Orges Shehi

“Shehi aset i Skënderbeut”, në Korçë thyejnë heshtjen
Orgesh Shehi e ka ndarë mendjen dhe nuk do të jetë në krye të Skënderbeut. Durrsaku, pas 9 vitesh e mbylli me korçarët dhe deri më tani nuk kishte asnjë reagim nga klubi bardhekuq. Sot është thyer heshtja dhe në Korçë ndihen krenarë që Shehin e kanë pasur pjesë të tyre. Te Skënderbeu numërojnë sukseset së bashku dhe theksojnë se lidhja e tyre me Shehin nuk bëhet përmes një kontrate, pasi ai është një aset i klubit dhe një pjesë e pandarë e tij.

POSTIMI I SKËNDERBEUT – “Një ikonë, legjendë… 2 pjesëmarrje në grupet e Europa League, një play-off në Champions League dhe 1 play-off në Europa League. 7 tituj kampion, 3 superkupa dhe një Kupë Shqipërie. 9 vite bardhekuq, lider brenda dhe jashtë fushë.

Fjalët janë të tepërta, nuk ka arsye për të reaguar, Orges Shehin nuk e lidh kontrata me Skënderbeun por 9 vite plot suksese, emocione dhe dashuri. Orges Shehi nuk mund të largohet me një intervistë nga Korça dhe padiskutim mbetet një aset dhe pjesë e pandarë e klubit…?”, shkruhet në postimin e klubit korçar.

Kampion, lider dhe një vit trajner, Shehi: Të kthehesha pas, do bëja zgjedhje tjetër
Nga fusha në stol. Vera e kaluar ishte shumë intensive për durrsakun e Skënderbeut. Orges Shehi mbylli sezonin e parë si trajner, një eksperiencë e bukur, por shumë stresuese.

41-vjeçari ka dhënë një prononcim interesant për “RTSH Sport”, duke folur për vitin e parë si trajner. Nuk mungon as një kujtim i ndeshjeve më të bukura dhe pengjet e karrierës së gjatë e të lavdishme.

Vitet e kaluara në Korçë ishin më të bukurat. Qyteti juglindor dhe njerëzit atje zënë një vend të veçantë në zemrën e Shehit, një portieri të madh dhe një trajneri që ka gjithçka për t’u bërë i tillë.

TRAJNER APO LOJTAR – “Pas një viti si trajner, nëse do jepej mundësia të zgjidhja, do vendosja të isha lojtar. Kush i ka provuar të dyja më jep të drejtë në atë që po them. Si lojtar ke pozicionin tënd, stërvitesh rregullisht, nuk ke përgjegjësi për 30 vetë. Si trajneri duhet të programosh gjithçka, kurse si lojtar pushon një ditë pas ndeshjes. Si trajner duhet të nisësh të mendosh për gjithçka direkt”.

EKSPERIENCA NË KORÇË – “Atje kam kujtimet më të mira, kam fituar gjithçka. Nëntë vite nuk janë pak. Kam respektin maksimal për ata njerëz atje, jemi rritur bashkë. Në fillim nuk kishim as fushë, shkonim në Pogradec, kurse sot është një mrekulli. E përsëris, jemi rritur bashkë vit pas viti”.

NDESHJA MË EMOCIONUESE – “Ka shumë momente, e kam nisur që në vitin 1994 dhe janë shumë vite. Vitet e fundit, pasi luajtëm në nivele shumë të larta, në futbollin e madh, emocionet kanë qenë të shumta. Kualifikimi në grupet e e Europa League, të dyja herët, kanë qenë emocionuese”.

PENGU – “Kam luajtur shumë, kam sakrifikuar shumë, kam dhënë dhe kam marrë nga futbolli. Para 10 vitesh mund të qëndroja në Izrael, por u ktheva. Ai moment mund të jetë një peng, por nuk bëhem pishman. Episodi më i dhimbshëm ka qenë kur humbëm me Partizanin titullin kampion javën e fundit. Theva gishtin dhe luajta 83 minuta ashtu, më pas këputa ligamentin dhe u operova”.

PUNA SI TRAJNER – “Ishte eksperienca ime e parë. Kur m’u ofrua posti i trajnerit kam qëndruar një javë pa gjumë. Nuk dija nga ta nisja, duhet të flisja me miqtë dhe ish-trajnerët. E nisëm me vështirësi, ishte eksperiencë e bukur. Gjithë kohën je në tonus dhe ka shumë adrenalinë. Më ka shërbyer dhe më ka vlejtur shumë kjo eksperiencë”.

“Pranimi i ofertës? E kam thënë edhe herë tjetër që e kisha detyrim të rrija, ishin 8 vite. Kisha pak dilema, pasi po i hyja një bote të re. Ishte një vit tranzicioni, shumë lojtarë m’u larguan. Ikën Vila, Nimaga dhe Gavazaj, ndaj ulej cilësia. Shumë lojtarë luanin për herë të parë. Krahasimi me Skënderbeun e viteve të shkuara ka ndikuar tek ata. Më gjithë ndryshimet e bëra, them se kemi bërë mirë. Jam koshient që është diçka e re, si vit i parë kam për të përmirësuar. Një mik më tha se kam 30 vite e nuk di asgjë. Çdo ditë ka probleme të reja”.

“Ndeshjet e para? Superkupa ishte moment i rëndësishëm. Nuk kishim shumë kohë dhe donim ta fitonim atë trofe. Do të thotë shumë që ia dhamë një trofe Skënderbeut, sado simbolik që është. Menduam për atë ndeshje me Laçin dhe e fituam. Më pas menduam për Partizanin, e mundëm dhe nuk gëzova vetëm unë, por gjithë qyteti i Korçës”.

ARRITJA E MADHE – “Grupet e Europa League ishin arritja më e madhe. Unë doja ta lija sportin, por nuk më lanë, më mbajtën me zor, në mënyrë figurative. Isha protagonist dhe kjo ishte pika më e lartë e imja. Nuk e lashë sportin se nuk mundja. Ishte momenti që të nisja një rrugë të re. Diferenca me shokët më bënte të mos e ndjeja veten mirë brenda grupit. Unë isha 40 vjeç, të tjerët nga 17. Unë djalin e kam 15 vjeç. Nuk e kisha menduar që do luaja aq gjatë. Mendoja të luaja 10 sezone dhe e shija si arritje. Nga 10 u bënë 24”.

SAKRIFICAT – “Është e vështirë të jesh larg familjes, vitet ikin. Familja ka merita e suksesit. Ata e ndjenin mungesën time, por më kanë përkrahur. Duke e bërë diçka të tillë, them se është merita e tyre. Tani jemi bashkë dhe na ndihmon ajo ideja që nuk do ikja larg”.

LARGIMI – :Nuk do jem çdo ditë në Korçë, por futbollit nuk i dihet. Kam kaluar 9 vite, kam lënë shumë miq atje. Telefoni nuk ka pushuar. Më së shumti më kanë telefonuar nga Korça. Do më mungojë, por do mundohem të vazhdoj përpara. Ndarjet nuk janë të lehta, por kjo është jeta”.

“Largimi? Është zgjidhja ime dhe e familjes, sa kohë e deklaroj unë. Një nga shtysat është që Skënderbeun po e lë është fakti që është në moment të mirë, jo si vjet. Mund të bënim akoma më mirë, e renditëm të gjithë së bashku skuadrën në zonën Euro. Kam besim se Skënderbeu do e fitojë çështjen në KAS dhe do ketë vite të mirë në vazhdim”.

RAPORTI ME TAKAJN – “Marrëdhëniet me Takajn janë normale. Tani ka më pak telefonata. Ata janë miqtë e mi dhe do të vazhdojnë kontaktet. Normalisht nuk do të jenë të shumta. Unë e bëra detyrën si trajner, aty nuk më mbante kontrata. Ajo më përfundoi. Mediat këtë punë kanë, kanë informacione. Pa mediat nuk do ishim këtu, i përshëndes. Nuk më bezdisin fare. Ishte gjithçka në kuadrin e fjalëve”.

MIQTË MË TË MIRË – “Arapi ka qenë miku më i afërt, qëndrova 6 vite në shtëpi me të. Më pas rrija me Muzakën. Me ata që qëndroja në shtëpi rrinim më shumë. Arapin e kisha edhe nga Durrësi dhe me të kam kaluar më shumë kohë se me fëmijët e mi. Udhëtonim edhe drejt Durrësit së bashku”.

Skënderbeu pa trajner, Orges Shehi jep dorëheqjen
Orges Shehi pranoi propozimin e Skënderbeut në verë për të drejtuar ekipin korçar, ndërkohë që sot ka deklaruar se e ka mbyllur bashkëpunimin me bardhekuqtë. I ftuar në emisionin “Kuq e Zi” në Supersport ai ka konfirmuar vendimin e tij.

“Mbyllëm një sezon të vështirë, një vit tranzicioni. Kam dhënë gjithçka atje dhe i falënderoj të gjithë në Korçë. Do flas në një konferencë për shtyp, do shkoj të takoj lojtarët. Kam nëntë vite atje dhe duhet t’i takoj të gjithë, duke nisur nga punëtori i fushës. Është një vendim që e kam marrë ditët e fundit, duke u konsultuar me familjen time”, tha Shehi mes të tjerash në emision.

Nën drejtimin e tij Skënderbeu e mbylli në vendin e katërt në kampionat, duke siguruar pjesëmarrjen në kupat e Europës. Gjithsesi garimi në Europë varet nga vendimi që CAS do të marrë në ditët e ardhshme, pasi dihet që korçarët janë të dënuar të mos marrin pjesë për 10 vite në kupat e Europës.

Shehi: Pëllumbi e ardhmja e Skënderbeut, sot bëmë diçka ndryshe
Orges Shehi, trajneri i Skënderbeut, nuk ka se si të mos jetë i kënaqur pas fitores 0-3 që korçarët morën me Kukësin. Durrsaku, në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport deklaroi: “Na vjen mirë për fitoren, që vjen pas shumë muajsh në transfertë. Nuk kishim çfarë humbnim. Sot finalizuam, kemi bërë disa ndeshje të mirë. Nuk shënuam dot më parë. E nisëm mirë dhe goli na dha qetësi të administronim lojën”.

DËMTIMET E SHUMTA – “U dëmtuan Krasniqi e Muzaka, ashtu edhe Bregu. Kishim edhe të tjera mungesa. Futbolli i tillë është, edhe dëmtohesh. Të shohim çfarë do të bëjmë. Kemi edhe një ndeshje, ndaj Luftëtarit luajmë gjithçka”.

LULAJ DHE PËLLUMBI – “Jam i kënaqur për paraqitjen që bëmë. Pëllumbi e kemi reklamuar që pas largimit të Alitit. Ai do më ketë çekan në kokë, është i ri. Zakonisht fluturojnë të rinjtë. Është e ardhmja e klubit dhe më vjen mirë. Lulaj kishte muaj jashtë, e justifikoi veten. E tregoi që edhe ai është pjesë e Skënderbeut”.

NDRYSHIMI I SKËNDERBEUT – “Ka ndryshuar finalizimi. Nuk fitohet pa shënuar. Kemi pasur raste. Me Teutën ishim gjithë kohën te porta kundërshtare. Me Kukësin në Kupa na ndikuan dëmtimet, Vangjeli dhe Muzaka nuk ishin. Duke qenë grup i ri, në një ndeshje kupe eksperienca na dëmtoi. Pësuam golin e parë dhe më pas të dytin, që na goditi. Kjo ndeshje është vazhdimësi e ndeshjeve të mira. Edhe në Laç që humbëm bëmë një ndeshje të mirë. Goli i epërsisë na dha qetësi dhe u shfaqëm më mirë në lojë”.

