Orelesi

“Tërbohet” klubi i Ipko Superliga, shkak Dunga e Orelesi
Ismael Dunga dhe Nureden Orelesi janë dy nga lojtarët e lidhur me një kalim të mundshëm te skuadra e Gjilanit në Kosovë. Sulmuesi në fakt ka arritur marrëveshjen me Kukësin dhe nesër pritet të hidhet firma në kontratë. Edh për mesfushorin ka pasur zëra dhe lajme që e shikojnë atë si një objektiv për skuadrën e drejtuar nga Gentian Mezani.

Te Gjilani nuk janë ndjerë mirë për zërat që po qarkullojnë dhe së fundmi kanë dalë me një deklarët ku hedhin poshtë të kenë biseduar me Orelesin dhe Dungën. Jo vetëm kaq, pasi ka edhe “kërcënimë” për mediat nëse vazhdohet të përdoret emri i Gjilanit.

REAGIMI – “Nisur nga raportimet e fundit në mediat shqiptare dhe ato në Kosovë, Sport Club “Gjilani” demanton zërat e fundit që qarkullojnë për transferime të mundshme në klub. SC Gjilani nuk ka shprehur interesim dhe as nuk ka kontaktuar dy lojtarët e shumëpërfolur: Ismael Dungën dhe Nuredin Orelesin.

Zyra për shtyp e SC Gjilanit dëshiron të informojë gjithë opinionin sportiv se nga klubi janë të autorizuar vetëm dy drejtorët, si dhe trajneri, për të biseduar me futbollistët dhe për të ofertuar në lidhje me interesimet eventuale që ka klubi në të kundërtën do të demantojmë dhe do të përballemi ligjërisht me çdo person që tenton të përfitoj duke përmendur emrin e klubit tonë.

SC Gjilani gjithashtu njofton se drejtuesit e klubit janë në bisedime intensive me disa nga futbollistët të cilët janë në plan për edicionin e ardhshëm dhe shumë shpejtë pritet të ketë zyrtarizime të reja”, shkruhet në deklaratën e klubit të Gjilanit.

Orelesi: Përjashtimi na befasoi, na u duk sikur morëm lajme vdekjeje
Lojtari i Kamzës Nuredin Orelesi ka dhënë një intervistë për “Top Channel” ku ka folur për vendimin për të përjashtuar Kamzën nga Kategoria Superiore. Lojtari nigerian u shpreh se ky vendim i befasoi të gjithë futbollistët dhe se pasojat bien vetëm tek ata.

“Ishte një lajm shumë i keq, sikur na thanë që dikur ndërroi jetë. Ishim në stërvitje dhe menduam se do të kishte një ndëshkim edhe gjobë, por kur mësuam se do të zbrisnim dy kategori më poshtë, ishte diçka shumë e rëndë”

“Ne u nevrikosëm shumë për kohën shtesë, dhe kur dha më pas penalltinë gjithçka mbaroi. Vendimi u dha s’ka më diskutim. Në futboll duhet të luash me kokë. Unë mbaj mend ndeshjen Kukësi – Skënderbeu kur gjyqtari na dëmtoi, por ne e pranuam dhe asgjë nuk ndodhi. Shumë nga ata që shkaktuan dhunë janë kafe tani, por ne futbollistët vuajmë pasojat”, përfundoi nigeriani.

Orelesi: Skënderbeu si shtëpi për mua, do dëmtoheshim nëse luajmë në mbrojtje
Nuredin Orelesi do të jetë në fushë këtë javë si “ish” në sfidën ndaj Skënderbeut. Mesfushori i Kamzës do të rikthehet në Korçë, ku ka dalë edhe kampion. Për “RTSH Sport” nigeriani ka folur për sfidën e ardhshme të Kamzës, ku tregon se për të do të jetë një ndeshje e zakonshme, edhe pse ka kaluar mirë në kohën kur ishte pjesë e juglindorëve.

Orelesi shprehet i bindur se skuadra e tij mund të marrë maksimumin në këtë transfertë edhe pse e di se do të jetë e vështirë. 29-vjeçari tregon dhe për eksperiencën e tij në Kamzë, ku thekson se e kanë pritur mjaft mirë dhe në botën e futbollit kaq mjafton.

