Nica

Seint-Maksimin i “shkel syrin” Milanin: Nuk do të qëndroj gjithmonë te Nica
Milani zhvilloi një merkato shumë të mirë në janar dhe përforcoi ekipin me dyshen Piatek-Paketa. Kuqezinjtë tentuan dhe shërbimet e Alan Seint-Maksimin, por Nica nuk pranoi të hiqte dorë nga shërbimet e 21-vjeçarit francez.

Anësori ofensiv vazhdon të mbetet një objektiv dhe Leonardo do të bëjë të pamundurën për ta sjellë në verë në Milanelo. Vetë lojtari tregohet ambicioz në prononcimin e dhënë për “Canal Football Club”.

Seint-Maksimin tregon dëshirën e tij për të luajtur me një ekip të madh dhe tregohet i sinqertë duke mos bërë asnjë premtim për ekipin aktual. Në garë për shërbimet e lojtarit të krahut janë dhe Borusia e Dortmundit dhe Atletikos së Madridit, kështu që klubit italian i duhet të nxitojë për të arritur akordin me lojtarin ofensiv të Nicës.

“Natyrisht që unë dua të arrij në nivelin më të lartë. Do të ishte një gënjeshtër nëse them që dua të qëndroj këtu gjithë karrierën time. Por unë e di që duhet të bëj mirë në fushën e blertë, më pas të shohim se çfarë do të ndodhë“, përfundon Alan Seint-Maksimin.

Baloteli i jep fund me Nicën, mbetet në Francë
Mario Baloteli i ka dhënë fund qëndrimit në qytetin e Nicës. Mediet franceze raportojnë se lojtari ka boshatisur shtëpinë e tij dhe ka dërguar çdo gjë drejt qytetit të Marsejës. Sipas gazetës lokale “Nice-Matin”, kalimi i italianit te klubi  i Olimpikut të Marsejës është i pashmangshëm.

Ditën e nesërme pritet që agjenti i lojtarit, Mino Raiola, të vijë në Francë për të rregulluar çdo detaj të “divorcit” të lojtarit të tij. Baloteli do të prishë kontratën me Nicën dhe për këtë do të paguajë nga xhepi i tij.

Baloteli ishte shumë pranë kalimit te skuadra e Marsejës gjatë verës, por presidenti i Nicës vuri veton dhe kjo bërë që mes tij dhe lojtarit të krijohej një situatë shumë e çuditshme, pasi Baloteli pretendonte se kreu i klubit i kishte premtuar se do ta linte të ikte si lojtarë i lirë, nëse vinte një ofertë e mirë për të. Në këtë sezon, 28-vjeçari ka qenë mjaft zhgënjyes, pasi në 10 ndeshje gjeti vetëm një herë rrugën e rrjetës.

E ardhmja e Balotelit? Presidenti i Nicës sqaron gjithçka
Sezoni i tretë i Mario Balotelit në Francë, po rezulton një katastrofë e vërtetë. Zero gola, probleme me trajnerin, zënka me shokët e ekipit dhe një raport inekzistent me presidentin e Zhan-Pier Riviere. Ka qenë pikërisht ky i fundit që ka thyer heshtjen, duke folur për të ardhmen e lojtarit më të paguar të skuadrës së tij.

Mario ka bërë shumë për ne në dy sezonet e para. Këtë viti është disi me e komplikuar për arsye që tashmë dihen nga të gjithë. Për momentin, si ne dhe, por dhe ai, ndodhemi një situatë delikate. Në merkaton e janarit do të shikojmë se ç’mund të bëjmë me kontratën e tij. Do i vlerësojmë gjërat me qetësi”, tha president i klubit të Nicës.

Marrëdhëniet midis sulmuesi italian dhe klubit u përkeqësuan gjatë merkatos së verës. Një ofertë e Marsejës futi palët në sherr, pasi agjenti i Balotelit, Mino Raiola, pretendonte se lojtari të tij i kishte mbaruar kontrata, por dokumentet e firmosura nga Baloteli nuk i jepnin të drejtë.

Nica nuk duron: Iki, nuk sakrifikoj për tekanjozë!
Stavri Nica, trajneri i Kastriotit, ka folur pas ndeshjes me Kukësin që ekipi i tij e humbi 2-0. Në emisionin “Gol pas Goli”, ai theksoi se nuk do të vazhdojë në krye të krutanëve. Shkak bëhet sjellja e lojtarëve, sikurse shprehet durrsaku.

“Lojtarët nuk janë të impenjuar, shoh ftohje dhe mosorganizim. Janë shumë faktorë dhe detaje që mua më detyrojnë që të mos jem më pjesë e kësaj mënyrë pune, e kësaj skuadre. Nuk e kam unë në karakter që skuadra të sillet si të dojë, të pësojë si të dojë. Jam shumë i mërzitur. Gjërat duhen parë një nga një, por nuk shoh perspektivë”.

“Sigurisht që e mbyll. Nuk mund të sakrifikoj veten për lojtarë tekanjozë. Për mënyrë pune dhe organizimi pa kushte. Tërhiqem nga gjithë këto”.

“Këtu nuk funksionon ana profesionale. Niveli është i ulët. Problemet i dini më mirë si unë. Nuk mund të rri të marr një rrogë e të jem pjesë e këtij niveli. Më mirë rri pjesë e fukarallëkut tim. Dje një lojtar nuk doli në stërvitje, pasi përtonte. Nuk rrimë ne të marrim rrogën. Vendos të mos jem pjesë e këtij niveli të ulët. Jemi diletantë dhe nuk mund të vazhdojmë kështu. Derisa nuk ka mundësi financiare për ta mbështetur ekipin, duhet gjetur mënyra. Nuk ka klube të mëdha, niveli është i ulët. Nëse ecet me këtë psikologji, sa për të gënjyer veten, le ta gënjejmë. Këtë e tregojnë shkallët e stadiumit”, tha tekniku durrsak.