Skënderbe “gjysmagjel”, Shehi: Ky, treni i fundit për ne!
Skënderbeu përballet me Kukësin nesër dhe për trajnerin Orges Shehi situata nuk është e mirë, pasi nuk do të ketë disa titullarë në dispozicion. Kapiteni Radas, por edhe Kaba Sambou për shkaqe dëmtimesh nuk mund  të luajnë, ashtu sikurse Oto Xhon.

Tekniku durrsak, në analizën e tij thekson se skuadrës së tij i mungojnë disa pikë: “Na shqetëson fakti që na mungojnë disa pikë. Kemi pasur luhatje. E dinim, pasi të luash me shumë të rinj është risk”. Më tej Shehi ka folur për kundërshtarin e radhës, Kukësin.

“Është ndeshje e vështirë, ndaj një ekipi shumë të fortë. Është ndeshja e fundit për objektivat tona. Do e tentojmë me gjithë forcën, edhe pse do të kemi shumë mungesa. Nuk është situata e mirë. Radas nuk është bashkuar me grupin dhe ka problem muskulor. Na u dëmtua edhe Kaba. Do luajë Lulaj, i cili kthehet pas disa muajsh dhe ende nuk ka formën më të mirë. Kemi edhe Pëllumbin, këta janë dy qendërmbrojtësit në ekip. Edhe Oto Xhon nuk është në gjendje të luajë”, shton Shehi për RTSH Sport.

Pavarësisht problemeve, Shehi deklaron se Skënderbeu duhet të ketë besim se mund ta kalojë me sukses sfidën me verilindorët. “Besim duhet të kemi. E kemi treguar që edhe në ndeshje të vështira kemi marrë maksimumin, madje edhe kur askush nuk e ka pritur. Do luftojmë me mundësitë që kemi”, përfundoi durrsaku.

Shehi: Eksperienca dhe kualiteti bëjnë diferencën
Skënderbeu e mbyll zyrtarisht këtë sezon pa trofe. Trajneri i skuadrës korçare, Orges Shehi, foli për emisionin “Gol pas Goli” në “Supersport” në përfundim të ndeshjes ndaj Kukësit, ku preku temën e dëmtimeve dhe lojës së skuadrës.

NDESHJA – “Ekuilibrat na u prishën që mbrëmë. U gjetëm të papërgatitur nga sëmundja e Vangjelit. Menduam Muzakën mbrojtës të djathtë, por dhe ai u dëmtua para ndeshjes. Që në minutat e para, u dëmtua dhe Oto Xhon. Pësuam golin e parë dhe u munduam të reagonin, por pas golit të dytë, çunat u goditën shumë dhe besoj se aty mbaroi çdo gjë”.

GOLI I BREGUT – “Në dhomat e zhveshjes i pashë të gjithë me kokën poshtë. Iu thashë që do të shënonim dhe kur shënuam, kisha realisht shpresa, por pësuam sërish dhe aty u goditëm për herë të fundit”.

GOLAT E PËSUAR – “Është e vërtetë, pësojmë gola nga mos eksperienca. Kemi një portier 21-vjeç, qendërmbrojtës 18-vjeç. Dita ishte i improvizuar. Golat i marrim nga mungesa e eksperiencës. Na vjen keq sepse prodhojmë shumë, na vjen keq për djersën e lojtarëve, por sigurisht që në momente të caktuara, diferencën e bëjnë kualitetet”.

RASTET – “Gjënë më të thjeshtë, lojtarët e bëjnë të vështirë dhe nga ajo ndëshkohemi. Unë jam i rreptë sa i takon punës, por jam i butë kur vjen puna te goditja e lojtarëve. Nuk është në filozofinë time, por ndonjëherë duhet. Gjithsesi, atyre duhet t’iu vijë keq për djersën e vetë”.

EUROPA – “Na presin ndeshje të vështira, që këtë të diel. Puna ime është të ngre moralisht lojtarët, pasi janë të dërrmuar. Lojtarët janë mësuar të fitojnë trofe. Ngarkesa është e madhe, detyra jonë është të punojmë nga ana psikologjike. Po morëm maksimumin, do të arrijmë Europën”, tha Shehi.

Premio dhe vetëbesim, Skënderbeu dhe Shehi gati për Kukësin
Skënderbeu luan të nesërmen në Korçë një 90-minutësh përcaktues për fatin e sezonit. Skuadra e trajnerit Orges Shehit do të vihet përballë Kukësit në takimin e dytë të gjysmëfinales së Kupë së Shqipërisë.

Në daljen për shtyp që i paraprin kësaj ndeshje, tekniku durrsak foli mbi gjendjen e skuadrës dhe pranoi se presidenti Takaj  ka ofruar premio për trofeun e Kupës.

“Vetëbesim kemi. Kemi përballë një skuadër që ka kualitet dhe është pretendente ashtu si neve. Do bëjmë gjithçka për të shkuar në finale”.

“Duhet përqendrim, nuk mund të kalojmë në aventurë pasi është një takim kupe që ka specifikat e veta. Po bëjmë ç’është e mundur të hedhim në fushë lojtarët më të mirë. I gjithë grupi është i plotë”.

“Për objektivat madhorë premiot nuk kanë munguar. Është një vlerësim për trofeun, pasi të çon në Europë. Presidenti kështu na ka lajmëruar se është premio vlen për Kupat e Europës”.

Shehi: Orar i papërshtatshëm, Krasniqi të… luftojë
Blerim Krasniqi dhe Oto Xhon ishin surpriza e Orges Shehit në ndeshjen me Flamurtarin. Skënderbeun nuk e kishim parë prej kohësh të luante me dy sulmues të deklaruar. Gjithsesi trajneri durrsak thekson se ekipi i tij mund të ndryshojë nga java në javë edhe në varësi të kundërshtarit.

“Skuadra mund të ndryshojë. Atë ditë menduam të luajmë me dy sulmues dhe na e shpërblyen. Këtë herë mund të ndryshojmë. Krasniqi më vjen mirë që është i kënaqur, por duhet të vazhdojë e të luftojë si ndeshjen e fundit”, u shpreh Shehi për RTSH Sport.

Tekniku i Skënderbeut kërkon përqendrim, ndërkohë që flet edhe për mungesat e Bruno Ditës dhe Marko Radas.  “Duhet të jemi të fokusuar 100 për qind. Nuk më kohë, janë edhe pak ndeshje. Ndaj duhet përqendrim maksimal në çdo moment. Mungesat? Janë mungesa që na e vështirësojnë pak, pasi janë stabël pjesë e formacionit nga fillimi i sezonit. Do shohim si do rreshtohemi. Do marrim në konsideratë edhe kundërshtarin”.

Në fund ai komentoi edhe ndryshimin e orarit të ndeshjeve: “Ndoshta është një vendim për shkak të rivalitetit në këtë fazë. Ka ndodhur edhe herë të tjera. Do doja të luanim minimumi në orën 17:00. Do mundohemi të përshtatemi dhe të japim më të mirën”.

Shehi: Sot u shfaq Skënderbeu dominues, tani të japim 200%
Trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi, vlerësoi lojën e skuadrës së tij në takimin e sotëm kundër Flamurit gjatë intervistës për emisionin “Gol pa Goli”.

Tekniku durrsak shpjegoi ndryshimet e bëra në formacion dhe objektivat për ndeshjet e mbetura të kampionatit.

FORMACIONI – “Unë e kam thënë dhe herë të tjera që mund të ndryshojmë formacione në ndeshje të ndryshme. Sot vendosa me Oto Xhon dhe Krasnqin dhe shkoi mirë. Më vjen mirë dhe për fitoren, por vazhdoj të them se ne gjithmonë kemi bërë lojë, sot shyqyr që morëm dhe fitoren. Në fund futa në fushë dhe Kaba Sambunë për t’i treguar që pavarësisht gabimeve që bëri ndeshjen e kaluar ne kemi ende besim tek ai”.

EUROPA – “Ky kampionat kështu është, rivalët do të përplasen me njëra-tjetrën. Të gjitha ekipet që duan Europën do të luftojnë shumë, do të ketë përplasje. Kjo fitore na u desh shumë për të vazhduar e për të ecur përpara”.

TIFOZËT – “Në radhë të parë, më vjen mirë që skuadra luan mirë për të kënaqur publikun, që ka qenë i pakënaqur nga rezultatet. E dimë se ky vit ka qenë i vështirë, por sot u shfaq ai Skënderbe dominues. Duhet ta ruajmë këtë uri, pasi në të kundërt, nuk mund të bëjmë asgjë. Ndeshjet e mbetura, duhet të japim 200%”, përfundoi Shehi.

Flamurtari dhe problemet e pagave, Orges Shehi flet “pa doreza”
Skënderbeu i ka dhënë dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjen me Flamurtarin. Të mërkurën korçarët luajtën edhe në Kupë, ndërkohë që trajneri Orges Shehi e pranon se kjo javë ka qenë goxha e ngarkuar. Gjithsesi në kampin bardhekuq janë munduar të gjejnë një zgjidhje.

“Është një javë e ngarkuar, luhen tre ndeshje për tetë dite. Jemi munduar të rikuperojmë energjitë. Normalisht edhe tempi në stërvitje bie”, u shpreh fillimisht Shehi, i cili theksoi se fitorja me Flamurtarin ka shumë vlera për Skënderbeun.

“Duhet të fitojmë medoemos, pasi afrohemi me pozicionet lart. Është ndeshje me rëndësi të madhe. Ka vështirësi, pasi e kam thënë se diferencat janë të vogla në fushë”, shton tekniku durrsak. Sa i takon formacionit, ai shprehet se do të aktivizojnë më të mirët.

“Do të hedhim në fushë ata që janë më të gatshëm dhe të përshtatshëm. Muzakën po e ruajmë pas atij dëmtimi. Edhe Taipi do të jetë me ne, nuk është ende në 100”, u shprehet Shehi, i cili në fund theksoi se nuk kanë probleme pagash te Skënderbeu. “Këtu nuk ka probleme pagash. Ndoshta ka ndonjë vonesë. Jemi në Shqipëri, por nuk ka probleme”, përfundoi tekniku i korçarëve.

Shehi: Selmani më i miri në fushë, kjo gjë tregon shumë për ne
Trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi, foli pas humbjes kundër Laçit, ku tha se skuadra e tij bëri maksimumin, por ishte e pafat. Po ashtu, Shehi i bëri komplimente portierit të Laçit, Gentian Selmani, që bëri shumë pritje vendimtare. Në fjalën e tij për “Superport”, Shehi tha:

Sigurisht që na vjen keq që u ndëshkuam në atë mënyrë. Çunave iu thashë në dhomat e zhveshjes se kanë bërë mirë në përgjithësi. Ata e filluan lojën me dëshirë dhe me ritëm, por futbolli i tillë është. Gjithsesi, nuk kemi kohë për të ndjerë keqardhje, pasi ndeshja tjetër vjen shumë shpejt”.

PENALLTIA – “Penalltia është një rast që i ndodh të gjithëve. Na vjen keq që na ndodhi neve sot. Bregu nuk është as i pari as i fundit që humbet penallti. Ta hedhim pas krahëve këtë rast dhe të shohim përpara”.

