Osijek

Kukësi huazon një tjetër talent, gjen akordin me Osijekun
Skuadra e Kukësit nuk ka bërë vetëm blerje këtë merkato, por ka huazuar dhe disa talentë. Pas Umar Kamara, i cili erdhi si i huazuar nga skuadra e Besëlidhjes, verilindorët kanë arritur akord dhe me klubin e Osijekut për Mirlind Dakun, sulmuesi i përfaqësueses U-21 të Kosovës.

Daku luajti sezonin e shkuar për Osijek II në kategorinë e dytë kroate, ku u aktivizua 15 herë dhe shënoi dy gola. Po ashtu, 21-vjeçari është një titullar fiks edhe te moshat e Kosovës. Në fund të sezonit, Kukësi ka dhe të drejtën e blerjes përfundimisht të kartonit të tij.

Njoftimi i Kukësit:

Klubi njofton arritjen e marrëveshjes me ekipin kroat të Osijek për futbollistin Mirlind Daku.

Shtatlarti vjen në formë huazimi te skuadra jonë, me të drejtë blerjen e kartonit të tij.

21-vjeçari, i cili mbron ngjyrat e “Dardanëve” U-21, ka luajtur me skuadrën e Hajvalia dhe Llapit në Kosovë.

Gjithashtu, Daku është aktivizuar në shtatë ndeshje me Kosovën U-21,  ku është dhe autor i dy golave.

Futbollisti i datëlindjes 1998, luan si sulmues qendre dhe sezonin e shkuar u aktivizua 15 herë për Osijekun në Kroaci, duke shënuar dy gola.

Osijeku në sulm për sulmuesin shqiptar, në Skoci duan 1 milionë paundë
Sulmuesi shqiptar Florian Kamberi mbylli një sezon të kënaqshëm në Skoci. Futbollisti është pjesë e skuadrës së Hibernian prej dy sezonesh. Në edicioni që lamë pas të Premier Ligës skoceze, Kamberi shënoi tetë gola dhe regjistroi 5 asiste në 33 aktivizime.

Gjatë ditëve të fundit, mediet skoceze kanë folur gjithnjë e më shumë për një interes të kroatëve të Osijek për 24-vjeçarin. Në një prononcim për “The Scottish Sun”, traneri i Hibernian Pol Hekinbotom shpjegoi situatën e sulmuesit: “Çdo lojtar e ka një çmim, kjo dihet. Megjithatë, Floriani është pjesë e skuadrës sonë dhe ne s’jemi të detyruar të shesim lojtarë. Klubi ndodhet në një situatë të mirë financiare. Nuk kemi në plan të shesim ndokënd”.

Kontrata e Kamberit me Hibernian është e vlefshme për dy sezone të tjera. Sipas “The Scottish Sun”, drejtuesit e klubit skocez do të pranonin ta shisnin 24-vjeçarin nëse në zyrat e tyre vjen një çek që e kalon vlerën e 1 milionë paundëve.

E ardhmja e Kristal Abazajt, ka zhvillime nga Kroacia
Kristal Abazaj e ka mbyllur aventurën e tij tek Osijeku në Kroaci. Sulmuesi anësor u huazua nga Anderlehti te kroatët në merkaton e dimrit dhe kjo eksperiencë mendohej t’i shërbente shumë ish-lojtarit të Luftëtarit. U mendua se gjërat do shkonin mirë në fakt.

Abazaj e nisi me gol, duke i dhënë tre pikët Osijekut në ndeshjen kundër Istra. Fillimisht luajti rregullisht si titullar, por më pas hapësirat për të u zvogëluan. Sulmuesi luajti 9 takime, 4 si titullar. Duhet thënë që një dëmtim e penalizoi Abazajn, i cili nuk mori minutat që do të donte.

Futbollisti 22-vjeçar ishte i huazuar tek Osijeku deri në muajin dhjetor, por sikurse bën me dije Abazaj për Sportekspres.com, kontrata e huazimit është ndërprerë. Tashmë sulmuesi pret të nisë një aventurë të re.

Kartoni i tij zotërohet nga Anderlehti, që duhet të marrë një vendim për të ardhmen e Abazajt. Lojtari i kombëtares shqiptare do të donte të shkonte diku ku të ketë hapësira dhe të ndihet i rëndësishëm.