Tjetër “shuplakë” për Balotelin, presidenti i Nicës nuk i beson më!
Mario Baloteli u transferua tek ekipi i Nicës në verën e vitit 2016 dhe nisja e mirë bëri që të gjithë të shpresonin se SuperMario u rikthye. Por, jo. Ai mbetet gjithmonë i njëjti karakter dhe e keqja e vetës. Sulmuesi ishte pranë largimit nga ekipi francez gjatë verës, nuk zhvilloi as fazën përgatitore, por Nica nuk ia mbylli derën dhe e riktheu në ekip.

Ky sezon ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme dhe italiani nuk ka shënuar ende asnjë gol. Zhan-Pierr Rivere, presidenti i Nicës ka folur për “DAZN”, ku zbulon dhe një detaj interesant për të ardhmen e bomberit të ekipit. Ai nuk do të rinovojë me Balotelin dhe ky mund të jetë sezoni i fundit i 28-vjeçarit me ekipin e Nicës.

“Menduam se Mario do të largohej, prandaj nuk e kreu fazën përgatitore me ekipin. Por, është normale që të gjithë lojtarët që nuk e bëjnë fazën të vuajnë në fazën e parë të sezonit. Tani ndihet mirë, por nuk po arrin sukses dhe një gjë e tillë i shton presionin. Megjithatë, Mario nuk e ka humbur talentin e tij. Rinovimi? Nuk do të ndodhë një gjë e tillë dhe mendoj se do e mbyllim këtu”, përfundon Zhan-Pierr Rivere.

Nica: Vështirësia rritet, Tirana ka fanellë të rëndë
Stavri Nica është njeriu i duhur për Kamzën, të paktën këtë konkluzion nxjerrin rezultatet që skuadra krutane ka regjistruar me teknikun 64-vjeçari. Në një prononcim për “RTSH Sport”, numri një i stolit të Kastrioti beson se duke bërë një lojë të bukur edhe rezultati do të vijë.

Kastrioti la vendin e fundit pas fitores me Flamurtarin dhe tani ka një takim me një rival direkt siç është Tirana. Nica thekson se duhet të respektohet kundërshtari për vlerat dhe fanellën që ka, por primare për të është që ekipi të ketë vazhdimësi.

“Duhet të jemi me ekip në tokë, pasi vështirësitë sa vinë e shtohen. E kemi vlerësuar shumë ndeshjen e radhës, por duhet të dimë se kemi para një kundërshtar që ka vlera, ka një fanellë të rëndë, por shpresojmë që hap pas hapi të mbajmë ecurinë që kemi”.

“Do luftojmë për të bërë ndeshje të bukura. Nëse jemi të ekuilibruar në të gjitha fazat e lojës edhe rezultati nuk do të mungojë”.

Nica: Në futboll ndëshkohesh kur nuk e pret, duhet të jemi me këmbë në tokë!
Trajneri Stavri Nica foli pas ndeshjes në “Supersport” në “Gol pas Goli”. Numri një i stolit krutan tregoi ato pika ku gaboi ekipi i tij, çka solli dhe humbjen.

HUMBJA – “Ndeshjen kishim përgatitur, por ndodh në futboll që ndëshkohesh edhe kur nuk e pret. Ne duhet të vazhdojmë dhe skuadra duhet të bindet që të ketë autoritet në zotërimin e topit. Të jetë me këmbë në tokë. Kishim shumë mundësi, edhe mund ta fitonim ndeshjen, por pasiguria në mbrojte dhe nga portieri na ndëshkoi.”

EKIPI – “Me kontingjentin që është, me djem të rinj, dua që të jenë më agresiv, të rriten në lojën e tyre e të krijojnë emër. Duhet të punojnë dhe nëse punon vjen dhe rezultati.”

TAKTIKA – “Kisha dëshirë të veproja nga ana e djathtë, por ndryshimi me Bardhin nuk më ndryshoi rezultatin, edhe pse ka qenë titullar gjatë gjithë ndeshjes. Nuk ishte agresiv në mbrojtje. Kur nuk ke mundësi për ndërrime, nuk ke shumë zgjidhje.”

Nica: Dua të krijoj një mekanizëm, mund të marrësh pikë atje ku nuk e pret
Stavri Nica foli pas fitores me Kamzës për “Supersport” në emisionin “Gol pas Goli”. Numri një i stolit krutan i gëzohet kësja fitoreje, duke pranuar se skuadra e tij ishte pragmatiste, por duke theksuar se ka ende shumë punë për t’u bërë.

“Mendoj se është një hap shumë i mirë për ne dhe skuadrën. kemi thënë që kur bën lojë dhe merr pikët vjen edhe siguria e qetësia për të luajtur dhe për të bërë akoma dhe më mirë”

“Sot u treguma pragmatistë, për të qenë më të sigurt. Domgjonin e kaluam para mbrojtjes, por kontrollonte dhe lëvizjet e Plakut. Neutralizuam manovrat e sulmit kundërshtar dhe arritëm që të sulmonim shpejt, diçka që e arritëm”.

“Unë mendoj se formacioni është ky dhe nuk kam qejf që të lëviz shumë me ndryshime skemash. Dua të krijoj një mekanizëm si në mbrojtje, zotërimin e topit, por të jemi dhe më goditës në fazën sulmuese”.

“Ndeshje ka shumë, pasi nuk duhet mendohet vetëm Kastrioti e Tirana, kjo për faktin se atje ku nuk e pret mund të marrësh pikë. Karikimi dhe mobilimi duhet të jetë maksimal në stërvitje. Janë shumë faktor për t’u konsoliduar dhe për t’u ngjitur në tabelë.