NDESHJA – “Nuk mendoj se është diçka e madhe se jam si kundërshtari, pasi edhe një vit më parë kam luajtur kundër Skënderbeut. Është një ndjesi e bukur, pasi Skënderbeun e konsideroj si shtëpinë time. Është një skuadër e mirë dhe ka një mentalitet fituesi, por dhe ne jemi gjithashtu një ekip i mirë dhe jemi gati që ta demonstrojmë këtë. Ne do të ikim në Korçë vetëm për tre pikë dhe ky është futbolli. Duhet ta përgatisim veten tonë për të marrë maksimumin. Nuk kemi asnjë arsye për të luajtur pas. kjo do të na dëmtonte shumë”.

SKËNDERBEU – “Kam fituar shuam atje. kam kaluar momentin më të mirë në karrierë, por vjen një ditë që duhet të lëvizësh për të provuar diçka të re. nuk kam folur me Orges Shehin këto kohë, por uroj që të takohem me të dhe ti uroj sukses për punën e re që ka nisur”.

KAMZA – “Jam përshtatur shpejt. Jam në një formë të mirë dhe po stërvitem shumë. Po përpiqem që të adaptohem me mekanizimin e duhur. Kam ndier një ngrohtësi kur kam ardhur në fillim si nga lojtarët, trajneri dhe presidenti. Mendoj se kaq duhet në futboll për të qenë i lumtur”.

Akuzat e të shoqes, reagon Orelesi: E kanë shtyrë…
Nuredin Orelesi nuk është ndjerë mirë kur ka lexuar që ish-gruaja e tij, Oluajemisi Kol, ka zbuluar detaje të jetës së saj me futbollistin, i cili është aktualisht pjesë e Kamzës. Gjithsesi lojtari polivalent e kupton situatën e krijuar .

“Ka shumë lajme që po qarkullojnë vërdallë në lidhje me martesën time. Unë ende e dashuroj gruan time dhe e kuptoj që ajo është shtyrë të bëjë atë që ajo nuk dëshiron, duke shkruar në rrjetet sociale. Pavarësisht gjithçkaje, ajo mbetet gruaja ime dhe e dashuroj atë”, shkruhet në postimin e Orelesit.

DEKLARATA E GRUAS SË ORELESIT – “E mbaj mend se si mamaja e tij më adhuronte dhe më lutej e falënderonte për gjithçka që unë bëja për djalin e saj. Ajo na sillte dhe fruta për mua dhe mamanë time. Gjithçka ndryshoi pas Kupës së Botës, kur djali i saj nënshkroi një kontratë profesionale dhe filloi të luante në Europë. Ajo filloi që të më trajtonte si një të huaj dhe unë pyesja veten a ishte e njëjta grua që më falënderonte më parë”.

“Aty nisa ta njoh vërtetë, kur djali i saj nisi që të fitonte të ardhura. Mund të them se pash ferrin me sy, pasi dola nga shtëpia me një fëmijë një vjeç në krah dhe të kërkoja pak paqe. Djali i saj më nisi para pak muaj më vonë për të marrë një shtëpi me qira”.

“Ai nisi që të mos interesohej direkt për djalin  tij ,por të merrte në telefon të afërmit e tjerë. Ai nuk na vizitoi për gjatë gjithë verës. Në korrik nga depresioni për pak sa nuk vrava veten”, shkruante mes të tjerash bashkëshortja e Orelesit, Oluajemisi Kol.

Orelesi: Ju tregoj pse zgjodha Kamzën, lutem për… Vllazninë
Nuredin Orelesi ka mbetur në Superiore. Vllazninë, me të cilën luajti vjet, ra në të Parën, ndërkohë që ofertës së bërë nga Kamza këtë verë ai iu përgjigj pozitivisht. Në një prononcim të dhënë për “Supersport”, ai tregon edhe pse pranoi propozimin e skuadrës periferike nga kryeqyteti.