CINIZMI – “Sigurisht që ndeshjet fitohen duke qenë cinik, duke pasur fat, duke pasur një kundërshtar të dobët. Por portieri kundërshtar ishte më i miri dhe kjo gjë tregon se kemi bërë mirë. Nuk jam aspak i mërzitur për ndeshjen që zhvilluam”.

GOLI I PËSUAR – “Mërzitemi, normale. Është për të ardhur keq të pësosh një gol të tillë. Ndëshkohemi nga gjërat që kujdesemi më shumë në stërvitje, por në fushë nuk jemi shumë vigjilent. Loja humbet ose fitohet nga episodet”.

SKËNDERBEU I BRISHTË – “Që të krahasosh këtë Skënderbe me atë të kaluarin, është e kotë. Ndoshta, vitin e kaluar kishim dhe individë që e zgjidhnin ndeshjen vetë. Rezultati vjen edhe nga një individ, edhe kur nuk luan mirë. Ne erdhëm këtu në Laç për vazhdimësi, pasi bëmë një ndeshje të mirë kundër Kastriotit. Skuadra ime dha maksimumin, nuk kemi çfarë bëjmë. Kemi pasur fatin kundër, nuk mbaj mend një ndeshje ta kemi fituar me fat”, përfundoi Shehi.

Skënderbeu me 2 mungesa, Shehi: Gjyqi në KAS, si të operosh një familjar!
Skënderbeu kërkon pikët maksimale në Laç. Trajneri Orges Shehi thekson se skuadra e tij me këtë ide në kokë është përgatitur gjatë gjithë javës. “Po punojmë për të fituar në Laç dhe kur shkon drejt seancave të fundit ke shumë pak për të bërë. Me këtë motiv kemi punuar gjatë gjithë javës. Janë edhe pak ndeshje. Shpresoj të jemi aty ku e lamë ndeshjen e  fundit me Kastriotin”, u shpreh Shehi në RTSH Sport.

Më pas ai shtoi: “Me Laçin është një ndeshje e vështirë, si çdo ndeshjetjetër e këtij kampionati. Gara bëhet më e fortë nga java në javë, pasi të gjitha skuadrat kanë objektiva. Jemi të sigurt që od jetë një transfertë e vështirë”.

GJENDJA E SKUADRËS – Skënderbeu do të ketë dy mungesa në ndeshjen e nesërme dhe sigurisht që planet e Shehit janë prishur disi.  “Kemi Muzakën të dëmtuar, ka një frakturë në hundë që e detyroi të dilte nga loja kundër Kastriotit. Do na mungojë shumë Muzaka. Taipi vazhdon ende periudhën riaftësimit. Sa i takon formacionit, do ta shikoni nesër”.

VENDIMI I KAS – Shehi dhe të gjithë lojtarët janë në pritje të vendimit të KAS. Trajneri durrsak deklaron: “Jemi të interesuar për vendimin, jemi pak në ankth. U them lojtarëve me shaka, jemi sikur kemi një familjar në sallë operacioni. Tani operacioni është kryer por duhet pritur të dalë nga salla”.

EUROPA – Skënderbeu mund ta sigurojë Europën nga Kupa ose kampionati, ndërkohë që Shehi thekson se korçarët do kërkojnë ta realizojnë objektivin nga të dyja kompeticionet.  “Jemi afër Europës si nga Kupa, ashtu edhe nga kampionati. Distanca është njëlloj dhe do tentojmë nga të dyja krahët”.

Vendimi i KAS, çfarë optimizmi nga Orges Shehi!
10 vite pezullim nga kompeticionet evropiane dhe 1 milionë euro gjobë. Ky është dënimi i dhënë nga UEFA për Skënderbeun, ndërkohë që korçarët vijojnë betejën ligjore me qeverinë evropiane të futbollit. Nesër palët do të përballen në KAS, por vendimi me shumë mundësi do të merret muajin e ardhshëm.

Në Korçë presin që t’ia hedhin dhe të marrin pafajësinë. Kjo do t’i rikthente ata në kupat e Europës, sigurisht nëse do arrijnë të fitojnë Kupën e Shqipërisë, apo të fitojnë Kupën e Shqipërisë. Edhe vendi i katërt bën punë, nëse triumfon Kukësi në Kupë dhe e mbyll kampionatin mbi korçarët.

Optimizmi i fitimit të çështjes në KAS shprehet edhe nga trajneri Orges Shehi,  i cili ka folur për mediat pas fitores me Kastriotin. “Pse u ngjallëm me Teutën dhe Kukësin, e kam thënë se është seanca dëgjimore në KAS arsyeja. Drejtuesit do të shkojnë atje dhe shpresoj që shumë shpejt të vijnë me lajmin e madh që i shërben jo vetëm Skënderbeu, por edhe futbollit shqiptar. Me marrjen e vendimit rikthehet gjithçka, rikthehet edhe Skënderbeu”.

Të rinjtë, Bregu dhe titulli që i mbetet peng: Rrëfehet Orges Shehi
Skënderbeu i tij u mund, por Orges Shehi mendon se Partizani nuk i dominoi dhe gjithçka u vendos nga episodet. Durrsaku i stolit korçar gjen edhe arsyen pse ekipi i tij vuan në këtë pjesë, duke theksuar se mungesa e eksperiencës është ajo që i penalizon.

“Nuk jam i zhgënjyer nga loja, por nga rezultati. Vazhdojmë të ndëshkohemi nga episodet. Nuk është se skuadra nuk dha dhe nuk është se kundërshtari na imponoi. Vazhdojmë të ndëshkohemi nga episodet dhe e dimë shumë mirë. Jam shumë i ndërgjegjshëm, që kur ke një skuadër të re do vazhdosh t’i vuash këto episodet, do vazhdosh të vuash edhe faktin që skuadra nuk ka aq eksperiencë dhe që ende nuk e kupton që ndeshjet vendosen nga episodet dhe jo nga gjërat e mëdha. Detajet janë ato që bëjnë diferencën”, u shpreh fillimisht Shehi.

Më tej ai vijon me analizën e tij: “U ndëshkuam nga një goditje standarde dhe ai është një episod. Hymë në fillim në presion, duke i dhuruar kundërshtarit shumë goditje standarde. Pjesën e dytë u munduam të qarkullojmë topin, por penalltia më pas thuajse e mbylli ndeshjen”.

ORGANIZIMI I SULMEVE DHE PENALLTIA – Skënderbeu i tij nuk është se bëri shumë në sulm kundër Partizanit: “Sigurisht skuadra duhet të dalë në sulm. Pjesën e parë kemi shkuar deri te porta, dy tre herë. Nuk është se bëmë ndeshjen tonë më të mirë, por duke qenë në raport me kundërshtarin, ata shfrytëzuan momentet dhe ne gabuam te rasti i penalltisë. Pretendime? E kam thënë gjithmonë që nuk do të merrem me arbitrat dhe do vazhdoj të mos merrem. Shyqyr që ndeshjet jepen në televizion dhe gjithë shqiptarët i shohin se cilat janë penallti dhe cilat jo”.

KAMPIONATI DHE OBJEKTIVAT – “Kampionat i çuditshëm? Jo, nuk më duket fare. Kjo sepse e kam thënë që në fillim, se me këtë kampionat, me këto rivalë, mund të fitosh ndaj kujtdo dhe mund të humbësh ndaj kujtdo. Kjo po vërtetohet”, shton Shehi.

“Europa? Sigurisht që skuadrat janë shumë afër dhe ne na shqetëson pak performanca, na shqetësojnë pak luhatjet e skuadrës. Para dy ndeshjesh, me Kukësin dhe Teutën, bëmë ndeshje shumë të  mira, ndaj kundërshtarësh shumë të fortë. Çaluam në Gjirokastër dhe ndaj Partizanit deri diku. Kjo na shqetëson. Duhet të rikthehemi tek ai cinizmi që kemi pasur në dy fazat e para”, deklaron trajneri i bardhekuqve.

TITULLI I HUMBUR ME PARTIZANIN – “Para 11 vitesh humbët titullin me Partizanin, është viti i duhur ky për ta fituar “demat”? Atë kampionat e kam humbur dhe më ka dhimbur shumë. Ju e dini shumë mirë që atë kampionat kam pasur edhe dëmtim. Më vjen keq që e kam humbur unë. Se çfarë ndodh me rivalët, nuk kam ndonjë interesim të madh. Më intereson që skuadra ime të ngjitet sa më lart për të arritur objektivat”, ishin fjalët e Shehit.

DEJVI BREGU – Vlonjati ishte në hije kundër të kuqve dhe normalisht Shehi pret që ai të jetë i dy fazave të para. “Dejvi është lojtar i rëndësishëm, është golashënuesi ynë më i mirë dhe të gjithë i dinë cilësitë e tij. Ai vjen pas një dëmtimi të gjatë. Jemi munduar ta menaxhojmë mirë, duke i dhënë minutat. Këtë herë e futëm gjithë ndeshjen. Sigurisht na mungon dhe shpresojmë të kthehet sa më shpejt. Janë edhe shtatë javë, është edhe gjysmëfinalja e Kupës. Shpresoj ta rikuperojmë edhe atë, që të na japë jo vetëm atë që na ka dhënë fazën e parë, por edhe atë që i ka dhënë kampionatit edhe në vitet e kaluara”, shprehet durrsaku.

TË RINJTË – Në fund trajneri i Skënderbeu flet edhe për të rinjtë: “Pëllumbi është një lojtar tek i cili kam besim. E kam futur ndeshjen e parë me Laçin dhe vazhdoj t’i besoj. Është një djalë i ri, djalë punëtor. Ne kemi skuadër të re, kemi Pëllumbin, kemi Dajsinanin, Kabën. Janë këta lojtarë që unë u kam dhënë besim dhe mos t’ju duket çudi që pas dy vitesh t’i shikoni në kampionate shumë të forta. Janë lojtarë që kanë cilësi dhe atëherë do të më kujtoni dhe do thoni që kam bërë shumë mirë që i kam aktivizuar”.

VLADIMIR PRENGA

Partizani, objektivat dhe KAS-i: rrëfehet Orges Shehi
“Është një ndeshje që ka gjithçka brenda, kënaqësinë, emocionin dhe gjithçka që prodhon një përballje mes dy rivalëve që i kanë dhënë shumë futbollit shqiptar në vitet e fundit. Sa u përket problemeve në kampin e kuq, unë them se të gjithë skuadrat kanë probleme, por besoj se do të jetë shumë e vështirë si ndeshje”, shprehet Orges Shehi, trajneri i Skënderbeut, duke thënë thuajse gjithçka mbi atë që përfaqëson përballja mes korçarëve dhe Partizanit.

Durrsaku nuk mendon për krizën e të kuqve. Dëshira e tij e vetme është që të ketë ekipin e tij në maksimum: “Do të më vinte mirë që skuadra ime të jetë 100% nesër. Të tregojë në fushë të njëjtën ego dhe dëshirë si në ndeshjet ndaj Teutës dhe Kukësit”.

SITUATA NË SKUADËR – Atje kishim 3 mungesa, si Radas, që ishte në Kroaci, Sibo i dëmtuar dhe Abazaj i pezulluar. Pas ndeshjes me Luftëtarin, kanë shfaqur shqetësime edhe Muzaka, Vangjeli dhe Dita, por që kanë arritur të rikuperohen, ashtu si edhe Sibo. I vetmi shqetësim është Taipi, që vijon të jetë jashtë grupit, ndërsa për pjesën tjetër mund të them se jemi në rregull. Radas? Është pjesë e skuadrës, por formacionin do ta bëj nesër dhe sot nuk mund të them asgjë.

