Olimpico

Tare sulmon tifozët: Çfarë turpi, kjo Lacio meriton më shumë!
Një gol i Ben Jeder i dhuroi fitoren Seviljes në “Olimpico” përballë Lacios vendase në ndeshjen e parë të këtij raundi në Ligën e Europës. Bardhekaltrit nuk arritën të evitonin humbjen dhe tashmë do e kenë tepër të vështirë në Andaluzi, aq më tepër kundër një ekipi ekspert në këtë kompeticion.

Drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare ka mbetur i zhgënjyer me tifozërinë në sfidën e mbrëmshme. Vetëm 22 mijë të pranishëm në “Olimpico” dhe shqiptarit nuk i ka pëlqyer kjo situatë e krijuar. Ekipi ka nevojë për pasionin e tifozëve, por kësaj radhe shkoi dhe më keq se në ndeshjen e grupit kundër gjermanëve të Ajntrahtit të Frankfurtit.

“Mendoja se kisha parë diçka shumë të keqe përballë Ajntrahtit të Frankfurtit, kur në stadiumin tonë ishim në minorancë si tifozëri. Por kësaj radhe ishte akoma më keq. Roma është një pjacë e nxehtë dhe tifozët janë shumë të rëndësishëm për ne. Kjo skuadër meriton një prezencë më të madhe të tifozëve në stadium. Dua t’i falënderoj ata që ishin të pranishëm, por kisha pritur një tifozëri të aftë që të luante rolin e lojtarit të 12-të për Lacion”, përfundon Igli Tare.

1500 ultras rusë në “Olimpico”, Roma në gatishmëri
Roma pret sonte në mbrëmje CSKA e Moskës në një ndeshje tepër të rëndësishme për kualifikimin për më tej. Rusët kryesojnë grupin pas dy ndeshjeve të para me katër pikë, një më shumë se Roma dhe Reali i Madridit.

Ekipi rus do të ndiqet në këtë transfertë nga 1500 ultras, gjë që ka rritur gatishmërinë në kryeqytetin italian. Tifozët e CSKA-së cilësohen si të rrezikshëm dhe policia ka marrë masat e duhura për të shmangur episodet e hidhura dhe përplasjet me tifozërinë vendase.

Një pjesë e tifozëve rus kanë ardhur mbrëmë, ndërsa pjesa tjetër gjatë ditës së sotme. Dy aeroportet e kryeqytetit italian po mbahen në vëzhgim nga policia, që ka ndaluar shitjen e pijeve alkoolike në qendrën e qytetit dhe në “Piazzale delle Canestre”… pijeve alkoolike me shishe dhe prej qelqi.

Utrasit rusë do të shoqërohen nga forca policore deri në futjen e tyre në “Olimpico”, ndërsa në stadium priten rreth 42 mijë tifozë. Për të ruajtur sigurinë dhe shmangien e problemeve do të jenë të pranishëm 800 stjuartë dhe mijëra agjentë sigurie.

Video | Ndeshje gladiatorësh në Romë, Atalantës i mjafton një pikë
Goli i mrekullueshëm i Pastores krijoi iluzionin e një fitoreje të lehtë për Romën e Euzebeio Di Françeskos, por miqtë nga Bergamo kishin rezervuar shumë surpriza. Kastanj barazoi shifrat duke finalizuar një kundërsulm të shkëlqyer, ndërsa më pas skenën e mori argjentinasi i ardhur nga Zeniti, Emiliano Rigoni, i cili debutoi në Serie A me një dopietë.

Roma u kundërpërgjigjën pjesën e dytë me Florencin, ndërsa për të baraspeshuar rezultatin mendoi Manolas. Në fund të takimit Klajvert pati një mundësi të shkëlqyer për të shënuar golin e përmbysjes së madhe, por Kastanj tregohet i saktë dhe ndërhyn në kohë për të bllokuar gjuajtjen e holandezit.

Në ndeshjen e sotme, Berat Gjimshiti ruajti vendin e titullarit dhe luajti për 90 minuta ku mori dhe një karton të verdhë, ndërsa Berisha vazhdon të mbetet zgjedhje e dytë para 23-vjeçarit italian Pierluixhi Golini.