“Zgjodha të luaj me Kamzën sepse nuk kanë një skuadër te keqe, skuadra është në Superiore dhe kjo më bindi. Nuk besoj se do pendohem që bëra këtë zgjedhje, ndeshjen e kaluar ekipi luajti mirë, por për fat të keq nuk morëm pikë. Fizikisht unë jam gati dhe jam në dispozicion të trajnerit. Nuk kam ardhur këtu thjesht për të bërë stërvitje dua të luaj që këtë javë, po e përsëris jam gjithmonë gati”.

Ndeshja e radhës për Kamzën është kundër Teutës: “Jemi përgatitur që nga fillimi i javës, trajneri na ka udhëzuar shpesh. Mendoj se kundër Teutës do të kërkojmë vetëm 3 pikët, nuk duam asnjë rezultat tjetër përveç fitores, të paktën ky është mendimi im”.

RËNIA E VLLAZNISË – Nigeriani ndjen keqardhje që kuqeblutë nuk do të jenë në elitë, teksa deklaron: “Nuk është se kam shumë për të diskutuar rreth Vllaznisë. Bëmë maksimumin, dhamë gjithçka për të qëndruar, për fat të keq ramë në Kategorinë e Parë. Lutem çdo ditë që Vllaznia të rikthehet në Superiore, me mua personalisht të gjithë janë treguar korrekt, edhe në aspektin e pagesës  unë jam shumë në rregull me klubin, kjo është ajo çfarë mund të them për Vllazninë”.

Orelesi mbetet në Superiore, prezantohet te Kamza
Momenti për një tjetër zyrtarizim te Kamza. Nuredin Orelesi, në fakt klubi periferik i kryeqytetit kishte njoftuar arritjen e marrëveshjes prej kohësh, ka mbërritur në Shqipëri dhe ka nënshkruar për një vit, duke qenë një vlerë e shtuar për skuadrën e drejtuar nga Bledar Devolli.

Orelesi ka luajtur në Superiore me disa ekipe, teksa ka fituar trofe me Dinamon e Skënderbeun, për të veshur më pas edhe fanellën e Vllaznisë sezonin e fundit. Nigeriani ka provuar të luajë edhe në Ukrainë para se të rikthehej sërish në Shqipëri.

Tanimë mesfushori, i cili mund të aktivizohet edhe në qendër të mbrojtjes, do të japë kontributin e tij për Kamzën, që e nisi kampionatin me një fitore në transfertë kundër Tiranës.

E bujshme nga Shkodra, Orelesi ka kërkuar largimin
Vetëm pak ditë në Shkodër, prezantim dhe… kërkesë për largim: A është e mundur që një gjë e tillë të ndodhë? E ka bërë Nurudin Orelesi, mesfushori i njohur i cili në Shqipëri ka luajtur me disa klube dhe ka shkëlqyer me Dinamon e Skënderbeun. Nigeriani dëshiron të provohet tek një ekip në Egjipt dhe ka kërkuar të lihet i lirë, raporton faqja “Sport nga Bajraktari”. Drejtuesit e  Vllaznisë kanë refuzuar prerë, duke i treguar kontratën, ndaj të paktën deri në janar mesfushori duhet të qëndrojë te Vllaznia.

Për të afruar atë në skuadër, shkodranët sakrifikuan mbrojtësin boshnjak Popovac, duke e larguar nga prova që ishte tek kuqeblutë, pasi ishte pranë firmës, por nënshkrimi i kontratës me Orelesin ndryshoi gjithçka, sepse nigeriani pranoi idenë e të luajturit si qendërmbrojtës.

Qendërmbrojtësi Orelesi prezantohet në Shkodër: Vllaznia ka plane ambicioze
Nurudin Orelesi bëhet futbollisti i parë i huaj që firmos këtë sezon për Vllazninë, një emër i rëndësishëm, që në Shqipëri ka fituar shumë dhe që konsiderohet ndër të huajt më cilësorë që kanë shkelur ndonjëherë në Superiore.

Tani mesfushori bëhet shkodran, një lëvizje rrufe nga Vllaznia, që e ka prezantuar sot ish-futbollistin e Skënderbeut, i cili me sa duket tani e tutje do të luajë në qendër të mbrojtjes, edhe pse roli i tij është mesfushor qendror.