OBJEKTIVI – “Mendoj se po dhamë 100 për qindëshin tonë, mund të shkojmë shumë larg. Në situata të ndryshme, nuk kemi qenë në maksimum. Po bëmë më të mirën, mund të përsëritim rezultatet e fazës së parë”, shprehet Shehi për Supersport, ndërkohë që e thotë hapur se duan ta fitojnë Kupën e Shqipërinë. “Nuk mund të them të kundërtën, pasi jemi fituesit në fuqi dhe do të luftojmë për ta mbrojtur”, shtoi ish-portieri.

VENDIMI I KAS – Klubi korçar ka dalë me një njoftim prej kohësh dhe ka zbuluar se me 16-17 prill do të përballen me UEFA-n në KAS dhe pritet vendimi. Në fakt mund të duhet një muaj që të vendoset përfundimisht nëse do të rrëzohet vendimi i parë, apo do të mbetet në fuqi.

“Është një çështje që na ka zgjatur shumë. Jemi munduar që skuadrën ta mbajmë larg kësaj situate, pasi është një çështje që i përket studios tonë ligjore dhe njerëzve të tjerë në klub. Besoj se do të arrijmë të marrim pafajësinë dhe të vijojmë rrugën që kemi nisur para disa viteve”, përfundoi Shehi.

Dita “kërcënon” Luftëtarin, Shehi: Ja pse nuk shënohet në Superiore
Orges Shehi e di shumë mirë që për të fituar një ndeshje duhet djersirë shumë. Trajneri i Skënderbeut e ka thënë prej kohësh: “Mund të fitosh kundër çdo ekipi, sikurse mund të të mundë çdo ekip”. Kështu ka ndodhur në realitet, ndaj edhe vlerësimi për Luftëtarin është maksimal.

“Nuk ka skuadra të lehta, është një skuadër që të imponon respekt për vetë lojërat që po bëjnë. Duhet të përgatitemi 100 për qind për këtë ndeshje”, deklaron Shehi për RTSH. Tekniku i Skënderbeut komenton edhe mungesën e golave në Superiore.

“Problemi i golit nuk është vetëm i yni, vuajnë edhe skuadrat e tjera. Mungojnë Salihi me shokë. Nuk krahasohemi më atë Skënderbe që ka qenë. Kemi djem të rinj, që duhet të mësojnë për t’u bërë protagonistë. Me rëndësi është të shkojmë para porte, siç kemi bërë deri tani. Normalisht do donim të shënonim që sulmuesit tonë të fitonin besim dhe të ndihmonin skuadrën”, deklaroi Shehi.

Një koment të shkurtër në lidhje me sfidën me Luftëtarin e ka bërë edhe mesfushori Bruno Dita, i cili ka deklaruar: “Që me ardhjen e Ahmatajt, që e njoh mirë, Luftëtari ka rritje dhe më vjen mirë. Gjithsesi në ndeshjen me ne e pret humbja”.

Shehi: I pavend kartoni i Abazit, ku ka më mirë se të mundësh Kukësin!
Fitorja  e fundit me Kukësin ka risjellë buzëqeshjet në kampin korçar. Trajneri Orges Shehi e ka vlerësuar shumë atë trepikësh, ndërkohë që thekoi se ishte vazhdimësi e atyre 30 minutave të fundit në Durrës me Teutën. Në intervistën e dhënë për mediat pas ndeshjes, ai foli edhe kartonin e kuq që mori Leonit Abazi. Një tërheqje veshi për mbrojtësin, ndërkohë që analizon sfidën me Kukësin, ndikimin që fitorja ka në skuadër dhe pritshmëritë që ka për vazhdimin. Nuk mungojnë as batutat, madje që në fillim të intervistës së tij.

Shehi, ky ishte marshi i duhur i Skënderbeut?

-Meqë ma bërë pyetjen sikur po i jep makinës, është një vazhdimësi dhe e nisëm aty ku e lamë me Teutën. Është një marsh, një ritëm i asaj që dëshirojmë të kemi.

Ishit më kërkues në pjesën e parë, ndërsa pjesën e dytë më ndryshe. Çfarë ndodhi?

-E kishim përgatitur ndeshjen vetë ashtu, që të ishim agresiv në minutat e parë. Si fryt i këtij agresiviteti edhe shënuam. Pastaj, duke ditur edhe objektivat që skuadra kundërshtare ka dhefaktin që nuk kishin çfarë humbnin, menduam të ishim në bllok në mbrojtje dhe më pas të shfrytëzonim kundërsulmet.

A është i justifikueshëm veprimi i Abazijt, që u ndëshkua me karton të kuq?

-Është një ndërhyrje që më vjen keq që ndodh. Ai i ka kërkuar falje edhe lojtarit kundërshtar. Me Abazin do të ndalojmë e të flasim kur të jemi më të qetë. Është një situatë që i ka ndodhur shpesh atij, duhet të kontrollojë ndërhyrjet, duhet të kontrollojë intensitetin dhe jo të bëjë ndërhyrje në zona të kota. Një mbrojtës që merr karton të kuq në sulm është diçka e pavend.

Nuk ju kemi parë asnjëherë kaq të qetë, ua ktheu kjo fitore atë ju dhe skuadrës?

-Vinim pas rezultateve jo të mira. Pavarësisht se luanim, krijonim, ndëshkoheshim në situata shumë të korrigjueshme. Sigurisht që të sjell mungesë humori, acarim. Dihet që jemi skuadër me objektiva. Duke marrë një pikë karakteri në Durrës, si dhe duke u rikthyer te fitorja ndaj një kundërshtari direkt si Kukësi, është pozitive. Ku ka më mirë se të kthehesh te gjendja e mirë ndaj një kundërshtari të tillë.

A është Skënderbeu në ritmin e duhur?

-Besoj se po. Pas ndeshjes në Durrës, kjo ishte vazhdimësi. Nuk është vetëm ritmi, është dëshira, është agresiviteti që ka skuadra dhe është gjendja psikologjikë, që është shumë e rëndësishme. Kjo do të jetë një shtysë për të ecur përpara.

Ju dhe Cungut luajtët çdo gur për të marrë rezultatin e dëshiruar. A dolët ju fitues?

-Ne kërkojmë rezultatin dhe ai vjen duke ndryshuar edhe manovra. Kemi ndryshuar skemë dy herë gjatë ndeshjes. Duke parë që edhe ndërrimet i kemi të kushtëzuara, për shkak të të huajve, nisëm të bënim edhe eksperimente. Këto janë mundësitë dhe shpresojmë të na kthehet Bregu në 100%. Shpresojmë gjithashtu që Taipi të pajiset me pasaportë dhe mundësitë do i kemi më të shumta për të bërë zgjedhje.

Nga fundi i lojës, e shikonit orën?

-Unë zakonisht e shoh kot, pasi nuk e di se kur fillon kur mbaron ndeshja. Pyes gjithmonë ndihmësit e mi edhe sa lojë ka. Ndodh sepse skuadra donte tre pikë dhe ku ta gjesh ndaj një kundërshtari si Kukësi. Nuk mbaron me këto tre pikë kampionati, por janë tre pikë shumë të arta që shërbejnë për vazhdimësinë, për besimin e skuadrës. Prandaj doja që këtë ndeshje të mos e humbnim për asnjë lloj arsyeje.

Shehi: Dikur thoshin se luanim kundër Partizanit, bëjmë gjithçka për Europën
Skënderbeu prishi planet e Kukësit, duke mundur verilindorët në Korçë. Trajneri i kampionëve në fuqi, Orges Shehi, foli pas ndeshjes në emisionin “Gol pas Goli” në “Supersport”, ku analizoi fitoren e sotme dhe bëri një batutë në lidhje me ish-skuadrën e tij Partizanin.

STRATEGJIA – “Kemi punuar gjatë dy javëve me idenë që 15 minutat e para, të ishim shumë agresivë, duke e vënë kundërshtarin në vështirësi. Me pak fat, ia dolëm që të shënonim shumë shpejt. Kjo ishte strategjia jonë”.

PERVAN DHE SIBO – “Unë e kam thënë që kur kanë ardhur në skuadër që ata kanë cilësi. Kemi probleme me të huajt dhe bëj ndërrime të detyruara. Nga dita në ditë, lojtarët e ardhur po rriten dhe po shkrihen me pjesën tjetër të skuadrës”.

PËLLUMBI – “Ne e filluam ndeshjen me atë skemë, më duhej të luaja me dy qendërmbrojtës. Për shkak të eksperiencës dhe situatës që po kalonte skuadra, pasi po mungonin rezultatet. Donim patjetër pikët dhe Pëllumbi u ul në stol. Pervan kaloi në të majtë të sulmit, pasi duhet të bllokonim krahët. Nuk po funksiononte, prandaj bëmë ndërrimin. Kur Bregu të rikthehet, do të jemi më të konsoliduar. Ai rezultat në Durrës na dha shtysë, na dha besim. Më vjen mirë që ajo grintë kundër Teutës u tregua dhe sot”.

KAS – “Është normale, sepse po i afrohemi fundit të kampionatit. Duke ditur se na ndan vetëm një muaj nga seanca dëgjimore, optimizmi po rritet. Periudha e pauzës: Kur do bëhet, kur s’do bëhet ka ndikuar. Ne do të bëjmë maksimumim të arrijmë në zonën europiane, më pas presim vendimin”.

ASIST PARTIZANIT – “Dikur na thoshin ‘luani vetëm kundër Partizanit’, tani na thoni ‘i kemi bërë nder Partizanit’. Ne kemi vetëm objektivat tona. Kur fitonim vetëm para Partizanit, thoshin që ne u prishim punë vetëm atyre. Ne kemi bërë punën tonë, pastaj normalisht që ky rezultat ndikon te titulli kampion”.

ECURIA – “Është e drejtë, kemi marrë rezultate të mira në dy ndeshjet e fundit dhe kjo gjë na jep vazhdimësi. Jemi skuadër për kreun dhe që jemi mësuar me trofe. Rezultatet e këtij sezoni na kanë larguar disi tifozët, por neve na duhej vetëm një shtysë që të rikthehemi sërish aty ku na takon”.

KARTONI I KUQ – “Me Abazin do të merrem ditën e martë, kur të kemi stërvitje, pasi kjo është vazhdimësi dhe nuk duhet të jetë kështu. Është një ndërhyrje shumë e ashpër dhe Abazi ka faj. Gjithsesi, ai është një djalë shumë i mirë dhe korrekt, nuk e ka bërë me qëllim”, tha Shehi.

Shehi: Me Kukësin një betejë, uroj të jetë gati edhe Bregu
Të shtunën në mbrëmje, në Korçë do të luhet sfida e parë e javës së 25-të të Kategorisë Superiore. Skënderbeu pret Kukësin e vendit të dytë në renditje. Skuadra korçare i ka vazhduar edhe sot përgatitjet për këtë sfidë dhe në ditën e ndeshjes terreni në stadiumin “Skënderbeu” do jetë i boshatisur nga bora që ra në Korçë dy ditë më parë.

