Nicolas Tagliafico

“Lëreni të qetë Mesin”, lojtari i Argjentinës mbron kapitenin
Me Ajaksin e këtij viti kanë shkëlqyer shumë yje. Nikolas Taliafiko është një prej udhëheqësve të këtij ekipi, që zgjoi kujtimet e skuadrës perfekte të Johan Krojf në fillimet e viteve 70. Mbrojtësi është edhe një nga pikat kryesore të Argjentinës. Bardhekaltrit i pret një luftë e ashpër në finalet e Kupës së Amerikës që hap siparin pas 8 ditësh.

Megjithatë, Taliafiko mundohet ta largojë presionin nga vetja dhe shokët e kombëtares. “Do përpiqemi të luajmë sa më mirë në Kupën e Amerikës, por asnjëri nuk po mendon për fitimin e këtij kompeticioni. Thjesht do shkojmë të japim versionin tonë më të mirë. Kjo kombëtare është në një periudhë tranzicioni dhe qëllimi parësor është të formojmë një grup cilësor.”

Më pas ndalet te Mesi dhe presioni i madh mbi supet e “pleshtit”. Tifozët kërkojnë me ngulm një trofe të munguar që nga vitet e arta të Maradonës dhe Mesi shihet si përgjegjësi kryesor i kësaj thatësire. Taliafiko mendon ndryshe. Thotë se e gjithë skuadra duhet të punojë për të mos peshuar i gjithë presioni mbi kapitenin. Shprehet se Leo duhet të jetë më i lirshëm dhe të ketë mundësi të gëzojë çdo moment.

Më pas lë të nënkuptohet se e ardhmja e tij nuk do të vazhdojë në “Johan Cruyff Arena” pas sezonit të ardhshëm. Gjithsesi, për momentin është i lumtur. 26-vjeçari mendon se është pjesë e një prej skuadrave më të mira të kontinentit dhe është shumë i lumtur me Amsterdamin dhe njerëzit që e rrethojnë në klub

VIDEO | Në Torino janë të xhindosur, Juventusit iu mohua kjo penallti
Juventusi mori një barazim të çmuar në takimin e parë të çerekfinales së Champions-it ndaj Ajaksit. Megjithatë, një episod i rëndësishëm i ndeshjes mund të kishte ndryshuar rrënjësisht fatin e takimit.

Në minutën 52-të, Bentakur rrëzohet në zonë e Ajaksit pas një shtyrje nga argjentinasi Taljafiko, për arbitrin spanjoll Del Cerro ndërhyrje ishte tepër e lehtë, madje nuk pranon as konsultimin me sistemin VAR pavarësisht thirrjeve të lojtarëve të Juventusit.

Në studion e emisionit “Sky Sports” në Itali, të gjithë analistët e ftuar ishin të mendimit se rasti i mësipërm është një penallti e pastër dhe s’lë vend për diskutim.

https://twitter.com/juventusfans/status/1116105260970520578

“Marselo largohet nga Reali, një klub i madh pas Taljafikos”
Juventusi është gati të sigurojë shërbimet e një tjetër lojtari të Reali i Madridit. Pas blerjes së Kristiano Ronaldos, bardhezinjtë kërkojnë Marselon. Të njëjtën dëshirë ka dhe braziliani, i cili kërkon të nisë një aventurë të re në verë dhe dëshiron të bashkohet me mikun e tij portugez.

Një gjë e tillë konfirmohet dhe nga agjenti i Nikolas Taljafikos, qendërmbrojtësit dhe mbrojtësit të majtë të Ajaksit. Rikardo Shliper ka folur për “Radio Rivadavia”, aty ku komenton dhe situatën e argjentinasit.

“Emri i Taljafikos gjendet në blloqet e drejtuesve të Realit të Madridit për të zëvendësuar Marselon, i cili do të largohet për te Juventusi. Deri tani nuk më ka kontaktuar askush nga klubi spanjoll. Ka disa klube që po interesohen për Nikolasin. Ai ka dhe dy vite kontratë me Ajaksin, nuk ka një klauzolë largimi dhe drejtuesit e klubit kanë vendosur një çmim minimal për kartonin e tij. Di të them që një klub i madh spanjoll po interesohet për të dhe mendoj se është momenti i duhur që lojtari të bëjë hapin e madh në karrierë”, përfundon agjenti i lojtarit argjentinas.