Nika

Në Laç guxojnë, Nika: Europën ose Kupën
Në krahasim me një vit më parë, Laçi ka bërë gjithçka ndryshe dhe është organizuar shumë më shpejt, duke kompletuar skuadrën në çdo repart.

Me një skuadër cilësore dhe një trajner si Stavri Nica, në Laç ëndërrojnë të kthehen në nivelet që ishin deri para dy sezonesh, ku luftonin për kualifikim në kupat e Europës, nëpërmjet kampionatit apo kupës së Shqipërisë.

Ky është synimi, sipas mesfushorit Ansi Nika, i cili ka shumë besim te skuadra kurbinase, duke folur për Supersportin: “Sivjet do thosha që kemi objektiva të tjera, në krahasim me sezonin e shkuar, ku realizuam me sukses misionin e mbijetesës. Me prurjet e reja dhe trajnerin që e sheh mirë ekipin shpresojmë ta nisim me rezultat pozitiv, pasi ne kemi treguar që jemi një ekip i fortë për këdo. Mendoj që do të arrijmë objektivat, të cilat janë Kupat e Europës dhe pse jo fitimi i Kupës së Shqipërisë.”

Të dielën Laçi viziton Partizanin: “Partizani është një ekip i fortë, normale duhet respekt për kundërshtarin, por jo frikë dhe mbivlerësim. Ne do shkojmë në Tiranë për të bërë lojën tonë, për të treguar vlerat tona dhe pse jo të marrim një rezultat pozitiv.”

Ansi Nika zyrtarizon largimin nga Laçi
Kontrata i kishte përfunduar që muajin e shkuar, por sot Ansi Nika ka folur vetë në lidhje me të ardhmen e tij. Mesfushori shkodran ka postuar në Facebook një mesazh lamtumire për Laçin dhe tifozët.

“Faleminderit KF Laçi! Faleminderit për mirënjohjen te gjithëve, për përkrahjen dhe mbështetjen që më keni dhënë këtë vit, duke filluar nga presidenti, shefi i klubit, trajneri dhe shokët e ekipit, ku kalova 6 muaj të paharrueshëm. Arritëm atë që askush nuk e besonte: qëndrimin në Superligë. Dua t’i falënderoj tifozët në veçanti! Faleminderit të gjithëve!”, shkruan mesfushori, i cili e nisi sezonin te Tirana dhe luajti shumë pak, por bëri zgjedhjen e duhur duke shkuar në Laç, ku u bë një lojtar kyç, duke luajtur në 15 ndeshje e duke shënuar edhe një gol.

Tashmë Nika është në pritje të ofertave, me Vllazninë që ndoshta do t’i propozojë rikthimin në shtëpi.

Morina e Nika, sinjale nga Kosova
Liria kërkon sulmuesin që mbylli sezonin me Kamzën, ndërsa Prishtina ka kontaktuar mesfushorin shkodran. Priten edhe lëvizje të tjera drejt Superligës

Mario Morina shënoi 10 gola vjet me Kamzën, por është larguar nga aty dhe pritet të vijojë karrierën në tjetër ekip. Nëse nuk do të jetë në Superiore, do të jetë në Superligën e Kosovës, aty ku për shërbimet e sulmuesit kryeqytetas interesohet Liria e Prizrenit. Kështu shkruhet në mediat kosovare, teksa emërimi i Bledi Shkëmbit si trajneri i bardhezinjve ka hapur rrugën e kalimit të disa futbollistëve atje. Më parë kemi raportuar për interesimin që Liria ka për qendërmbrojtësin Ervis Kaja, ndërkohë që në listën e tyre është edhe Sebino Plaku. Lëvizjet nga Superiorja në Kosovë duket se janë kthyer në modë, teksa pas pranimit të Kosovës në FIFA dhe në UEFA edhe pagat atje kanë pësuar një rritje të ndjeshme dhe gradualisht klubet e atjeshme do konkurrojnë me një pjesë të mirë edhe të klubeve shqiptare. Sigurisht kampionati atje nuk ka nivelin e Superiores dhe ka shumë vend për t’u përmirësuar, sidomos në infrastrukturë, por shenjat e para janë intensive. Deri më tani janë bërë zyrtare rikthimet e Kushtrim Lushtakut dhe Astrit Fazliut, ndërkohë që pritet të ketë lëvizje të tjera në aksin Shqipëri-Kosovë.

NIKA – Një tjetër klub që ka hedhur sytë nga Superiorja është klubi i Prishtinës, që mësohet se po interesohet për mesfushorin Ansi Nika. Ditët e fundit ka pasur një kontakt mes tij dhe drejtuesve të klubit bardhekaltër, që i kanë shprehur interesimin e tyre anësorit që e mbylli sezonin me skuadrën e Laçit. Detaje financiare nuk janë bërë të ditura, por ata i kanë ofruar 26-vjeçarit një kontratë 2-vjeçare dhe presin një përgjigje nga shkodrani, i cili në Superiore ka luajtur edhe me Vllazninë, Teutën, Kukësin dhe Tiranën. Tashmë i mbetet lojtarit të vlerësojë ofertën e tyre dhe të marrë një vendim për të ardhmen.

Ansi Nika, mes ofertave dhe Laçit
Vladimir Prenga

Ansi Nika ishte një ndër futbollistët që u afrua në merkaton e janarit te Laçi dhe nënshkroi për gjashtë muaj, çka do të thotë që kontrata e tij ka përfunduar dhe tashmë është lojtar i lirë. Për shkodranin ka pasur interesim nga disa skuadra, ndërkohë që ai mbetet i hapur për të vijuar bashkëpunimin me Laçin, aty ku ai në dy fazat e fundit të kampionatit u aktivizua rregullisht në formacion. Në fund mesfushori iu gëzua qëndrimit në Superiore bashkë me shokët e skuadrës, duke bërë realitet një objektiv mjaft të vështirë, pasi kurbinasit kishin bërë një pjesë të parë të sezonit mjaft të dobët. Nika ishte protagonist me golin e shënuar ndaj Flamurtarit në fazën e tretë, gol që pati vlerën e tre pikëve dhe mbajti në garë bardhezinjtë për mbijetesën. Tashmë ai pret një telefonatë të presidentit Laska, për të biseduar për një zgjatje të mundshme të kontratës. Aktualisht ai është lojtar i lirë.

E SHKUARA – Nika erdhi te kurbinasit në janar, teksa la skuadrën e Tiranës vetëm pas gjashtë muajsh. Me bardheblutë hapësirat ishin të pakta, duke u aktivizuar në 8 ndeshje, ku vetëm katër prej tyre i nisi si titullar. Te Laçi ai i luajti të gjitha ndeshjet si titullar, konkretisht 15 përballje, ndërkohë që është formuar si futbollist te Vllaznia, por aty ka luajtur shumë pak, për t’u transferuar te Teuta, aty ku ai ka njohur kulmin e karrierës së tij. Për pesë sezone ai ishte pjesë e durrsakëve, duke luajtur më shumë se 100 takime në Superiore me ta. Nika ka luajtur edhe me Kukësin, duke fituar edhe Kupën e Shqipërisë, pikërisht kundër Laçit, skuadrës me të cilën mbylli sezonin e fundit.