Për këtë sfidë, trajneri Orges Shehi beson shumë se skuadra e tij do të reagojë, edhe pse e quan një takim të vështirë. “Luajmë me skuadrën më në formë të Superiores dhe ndeshja me Kukësin do të jetë një betejë ku ne duam të dalim të fituar. Skuadra ka vijuar me seriozitet përgatitjet gjatë javës dhe vëmendja e stafit teknik është përqendruar edhe te formatimi i 11 lojtarëve që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.

Shpresoj që edhe Bregu të jetë i gatshëm nesër si titullar. Gjithsesi, ata që të aktivizohen do jenë në gjendje të arrijnë suksesin”, deklaroi Orges Shehi për SportEkspres.com. Në prag të kësaj sfide, për trajnerin Shehi i vetmi shqetësim mbetet forma e Dejvi Bregut, i cili e mban pezull formacionin e Skënderbeut ndaj Kukësit.

AGRON KAJA

Shehi: Më pëlqeu grinta e ekipit. Penalltia? S’ka si të jetë
Skënderbeu i Orges Shehit arriti të dilte me një pikë nga përballja në “Niko Dovana” kundër Teutës, edhe pse në një moment skuadra korçare u gjend të disavantazhin e dy gola. Pas takimit trajneri i Skënderbeut foli për emisionin “Gol pas Goli” në “Supersport”.

“U kam kërkuar skuadrës përqendrim maksimal pas ndeshjes me Tiranën. Zhvilluam një ndeshje të mirë, shpresoj të jetë kjo një pikënisje e re për ne.

“Nuk besoj se ndonjëri mund të besojë se ai mund të jetë 11-metërsh. E pashë që në fushë rastin dhe te lojtarët në dhomat e zhveshjes që ishin shumë të revoltuar

“Përveç pikës më pëlqeu grinta e skuadrës. Edhe pse ishim 2 – 0 vazhduam së luftuari. Kampionati ka pak diferenca dhe mund të fitojmë e humbim ndaj çdo ekipi”.

“Pavarësisht se nuk kemi cilësinë e skuadrave të shkuara ne kemi kërkuar të bëjmë një lojë të rrjedhshme. Në asnjë ndeshje nuk kam vënë skuadrën të gjithë në mbrojtje. Do të vazhdojmë të luajmë rrjedhshëm dhe me logjikë”, përfundoi Shehi.

Shehi ka një dilemë të madhe, Dejvi Bregu jep sinjalin e parë
Skënderbeu ka një ndeshje të vështirë të premten. Korçarët, pas humbjes së pësuar me Flamurtarin do kërkojnë të reagojnë. Këtë duhet ta bëjnë pa mbrojtësin Kristi Vangjeli, i cili është i pezulluar me kartonë të verdhë. Zëvendësuesi i tij është dilema e madhe e Shehit këtë javë.

Zhvendosja e Radas në të djathtë të mbrojtjes është një opsion, por trajneri durrsak duhet të mendohet mirë. Kroati nuk ka freskinë e dikurshme për të luajtur në krah. Kujtojmë se mbrojtësi në tetor ka mbushur 35 vjeç dhe ndër të tjera në dy takimet e fundit nuk ka luajtur asnjë minutë për Skënderbeun.

DEJVI BREGU – Vlonjati u dëmtua pikërisht në një ndeshje me Tiranën, por ishte miqësore. Fraktura e pësuar në dorë e ka penalizuar sulmuesin anësor, i cili gjatë këtyre ditëve është rikthyer të stërvitet. Gjithsesi duhet fillimisht të marrë ngarkesën e duhur fizike.

Bregu është një lojtar shumë i rëndësishëm për Skënderbeun dhe këtë e tregojnë edhe shifrat. Sulmuesi ka shënuar 7 herë në 17 ndeshjet që është aktivizuar në Superiore me korçarët. Shehi pret me padurim ta ketë të gatshëm sulmuesin.

Shehi: Çfarë t’i them Oto Xhonit dhe mbrojtjes?! KAS-i nuk ka ndikim në ekip
U mendua se fitorja kundër Laçit i dha fund krizës së Skënderbeut, por ekipi korçar u mposht sot në Vlorë dhe ka zbritur në vendin e gjashtë. Orges Shehi ka analizuar disfatën kundër Flamurtarit në emisionin “Gol pas Goli” në “Supersport”.

Trajneri i Skënderbeut ndalet dhe te rasti i pabesueshëm i Oto Xhon, i cili i hoqi mundësinë ekipit të tij të barazonte ndeshjen, shpjegon lëvizjet taktike gjatë ndeshjes dhe nuk ka koment për golin e parë të pësuar.

OTO XHON – “Të vjen keq, sinqerisht të vjen keq të humbësh këtë ndeshje. Kundërshtari na vuri në vështirësi në 30 minutat e para. Marrim gol nga një trajektore shumë gjatë, ndërsa një gol na u anulua në vijë fatale. Edhe Oto Xhon më tha pas ndeshjes se nuk e kupton pse e preku. Çfarë të bëj unë tani? Ta kryqëzoj Oto Xhonin? Nuk e kuptoj pse u desh ta prekte atë top, ndoshta donte që goli të ishte në emër të tij. Nuk e di ça të bëj. Edhe golin që pësuam ishte thuajse komplet i evitueshëm, por i ka futbolli këto dhe ndeshja mbaroi.”

TAKTIKA – “Përsa i përket ndërrimeve, kanë qenë zgjedhje të mia. Nuk po bënim mirë në pjesën e parë dhe futa dy lojtarë në pjesë të dytë, duke ndërruar modul ne 4-4-1-1. Ishin ndërrime që i bëra për vazhdimësinë e lojës. Një dalje e Dajsinanit në kohë mund ta kishte evituar golin. Më vjen keq, pasi qëndruam mirë në 30 minutat e para. Por morëm një gol që nuk e di çfarë të them. Pas golit, kishim raste, siç te rasti i Perivan. Si dhe goli i Otos, që e shpjegova dhe pak më parë.”

KAS – “Sigurisht që të vjen shumë keq kur humbet ndeshje të tilla, nga episode ku duhet të jemi të përqendruar. Nuk mendoj se KAS-i ndikon te Oto Xhoni. Ai u tregua paksa egoist. KAS-i nuk ka lidhje fare me pësimin e golave. U kthyem te fitorja kundër Laçit dhe kjo ndeshje është për të ardhur keq, pasi kemi bërë lojë shumë të mirë. Stërvitja bëhet në kushte të mira dhe KAS-i nuk ndikon fare. Lojtarët e kanë karrierën shumë të gjatë dhe duhet të përqendrohen të bëjnë maksimumin.”

LOJTARËT E HUAJ – “Kemi shumë vështirësi dhe sot e pamë që vumë Ditën në qendër të mbrojtjes, për të mos plotësuar numrin e lojtarëve të huaj. Jemi të kushtëzuar edhe në ndërrime, pasi i bëjmë për shkak të lojtarëve të huaj. Nuk i bëjmë dot as ca ndërrime kokë më kokë. Sa i takon Radasit, mendova të mos e ndryshoj formacionin kundër Laçit. Si në fushë, si jashtë fushe, Radas është krahu im i djathtë. Në ndeshjen tjetër, mund ta fillojë titullar, por nuk mund ta djegim ndeshjen për shkak të lojtarëve të huaj.”

Shehi: Derbi me Flamurtarin, ka diçka që më shqetëson
Skënderbeu është gati dhe do vazhdimësinë pas fitores së arritur në shtëpi me Laçin. Këtë herë korçarët luajnë në një transfertë të vështirë me Flamurtarin. Kjo javë ka qenë disi më e qetë për bardhekuqtë, ndërkohë që përballjen me vlonjatët trajneri Shehi e konsideron një derbi.

“Në disa javë nuk po merrnim pikë, edhe pse nuk po luanim keq. Me fitoren ndaj Laçit, për më tepër edhe me një lojë të mirë, tani shpresojmë për vazhdimësinë. Mendoj se ndaj Flamurtarit do të jetë një ndeshje si derbi, për rivalitetin e fortë mes dy kundërshtarësh. Në Vlorë kemi fituar vitet e fundit, por kjo ndeshje ka vlerësimin tim maksimal. Shpresojmë të bëjmë maksimumin, në vazhdën e takimeve të fundit, duke parë që luhet në kushte dhe fushë të mirë”, deklaroi durrsaku i pankinës së Skënderbeut.

Një problem për korçarët janë të huajt dhe Shehi e ka të vështirë të vendosë se kush do të luajë. Rregullorja lejon që vetëm katër futbollistë të huaj të luajnë njëkohësisht në një ndeshje të Superiores.

“Ka ende shumë gjëra për t’u zgjidhur. Kemi problem edhe me të huajt, që duhen përshtatur. Kemi më shumë se 6 që kanë cilësi, dhe që meritojnë të jenë në fushë, ndaj edhe ka dilema”, përfundoi Shehi.

Shehi: Hapi i parë për të dalë nga kriza, Pervan lojtar me cilësi
Trajneri  i Skënderbeut, Orges Shehi, foli për emisionin “Gol pas Goli” në “Supersport” pas përfundimit të ndeshjes ndaj Laçit, ku skuadra e tij u rikthye te fitorja në kampionat pas gjashtë humbjeve radhazi. Tekniku durrsak foli për emrat e rinj si Dajsinani dhe Pëllumbi, por edhe për kroatin Pervan që bëri një paraqitje shumë të mirë.

NDESHJA – “Sigurisht që jemi të kënaqur, sepse u rikthyem te fitorja. Kishim harruar shijen e fitore. Më vjen mirë që skuadra u rikthye dhe këto tri pikë do t’i japin shumë skuadrës. Më vjen mirë që blerjet e reja po shkrihen me ekipin, po ambientohen. Jam shumë i kënaqur me lojën”. DEBUTUESIT – “Sibo është një lojtar që ka ardhur në janar. Duke parë cilësitë e tij, më vjen keq që nuk e kemi kartonin e tij, pasi është i huazuar. Realisht, është një lojtar që i bën punë skuadrës. Pëllumbi është një lojtar që ka besimin tim maksimal. Pak e nga pak i kam dhënë minuta dhe gjithmonë kur luan, jam i qetë. Ka shumë të ardhme dhe unë kam besim dhe jam simpatizant i lojtarëve të rinj. Pas largimit të Alitit, unë do t’i besoj, por ai e ka në dorë nëse do ta mbajë vendin ose jo. Dajsinani? Kam vendosur që pas ndeshjes kundër Krujës ta bëj këtë ndryshim. Skuadra po pësonte shumë dhe desha t’i jap qetësi Aldos (Teqjas), prandaj aktivizova Dajsinanin”.

PERVAN – “Marko është një lojtar që ka shumë cilësi. Duke parë që çfarë cilësish ka, e futa që në ndeshjen kundër Krujës. Është një lojtar që na bën shumë punë. Duke pasur Tosiç dhe Taipin, mund të them se kemi një skuadër me shumë kualitet. Gradualisht, skuadra do të rregullohet. Kemi problem me lojtarët e huaj, pasi kemi dy shqiptarë që nuk mund t’i aktivizoj. Kemi lojtarë me vlera në stol, por që nuk mund t’i aktivizoj”.

KRIZA – “Shumë e drejtë, pas katër humbjeve të fazës së parë, skuadra mendoi që ta lente pas këtë krizë. Bëmë ndeshje përgatitore shumë të mira, por për fat të keq, na u dëmtuan lojtarët. Ndeshja kundër Partizanit na gjeti të paplotë dhe ajo humbje ndikoi për vazhdimësinë. Megjithatë, sot është hapi i parë për ne, pasi morëm një fitore me shumë vlera dhe me lojë shumë të bukur”, përfundoi Shehi.