Edhe për klubin belg është me interes diçka e tillë, pasi nëse shpërthen, të paktën do arrinte ta shiste Abazajn dhe të kthente pas një pjesë të investimit të bërë për ta blerë nga Skënderbeu. Ose pse jo ta rikthente në ekip për të dhënë kontributin e tij. Abazaj me siguri do të donte t’u tregonte se nuk gabuan me të kur e transferuan.

Abazaj: Ju tregoj ç’më ndodhi në Belgjikë, ish-trajneri ma bëri mendjen rrafsh
Futbollisti shqiptar, Kristal Abazaj, ka qenë i ftuar në një lidhje direkte me emisionin “Zona Gol” në “Supersport”.

Në emision, ish-lojtari i Luftëtarit foli në lidhje me eksperiencën e tij në Belgjikë me Anderlehtin dhe me atë që po kalon tani.

EKSPERIENCA TE OSIJEK – “Fillimi ka ecur shumë mirë. Shokët e ekipit më kanë ndihmuar shumë jemi një grup shumë i afërt”.

DIFERENCAT KROACI – SHQIPËRIA: “Këtu mund të përjashtoj vetëm ekipin e Dinamos së Zagrebit që është ekipi i fortë, ndoshta dhe Rijeka e Osijek janë pak më lartë, ndërsa ekipet nuk kanë pothuajse asnjë ndryshim nga ekipet e kampionatit shqiptar”.

KALIMI TEK ANDERLEHT – “Të jem i sinqertë kalimi nga Luftëtari tek Anderlehti ishte një kalim gjigant. E nisa mirë luajta në fazën përgatitore ndaj Ajaksit, shënova gol kundër PSV-së. Është folur se kam pasur probleme në stërvitje, por s’ka qenë E vërtetë. Më ndodhi një dëmtim që më mbajti 6 javë dhe kur u riktheva nuk ishte në nivelin ku ato e prisnin. U mërzita pak nga kjo gjë, ndërsa më pas ndodhën edhe disa probleme të tjera”.

“Unë firmosa dy muaj para se hapej merkato. Para se të firmosja bëra një bisedë me trajnerin e ish-trajnerin e Anderlehtit rreth dy orë në zyrë më të. Më shpjegoi dy orë se si mund të luajë unë tek ekipi i tyre, sesi më përshtateshin skemat e lojës, me pak fjalë ma bëri mendjen rrafsh”.

DUELI I MBIJETESËS LUFTËTARI – TIRANA “Më keni kapur pak ngushtë. Unë e dua Luftëtarin, por jam tifoz i Tiranës”.

Uzuni “shënon” jashtë fushe, Abazaj feston tri pikët me Osijekun
Kristal Abazaj dhe Osijeku u rikthyen te rezultate pozitive. Skuadra ku luan sulmuesi shqiptar mund të transfertë Zapresiçin me rezultatin 3-1.

Abazaj u aktivizua me të filluar pjesa e dytë kur rezultati ishte 1-1. Kjo ishte ndeshje e parë e Osijekut nën drejtimin e trajnerit Dino Skender, i cili u gradua në këtë rol tri ditë më parë, duke lënë detyrën si trajneri i ekipit rezervë.

Qëndrojmë te shqiptarët e futbollit kroat, por kësaj radhe me një lajm jashtë fushës së blertë. Myrto Uzuni ka firmosur një marrëveshje sponsorizimi me kompaninë e veshjeve sportive “NIKE”. Lajmë është bërë i ditur nga menaxheri i tij Franci Bode me anë të një postimi në rrjetet sociale.

https://www.instagram.com/p/BvzTvudnFTm/?utm_source=ig_web_copy_link

Abazaj luan vetëm 7 minuta me Osijekun, Ejupi gjen golin dhe… të kuqin!
Osijeku luajti sot përballë Goricës në kampionatin kroat të futbollit, sfidë e vlefshme për javën e 26-të. Për skuadrën e Osijekut, aktivizohen dy futbollistë shqiptarë, Kristal Abazaj dhe Myzafer Ejupi. Ish-sulmuesi i Shpresave kuqezi e nisi nga stoli, duke u aktivizuar vetëm në minutën e 83’. Këto 7 minuta nuk i mjaftuan Abazajt që të linte gjurmë në këtë takim.

