Ngolo Kante

Sarri: Frikë për Kante, Zhiru do e marr në konsideratë
Ngolo Kante ka një problem në gju dhe është në dyshim të madh për prezencën e tij në finalen e Europa League nesër në Baku. Mesfushori është një nga lojtarët më të mirë të bluve të Londrës dhe mungesa e tij do të peshonte shumë. Trajneri Mauricio Sarri foli sot në konferencën për shtyp dhe u shpreh se mundësitë që Kante të jetë në fushë janë 50-50.

“Nuk e di. Ngolo kishte një problem të vogël në gjurin e tij të shtunën. Nuk është ndonjë dëmtim serioz, por ishin vetëm katër ditë për ta rikuperuar. Po e provojmë. Do e shohim gjëndjen e tij nesër dhe do të vendosim. Për momentin nuk e di. Shancet janë 50-50. Sot është shumë më mirë se dje. Mesfusha është problem për ne. Kemi vetëm tre mesfushorë në tre pozicione të ndryshme. Ngolo është shumë i rëndësishëm. Është i vetmi mesfushor difensiv që kemi. Pa të është problem për ne.”

Trajneri italian tha dhe disa fjalë për mundësinë për të luajtur si titullar Oliver Zhiru. Francezi është golashënuesi më i mirë i kompeticionit. Ka kontribuar mjaft për të ardhur deri këtu dhe e njeh mirë ekipin e Arsenal, pasi ka kaluar një aventurë 6-vjeçare në “Emirates Stadium”. Trajneri thotë se do e konsiderojë sulmuesin kampion bote.

“Para së gjithash, më duhet ta konsideroj atë. Ka luajtur shumë mirë në Europa League dhe ka shënuar mjaft gola. Në këtë kompeticion Oliver ka qenë i rëndësishëm për ne. Do të vendos nesër, por mendoj se do e konsideroj atë”, u shpreh Sarri.

Tronditet Çelsi, humbet liderin për finalen ndaj Arsenalit!
Mauricio Sarri ka marrë një lajm të keq përpara finales së Ligës së Europës kundër Arsenalit. Dueli londinez do të zhvillohet të mërkurën në mbrëmje në Baku të Azerbajxhanit.

N’golo Kante ka pësuar një dëmtim në gju në stërvitjen e ditës së shtunë. Kmapioni i botës po bën maksimumin, por situata nuk duket kaq e mirë. Sipas raportimeve të The Sun, mjekët e “Bluve të Londrës” nuk janë optimistë për rikuperimin e mesfushorit.

Kante humbi dy ndeshjet e fundit në kampionat për shkak të një problemi në kofshë, ndërsa tani rrezikon finalen e madhe. Nëse nuk ia del, francezi do t’i bashkohej listës së mungesave, që përbëhet nga Rudiger, Loftus-Çik dhe Hudson-Odoi.

Piketohen dy emra “big”, PSG nis ofensivën
PSG është e etur për të bërë mirë në Europë dhe për të shkuar sa më larg në Champions Ligë. Trofeu me veshë të mëdhenj është ëndrra e madhe e kampionëve të Francës dhe drejtuesit po bëjnë maksimumin për të përforcuar ekipin.

Dy janë emrat e preferuar dhe të dy luajnë në Premier Ligë. I pari është David De Gea. Portierit spanjoll i përfundoi kontrata me Junajtid dhe do të largohet me parametra zero.

PSG synon të gjejë sa më shpejt akordin financiar dhe të transferojë 28-vjeçarin në kryeqytetin francez. Emri tjetër quhet N’Golo Kante. Mesfushori është i pashitshëm nga Çelsi, por Sarri ka zgjedhur të vendosë Zhorzhinjon në pozicionin e tij.

Kante është përdorur më shumë si një “mezzala”, ndërsa oferta e PSG-së mund ta tundojë. Francezët synojnë të bindin lojtarin dhe më pas gjithçka do të jetë më e thjeshtë për të marrë miratimin e “Bluve të Londrës”.

“Vafsh në ferr, ia ke idenë çfarë thua?!”, Sarri tërbon tifozët
Tifozët e Çelsit e kanë humbur durimin me Mauricio Sarrin. Sa herë që trajneri italian bën ndonjë koment, ata i vërsulen me ofendime nga më të ndryshmet. Stili i lojës së Sarrit nuk po ngjit në ishull. Disa tifozë shkojnë aq larg sa nuk e kanë problem më humbjen e ekipit vetëm që të shkarkohet trajneri.