Shehi kërkon kthesën: Deçizive për ne, kundër Laçit dua “dhunë”!
Skënderbeu do të presë Laçin nesër në Korçë, në një nga ndeshjet më të forta të kësaj jave. Ekipi i Orges Shehit po kalon një krizë rezultatesh dhe në përballjen kundër bardhezinjve vjen nga 6 humbje rresht!

Trajneri bën thirrje për kthesë në konferencën për shtyp përpara ndeshjes dhe tregon mënyrën e duhur për t’u rikthyer te rezultatet pozitive. Shehi ka besim te djemtë e tij, ndërsa nuk e përcaktuar akoma formacionin titullar për ndeshjen kundër ekipit të Prengës.

SITUATA – “Pas këtyre rezultateve, çdo ndeshje është e vështirë dhe duhet bërë maksimumi që nesër të kthehemi me patjetër te tre pikët. Sigurisht që kemi pasur një ndeshje Kupe në mesjavë dhe kemi qenë më pak të ngarkuar në stërvitje, pasi edhe në Kupë luajtëm me formacionin në funksionon të ndeshjes me Laçin.”

LAÇI – “Është ndeshje e rëndësishme, jemi përgatitur mirë. Kemi punuar me seriozitet gjatë gjithë javës. Do japim 100% të kthehemi te fitorja, pasi na shërben për vazhdimësinë, na shërben edhe për anën psikologjike. Shumica e lojtarëve janë të rinj dhe rezultatet negative ndikojnë. Kështu që është një ndeshje me rëndësi të madhe.”

SKËNDERBEU – “Po t’i bëjmë rezymenë skuadrës nga fillimi i sezonit, kemi pasur largime dhe dëmtime. Ata që kanë ardhur në janar po rriten fizikisht gradualisht. Disa prej tyre do jenë në fushë nesër. Kemi skuadër të re, do ketë emra të rinj.”

“Problemi i golit? Që të fitosh duhet të shënosh. Gjatë kësaj periudhe kemi prodhuar, por nuk kemi qenë agresivë për të shënuar. Duhet edhe pak ‘dhunë’ sportive për të realizuar.  Nesër na del për detyrë t’i bëjmë të gjitha këto, sepse pa shënuar nuk fitohet. Nesër na duhet me patjetër fitorja dhe duhet të sulmojmë me forca të shumta, sigurisht pa harruar edhe prapavijën. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm.”

“Formacioni? Kemi ende disa dilema, pasi nesër do të kemi sërish mungesa. Disa për arsye dëmtimi, kurse ndonjë edhe për arsye familjare. Kështu që duke iu bashkëngjitur problemit të huajve, do bëjmë një përzgjedhje në varësi të kundërshtarit dhe ndeshjes. Nuk mund ta them formacionin.”

Rezultatet negative dhe largimi i Alitit, “zbërthehet” Orges Shehi
Orges Shehi, trajneri i Skënderbeut, ka dalë sot para mediave dhe ka folur për ndeshjen e radhës me Besëlidhjen në Kupë. Gjithashtu në fokus ishte edhe situata aktuale që po kalon ekipi korçar.  “Është ndeshja e kthimit, kemi marrë një rezultat pozitiv ndeshjen e parë. Edhe nesër do ta vlerësojmë maksimalisht dhe në kuadër të kësaj do të fusim gjithë lojtarët që mendojmë që mund të jenë më të gatshëm për këtë takim”, u shpreh durrsaku, duke paralajmëruar se do të hedhë në fushë më të mirët kundër lezhjanëve.

Së fundmi, veç Fidan Alitit, nga Skënderbeu ka ikur edhe Ardit Hoxhaj. Dy lëvizjet në dalje janë komentuar nga trajneri Shehi, i cili deklaroi: “Janë dy largime të rëndësishme. Alitin e prisnim nga momenti në moment. Duke qenë lojtar me cilësi, duke qenë lojtar i përfaqësueses së Kosovës, e dinim që oferta nga jashtë kishte vazhdimisht.

Ato u konkretizuan në ditën e fundit. Largimi i tij na dobëson nga organika, por është në kuadër të strategjisë që ka klubi. Është një transferim që do ia uronim kujtdo. Hoxhaj është larguar dje në drejtim të një klubi tjetër. Do më shumë minuta dhe shpresoj t’i ketë aty ku do të shkojë”.

Klubi korçar ka dalë me deklaratë dhe ka kërkuar zbardhjen e ngjarjes në Fushë-Krujë. Në të kundërt, Skënderbeu ka “kërcënuar” me largim nga kampionati. “Unë jam trajneri i skuadrës, kurrsesi nuk mund të komentoj deklaratat e presidentit. Ai është shkalla më e lartë e klubit. Ne do të përqendrohemi te ndeshja e nesërme me Besëlidhjen. Nuk duhet të qahemi për atë që iku, pasi duke e bërë diçka të tillë do të humbasim edhe atë që do të vijë. Fokusi është te fushë dhe ndeshja. Duhet të përqendrohemi te ndeshja e nesërme. Me çështjen merren drejtuesit e klubit”, shtoi Shehi.

Në fund trajneri i Skënderbeut flet edhe për ecurinë negative të javëve të fundit: “Rezultat nuk kanë qenë ato që dëshironim, do bëjmë maksimumin të kthehemi që këtë javë te rezultatet pozitive. Ka pasur shumë faktorë që kanë ndikuar dhe një prej tyre është se nuk e kemi pasur kurrë grupin e plotë. Me Laçin do jenë të gjithë dhe shpresojmë të kthehemi aty ku duhet. Nuk është mirë për të gjithë ne, për vazhdimësinë e skuadrës, që mos të marrim rezultatet pozitive”.

Shehi: Ne nuk luajmë për të prishur punë, dëmtimet na penalizuan
Trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi ka folur pas humbjes kundër Partizanit për “Supersport”, ku pranoi se dëmtimet e kanë penalizuar skuadrën e tij. Gjithashtu, Shehi refuzoi të gjitha zërat që e konsideronin Skënderbeun si një skuadër për të prishur punë.

Ndeshja – Tani, për sa i përket lojës, ne u munduam të mos dalim nga loja jonë, pavarësisht terrenit. E nisëm mirë dhe u ndëshkuam nga një moment ku nuk e meritonim. Por merita ka kundërshtari për realizimin e golit. E nisëm ndeshjen në disavantazh dhe kjo ishte diçka shumë e keqe për ne. Gjithsesi, ne do të vazhdojmë punën.

Taipi – “Taipi ka vetëm 4 ditë me skuadrën, luajti në Kupë. U nisa nga paraqitja e Gexh në Kupë dhe me Teutën, prandaj e aktivizova para Taipit. Megjithatë, Gexh nuk funksionoi dhe aktivizova Taipin. Më pëlqeu shumë dhe është një lojtar që premton.

Mungesat – “Realisht, kemi provuar shumë. Kemi futur Pëllumbin nga e djathta, pastaj nga e majta. Nuk kemi pasur bollëk zgjedhjesh, edhe Krasniqin kam menduar ta aktivizoj apo jo. Jemi munduar të aktivizojmë lojtarët më të mirë në këtë fushë, por dëmtimet na penalizuan”.

Lëvizjet në fushë – “Është e drejtë. Filluam të ndryshojmë pozicionet në fushë, duke parë aftësitë e lojtarëve. Gjithsesi, gjërat nuk funksionuan dhe pavarësisht ndërrimeve, loja nuk u përmirësua. Të gjitha zëvendësimet ishin të detyruara. Shpresoj të ndryshojmë me njerëz në fushë, për të marrë rezultatet që na duhen me doemos”.

Krasniqi – “Krasniqi është lojtari jonë kryesor, por nuk është në formë optimale. Një ditë ka që bën stërvitje dhe me aktivizimin e tij, rrezikuam shumë. Por shpresoj të rikthehet në formë optimale sa më shpejt, pasi ai është pika jonë e referimit”.

Humbja e pestë radhazi – “Unë e kam thënë dhe dje në konferencë që nuk dua të komentoj thashethemet e kafeneve. Ne luajmë për veten tonë dhe nuk duam t’i prishim punë skuadrave të tjera. Për pesë humbjet radhazi, nuk kemi asnjë lidhje me Dinamon e para disa sezoneve, pasi ata ishin të mbushur me yje. Ne kemi çuna që derdhin djers, por nuk janë në nivelin e asaj Dinamoje që ra”,- përfundoi Shehi.

Shehi: Ndjenjë e mirë pas fitores, s’heqim dorë nga objektivat madhorë
Trajneri i Skënderbeut Orges Shehi, foli para medieve në përfundim të takimit të parë të Kupës së Shqipërisë ndaj Besëlidhjes në transfertë. Tekniku durrsak u shpreh i gëzuar me fitoren, sidomos për faktin se ndeshja u zhvillua në një terren shumë të rënduar.

“Të fitosh ndeshjen e parë në Kupë jashtë të bën të ndjehesh mirë. Besëlidhja është një kategori më poshtë se ne, por nga ajo që pamë në ndeshje, ata ditën shumë mirë t’i përshtaten terrenit, që ishte mjaft i rënduar. U bë më shumë një lojë fizike, sesa mënyrën e lojës sonë”.

“Flas për ecurinë e skuadrës sime, s’kam pse komentoj Partizanin. Partizani është rivali jonë me të cilët do të përballemi pas tre ditësh. Ne pavarësisht largimeve të lojtarëve jemi një skuadër që kemi bërë mirë, dhe ndoshta duhet të kishim marrë më shumë pikë në renditje, duke qenë se kemi dhënë më shumë në fushë. Sigurisht dhe duke qenë pjesë e këtij klubi e këtij ambienti, që vitet në këto vite ka fituar shumë, kurrsesi nuk mund të heqim dorë si madhorë nga kupa dhe kampionati”, përfundoi Shehi.

Shehi: Me Partizanin si derbi, jemi pranë një lojtari
Skënderbeu do të nisë ndeshjet zyrtare për këtë vit të ri në sfidën ndaj Besëlidhjes në kupë. Më pas, në fundjavë korçarët do të presin Partizanin në një supersfidë e gjitha për t’u shijuar. Numri një i stolit, Orges Shehi ka folur sot për “RTSH Sport”, ku është shprehur:

Rifillimi i sezonit – “Është e vërtetë që fillon edicioni për këtë vit, fillon gjysma e kampionatit që sapo kemi lënë pas vitin e shkuar. Fillojmë me një ndeshje Kupe dhe duhet respektuar maksimalisht që të marrin një rezultat të favorshëm, që do të na çojë të qetë në ndeshjen e dytë”.

Objektivat – “Pavarësisht kampionatit, nuk duhet të lëmë pas Kupën, pasi jemi ne mbajtësit e saj. Duhet të shkojmë deri në fund dhe ta fitojmë këtë trofe.

Merkato – “Po vuajmë shumë mungesa, por jemi aktivë në merkato, pasi nuk e kemi mbyllur ende. Jemi shumë pranë një lojtari dhe jam i bindur se do të realizohet ky transferim. Na duhet një mesfushor dhe besoj se do të vijë, por le të presim dhe ca ditë që ta zyrtarizojmë.