Humbja me Partizanin, Nica “vë gishtin mbi plagë”
Stavri Nica është nga ata që flet drejtpërdrejtë. Pas humbjes me Partizanin, ai nuk e kurseu portierin Klajdi Kuka pas golit të parë që pësoi ndaj të kuqve. Pavarësisht rasteve të shumta për gol, durrsaku thekson se nuk bënë një takim të mrekullueshëm.

“Nuk mund t’i them takim i mrekullueshëm, pasi i tillë është kur fiton. Megjithatë ne na ndëshkuan dy gabime shumë, shumë të rënda. Portieri bashkë me qendërmbrojtësi, me një gabim amatoresk e futën e ekipin në agoni. U përpoqëm të ekuilibroheshim, luftuan shumë djemtë dhe sakrifikuan shumë fizikisht. Mendoj se skuadra do akoma ekuilibër, do përforcime në çdo repart që të krijojmë një ekip më kompetitiv”, u shpreh Nica fillimisht për mediat.

Më tej ai shtoi: “Humbja vjen nga gabime shumë të rënda. Portieri e ndëshkoi shumë rëndë skuadrën me golin e parë. E thashë që e futi në agoni, na krijoi shumë probleme. Kur vijnë golat për meritë të kundërshtarit, atëherë je më në ekuilibër dhe e di se çfarë bën. Ndërsa këto raste shoh që e ndëshkojnë shumë Kastriotin”.

Zero gola, shumë kreshtë: SuperMario në versionin “I fundit i mohikanëve”!
Mario Baloteli nuk rresht kurrë së surprizuar dhe çfarëdo që të bëjë, ai përfundon në qendër të vëmendjes. Sulmuesi i Nicës ka ndryshuar “look”-un e tij dhe modelin e flokëve për të disatën herë.

Kreshta e famshme është modifikuar dhe 28-vjeçari i kombëtares italiane ka publikuar në rrjetet sociale pamjen e tij të re, duke shkruar: ‘I fundit i Mohikanëve”.

Në fare pak kohë, ai ka arritur të mbledhë shumë vlerësime, por ka patur dhe nga ata, të cilëve nuk iu pëlqen Mario i ri dhe modeli i flokëve.

Në fushën e blertë asgjë nuk po shkon mirë për të, pasi nuk ka arritur akoma të gjejë golin e parë në këtë sezon me ekipin e Nicës.

View this post on Instagram

LAST OF MOHICANS… thoughts ?? @iam_nikky #shelly amazing job guys???

A post shared by  Mario Balotelli???????? (@mb459) on <time style="font-family: Arial,sans-serif; font-size: 14px; line-height: 17px;" datetime="2018-11-02T09:20:05+00:00">Nov 2, 2018 at 2:20am PDT</time>

Baloteli jashtë formacionit, Vieira shpjegon arsyet
Nica nuk ia doli të përballonte PSG dhe u mposht në shtëpi me rezultatin 0-3. Fitorja e tetë radhazi në kampionat për djemtë e Tuhel, të cilët kryesojnë me 9 pikë më shumë se St. Etieni i vendit të dytë.

Mario Baloteli nuk ishte i pranishëm në formacionin titullar në këtë ndeshje dhe u aktivizua në pjesën e dytë. Trajneri i Nicës, Patrik Vieira, shpjegon zgjedhjen e bërë dhe komenton humbjen përballë PSG.

“Balotelin nuk mund ta qortoj, por është mbrapa me përgatitjet dhe i duhet të punojë për të gjetur gjendjen më të mirë fizike. Është e vështirë të flasësh, kur humbet 3-0. Nuk dua të fajësoj lojtarët e mi. Ne bëmë shumë mirë në 15 minutat e para, ndërsa goli i tyre i komplikoi gjërat. Më pas u lamë shumë hapësira, duke lënë Rabiot të lirë”, përfundon trajneri i Nicës për “L’Equipe”.

Dante nuk duron më: Baloteli të marrë përgjegjësitë e veta, askush nuk ia ka fajin!
U duk sikur Baloteli po fillonte të ndryshonte për mirë, duke u paraqitur në stërvitje që në orën 7:30 të mëngjesit, por Nica u mposht përballë Montpeljerit në transfertë me rezultatin 1-0 dhe sulmuesi italian zhvilloi një ndeshje aspak pozitive dhe pa dëshirë për të lënë shenjen e tij. 90 minuta në fushë, një karton i verdhë dhe asgjë për të ndihmuar ekipin të shënojë.

Mbrojtësi Dante ka kritikuar haptazi shokun e tij të skuadrës, duke pretenduar që ka ardhur momenti që sulmuesi të marrë përgjegjësitë e tij dhe të jetë efikas në sulmin e ekipit.

“I takon atij të bëjë një hap para dhe të marrë përgjegjësinë për të udhëhequr skuadrën në sulm. Mario nuk është fizikisht në formë të mirë, e dimë të gjithë, por gjithçka varet nga ai vetë. Duhet të punojë shumë dhe të stërvitet vazhdimisht për të përmirësuar nivelin fizik. Ai duhet të marrë kontrollin e situatës në dorë.

Është e padobishme të fajësojmë skuadrën dhe të thuash që jemi ne, të cilët nuk arrijmë të marrim me të mirën nga cilësitë e Balotelit. Jo, nuk është kështu. Ka patur momente kur skuadra ka luajtur keq dhe unë i kam mbrojtur shokët, por duhet të jemi kritikët e parë të vetes dhe të pyesim veten në çdo moment, nëse po japim maksimumin tonë”, përfundon 35-vjeçari brazilian, i cili mban postin e kapitenit të Nicës.