“Kam luajtur për një kohë të gjatë kundër Vllaznisë, me njoh këtë skuadër. Kur më bënë ofertë, nuk u mendova gjatë dhe pranova. Në skuadrat e mëparshme kam luajtur si mesfushor difensiv apo si mbrojtës qendre. Këtu erdha për të luajtur në mbrojtje dhe kjo nuk përbën një problem për mua”, deklaroi sot nigeriani 28-vjeçar, i cili ka shumë eksperiencë brenda e jashtë Shqipërisë dhe nuk e premton me premtime, por është i bindur se do të jetë një Vllazni më e fortë se vitet e fundit: “Më treguan për kualitetet që dëshirojnë të afrojnë për të ndërtuar një skuadër konkurruese dhe shpresoj që ky të jetë një vit më i mirë se ata të mëparshmit. Megjithatë, nuk mund të premtoj asgjë. Nuk më pëlqen të bëj premtime, por natyrisht që kam dëshirë që ta ndihmojë ekipin të bëjë paraqitje sa më të mira. Nuk erdha te Vllaznia që skuadra të pësojë rënie në lojë dhe në paraqitje, por që të ketë rritje. Gjithsesi, llogaritë do t’i bëjmë në fund të sezonit.”

Spastrim te Skënderbeu, ikin Orelesi, Plaku e Idrizaj
Leonard Trebicka

Një ditë para se Skënderbeu të grumbullohet dhe të nisë fazën përgatitore verore, ka pasur zhvillime në kampin bardhekuq, ose më saktë të tjera largime. Pas Hamdi Salihit, Kornel Predeskut dhe Marvin Ogunxhimit, radha u ka ardhur Sebino Plakut dhe Nuredin Orelesit dhe Hektor Idrizajt. Sulmuesi u kthye te Skënderbeu në gjysmën e dytë të sezonit që sapo përfundoi, por tashmë është larguar përfundimisht. Ai nuk bën pjesë në listën e Sllovenisë. Në fakt, Plakut i ka përfunduar kontrata me juglindorët dhe palët janë ndarë këtu. Edhe nigeriani Nuredin Orelesi i ka thënë lamtumirë skuadrës korçare. Për largimin e tij kishte ditë që flitej dhe dje është mësuar se edhe ai nuk është pjesë e listës së lojtarëve, të cilët do të ketë në dispozicion trajnerit Ilir Daja në Slloveni. Futbollisti afrikan, me mbylljen e kontratës, është ndarë me Skënderbeun, pasi gjatë sezonit të fundit kishte humbur shumë nga forma e tij e dikurshme. Edhe mbrojtësi vlonjat, Hektor Idrizaj, duket se e ka mbyllur aventurën me juglindorët. Ai ka qëndruar në stol thuajse gjithë sezonin, por nuk është çudi që ditët në vazhdim të kemi edhe emra të tjerë, që mund të mbeten jashtë listës. Javë më parë është larguar edhe Masato Fukui dhe mbetet për t’u parë kush e ka radhën…

HASANI – Prej ditësh te Skënderbeu kanë nisur lëvizjet në dalje dhe në hyrje. Mes emrave që qarkullojnë si përforcimet e radhës janë ata të Afrim Takut dhe Edon Hasanit. Në fakt, ka një lidhje mes këtyre lojtarëve. Taku ende nuk ka kthyer përgjigjen përfundimtare dhe drejtuesit korçarë po mendojnë edhe për shkodranin Edon Hasani. Ky i fundit është lakuar edhe më parë si objektiv i Skënderbeut, por nga dje zërat janë shtuar. Nëse Taku kthen përgjigje negative, gjasat janë të mëdha që Hasani të bashkohet me Skënderbeun, por situata duhet ndjekur ditë pas dite.