Sfida me Partizanin – “Padiskutim që është ndeshje me rëndësi për ne, ka qenë njëfarë derbi mes nesh dhe Partizani. Por duhet të kalojmë ndeshjen e Kupës njëherë, pastaj të mendojmë për Partizanin”.

Shehi vlerëson Besëlidhjen: “Kockë e fortë” në Kupë
Nesër në mesditë do të nisin ndeshjet e para të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë, ku Skënderbeu e Partizani do të luajnë në transfertë. Korçarët e luajnë ndeshjen e parë të këtij turi në Lezhë, ndërkohë që Partizani është mysafir në Krujë. Trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi, këtë e quan një ndeshje serioze ndaj një kundërshtari që në Kupë gjithmonë ka bërë befasi, por për SportEkspres.com ai deklaroi se në Lezhë shkojnë për të siguruar kualifikimin.

“Besëlidhja ka qenë gjithmonë ‘kockë e fortë’ në Kupë dhe ne këtë e kemi menduar seriozisht për takimin nesër. Duke qenë në këto situata, vlerësimi ynë është maksimal dhe do të shkojmë për të siguruar kualifikimin që në takimin e parë”, ishte kjo deklarata e Orges Shehit për lidhur me takimin e Kupës nesër ndaj Besëlidhjes, e cila luhet në stadiumin “Brian Filipi” në Lezhë.

Ndërkohë që trajneri i Besëlidhjes i qëndron deklarimit të dhënë në SportEkspres.com tre ditë më parë, teksa shprehet se nesër Besëlidhja nuk do ta nisë si inferiore sfidën ndaj Skënderbeut. “Është e vërtetë deklarata se Besëlidhja ka qenë protagoniste në ndeshjet e Kupës, dhe nesër kështu do të ndodhë me Skënderbeun. Nuk do të hyjmë si inferiorë në këtë sfidë, edhe pse kemi përballë një nga skuadrat më të mëdha të futbollit shqiptar në dhjetë. Do jemi vërtet surpriza e Kupës së Shqipërisë në këtë sezon”.

Takimi Besëlidhja-Skënderbeu luhet nesër në ora 14:00 në stadiumin “Brian Filipi” të Lezhës, dhe ky është takimi i parë i turit të dytë të Kupës së Shqipërisë.

AGRON KAJA

Shehi i kënaqur, zbulon afrimin e dytë te kampionët
Skënderbeu dhe Teuta u ndanë në barazim pa gola sot në Durrës dhe tanimë mendojnë për pjesën e dytë të sezonit. Pas takimit, trajneri i korçarëve, Orges Shehi, foli për gjendjen e skuadrës së tij dhe njoftoi afrimin e Shqiprim Taipit në mesfushë.

“Jemi të kënaqur, por duhet të korrigjohemi aty ku kemi probleme. Kemi mungesa, për fatin tonë të keq kemi dëmtime. Kemi marrë Asanin dhe Taipin, ndërkohë që edhe ata nuk kanë ende formën e duhur. Shpresa ime është të kthehen sa më shpejt”.

“Bregu do qëndrojë për disa kohë jashtë. Për Lulajn dhe Krasniqin do bëjmë çmos t’i kemi për ndeshjet me Partizanin. Synimi ynë është të kthehemi skuadra e fillimit të sezonit. Do bëjmë më të mirën që të kthehemi aty ku na takon”, tha Shehi për “RTSH Sport”.

TAIPI – Mesfushori qendror ka pasaportë të Kosovës dhe nuk konsiderohet i huaj. Taipi, vëllai i Gjelbrimit, u largua nga Shkëndija e Tetovës pak ditë më parë. Futbollisti 21-vjeçar nuk kishte hapësira te kuqezinjtë. Këtë sezon luajti pesë ndeshje dhe vetëm një herë e nisi si titullar.

Në të shkuarën në Maqedoni ai është aktivizuar për Turnovon, ndërkohë që Shkëndija e pat huazuar më pas te Shkupi dhe Prishtina në Kosovë. Tanimë ai do të provojë Superioren. Shehi e donte me ngulm mesfushorë qendre dhe në vijim mund të ketë edhe ndonjë afrim tjetër.

Shehi prek çështjen Aliti: Ky është futbolli profesionist, por si trajner…
Fidan Aliti mbetet ende një çështje te Skënderbeu. Kontrata e futbollistit mbaron në fund të sezonit, por për mëngjarashin po diskutohen disa oferta dhe nuk do ishte çudi që në ditët në vazhdim, mbrojtësi të largohej nga skuadra korçare. Trajneri i Skënderbeut ka folur për 24-vjeçarin në një intervistë për “RTSH Sport”.

“Në vija të përgjithshme jemi mirë. Përveç dëmtimit të Bregut që na erdhi si rrufe në qiell të hapur, gjithçka po shkon mirë. Mungesa e tij është shumë e dëmshme për ne, pasi është një lojtar thelbësor për lojën tonë. Demtes do i duhen dhe disa dhe nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë të fazës së tretë, kështu që do të na duhet të bëjmë pa të”.

“Jemi përballur me kundërshtarë të fortë si Tirana dhe Bylisi që është ekipi më i fortë i Kategorisë së Parë. Jam i kënaqur shumë nga loja. Çunat kanë pasur dëshirë të bëjnë, por në ndeshje e fundit kemi pasur dhe mungesë fati”.

ALITI – “Çështja e Fidanit (Alitit) është se jemi në futboll profesionist. Situata është e tillë që ai dhe mund të largohet. Megjithatë në aspektin sportiv, sigurisht që kjo nuk është gjë e mirë për mua si trajner”.

“Takaj nuk flet në ajër”, Shehi do titullin dhe… përforcime
Orges Shehi ka përsëritur vetveten dhe kërkon përforcime. Trajneri i Skënderbeut, në një lidhje direkte me emisionin “Sport News Plus” në News 24, thekson se pret lojtarë në ekipin e tij. Më së shumti nevojat janë në mesfushë, pasi Demte dhe Lulaj janë dëmtuar. Veçse për merkaton, tekniku durrsak ka komentuar edhe shtyrjen e kampionatit.

MERKATO – “Duke pasur parasysh që ne na duhen lojtarët, na duhen sidomos në repartin e mesfushës, po bëjmë çmos që ato lojtarë t’i gjejmë. Por jemi koshientë që është e vështirë të gjesh lojtarë me cilësi dhe që bëjnë diferencën. Kemi qenë në bisedime në çdo moment me drejtuesit. Ata e dinë shumë mirë se ne na duhen lojtarë dhe po punojnë. Në dijeninë time dhe në kontaktet e mia të përditshme që kam si me presidentin, si me drejtorin, ata janë duke punuar me intensitet të lartë për të gjetur lojtarë. Kështu që i kthehem asaj që thashë më parë, shpresoj që t’i gjejmë”.

SHTYRJA E KAMPIONATIT – “Duke qenë se këto ditë janë të ftohta, sidomos për ne që në Korçë duhet të përballemi me motin e ftohtë, mendoj se është një vendim i drejtë duke parë kushtet atmosferike. Kështu që na jep mundësinë të punojmë edhe një javë më shumë dhe për të luajtur në kushte më optimale. Me këto ngrica që po kalojmë tani është e vështirë”.

DEKLARATA E TAKAJT – Pak ditë më parë presidenti i Skënderbeut ka theksuar se gabojnë ata që nuk e llogarisin Skënderbeun për titull. Edhe Shehi mendon njëlloj: “Sigurisht që presidenti nuk flet në ajër, bazohet te grupi, te lojtarët që janë aty. Ne kurrsesi nuk mund ta përjashtojmë veten nga gara. Se si na llogarisin të tjerët është punë për ta, në llogaritë tona dhe me kontingjentin që kemi, shpresoj që edhe të përforcohemi pak dhe me rikthimin e dy dëmtimeve që kemi, ne jemi të qartë se do të luftojmë për objektiva madhorë, siç i ka hije Skënderbeut”.

Alarmohen te Skënderbeu, Shehi: Na duhen shumë lojtarë, kam frikë se…
Skënderbeu zhvilloi miqësoren e radhës ditën e sotme dhe djemtë e drejtuar nga Orges Shehi triumfuam me rezultatin 4-1. Pas ndeshjes, tekniku durrsak ka komentuar paraqitjen e bërë nga futbollistët e tij.

“Na shërben kjo miqësore në aspektin fizik dhe taktik. Ekipi u shpreh mirë sot. Veç disa minutave në pjesën e parë, ekipi bëri mirë në vazhdim”, tha për mediat shkurtimisht Shehi, i cili më pas “qan” dëmtimet.

“Na shtohen dëmtimet, Demte na mungon për disa kohë. Na është dëmtuar Bregu dhe tanimë Lulaj. Kërkonim 2 lojtarë, tani na duhen më shumë. Kam frikë se nuk do t’i gjejmë, pasi kjo periudhe nuk të jep shumë opsione”, shton durrsaku.

Më tej ai thekson se kanë nevojë për lojtarë në mesfushë, ndërkohë që duhet zëvendësuar edhe Bregu: “Kemi nevojë për mesfushë. Dëmtimi i Bregut na bën që të marrim edhe një tjetër. Epiqendra është mesfusha. Tani përmenden shumë emra, por nuk e quaj të kryer kur t’i shoh lojtarët të jenë nën urdhrat e mia”.

Shqetësojnë Bregu e Demte, Mema e Shehi “zbulojnë” merkaton
Skënderbeu dhe Tirana u përballën dje në një ndeshje miqësore që u mbyll me fitoren e korçarëve. Trajneri i korçarëve, Orges Shehi, pas takimi fola me nota pozotive. Këto ndeshje në shërbejnë, është një test që la shije të mirë. Merkato? Përderisa nuk kanë firmosur, nuk them dot emra. Jemi shumë afër, shpresojmë të na vijnë ata lojtarë, pasi vërtetë kemi nevojë në ato pozicione”, u shpreh Shehi për “Supersport”.

Më pas e mori fjalën edhe trajneri i Tiranës, Ardian Mema. “Kërçiku, Hasani e Daja nuk kane qenë me ekipin. E konsideruam si një seancë stërvitore, pashë anën fizike. Gjërat kanë ndryshuar. Merkato? Nuk, mund të them emra, në ditët në vazhdim do negociojmë me dy futbollistë për të qenë pjesë e Tiranës”, u shpreh tekniku i bardhebluve.

DËMTIMET – Në takimin Skënderbeu-Tirana, sulmuesi Dejvi Bregu u përlas me Marvin Turtullin dhe ka pësuar një dëmtim në krah, madje frakturë. Vlonjatit do i duhet të bëjë një ndërhyrje dhe kështu do të qëndrojë për disa kohë jashtë fushave të blerta.

Një ditë më parë, nga pjesëtarë të klubit bardhekuq u bë me dije se për Bregu me shumë mundësi do të mbetet jashtë fushave të blera për rreth 3 muaj. Por sot “A2 News” raporton se do të kthehet për 3-4 javë. Gjithsesi pas kësaj periudhe do duhet që Bregu të fitojë formën sportive dhe të nisë të luajë.

Benejam Demte është një tjetër lojtar që shqetëson Skënderbeun dhe me shumë mundësi ai e ka mbyllur sezonin për shkak të një dëmtimi. Në miqësoren ndaj Tiranës ai nuk ishte në fushë dhe tanimë pritet të shihet se si do të shkojë rikuperimi i tij.