Ndryshimi i Balotelit dhe mbrojtja e Viera: Mbetet “gjahu” i preferuar i shtypit italian!
Mario Baloteli po tenton të lejë pas krahëve kritikat e shumta dhe mënyra e vetme për ta bërë diçka të tillë është puna. Sulmuesi ka filluar të stërvitet fort, madje është i pari që arrin në stërvitjen e ekipit, duke filluar që nga ora 7:30 e mëngjesit.

Trajneri Vieira është i kënaqur me të dhe ka mbrojtur 28-vjeçarin nga kritikat e shumta të shtypit italian. Marrëdhënia mes tyre është e mirë, siç sulmuesi italian pohoi para disa kohësh “Vieira ndikoi me 80% në zgjedhjen time për të qëndruar te Nica”.

Ata kanë luajtur së bashku tek Inter, më vonë te Mançester Siti, ndërsa tashmë janë bashkë te Nica, ku francezi mban rolin e trajnerit dhe Baloteli është pika e referimit në sulm e ekipit.

“Mario është kritikuar ashpër në Itali, por është gjithmonë e njëjta histori: kur ekipi pëson humbje, nevojitet një fajtor dhe Mario është fajtori ideal për shtypin italian. Kam biseduar me të dhe e di që është i fortë mendërisht për të menaxhuar këtë situatë, por mediat janë treguar me të vërtetë të padrejta me të. Nuk është akoma në 100%, por ndihet mirë”, komenton trajneri 42-vjeçar.

FOTO | Shpërthimi dhe ironia e Balotelit: Shihni fizikun tim dhe vafshi të gjithë në djall!
Lajmi për gjobitjen e Mario Balotelit nga kreu i klubit të Nicës për mbipeshë e ka mërzitur sulmuesin italian, i cili ka ironizuar në rrjetet sociale. SuperMario nuk përton asnjëherë të shprehë mendimin e tij, ndërsa kësaj radhë ka shpërthyer, duke i sulmuar të gjithë për lajmin në fjalë.

“Unë jam gjobitur për mbipeshë? Shihni se çfarë fiziku kam. Më vjen të qesh me komentet për peshën time të madhe. Shkofshi në djall të gjithë ju me shpikjet tuaja.

Jam gjobitur pikërisht tani? Kushdo që e ka shkruar diçka të tillë, duhet të humbasë vendin e punës”, komenton sulmuesi i Nicës në rrjetet sociale, i cili ka postuar një foto montazh, ku shfaqet shumë i shëndoshë.

Gjobitet Baloteli, presidenti i Nicës: Mario doli vetë “pozicion jashtë loje”
Mario Baloteli e kaloi verën duke kryer tratativa me klube të ndryshme, kryesisht me Marsejën. Pushimet e gjata i kushtuan shumë dhe sulmuesi italian peshonte 103 kg, kur u rikthye tek ekipi i Nicës me datë 17 korrik. Një peshë përtej limiteve për një lojtar 1.88 metra i gjatë, pesha ideale e të cilit duhet të jetë 88 kg.

Diçka e tillë i ka kushtuar Balotelit, i cili është gjobitur nga klubi francez. Zham Pierr Rivere, presidenti i Nicës, ka qenë personi që ka zbuluar gjobën për sulmuesin në një prononcim për “Nice Matin”. Megjithatë, kreu i klubit ka besim se SuperMario do të zhvillojë një sezon shumë të mirë dhe sqaron tratativën që solli rritjen e rrogës së sulmuesit.

“Mario e nxori vetën në “pozicion jashtë loje” dhe Nica nuk e ka zakon t’i trajtojë lojtarët ndryshe. Ai do të bëjë një sezon të madh, sepse do ta vendosim në kushtet më të mira dhe për faktin që është një futbollist i madh.

Rinovimi? Në rinovimin dy-vjeçar të sezonit të kaluar, kishim parashikuar një ulje rroge nëse nuk kualifikoheshim në Kupat e Europës. Menduam që mund të ishte larguar, por ai u rikthye me ne. Vendosëm t’i rrisnim rrogën, sepse gjetja e një sulmuesi të tillë do të na kushtonte shtrenjtë. Megjithatë, Mario fiton më pak se në vitin e parë të tij”, përfundon kreu i klubit të Nicës.

Qëndrimi te Nica, Baloteli tregohet i sinqertë dhe zbulon gjithçka
Baloteli nuk ka ndryshuar skuadër. Nuk i kanë munguar ofertat, por vendosi të nisë sezonin e tretë në Francë. Ka edhe një vit kontratë dhe do e respektojë atë, edhe pse dëshira fillimisht ishte që të shkonte në një klub që luan në Europë.

Vetë Baloteli ka sqaruar gjithçka në lidhje me situatën e krijuar dhe vendimin e marrë, duke theksuar se ka vendosur vetë, pa u ndikuar nga askush. “Në fund të kampionatit të shkuar e kisha marrë vendimin tim dhe doja të largohesha. E dinin të gjithë në shoqëri, madje edhe vetë presidenti. Në Nicë, atmosfera ka qenë gjithmonë e mirë dhe kjo vlen edhe për jetën time.

Kam kaluar mirë në klub dhe me shokët e skuadrës. Kisha edhe një vit kontratë me Nicën, kështu që në fund vendosa të qëndroja këtu. ishte vendim tërësisht i imi dhe askush nuk më tha çfarë të bëj. Unë kështu jam, bëj atë që ndjej dhe dua. Kam respekt për të gjithë, por në karrierën time gjithmonë vendimet finale i marr vetë”, është shprehur sulmuesi italian fillimisht.

