strese në Korçë, edhe pse dëshpërimi te tifozët e klubi është i madh.

Ditëlindja e një kampioni, gëzuar Osmani!
Këtë radhë festa e ditëlindjes nuk ishte me trofe, sepse pas dy vitesh të arta në Korçë, Tefik Osmani është detyruar ta mbyllë sezonin duarbosh.

E megjithatë, edhe 32-vjetori i lindjes e gjen Tefikun “top”, një futbollist i aftë të bëjë edhe mesfushorin në “pleqëri”, një djalosh i zoti për të çdramatizuar edhe situatat më të ndërlikuara, me batutat dhe humorin e tij të paimitueshëm.

Në çdo fundsezoni Osmanit i përfundon kontrata në Korçë dhe telefonatat drejt tij janë të shumta, por në fund Takaj nuk e lëshon, ia di mirë vlerën, jo thjesht për atë që jep në fushë.

Një lojtar lider, nga ata që e mbajnë skuadrën të mbledhur, edhe kur gjërat nuk shkojnë mirë, edhe kur ka probleme e pakënaqësi.

E nisi 15 vite më parë, te Skënderbeu i tij, ndërsa më pas provoi thuajse gjithë klubet më të rëndësishëm në Shqipëri, si dhe kombëtaren shqiptare, duke mos shënuar dot në CV vetëm Dinamon apo Flamurtarin.

Ishte shenjë e fatit: për më shumë se një dekadë nëpër rrugët e atdheut fitoi vetëm një titull kampion e një kupë Shqipërie, të dyja me Tiranën.

Në vitin 2014 u kthye në vendlindje dhe për 2 vjet fitoi dy herë kampionatin e një herë Superkupën.

Ta quash lojtar simbol është e tepruar, pasi nuk e ka kaluar karrierën te Skënderbeu, duke provuar edhe Ukrainën e largët, por në një futboll mercenarësh dhe milionash, Osmani është, ashtu si Kristi Vangjeli, ndër “të fundit e Mohikanëve”.

Me siguri do të ndjekë gjurmët e Bledi Shkëmbit, i cili e mbylli karrierën në Korçë, duke fituar shumë, jo thjesht në aspektin e trofeve dhe milionave në bankë.

Sot Osmani mbush 32 vjeç, i ka festuar në avion, por edhe pse larg familjes, e ka një familje tjetër, Skënderbeun.

Gëzuar kampion!

A post shared by Tefik Osmani (@osmani19) on <time style="font-family: Arial,sans-serif; font-size: 14px; line-height: 17px;" datetime="2014-04-16T11:12:25+00:00">Apr 16, 2014 at 4:12am PDT</time>

Osmani, Partizani në horizont?
Partizani po punon me dy pista në merkato. Luçiano Moxhi ka marrë përsipër zgjedhjen e futbollistëve nga jashtë vendit, ndërsa brenda Shqipërisë po punohet me disa lojtarë të ndryshëm. Në skenë kanë dalë emrat e Takut, Teqjes dhe së fundmi në dritë ka dalë edhe Karabeci, por punët e mira bëhen në fshehtësi dhe grepat e “demave” kanë shkuar deri te ekipi i Skënderbeut. Më saktë te Tefik Osmani, një alternativë potenciale në mbrojtjen e të kuqve. Duke parë probleme që kryeqytetasit kanë shfaqur në këtë repart dhe alternimet e shpeshta të Atandës, Malotës dhe Krasniqit, drejtuesit kanë menduar të futen në merkato.

Fotoja e siguruar nga gazeta “Sport Ekspres” para ndeshjes së luajtur në Korçë ndërmjet Skënderbeut dhe Partizanit lë shumë vend për fantazi. Në të dallohet qartë mbrojtësi Tefik Osmani nën shoqërinë e drejtori Edmond Haxhija dhe këshilltarit italian Luçiano Moxhi. Biseda duket e vrullshme, por kuptimi i panjohur i fjalëve mes tyre zgjon edhe më shumë kureshtjen, pasi futbollisti mund të jetë pronotuar që në atë periudhë.

MUNDËSIA – Afrimi i Tefik Osmanit te Partizani nuk është i pamundur. Mbrojtësi shtatlartë ka treguar një formë mjaft të mirë këtë sezon duke u kthyer në një lider të vërtetë për skuadrën e të kuqve. 31-vjeçari i shëtitur në shumë ekipe nuk e ka problemin e lëvizjes në ndonjë ekip tjetër, pasi edhe në verën e kaluar e ka parë si mundësi largimin, madje ka rinovuar vetëm në fund të verës me korçarët. Osmani do të përjetonte një rikthim në Korçë, pasi ka qenë pjesë e “demave” në vitin 2007-2008.

MBROJTJA – Partizani ka pasur shumë oscilacione në mbrojtje në edicionin e kaluar. Reparti defensiv ka qenë edhe më i “prekshmi” dhe ka përjetuar lëvizjet më të shpeshta. Në krahun e djathtë Fejzullahi dhe Ibrahimi janë alternuar. Në qendër Malota, Krasniqi dhe Atanda kanë shkëmbyer shpeshherë vendet, ndërsa e njëjta situatë me krahun e majtë. Partizani ka pësuar shumë pak, por kjo si meritë e stilit mbrojtës të lojës.