Shehi e bën të qartë: Nuk jemi Skënderbeu i dikurshëm
Skënderbeu ka filluar stërvitjen prej disa ditësh në “Tropikal Resort” në Durrës. Ecuria e dobët e dhjetorit, ka bërë që Skënderbeu ta shohë veten në vendin e pestë të tabelës, shtatë pikë larg kryesuesve të Partizanit. Për këtë, por edhe për çështje të tjera, ka folur trajneri i korçarëve Orges Shehi, në një intervistë për “RTSH Sport”.

“Ka qenë një muaj i keq për ne përsa i përket rezultateve, jo i përsa i përket lojës. Kemi luajtur shumë mirë, por s’kemi marrë pikët. Shpresoj që kjo gjë të ketë kaluart tashmë”.

MERKATO – “Sigurisht që kemi nevojë të afrojmë lojtarë, por dihet që merkato e janarit nuk të jep shumë mundësi. Kemi piketuar dy tre lojtarë dhe shpresojmë që përforcimet të na vijnë sa më shpesh”.

“Unë jam dakord që Skënderbeu i tetë viteve nuk ka qenë në këtë pozicion, por duhet të jemi të ndërgjegjshëm se skuadra ka pasur ndryshime të mëdha. E filluam mirë, por më pas patëm një seri rezultatesh negative. Kemi pasur dhe shumë dëmtime. Shpresoj që grupi të rikthehet i plotë e t’i kthehemi ecurisë pozitive”,përfundoi Shehi.

Shehi paralajmëron rivalët, Dita mesazh për drejtuesit
Skënderbeu e mbylli vitin jo në mënyrën e duhur, çka ka bërë që edhe vendi i parë të jetë shtatë pikë larg. Gjithsesi në kampin korçar tregojnë se kanë shumë uri për të fituar. Është mesfushori Bruno Dita ai që shprehet kështu në Supersport: “Kemi të njëjtin uri për të fituar. Ishte çështje fati që humbëm ndeshjet e fundit”.

I pyetur nëse në rezultatet e korçarëve ka ndikuar fakti që te Skënderbeu presin vendimin e CAS, mesfushori shprehet:  “Nuk e kemi menduar çështjen e CAS. Ishte një moment vjet, dy javë që e kishim mendjen. Klubi u mundua të na e largonte vëmendjen nga vendimi”.

Dita e thotë hapur, Skënderbeu ka nevojë për merkato: “Normalisht do na shërbejë kjo periudhë për të kapur gjendjen fizike. Shpresoj që klubi të bëjë blerje, pasi realisht kemi nevojë për përforcime në çdo pozicion. Skënderbeu është mësuar të jetë në krye dhe mendoj se 7 pikë nga Partizani nuk janë asgjë. Ka edhe dy faza për t’u luajtur.

Nga titulli nuk heq dorë as trajneri Orges Shehi, i cili në një lidhje direkte me emisionin “Pressing” në ABC News u shpreh mes të tjerash: “Ne llogarisim veten, nuk është se presim të na llogarisin të tjerët për titullin. Jemi në një pozicion, ku mund të bënim më mirë. Javët e fundit rrëshqitëm pak, por kurrsesi nuk do të heqim dorë për të shkuar aty ku na takon”.

Merkato dhe “fundi i mallkimit”, Shehi motivon ekipin
Skënderbeu ka filluar stërvitjen prej tre ditësh në “Tropikal Resort”. Kampionët në fuqi i duhet të lënë pas krahëve ecurinë negative të muajit dhjetor dhe trajneri Orges Shehi është shprehur besimplotë që skuadra e tij do të rikthehet te rezultatet pozitive. Në një intervistë për “Supersport”, tekniku i klubit korçar foli dhe për planet e merkatos.

“Kemi kaluar një fund faze shumë të dëshpëruar.  Ishte një muaj i mallkuar për ne dhe u mërzitëm shumë, por besoj se e kemi kaluar tashmë. Ekipi është rikthyer në stërvitje me shumë energji.

Sigurisht që gjatë të gjithë kësaj periudhe kemi qenë në kontakte të vazhdueshme. Por, merkato e dimrit nuk të ofron shumë, por kemi piketuar dy tre lojtarë dhe po presim nga dita në ditë konfirmimin”

“Ne jemi pjesë e një skuadër që vetë rezultatet dhe titujt e dekadës së fundit flasin vetëm. E nisim mirë dhe tani jemi shkëputur pak nga kreu. Çështje të tilla ndikojnë pak të skuadra, por do përpiqemi të bëjmë gjithçka mirë në fushë. E ta presim vendimin në një pozitë të mirë në tabelë”, përfundoi trajneri i Skënderbeut.

Shehi i jep kurajo Skënderbeut: Iku muaji i mallkuar, rikthehemi protagonistë
Në dy fazat e para të Kategorisë Superiore, Skënderbeu është skuadra që tregoi luhatje të mëdha, kryesisht në katër javët e fundit që pësoi humbje. Për SportEkspres.com, trajneri i korçarëve Orges Shehi, këtë e quan si një situatë që i përket një muaji të mallkuar, që ai mendon se skuadra e tij e ka kaluar.

Durrsaku e ka nisur karrierën si futbollist me Teutën në vitin 1994, ku luajti 10 sezone, për të vazhduar më pas me Bylisin, Vllazninë, Partizanin e Besën, ndërkohë që në sezonet 2010-2018 ka mbrojtur portën e Skënderbeut. Në pankinë kjo është përvoja e parë për Shehin, i cili e nisi me një skuadër kampione.

INTERVISTOI: AGRON KAJA

Në dy fazat e para të Superiores, Skënderbeu u rendit në vendin e 5-të, ishte kjo skuadra më e mirë në 18 javë?

-Në mesin e fazës së dytë Skënderbeu ishte në kreun e renditjes, por në 3-4 ndeshjet e fundit fati nuk ka qenë me ne. Jo vetëm rezultatet, por edhe te dëmtimet e disa futbollistëve titullarë kanë qenë kryesore për renditjen aktuale në dy fazat e para.

Në këtë situatë te Skënderbeu, kanë patur ndikim financat dhe pritshmëria e dënimit nga FIFA?

-Skënderbeu nuk ka patur asnjëherë probleme me financat. Dëmtimet, fati dhe aspekti psikologjik kanë ndikuar në këtë situatë, por muaji i mallkuar i Skënderbeut tashmë ka kaluar. Skuadra do të rikthehet në fazën e tretë protagoniste si më parë.

Kjo ka qenë arsyeja që ju dhatë dorëheqjen nga skuadra disa javë më parë?

-Pas ndeshjes me Luftëtarin mendova se trajneri duhet të marrë i pari përgjegjësitë, për të kuptuar edhe skuadra përgjegjësitë e saj. Ndaj mendova se mos duhej një emër i ri që ta vazhdonte më mirë rrugën e këtij sezoni. Por gjeta mirëkuptimin e plotë me presidentin.

Si ka qenë reagimi i skuadrës për këtë situatë që ka kaluar kryesisht në katër javët e fundit të fazës së dytë?

-Mendoj se skuadra duhet të ishte më e përqendruar në katër ndeshjet e fundit të fazës së dytë dhe duhet të kishte marrë më shumë pikë. Në këto ndeshje më shumë jemi ndëshkuar nga episode për gabime njerëzore, prandaj edhe renditja jonë erdhi në zbritje.

Po mbështetja e presidenti, Takaj, si ka qenë në këtë situatë që kaloi Skënderbeu?

-Mbështetja nga presidenti ka qenë e plotë në të gjithë treguesit dhe ai mbetet figurë e nderuar në krye të Skënderbeut. Por duhet kuptuar se ndryshimet që janë bërë te skuadra e këtij sezoni, kërkojnë kohën e duhur që të harmonizohen mirë vlerat e lojtarëve në fushë.

Ku do t’i përqendroni përgatitjet tuaj me skuadrën në periudhën përgatitore deri më 20 janar që nis faza e tretë?

-Skënderbeu do ta zhvillojë fazën përgatitore dimërore në resortin “Tropikal”në Durrës. Vetë koha e shkurtër deri në nisjen e fazës së tretë na detyron që të përqendrohemi më shumë në eliminimin e mangësive në dy fazat e para dhe në harmonizimin e skuadrës.

Do të ketë zhvillime te merkato e Skënderbeut në këtë periudhë?

-Ne jemi në kontakte me disa lojtarë këtu në Kategorinë Superiore, njëherësh kemi biseduar edhe me dy futbollistë afrikanë. Kjo periudhë është e vështirë për një merkato cilësore dhe nuk të jep shumë mundësi që të gjesh lojtarë që dukshëm bëjnë diferencën.

Për objektivin e këtij sezoni, do të ndryshojë kurs Skënderbeu, apo vazhdon në kërkim të kreut?

-Në radhë të parë do të vazhdojmë punën përgatitore dhe në plotësimin e grupit me lojtarë të tjerë. Një renditje më e mirë mbetet synimi ynë kryesor. Pse jo, edhe të marrim kreun e renditjes. Diferenca me vendin e parë nuk është e madhe dhe e pamundur për t’u arritur.

Shehi: Kaluam një muaj të mallkuar, u mundëm nga një gjysmë rasti
Skënderbeu nuk ia doli as në Kamzë. Ekipi korçar e mbylli në mënyrën më të keqe këtë vit, duke regjistruar ndeshjen e pestë pa fitore. Katër humbje rresht janë shumë për kampionët në fuqi dhe Orges Shehi nuk është aspak i lumtur për këtë situatë.

Trajneri i Skënderbeut ka folur pas humbjes me Kamzën në emisionin “Gol pas Goli” në “SuperSport”, duke analizuar ndeshjen dhe momentin jo të ekipit të tij.

KRIZA – “Mendoj se është një muaj i mallkuar, pasi prodhojmë dhe nuk marrim pikët. Kush e ka parë ndeshjen e di se ne u mundëm me një gjysmë rasti dhe na vjen keq”.

DORËHEQJA – Nuk kam asgjë për të sqaruar. Çdo njeri, kur është pjesë e një skuadre ka të drejtën të mendojë. Është e drejta e çdokujt që të ketë mendimet e tij, por them se është një çështje e kaluar që nuk ia vlen të kthehemi”.

DËNIMI – “Nuk besoj se është shkaku kryesor, pasi skuadra bën mirë. Nëse lojtarët do të mendonin te ajo çështje nuk do stërviteshin mirë dhe nuk do vraponin në fushë. Nëse do të kishim luajtur ndeshjet si sot, nuk do ishim në këtë pozicion. Nuk është ky shkaku. Kemi një ngërç psikologjik. Skuadra kishte besim te rezultatet e mira. Kur goditesh rresht, edhe nga fati, besimi bie. Ana psikologjike na ka dëmtuar gjatë kësaj periudhe”.

OPINIONI – “Duke ndenjur në kushte të ngrohta mund të japësh mendime të ndryshme, që nuk kanë lidhje me atë që jepet në fushë. Lojtarët rrinë larg familjeve dhe stërvitjen në shi e borë. Lojtarët e vjetër janë kërkues, por nuk e kanë kaluar masën”.

GOLI I PËSIUAR – “U goditëm nga një gjysmë rasti. Vendosja e qendrës djathtas mund ta evitonim golin. Problemi i Muzakës erdhi në fund dhe na ndëshkoi. Kishim probleme me shumë lojtarë dhe na u prishën ekuilibrat. Rreshtimi deri diku na kënaq, por do të provojmë edhe në varësi të rezultatit”.