Baloteli tregon se Viera ndikoi në vendimin e tij:  “Në fund mora këtë vendim sepse kështu kisha dëshirë. Ndikim në zgjedhjen time sigurisht që ka pasur edhe Viera, 80% të vendimit e mora prej tij”.

OFERTAT – “Gjatë kësaj periudhe kam marrë pesë oferta konkrete. Më kontaktoi Marseja, por nuk e di pse vetëm kjo tratativë doli. Më donin gjithashtu edhe në Kinë, por refuzova. Thashë jo, për momentin. E dashuroj futbollin dhe dua të bëj gjëra të rëndësishme në Europë këto dy vite. Për para ka kohë, mund të presin”.

Çështja “Baloteli”, presidenti i Nicës befason me këtë sqarim!
Mario Baloteli u kthye në çështje te Nica, por tanimë ka dalë vetë presidenti i klubit dhe ka sqaruar gjithçka. Sulmuesi ishte i gatshëm të takohej me ultrasit për të zgjidhur “lëmshin” e bërë, por pas qëndrimit të Zhan-Pjer River, numrit një të klubit, gjërat duken krejtësisht të kuptueshme dhe të kalueshme.

“Është shumë e bezdisshme të mendosh se Mario ka bërë diçka të gabuar, pasi nuk është e vërtetë. Rrallë futemi në këto detaje, por është e nevojshme ta bëjmë sot. Mario gjithmonë më ka thënë: ‘Nëse Nicë do të qëndrojë mes të mirave në Francë, atëherë do të qëndroj këtu për një kohë të gjatë’.

Në fund të sezonit të parë nënshkruam një kontratë të re 2-vjeçare që skadon në qershor të vitit 2019. Në këtë kontratë ka një element thelbësor që ai të qëndrojë: kualifikimi në kupat e Europës. Në këtë rast ne do të kishim kapacitetet financiare për ta mbajtur Marion në ekip, por që kur nuk ndodhi (Nica e mbylli kampionatin në vendin e tetë), një klauzolë parashikonte një reduktim të ndjeshëm të pagës së tij.

Kështu, në fund të sezonit të kaluar, i shpjeguam situatën dhe i garantuam një rrugëzgjidhje me kushte të përcaktuara qartë. Natyrisht, është normale që Mario të dëgjonte të gjitha oferta që i erdhën në drejtim të tij. Në veçanti një e rëndësishme nga Kina. Pak persona do e refuzonin, por ai më tha menjëherë më tha se prioriteti i tij ishte i vetëm ishte që të luante në një kampionat të një niveli të lartë. Mundësisht donte një ekip që luante në kupat e Europës. Sfida sportive e propozuar nga Marseja, shto edhe aspektin financiar, e intrigoi atë. Pra, me lejen tonë ai foli me ta dhe ishte në klubin e tyre. Kështu bëri edhe me klube të tjera franceze dhe të huaja.

Mungesa e tij në seancat e para të stërvitjes nuk është një mungesë respekti nga ana e tij. Në mendjen e tij nuk ishte më Nica. Po punonte për t’u larguar, plus që ishte i skualifikuar për tre ndeshjet e para. Kur i kërkuam të stërvitej me ekipin, ai kuptoi gjithçka, edhe pse ekzistonte vetëm një mundësi e vogël që të qëndronte me ne.

Kishim një mundësi shumë të vogël ta mbanim, ndaj vendosëm të nxitonim. Të hënën i kemi bërë ofertën tonë, duke i dhënë 24 orë të reflektonte. Pas dy-tri orësh Mario na telefoni duke na thënë se dëshironte të qëndronte te Nica. Ai e la mënjanë aspektin financiar, kuptoi sforcon tonë ekonomike dhe dëgjoi zemrën. Sot i vetmi gabim i tij është se nuk nisi përgatitjet me ekipin, por e përsëris që nuk ishte një mungesë respekti.

Kush thotë se ai qëndroi te Nica sepse nuk kishte alternativa, i them që e ka gabim. Baloteli zgjodhi të qëndronte pavarësisht se nuk luajmë në Europë dhe përkundër ofertave të tjera që ishin më të mira. tani duam t’i japim një rol lideri në ekip.

Njerëzit mund të mos jenë dakord, por të kesh Balotelin në ekip për tre sezone, pa investuar asnjë euro për transferimin e tij, është diçka e pabesueshme. Këtë vit, sa i takon buxhetit, jemi të dhjetit në Ligue 1”, përfundoi Zhan-Pjer River.

Ultrasit e Nicës nuk janë bindur, Baloteli gati për takim
Mbasi “flirtoi” me Marsejën dhe kërkoi për ndonjë klub tjetër, Mario Baloteli u rikthye te Nica. Sulmuesi do të presë dhe pak që të shlyejë dënimin e vjetshëm prej katër ndeshjes dhe do të jetë gati për të zbritur në fushë, me datë 31 gusht në sfidën përballë Lionit.

Drejtuesit e klubit dhe stafi teknik janë të kënaqur me rikthimin e tij, por tifozët mendojnë ndryshe. Në momentin që 28-vjeçari ishte pranë firmës me Marsejën, ata i shkruan një letër ku kërkonin që: “minimalja do të ishte të na thoje mirupafshim”.

Tifozët e Nicës me ato të Marsejës janë “armiq” dhe mundësia e kalimit të italianit te Marseja, e transformoi Balotelin në një farë “tradhtari”. Sot ai është rikthyer në klubin ku ka luajtur në dy sezonet e fundit, por ultrasit i kanë kërkuar një takim.

