Olsi Gocaj

Edhe Gocaj drejt largimit, ofertë konkrete në tavolinë
Olsi Gocaj ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të Vllaznisë sezonin e shkuar, teksa luajti 26 ndeshje dhe shënoi 4 gola. Mbrojtësi i djathtë mbylli sezonin e tretë radhazi me kuqeblutë dhe e ardhmja e tij nuk dihet. Momentalisht është lojtar i lirë.

Nisur nga këto kushte, Gocaj ka marrë një ofertë së fundmi dhe është Besëlidhja që e do në skuadër anësorin. Trajneri Elvis Plori dëshiron të ketë në skuadër shkodranin. Edhe në të shkuarën lezhjanët e kanë tentuar atë.

SportEkspres.com mëson se Gocaj ka marrë një ofertë konkrete nga Besëlidhja, që është e gatshme të japë një shumë të konsiderueshme “cash” dhe pjesën tjetër të të ardhurave mbrojtësi ta marrë si pagë mujore në vazhdim.

Te Vllaznia kanë nisur të lëvizin së fundmi, por ende nuk ka asnjë rinovim. Gocaj normalisht do ta dëgjojë ofertën e klubit të vendlindjes dhe nëse është e duhura nuk ka arsye të ndryshojë ambient. Problemi është se ai dhe të tjerët nuk kanë kohën e mjaftueshme të presin pafundësisht që Vllaznia t’u bëjë një ofertë.

Olsi Gocaj do Superioren, mesazh apo nostalgji?
Vllaznia sezonin e ardhshëm do të luajë në Kategorinë e Parë, ndërkohë që një pjesë e mirë e lojtarëve pritet të largohen. Shpenzimet do të ulen dhe sigurisht që kërkesat ekonomike të disa futbollistëve nuk mund të plotësohen. Një prej lojtarëve më të paguar ka qenë edhe Olsi Gocaj.

Shkodrani i krahut të djathtë të mbrojtjes merrte rreth 4 milionë lekë në muaj dhe kuqeblutë normalisht që nuk mund të paguajnë në Kategorinë e Parë shifra të tilla. Gocaj normalisht do donte të luante në elitë dhe si çdo lojtar është i hapur për oferta në këtë periudhë merkatoje.

Ndodh shpesh që lojtarët “provokojnë” përmes rrjeteve sociale dhe Gocaj së fundmi ka postuar një foto me fanellën e Kastriotit, ekip i kthyer në Superiore. Lojtari polivalent ka luajtur vite më parë me krutanët dhe ka qenë ndër më të mirët. Vallë fotoja është një mesazh për Kastriotin, apo thjesht nostalgji. Ku i dihet…

Gocaj: Ta zgjidhim sot kualifikimin!
Mbrojtësi i Vllaznisë kërkon që skuadra e tij t’i japë drejtim çështjes së kalimit në çerekfinalet e Kupës. “Me cilësitë që kemi, besoj se do të vazhdojmë përpara”

Gaspër Marku

Olsi Gocaj, mbrojtësi i djathtë i Vllaznisë, ka theksuar dje në konferencën për shtyp para ndeshjes me Tiranën se skuadra kuqeblu vjen në këtë ndeshje pas një momenti pozitiv, pasi dy fitoret e realizuara ndaj Lushnjes dhe Luftëtarit për kampionat i kanë dhënë moralin e duhur futbollistëve, duke larguar atë ngërç psikologjik që i kishte pushtuar prej shumë javësh. Duke folur konkretisht për sfidën që do të luhet të sot në “Selman Stërmasi”, Gocaj thotë se Tirana meriton respekt, por nga ana tjetër Vllaznia udhëton për rezultat pozitiv dhe me synimin për ta zgjidhur kualifikimin që në Tiranë, ku përpos një fitoreje të mundshme, edhe barazimi me gola konsiderohet një rezultat pozitiv.

Olsi, si është situata në skuadër pas dy fitoreve të arritura?

Mendoj që dy fitoret e fundit kanë ndikuar pozitivisht tek ekipi, skuadra ka qetësi, ka fituar besim, mendoj se kemi dalë nga ai ngërçi psikologjik që kishim për mungesën e rezultateve dhe mosmarrjen e pikëve. Besoj që me cilësitë dhe kualitetet që kemi në ekip, do të vazhdojmë ecurinë pozitive dhe të tregojmë që këto dy fitoret radhazi nuk ishin rastësi.

Tirana-Vllaznia, e shumëpritur në fushën e lojës dhe jo në tribuna…

Jam i mendimit se në radhë të parë Tirana meriton respekt, vlerësim maksimal, pasi dihet emri që ka në futbollin shqiptar. Megjithatë, ne shkojmë me objektiva të qarta për kalimin në turin tjetër. Besoj se do ta zgjidhim në fushën e lojës, normalisht që në ndeshjen e parë.

E rëndësishme është që të mos pësohet gol në kësisoj rastesh. Vllaznia shkon edhe për ta fituar ndeshjen?

Mendoj se rezultat pozitiv është edhe barazimi me gola. Jam i bindur se do të arrijmë që të marrim një rezultat pozitiv, pse jo edhe fitore.

Keni pasur probleme shëndetësore në ndeshjet e fundit. A do të jetë Gocaj i gatshëm për ndeshjen e Tiranes?

Të them të drejtën unë kam dy-tre javë që nuk jam në gjendjen time optimale, por duke parë që edhe ekipi nuk ka shumë alternativa në mbrojtje, kam sakrifikuar. Besoj se ia ka vlejtur.

A do të vijojë ecuria e Vllaznisë edhe me Tiranën, por edhe me Laçin në fundjavë?

Siç e thashë më lart, me cilësitë që kemi në ekip dhe kualitetet, besoj se do të vazhdojmë përpara të tregojmë që Vllaznia nuk është për mbijetesë.