Ndërsa Ejupi luajti titullar, madje edhe arriti të shënojë një nga golat e Osijekut në atë barazim 2-2. Sulmuesi shënoi në minutën e 69’, duke shpëtuar një pikë për ekipin e tij. Megjithatë, në sekondat e fundit të sfidës, nervat e tradhëtuan dhe Ejupi u ndëshkua me kartonin e kuq, pas dy ndëshkimeve me të verdhë.

Kroaci, HNL java 26

Osijek – Gorica  2-2

Skoriç 56’, Ejupi 69’ / Lovriç 40’ 57’

Kriza te Reali, futbollisti shqiptar i Osijekut me një postim shumë origjinal
Reali i Madridit po kalon një krizë totale dhe eliminimi i turpshëm në Ligën e Kampionëve i vuri kapakun një jave për t’u harruar. Kjo situatë aspak pozitive e Realit ka bërë që të flasë e gjithë bota. Edhe futbollistët shqiptarë kanë komentuar për momentin e Realit, ku pas Tefik Osmanit, ka reaguar dhe Mirlind Daku.

Ky i fundit luan për Osijekun në kampionatin kroat të fubollit, ku ka shënuar 2 gola në 12 ndeshje deri më tani. Lojtari i përfaqësues U21 të Kosovës ka bërë një postim shumë origjinal në “Facebook”-un e tij e zyrtar, ku shkruan: “Santiago Solari nuk e di si lojtar, por si trajner është i barabartë me të gjithë trajnerët në Superligën e Kosovës”.

VIDEO | Abazaj ndalet dy herë nga shtylla, “ish”-i i Kukësit i prish festën Osijekut
Kristal Abazaj luajti për 90 minuta në takimin midis Osijekut dhe Slaven Belupos. Skuadra e sulmuesit shqiptar shënoi që në minutën e pestë, ndërsa më pas kundërshtari mbeti me 10 lojtarë në fund të pjesës së parë.

U duk se tre pikët ishte siguruar, por festën e Osijekut e ndërpreu ish-sulmuesi i Kukësit Mateus Lima, që me golin e tij që çoi shifrat përfundimtare në 1 – 1.

Pavarësisht, zhgënjimit që vjen nga mungesa e fitores, Abazaj spikati me lojën e tij nga krahu i majtë,  ku arriti t’i afrohej dy herë golit, por në të dyja rastet shtylla u bë dy herë pengesë.

https://www.youtube.com/watch?v=X_3x61aZp58

VIDEO | I mjaftojnë 10 minuta, Abazaj debuton me gol në Kroaci
Kristal Abazaj u transferua në verë nga Skënderbeu te gjiganti belg i Anderlehtit, por minutat munguan për ish-sulmuesin e Shpresave. Si pasojë, klubi belg vendosi ta huazojë 21-vjeçari te skuadra kroate e Osijekut gjatë merkatos së janarit.

Sot, Abazaj ka debutuar me fanellën e skuadrës kroate, në takimin e vlefshëm për kampionat kundër Istra 1961. Në minutën e 57’, Abazaj u aktivizua në vend të Boban dhe vetëm 10 minuta më pas, arriti të gjejë rrjetën. Goli i sulmuesit shqiptar zhbllokoi sfidën dhe i dha avantazhin skuadrës së tij, duke rezultuar shumë deçiziv. Deri në fund të sfidës, nuk pati më ndryshim rezultati dhe goli i Abazajt i dha tri pikët skuadrës së tij.

Osijek – Istra 1961   1-0

Shënues: Abazaj 68′

Konkurrenca në Belgjikë dhe konsultimi me Grezdën, Abazaj zbulon pse zgjodhi Osijekun
Kristal Abazaj u transferua ditën e djeshme në Kroaci tek Osijek. Në një intervistë për sajtin zyrtar të klubit, sulmuesi shqiptar foli mbi eksperiencën te Anderlehti dhe arsyet që e shtynë të pranonte ofertën e Osijekut.

“Fillimisht isha shumë i lumtur, pasi është e rrallë që një lojtar nga Superliga shqiptare të transferohet në një klub të famshëm si Anderlehti. U ndjeva i kënaqur dhe e dija që duhet të luftoja shumë për një vend në ekip. Pata fatin e keq që isha i dëmtuar në fillim. Gjithsesi, jam i lumtur që pata mundësinë të isha në një mjedis të tillë, të njohur dhe të vlerësuar në Europë. Ishte një eksperiencë pozitive për mua dhe mësova shumë atje”.

