Ofei

Akuzat e Ofeit, Bylis reagon: Lojtar problematik, ka marrë çdo pagë
Klubi i Bylisit ka reaguar për akuzat e lëshuara nga sulmuesi ganez Gideon Ofori Ofei. Futbollisti i cili ishte në huazim te ballshiotët nga klubi i Tiranës (Lexo këtu), ka akuzuar klubin mallakastriot për vonesa në pagesa dhe trajtim jo të barabartë dhe për këtë çështje ka kërkuar kompensim në FIFA.

Në njoftimin e bërë në llogarinë zyrtare në “Facebook”, ballshiotët pretendojnë se lojtari po gënjen dhe ndaj tij ka pasur korrektësi në pagesa, diçka për të cilën disponojnë dhe dokumentet përkatëse.

Reagim i plotë i Bylisit

“Klubi i Bylisit ka reaguar për akuzat e sulmuesit ganez Gideon Ofei, i cili pretendonte se ka tre muaj që nuk është paguar dhe ankohet për kushtet në Ballsh. Sipas ballshiotëve, lojtari hedh akuza të pavërteta. Në një reagim për mediat, klubi i Bylisit ndër të tjera ka theksuar: “Jemi njohur me akuzat e lojtarit Gideon Ofei. Në radhë të parë Ofei ka një kontratë deri në 31 maj dhe duhet që ta respektojë atë. Askush nuk e ka larguar, ka ikur vjedhurazi, pa njoftuar askënd dhe duhet që të ishte paraqitur në stërvitje dhe për këtë do të ketë masa. Në radhë të parë, Ofei ka një kontratë deri në 31 maj dhe duhet që ta respektojë atë. Ai lojtar nuk është sjellë si profesionist në qoftë se e quan veten të atillë. Sa i përket thënieve që ai pretendon se e kanë lënë në këmbë, akuzat e tij janë qesharake. Mbase Ofei do avion apo taksi private, apo t’i blejmë edhe çadër. Klubi nuk i ka marrë përsipër që ta çojë me makinë apo me autobus çdo ditë në stërvitje apo t’i blejmë çadër mos ta lagë shiu. Ai ka për detyrë që të paraqitet në stërvitje në orar sipas programit që bën stafi. Ka ardhur ditët e fundit të merkatos dhe në dy ndeshje është aktivizuar ndonëse ka bërë paraqitje të dobët dhe s’e ka bindur stafin! Ng ky moment stafi nuk e ka aktivizuar, e madje nuk e ka grumbulluar as në 18-she dhe nga ky moment sjellja e Ofeit ndaj klubit ka ndryshuar totalisht! Theksojmë se në vijim, gjithë kohës që ka qenë në Ballsh, ka qenë problematik dhe jo korrekt disa herë, madje duke mos u impenjuar sa duhet në stërvitje, apo ka sjellë probleme nga më të ndryshmet duke u ftohur edhe marrëdhëniet me këtë lojtar. Lojtari nuk tregon të vërtetën, sepse klubi nuk ka asnjë detyrim financiar ndaj tij për sa është dakordësuar në kontratë dhe për këtë disponojmë dokumentacionin e plotë për pagesat e kryera. Klubi ka bërë edhe ankesë në FIFA duke e vënë menjëherë në dijeni për të marrë masat përkatëse. Klubi ka 25 lojtarë me kombësi të ndryshme dhe kanë marrë edhe muajin e fundit të pagesës”

“Nuk është njerëzore të braktisesh kështu”, Bylisi përfundon në FIFA
Bylisi është në telashe, pasi pritet të përballet në FIFA për shkak të akuzave që Federata Ganeze e Futbollit pritet të ngrejë mbi ballshiotët për trajtimin e bërë ndaj sulmuesit Gideon Ofori Ofei. Akuzat janë për keqtrajtim të vazhdueshëm të sulmuesit të ri, sikurse raporton Telesport.

Ofei kaloi te Bylisi nga Tirana në formë huazimi dhe në fillim u aktivizua. Anësori pretendon se ballshiotët nuk e kanë paguar për tre muaj, ndërkohë që ai tregon edhe çfarë i ka ndodhur në klubin mallakastriot.