Ky i fundit ka folur për N’Golo Kante dhe ka… “gabuar”. Francezi është idhull absolut në “Stamford Bridge” dhe jo vetëm. Ai është një nga mesfushorët më të mirë në botë, sidomos në aspektin difensiv dhe rikuperimin e topave.

“Sipas mendimit tim, Kante mund të luajë në qendër të mesfushës me një lojtar tjetër ose si ‘mezzala’ në mesfushën time me tre lojtarë. Ai ndodhet më mirë në krahun e majtë ose të djathtë, sepse në qendër unë preferoj një lojtar më teknik. Kundër Brajtonit, Zhorzhinjo preku 161 topa. Mesfushori qendror duhet të jetë teknik, i shpejtë dhe i aftë të luajë me një takim, sa i përket futbollit tim. Kante është i mrekullueshëm për gjëra të tjera, por jo për të luajtur me një takim”, përfundon Mauricio Sarri.

Kjo deklaratë nuk është pritur mirë nga tifozët e “Bluve të Londrës”. “Vafsh në ferr Sarri. Kante është i mirë në çdo pozicion. Ia ke idenë se çfarë po flet?”, shkruan një tifoz.

Një tjetër vazhdon edhe më tej, duke mos kursyer ironinë e hollë. “Sarri, më lejo të të ndihmoj. Kur të pyesë dikush herën tjetër për Kante, përgjigju thjeshtë: ‘Është mesfushori më i mirë në botë’. Kjo është përgjigja e duhur dhe ajo që duhet të thuash.”

Duel për 100-milionëshin Kieza, çfarë gare edhe për Kante!
Federiko Kieza është lojtari i shumëkërkuar në merkato. Sulmuesi italian i Fiorentinës ndiqet nga klubet më të mëdha të Europë, ndërkohë që klubi vjollcë është i qartë  për këdo që do dhe i ka vendosur çmimin. Sulmuesi kushton 100 milionë euro. Është vetëm 21 vjeç, luan rregullisht prej tre sezonesh në Serie A, që mbetet një kampionat i vështirë për këdo. Cilësitë e tij janë të garantuara.

Interi e ka në krye të listës së dëshirave, por duket si një “dashuri utopikë” realizimi i një transferimi në shifra të tilla. Juventusi është klubi tjetër që e do dhe rivalizon me zikaltrit. Bardhezinjtë janë në avantazh, pasi financiarisht janë një klub i shëndetshëm dhe mund të bëjnë blerje të tilla. Gjithsesi edhe ata janë gati të ofrojnë deri në 70 milionë euro. Vetëm nga jashtë Italisë mund të ketë klube që mund të bëjnë ndonjë çmenduri për Kiezën.

NGOLO KANTE – Kampionati i botës ka rinovuar me Çelsin deri në vitin 2023, por nuk është se po kalon një moment të mirë me londinezët. Nisur nga mëdyshjet e tij për të vazhduar me “Blutë”, janë dy klubet që i kanë hedhur sytë nga mesfushori qendror.

Padyshim Kante është një nga më të mirët në rolin e tij dhe e ka treguar këtë si me Lesterin, ashtu edhe me Çelsin gjatë kohës që në drejtim të ekipit ishte Antonio Konte. Me Sarrin raporti nuk është më i miri, por e ardhmja e italianit te klubi i Premier League është vënë në pikëpyetje.

Kante është lojtari që kërkohet me ngulm nga Juventusi dhe Reali i Madridit dhe në verë do tentojnë ta blejnë atë. Çelsi aktualisht është i dënuar të mos bëjë merkato në dy vitet e ardhshme dhe normalisht që duhet të mendohet mirë nëse heq dorë nga francezi.

Hazard: Higuain “vrasës” brenda zonës. Siti? Ata topin, ne u shënojmë dy gola!
Çelsi fitoi në fundjavë kundër Hadërsfilldit me rezultatin 5-0 dhe Eden Hazard ishte autori i një dygolëshi. Përgjigje e mirë ndaj kritikave të kohëve të fundit për lojtarin belg, i cili është ndalur te ndeshja e radhës kundër Mançester Sitit dhe sulmuesi Gonzalo Higuain.