“Tek Anderlehti kishte shumë konkurrencë për çdo pozicion në ekip, po ashtu edhe në sulm. Anderlehti gjithnjë ka qenë kështu, pasi është një ekip që synon titullin ose të paktën renditjen në pjesën e sipërme të tabelës. Gjithsesi konkurrenca të bën të punosh më fortë, që të sigurosh një shans për të treguar veten”.

“Të them të drejtën nuk dija shumë për Osijekun. Gjithsesi kur doli si opsion fillova të pyes për këtë klub që po shfaqte interes për mua. Fola me kolegun tim te Anderlehti, Ivan Santini, i cili më informoi për shumë gjëra. Fola dhe me Eros Grezdën. Ai më tha gjithçka rreth Osijekin. Këto ndikuan në vendimin tim për të pranuar këtë ofertë nga Kroacia”.

“Ndihem mirë. Me aq sa kam parë në stërvitje skuadra është shumë e mirë. Muzafer Ejupi më ka ndihmuar që të përshtatem sa më shpejt dhe të njoh lojtarët. Dua që të luaj sa më shpejt që të jetë mundur. Besoj se kjo do të jetë një lëvizje pozitive për mua dhe për klubin”, përfundoi Abazaj.

“Sulmuesi i Kroacisë tha fjalë të mira për Abazajn”, prapaskenat e transferimit
Kristal Abazaj do të provojë një eksperiencë të re në Kroaci me Osijekun. Anësori u ble në verë nga Anderlehti, por në Belgjikë gjërat nuk shkuan si duhet. Dëmtimet e penalizuan dhe më pas trajneri nuk i besoi. Debutimi i tij me ekipin e parë erdhi shumë vonë, ndërsa më pas Abazaj nuk u mor në fazë përgatitore me ekipin.

Gjithçka ishte e qartë dhe menaxheri i tij, Shkumbin Qormemeti u vu në lëvizje për ta sistemuar diku tjetër. Ishin dy pista në Belgjikë, Lokereni dhe St. Truiden, por Osijeku u pa si zgjidhja më e mirë. Edhe më parë kroatët kishin qenë në kontakt për ta blerë sulmuesin anësor, ndaj edhe bisedimet kanë qenë më të lehtë.

Kristal Abazaj dhe drejtori sportiv i Osijekut, Alen Petroviç

Drejtori sportiv, Alen Petroviç, tregon për tratativat në verë dhe pranon se ishte e pamundur të rivalizoje me Anderlehtin. |Ne e kemi ndjekur Kristalin për një kohë të gjatë dhe kemi dashur ta sjellim këtu verën e shkuar, kur edhe ishte e sigurt që do të largohej nga Shqipëria. Pastaj ishte Anderlehti që e kontaktoi dhe është e vështirë ta rivalizosh financiarisht dhe ta bësh një lojtar që të ndryshojë mendje. Më vjen mirë që tani kemi arritur ta bëjmë tonin në këtë mënyrë”.

Petroviç zbulon se për Abazajn ka folur fjalë të mira edhe Ivan Santini, sulmuesi i Kroacisë dhe Anderlehtit. Besimi është i madhe që tek Osijeku sulmuesi do të rikthehet në formën më të mirë dhe do të tregojë ato që shfaqi në Superiore me Luftëtarin.

Kristal Abazaj dhe menaxheri Shkumbin Qormemeti

“Besoj se ai do të na shfaqë ne ato lojëra që ka bërë kur ishte te Luftëtari. Në Shqipëri ai ishte lojtari më i mirë në ligë, çka i dha mundësi të shkojë në Belgjikë, ku kampionati është shumë i fortë. Fjalë të mira na ka thënë për të dhe cilësitë e tij edhe sulmuesi i kombëtares sonë Ivan Santini, vëllai i Kërshevan (portier aktual i Osijek). Ai ka luajtur dhe është stërvitur me të tek Anderlehti. Marrëveshja është për huazim dhe kemi edhe opsion për blerje përfundimtare. Është mundësia më e mirë për Abazajn për të shkëlqyer dhe për të dhënë më të mirën e vet”, përfundon drejtorit sportiv i Osijekut, Alen Petroviç.

Osijek “falënderon” Grezdën, përfitime rekord në vitin e shkuar
Skuadra kroate e Osijekut ka përfituar plot 12 milionë euro me shitjet e lojtarëve gjatë vitit 2017, me sulmuesin shqiptar Eros Grezda që është një nga shitjet më të shtrenjta. 12 milionë eurot e përfituara janë shuma më e madhe që klubi kroat ka përfituar gjatë një viti.