PREZANTIMET – Siç ka bërë me dije “Sport Ekspres”, sot është radha që presidenti Ardjan Takaj të fillojë me prezantimet e lojtarëve të rinj. Donjet Shkodra, blerja e parë e bardhekuqve, do të prezantohet sot me ekipin. Në mesditë Takaj dhe Shkodra do të bëjnë edhe fotot zyrtare të prezantimit, ndërkohë që dy ditë më pas radhën do ta ketë Bruno Dita, i cili ka lajmëruar se do të niset nga Turqia për në Slloveni dhe aty do të bëjë edhe prezantimin. Nuk është çudi të kemi edhe ndonjë prezantim tjetër gjatë këtyre dy ditëve, sepse pritet të konkretizohen të tjera marrëveshje me lojtarë të tjerë nga ana e drejtuesve të klubit korçar.

Largimet

Hamdi Salihi

Marvin Ogunxhimi

Kornel Predesku

Sebino Plaku

Nuredin Orelesi

Masato Fukui

Hektor Idrizaj

Afrimet

Donjet Shkodra (zyrtare)

Bruno Dita (zyrtare)

Afrim Taku (?)

Edon Hasani (?)

Dëmtohet edhe Orelesi, Nimaga e zëvendëson
Leonard Trebicka

Planet e stafit teknik të Skënderbeut janë prishur gjatë seancës së djeshme stërvitore, në mes të së cilës mesfushori Nuredin Orelesi ka dalë nga fusha i dëmtuar. Nigeriani e ka ndërprerë stërvitjen, për shkak të një problemi fizik dhe kjo do të thotë se  ka pak shanset të luajë në finalen e sotme të kupës me Tiranën. Trajneri Ilir Daja është vënë në merak të madh, sepse Orelesi është lojtari i vetëm shkatërrues që ka në dispozicion. Duke ditur që edhe Tefik Osmani është i pezulluar, pozicioni i shkatërruesit bëhet edhe më shqetësues, por që dje stafi teknik ka provuar Nimagën, titullar në ndeshjen e fundit me Partizanin në kampionat. Lojtari nga Mali do ta zëvendësojë Orelesin në këtë ndeshje të rëndësishme.

RRESHTIMI I RI – Skënderbeu, sipas të gjitha gjasave, do të aplikojë një skemë të re loje në ndeshjen e sotme me Tiranën, ndërkohë që emrat, me përjashtim të Orelesit, mbeten ata që gazeta ka bërë me dije edhe dje. Mungojnë Osmani dhe Salihi të pezulluar nga Disiplina, por edhe Lilaj e Malaj të dëmtuar. Trajneri Daja nuk ka menduar ta rreshtojë ekipin me skemën e zakonshme 4-2-3-1, por të kalojë me skemën 4-1-2-3, që në momente të caktuara shndërrohet në 4-3-3. Kjo është risia e juglindorëve në ndeshjen e sotme. Mungesat e Salihit e Osmanit i kanë prishur jo pak punë Dajës, por më shumë akoma prish punë dëmtimi i Orelesit, gjithmonë nëse nigeriani nuk ia del. Në portë do të jetë kapiteni Orges Shehi. Në mbrojtje janë katër titullarët e zakonshëm Vangjeli dhe Mici në krahë dhe Radas e Jashanica në qendër. Përpara mbrojtjes, i vetëm do të jetë mesfushori nga Mali, Bakari Nimaga, i cili do të zëvendësojë Nuredin Orelesin. Pak përpara tij do të jenë Xhejms dhe Muzaka. Nigeriani do të luajë prapa sulmuesit të parë, kurse Muzaka do të bëjë më shumë organizatorin. Dhe në vijën e parë të sulmit do të kemi këtë herë tre lojtarë. Gavazaj dhe Latifi do të jenë krahët dhe Plaku në qendër. Kjo është 11-shja e Skënderbeut për ndeshjen e sotme ndaj Tiranës, formacion që pak a shumë është zyrtarizuar edhe nga trajneri Ilir Daja. Ai beson se ky është grupi më i mirë për të përballuar ndeshjen e sotme. Të gatshëm janë në stol lojtarë si Teqja, Gripshi, Ogunxhimi, Karimi e ndonjë tjetër.

Formacioni i mundshëm i Skënderbeut

Shehi – Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici – Nimaga (Orelesi) – Xhejms, Muzaka – Gavazaj, Plaku, Latifi