Sonte në mbrëmje SuperMario do të takohet me përfaqësues të  “Populaire Sud”. Ata ndihen krenarë me faktin që sulmuesi nuk i tradhtoi dhe u rikthye, por: “duam të kuptojmë nëse qëndroi me bindje, apo për mungesë alternativash”, shprehen ultrasit e Nicës. Takimi i sotëm do të sqarojë çdo dyshim, ndërsa klubi dhe trajneri, Patrik Viera, janë të lumtur që do të bazohen përsëri te golat e Balotelit.

As dy muaj në drejtim, Nica lë Teutën
Ishte në ajër prej ditësh, por duket se Stavri Nica nuk ka bërë asnjë hap pas, lë drejtimin e Teutës në mënyrë përfundimtare.

Ish-trajneri i Laçit u kthye në fund të dhjetorit në drejtimin e Teutës, aty ku nuk punonte prej shumë vitesh, por kthimi në shtëpi ka shkuar shumë keq.

Katër ndeshje me Nicën në drejtim, dy humbje e dy barazime, një skuadër e pakompletuar sidomos në sulm dhe të shtunën, pas humbjes ndaj Teutës, Nica tha “mjaft më”.

Drejtuesit u munduan t’i ndryshonin mendim, por dihet që Nica nuk është nga ata që ndryshon mendje kollaj.

Drejtimin e skuadrës e merr përkohësisht ndihmëstrajneri Ilir Biturku, njofton faqja e Teutës në Facebook, ndërsa klubi po kërkon trajner të ri.

Nica turfullon: Duhet merkato, kemi probleme pa fund
Trajneri i Teutës, Stavri Nica, ka mbetur shumë i zhgënjyer nga barazimi kundër Lushnjës dhe nuk përdor diplomaci, kur e cilëson të dobët merkaton e Teutës dhe kërkon reagim nga klubi.

“Kam përshtypjen se nuk kemi punuar mirë në merkato, na duhen lojtarë të tjerë. Edhe sot u ndeshëm me një Lushnje që ka një dyshe sulmuese shumë cilësore dhe që e kërkoi me ngulm rezultatin. Shoh shumë probleme te faza sulmuese e Teutës, mungojnë lojtarë, të shohim. Çdo trajner kërkon lojtarët e duhur, të presim çfarë do të bëjë klubi. E kemi marrë skuadrën në një gjendje shumë të keqe dhe ishte një risk i madh marrja e detyrës në këtë moment, në qytetin tim, me tifozët që e kanë braktisur skuadrën.

“Ka shumë probleme, klubi duhej të ishte menduar mirë për ndërtimin e skuadrës. Është përgjegjësi e madhe, ka ende kohë dhe duhet të jemi më aktivë”.

Bylisi, akord me Stavri Nicën
Bylisi duket se nuk dorëzohet dhe nuk ka ndërmend që të hapë rrugë vetëm për të realizuar synimin madhor që ka këtë sezon për t’u rikthyer në elitë. Presidenti i skuadrës ballshiote, Besnik Kapllanaj dy ditët e fundit ka qenë në lëvizje vetëm e vetëm për të afruar një emër të njohur. Nga sa bëhet e ditur, Kapllanaj ka qenë në negociata me trajnerë të njohur, nga tregu vendas dhe ai i huaj, por duket se ka bërë edhe zgjedhjen e duhur. Stavri Nica, dhe Kapllanaj kanë biseduar gjerë e gjatë dje dhe kanë rënë parimisht dakord. Nica, të shtunën do të jetë në Ballsh kur do të ndjekë edhe skuadrën nga afër në miqësoren që do të zhvillojë me skuadrën e Flamurtarit në “Adush Muça”. Stavri Nica është një njohës i mirë i futbollit shqiptar dhe ka eksperiencë, madje punon shumë mirë edhe me të rinjtë. Ndaj, Bylisi dhe Kapllanaj ja kanë besuar projektin durrsakut të mirënjohur. Ballshiotët duket se kanë hequr dorë për momentin nga trajnerët e rinj dhe kanë vendosur që të bashkëpunojnë me Stavri Nicën, i cili këtë sezon e ka nisur si pjesë e skuadrës së Laçit në Superiore. Stavri Nica, ka drejtuar më parë edhe Teutën e Durrësit dhe Erzenin e Shijakut apo dhe Besëlidhja e Mamurrasi.

TË TJERËT – Bylisi dhe presidenti Kapllanaj deri dje kanë qenë në kontakte edhe me trajnerë të tjerë dhe bëhet fjalë për dy shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia. Fjala është për Nebi Mustafin dhe Nebih Zenelin. I pari ka qenë edhe pjesë e skuadrës së Shkëndisë së Tetovës, ndërsa i dyti drejton me sukses në Slloveni. Por, duket se Kapllanaj ka gjetur akordin me Nicën duke qenë se është një trajner që e njeh mirë futbollin shqiptar dhe punon shumë mirë me të rinjtë.

Erjon Saliu

Ikën Stavri Nica, Laçi gjen trajner në Vlorë
Pas humbjes në Kukës Stavri Nica shfryu nervat, duke deklaruar se skuadra ka shumë probleme, nuk ka lojtarë cilësorë dhe shumë prej tyre i kanë ardhur pa stërvitje. Në fund, trajneri i Laçit deklaroi se do të rishihte pozicionin e tij në krye të skuadrës kurbinase.

Fjalë të thëna shpesh prej tij në të shkuarën, ndaj zor se i mori njeri seriozisht, por sot Nica e ka vendosur përfundimisht: nuk do të jetë më trajneri i Laçit në vazhdim, duke u bërë trajneri i parë që lë stolin në sezonin e ri në Superiore.

Një vendim i prerë, i pranuar edhe prej presidentit Pashk Laska, i cili e njeh mirë Nicën dhe e ka kuptuar prej ditësh se bën mirë të gjejë zëvendës. Nica ndoshta do të ndryshojë mendim, ose do të rikthehet në rast krize, si sezonin e shkuar, por në këtë moment duhet një ndryshim, për të evituar thellimin e krizës.