Shitja më e shtrenjtë ishte Borna Barisiç (2.45 milionë euro), ndërsa Grezda renditet i dyti, me Rejnxhërsin që pagoi plot 2 milionë euro për shërbimet e 23-vjeçarit kuqezi.

Bilanci i vitit 2018, ka qenë më pozitivi në 20 vitet e fundit për klubin kroat dhe pa diskutim duhet falënderuar edhe Grezda, që ka qenë një nga lojtarët më të mirë që ka veshur fanellën e Osijekut.

Grezda kur u prezantua te Rejnxhërs, me skuadrën skoceze që pagoi 2 milionë euro për të

Osijek akord me talentin e Llapit, Tirana “pazar” në Kosovë
Tirana e ka nisur merkaton dhe deri më tani drejtuesit e klubit kanë arritur t’i bëjnë zyrtarisht tre “dhurata” teknikut Ze Maria. Por për sulmin është afruar vetëm një lojtar dhe ai është Dejan Blazhevski, i cili ishte pjesë e skuadrës së Vardarit sezonin e kaluar. Pas e mbylli ka skuadrën maqedonase, pati disa oferta dhe e bindi ajo e Tiranës.

Ndërkohë nga Kosova vjen një lajm se skuadra kryeqytetase kërkon Bergin Maliqin, sulmuesin 20-vjeçar që e mbylli sezonin me Vllazninë e Pozheranit. Sipas “gazetasheshi.com”, për të riun interesohet edhe Sileksi në Maqedoni.

Sulmuesi Bergin Maliqi

Një tjetër talent nga Vala Superliga e Kosovës pritet të largohet dhe ai është sulmuesi i talentuar i Llapit, Mirlind Daku. “Futbollikosovar.com” shkruan se do të jetë ekipi kroat i Osijek që do të përfitojë shërbimet e lojtarit të Kosovës U21. Aty ai do t’i bashkohet Eros Grezdës dhe Muzafer Ejupit, për ta çuar në tre numrin e shqiptarëve në atë ekip.

Pas PSV-së, Osijeku i Grezdës thyen edhe tersin Rijeka
Moment i artë për Osijekun e Eros Grezdës dhe Muzafer Ejupit. Pas kualifikimit historik për në fazën play-off në Europa League, duke eliminuar PSV Eindhovenin, Osijeku ka mundur këtë të hënë edhe Rijekën, kampione në fuqi e vendit. Kishte tre vite që Osijek nuk fitonte ndaj Rijekës, skuadër që e mundi 6 herë sezonin e shkuar.

Triumfi 1-0 u vendos nga një 11-metërsh shënuar nga Barishiç në minutën e 17-të, ndërsa në të 35-tën Rijeka mbeti me 10 lojtarë, pas kartonit të kuq marrë nga Veshoviç. Deri në fund pati edhe një të kuq tjetër për Rijekën, që pati ankesa të mëdha për gjykimin.

Ndërkaq, Osijeku merr fitoren e dytë në 4 ndeshje dhe si zakonisht Grezda e Ejupi ishin titullarë, duke luajtur mjaft mirë. Grezda u ndëshkua edhe me karton të verdhë në minutën e 81-të, pak minuta pasi i kishte shkuar shumë pranë golit.

Grezda fenomenal, Osijeku thyen Lucernën
Eros Grezda zgjodhi Osijekun këtë verë dhe shumë njerëz u habitën, por duket se futbollisti i kombëtares sonë i ka bërë mirë llogaritë. Osijek ka një skuadër cilore dhe po e tregon në Europa League, ku pasi kaloi lehtësisht turin e parë, sot fitoi vajtjen e turit të dytë, kundër Lucernës.

Skuadra zvicerane nisej favorite për kualifikim, por dy shqiptarët e Osijekut fituan derbin me Kryeziun e Lucernës. Në minutën e 66-të sulmuesi Ejupi zhbllokoi shifrat, ndërsa në minutën e 79-të Grezda dyfishoi, pas një sprinti të fuqishëm, duke goditur në diagonale dhe duke shënuar, edhe falë devijimit të portierit mik.

Start perfekt i karrierës tek Osijeku, Grezda po ecën në rrugën e duhur.

Amazing Gool Grezda (2-0) NK Osijek vs FC Luzern by hdlivegoals