“Për një muaj rresht kam kaluar shumë net pa gjumë. Një ditë binte shi dhe trajneri tha që nuk do zhvillonim stërvitje. Kur mbërrita në shtëpi, klubi më telefonoi dhe presidenti më gjobiti sepse mungova në stërvitje. Autobusi i ekipit nuk erdhi të më merrte dhe m’u desh të ecja një orë në këmbë, për të mbërritur te fusha e stërvitjes”, tregon Ofei.

Më tej ai vazhdon rrëfimin: “Nuk është njerëzore të braktisesh kështu. Kur fola me nënën time në Skype, ajo nisi të qante. Më tha që t’u lutesha të më blinin një biletë avioni dhe të më nisnin për në shtëpi”.

Me ballshiotët e ka mbyllur gjithçka dhe Vora i ka ofruar një kontratë. Aktivimi me Tiranën dhe Bylisin ka vënë në dyshim kalimin e tij te skuadra tjetër e Kategorisë së Parë. Ndërkohë, 20-vjeçari do të kërkojë në FIFA jo vetëm pagat e padhëna, por edhe dëmshpërblim për trajtimin e bërë. Ballshiotët pak kohë më parë kanë humbur një gjyq në FIFA me Emanuel Mbellën, të cilit u detyruan t’i kalojnë 18500 dollarë në llogaritë e tij, ndryshe do t’i zbriteshin tre pikë nga klasifikimi.

Spikati ndaj Kukësit, Tirana ka një plan për ganezin
Kundër Kukësit te Tirana kishte edhe ndonjë gjë të mirë që mund ta mbaje shënim. Paraqitja e Gideon Ofori Ofei ra në sy, por është vetëm 19 vjeç. Për këtë bardheblutë kanë projektuar huazimin e tij.

Ganezi iu afrua golit kundër Kukësit, ndërkohë që vinte ne rrezik edhe praninë e Sentamu në formacion, por plani është tjetër dhe Bylisi është klubi që e pret.

Merkato për Kategorinë e Parë ende nuk është mbyllur dhe ballshiotët duan të përforcohen edhe më shumë, në mënyrë që të arrijnë objektivin dhe të rikthehen në Superiore.

Sa duket ardhja e Oduamadit, por edhe rikthimi i Majkëll Ngo, do të bënte që hapësirat për Ofei të jenë të pakta dhe në këtë mënyrë është parë e rrugës që sulmuesi anësor të shkojë në një ekip ku mund të ketë minuta dhe të zhvillohet akoma më shumë si futbollist.

Sentamu rrezikon stolin, Ze Maria tani ka një opsion
Tirana u mund nga Kukësi dhe ndeshja e radhës kundër Luftëtarit duhet fituar me çdo kusht. Trajneri Ze Maria dhe lojtarët nuk kanë rrugë tjetër. Gjirokastritët i kanë humbur tre ndeshjet e para në kampionat, kurse bardheblutë kanë vetëm një pikë falë barazimit pa gola kundër Teutës.

Deri më tani skuadra kryeqytetase ka shënuar vetëm një gol kundër Kukësit me anë të Ernest Muccit, ndërkohë që është pritur shumë nga Junus Sentamu. Lojtari nga Uganga nuk ka arritur të shënojë dot, edhe pse ndaj verilindorëve pati një mundësi të mirë në fundin e pjesës së parë.

Duke parë edhe paraqitjen e bërë nga Gideon Ofori Ofei, me shumë mundësi sulmuesi mund të përfundojë në stol. 19-vjeçari ganez bëri një paraqitje të mirë në 45 minutat e dytë, por jo vetëm kaq, pasi edhe gjatë seancave stërvitore të javës së shkuar Ze Maria kishte lënë të kuptohej se po bënte plane ta aktivizonte.

Tanimë për Ofei mund të ketë më shumë minuta, ndërkohë që nesër pritet të vijë edhe nigeriani Oduamadi, prej të cilit në kampin bardheblu presin shumë. Ish-lojtari i Milanit dhe Nigerisë është zyrtarizuar, pasi në Milano kishte nënshkruar për dy vite.