Kështu, Laçi ka zgjedhur Gentian Mezanin, trajnerin vlonjat i cili është ende në hapat e parë të karrierës në ekipe të para, por ndërkohë ka grumbulluar eksperiencë duke drejtuar në periudha të ndryshme krize Flamurtarin. Për herë të fundit e drejtori prej tetorit të vitit të shkuar deri në shkurt të këtij viti. Lojë e bukur dhe shumë sulmuese, paksa e çekuilibruar në prapavijë, ndërsa eliminimi nga Besëlidhja në kupë ishte zhgënjimi i madh, por Mezani kishte disa justifikime madhore: Flamurtari ishte në krizë financiare, lojtarët kërcënonin me bojkot, Donjet Shkodra ishte i dëmtuar e lojtarë të tjerë kishin shumë probleme.

Tani Mezani merr drejtimin e Laçit dhe pasditen e sotme do të drejtojë stërvitjen e parë, ndërsa provën e zjarrit e ka të shtunën, kur Laçi të presë Vllazninë.

Nica: Nuk vazhdohet kështu, disa në hotel e unë me të rinjtë
Stavri Nica i thotë gjithnjë gjërat hapur dhe ashtu si deklaroi pas fitores ndaj Partizanit se ishte veç një fitore, që nuk tregon asgjë për sezonin, ashtu edhe tani lëshon një deklaratë të fortë drejtuar klubit, pas humbjes në Kukës.

“Çdo trajner e di mirë se pa cilësi, lojtarë që njohin fazat e lojës së mirë, nuk mund të punosh në Superiore për të rritur cilësinë. Laçi ka kohë që ka humbur mënyrën e lojës së vet, nuk janë afruar lojtarët e duhur, janë larguar ata që nuk duhej të largoheshin. Kjo prish ekuilibrin në menaxhimin e skuadrës, pa justifikuar veten. Unë do të shoh pozicionin për sa kohë që ata që vijnë flenë nëpër hotele e unë stërvit të rinjtë e Laçit. Lojtarët që pretendonin se erdhën për të rritur më mirë cilësinë, kanë ardhur pa stërvitje. Ata rrinë në hotel, flenë, mua më duhet të merrem me djemtë e rinj.

“Nuk pres rendiment nga kjo skuadër pa ardhur lojtarë që të jenë në nivelin të Superiores. Asnjëherë nuk kam menduar që Laçi të ketë pretendime për Europë, se të kesh të tilla duhet të marrësh lojtarë cilësorë. Aktivizova Jonuzin se nuk kemi lojtarë, duhet të kesh lojtarë që të bësh skuadër. Duhen lojtarë dhe kohë, ne këto të dyja nuk i kemi, nuk kemi as lojtarë e as kohë. Unë flas me këmbë në tokë. Nuk do them gjoja luajtëm mirë, do vazhdojmë, nuk flitet apriori, flitet konkretisht. Kështu e mendoj dhe kështu flas, flas si specialist, jo për të mbyllur programin me intervista boshe”.

Nica i zhgënjyer: Pa sulmues, është e kotë!
Trajneri i Laçit, Stavri Nica, duke folur për Supersportin pas ndeshjes së humbur kundër Luftëtarit, evidenton mungesën e sulmuesit kryesor, që do të zgjidhte shumë probleme.

“Futbolli ka parimet e veta dhe ndodhi ajo që e pësuam në kundërsulm, në një kohë që gabuam shumë raste dhe pas pësimit të golit skuadra u shthur, aq sa mund të pësonim disa gola. Gabova edhe unë me ndërrimin e bërë, duke larguar Lushkjen, sepse skuadra humbi ekuilibrat. Humbëm edhe raste të mira për shënim, duke nisur nga rasti i Nikës, ndërsa Luftëtari përfitoi në kundërsulm. Lushkjen e zëvendësova sepse pësoi një dëmtim të lehtë dhe nuk dëshiroja të rrezikoja. Ndoshta gabova, janë të pranueshme këto. Më vjen keq që nuk kemi sulmues goli, është shumë e vështirë të luash pa sulmues të vërtetë. Edhe me Partizanin, edhe sot, krijuam lojë dhe shkonim me vështirësi në sulm.

“Mungesat? Janë disa lojtarë me probleme, Ademir e Qaqi janë të dëmtuar, disa të tjerë nuk kanë gjendjen më të mirë fizike, ndaj nuk është moment optimal. Përveç kësaj, e përsërit që na duhet Rexhinaldo, i cili është sulmues dhe mund të na ndihmojë shumë.

“Skuadra duhet të tregohet profesioniste, por nuk është e lehtë të ndërtosh një skuadër profesioniste, ka shumë vështirësi. Nuk kemi kushtet e disa klubeve të tjerë si Skënderbeu e Partizani, apo Kukësi, ka shumë vështirësi, ndaj edhe lojtarët duhet të tregohen më të kujdesshëm. Shoh shumë probleme, jo vetëm te ne, por në çdo skuadër, edhe Luftëtari që fitoi sot nuk është më mirë se ne në këtë drejtim”.

Laçi kërkon konfirmimin, Nica: Të kënaqim tifozët!
Trajneri i kurbinasve vlerëson kundërshtarin dhe thekson se është një ndeshje e vështirë, por sot objektivi është vetëm fitorja

Vladimir Prenga

Laçi i dha dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjen me Luftëtarin, teksa skuadra kreu një seancë të lehtë stërvitore dhe më pas u grumbullua për të qenë sot në ambientet e stadiumit 90 minuta para nisjes së ndeshjes me gjirokastritët.<wbr /> Synimi për kurbinasit janë tre pikët dhe për këtë do të bëhet maksimumi në fushën e blertë. Para ndeshjes është trajneri Nica ai që ka folur për sfidën me bluzinjtë, që thekson se në skuadër ka optimizëm dhe në njëfarë mënyrë janë të detyruar të kënaqin tifozët kurbinas në këtë ndeshje të parë në shtëpi. “Vijmë në këtë takim me moralin lart pas asaj fitoreje të marrë me Partizanin, por e thashë edhe pas ndeshje me të kuqtë që fituam vetëm një ndeshje. Tanimë kemi një tjetër përballje të vështirë, ndaj një ekipi që meriton respekt dhe ne e kemi vlerësuar maksimalisht”, deklaron fillimisht durrsaku i pankinës kurbinas, që tej bën me dije se për ta objektivi janë tre pikët. “Luajmë në fushën tonë dhe normalisht që duhet të fitojmë. Është ndeshja e parë para publikut tonë dhe në njëfarë mënyre është përgjegjësi për t’i kënaqur ata. Normalisht mbështetja e tyre është e rëndësishme dhe hapur i ftojmë të jenë sa më të shumtë në stadium. Në do të bëjmë më të mirën tonë që të marrim një rezultat pozitiv. Në ekip ka optimizëm dhe të gjithë duken të mobilizuar, çka na jep besim para kësaj ndeshjeje të rëndësishme”, deklaroi Nica për “Sport Ekspres”. Sa i takon mungesave, ndaj Luftëtarit do të mungojnë sërish dyshja Qaqi-Rexhinaldo<wbr />, pasi ende nuk janë rikuperuar. Të premten ata kanë nisur vrapimet pas terapisë intensive dhe javën e ardhshme me shumë mundësi do të jenë që të dy të gatshëm, ashtu si mbrojtësi brazilian Ademir Souza, i cili u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen me Partizanin.

Formacioni i mundshëm

Laçi: Selmani – Ejoh, Fangaj, Gjoni, Sefgjini – Nika, Lushkja, Bardhi, Kallaku, Uzuni  – Eskerda

Nica: Një ndeshje ishte, mos të fluturojmë!
Trajneri i Laçit, Stavri Nica, ka korrur frytet e punës së shkëlqyer bërë këtë verë nga ai dhe klubi, por fitorja ndaj Partizanit nuk e gënjen. Në Supersport, trajneri i Laçit kërkon kujdes dhe evitim euforie.

“Po të punosh e të djersish, do të shpërblehesh. Kemi bërë një punë të madhe në fazën përgatitore. Vinim në ndeshjen e sotme me mungesa të rëndësishme, disa lojtarë nuk ishin mirë fizikisht.

“Megjithatë, kampionati është i gjatë, nuk ka vend për eufori, sepse vetëm një ndeshje ishte. Djemtë dhanë gjithçka, morën një fitore të bukur.

“Ambiciet? Nuk kam punuar asnjëherë për mbijetesë, kam mentalitet tjetër. Dua skuadër agresive, që zotëron topin, skuadër të shkurtër, ky është mentaliteti im, nuk mjaftohem me pak. Edhe pas kësaj fitoreje, nuk duhet të kënaqemi me kaq.

“Kthimi i titullarëve? Kush e meriton, do të luajë, për mua sa më shumë të jemi, aq më mirë. Duhet një stol i mirë, për të pasur një sezon të mirë”.

Nica, i kënaqur me merkaton: Jemi gati për Superioren
Stavri Nica ka mbetur i kënaqur nga Laçi i tij në sfidën miqësore me Tiranën. Njëri prej trajnerëve që e koncepton dhe kërkon që futbolli të luhet i bukur, këtë herë e ka shijuar fitoren. “Këto ndeshje vlejnë shumë për të ekuilibruar skuadrën. Afrimi i shumë lojtarëve të rinj bën që në të tilla takime të marrë karikimin e duhur. Jo vetëm kaq, por na shërben për të parë se në çfarë situatash jemi. Megjithatë, lodhja ka bërë të veten sepse u bë një periudhë e gjatë që po stërviten fort. Sipas meje, shenjat po i japin të mira. Besojmë se me ardhjen edhe përforcimeve që ka sjellë presidenti Laska, do të jemi një skuadër kompetitive. Jam i bindur që do të ecim mirë”, është shprehur në fillim Nica.

Por cili do të jetë objektivi i Laçit për sezonin e ri futbollistik. Vetë Nica është me këmbë në tokë. “Do të shohim edhe për pak kohë gjendjen e lojtarëve që kanë ardhur, sa do të përshtaten dhe më pas do të kemi kohë për objektivat”. Lojtari në provë “Amadu më bindi. Ishte lojtar me përvojë dhe jepte siguri në mbrojtje. Ishte një mesfushor qendror ose mbrojtës i fortë. Me afrimet që janë bërë deri tani, besoj se merkato mund të konsiderohet e mbyllur”, përfundoi Nica, fjalët e tij pas ndeshjes.

Baloteli firmos sërish në Francë
Mario Baloteli dhe Mino Raiola u menduan gjatë, dhanë sinjale për të testuar tregun, por në fund e kuptuan që si Nica nuk ka.

Në qytetin bregdetar francez sulmuesi u ringjall, shënoi 17 gola dhe ndihmoi Nicën të shkonte në Champions League.

Ambiciet e Balotelit mund të jenë më të mëdha, por truri i tij nuk është në lartësinë e talentit të tij. Kjo është kuptuar me kohë, ndaj Raiola e ka bindur të qëndrojë në Nicë.

Sot Nica njoftoi për rinovimin edhe për dy vjet, pa zbuluar shifrat, por do të jetë sërish ndër lojtarët më të paguar në Francë.