Në një prononcim për “Chelsea TV”, Hazard analizon duelin kundër ekipit të Guardiolës dhe vlerëson shumë sulmuesin argjentinas. Pipita ndryshon shumë me Zhiru dhe fantazisti ka besim se Higuain, i cili gjeti dygolëshin e parë me “Blutë e Londrës”, do të shënojë dhe shumë të tjerë në vazhdim..

SITI – “Do të jetë një ndeshje ndryshe nga ajo e para dy muajve. Ata do të zotërojnë topin, Siti ka këta lloj futbollistësh, të cilët luajnë bashkë dhe ndërtojnë aksione korale. Ne do të mbrohemi mirë dhe më pas do të shënojmë një ose dy gola. Na pret një muaj i vështirë, por ne jemi Çelsi dhe mund të mposhtim çdo kundërshtar.”

HIGUAIN – “Ai është padyshim një sulmues shumë i fortë. Luan më pak brenda zonës krahasuar me Zhiru, por ka një kontroll të mirë të topit dhe i pëlqen të luajë me një takim. Gonzalo është një futbollist shumë inteligjent dhe brenda zonës është i pabesueshëm. Mendoj se ai do të shënojë me të vërtetë shumë gola.”

Elozhe për Pipitën ka thënë dhe Ngolo Kante. Mesfushori dhuroi dy asistet e dygolëshit të Higuaini dhe vlerëson shumë faktin që ai i njeh mirë kërkesat e Sarrit dhe e ka të qartë punën që duhet të bëjë ekipi për të mbërritur te fitorja.

“Unë kërkoj t’i shërbej sulmuesve në mënyrën më të mirë të mundshme dhe kjo është pjesë e rolit tim. Jam i lumtur për dy asistet. Gonzalo e ka të qartë se çfarë kërkon trajneri dhe e kupton se çfarë duhet të bëjë ekipi”, përfundon kampioni i botës në fuqi me Francën.

Taktika e Sarrit dhe roli ndryshe i Kante: Ky është futbolli im, ja pse kam të drejtë
Mauricio Sarri është një nga zbulimet më të bukura të viteve të fundit në aspektin e trajnerëve. Italiani i Çelsit preferon një futboll ofensiv dhe zbavitës. Ai është një personazh i dashur për tifozët, por disa e kanë kritikuar për pozicionin e Kante.

Kur të kritikojnë, e vetmja zgjidhje është t’i heshtësh kritikët dhe Sarri ashtu ka bërë. Trajneri i “Bluve të Londrës” luan me skemën 4-3-3. Zhorzhinjo luan në rolin e qendërmesfushorit, ndërsa Kante ka kaluar në krahun e italo-brazilianit.

Në një prononcim për “Goal” përpara sfidës me Brajtonin në transfertë, trajneri 59-vjeçar e ka shpjeguar në këtë mënyrë këtë postim të kampionit të botës me Francën. Dikujt mund të mos i pëlqejë, por ai është trajneri dhe… ka gjithmonë të drejtë.

“Kemi një skuadër të përshtatshme për këtë lloj futbolli. Nëse blen Zhorzhinjon dhe ke Fabregas në ekip, mendoj se duhet luajtur me skemën 4-3-3. Të luash me këtë lloj skeme, sipas konceptit tim të futbollit, do të thotë që qendërmesfushori duhet të jetë shumë teknik. Një futbollist që mendon shpejt, si Zhorzhinjo, i cili është i aftë të luajë topin me një, ose dy prekje. Edhe Fabregas është teknikisht shumë i mirë. Kante? Sipas futbollit tim një futbollist si N’Golo nuk duhet të luajë përpara mbrojtjes. E kuptoj se dikush mund ta mendojë ndryshe, por nëse po flasim për futbollin tim, duhet thënë që kam të drejtë”, përfundon Mauricio Sarri.

Perfekti Kante, David Luiz dhe Uillian i gjejnë një defekt: Nuk paguan kurrë!
Ngolo Kante është një futbollist i mrekullueshëm. “Milingona” e mesfushës së Çelsit nuk ndalet kurrë. Vrapime pafund, mjeshtër i rikuperimeve të topit, inteligjencë taktike dhe shpirt sakrifice. 27-vjeçari është një nga lojtarët më të dashur të tifozëve.

Jo vetëm Kante si futbollist, por dhe Ngolo si njeri. Ai ka qenë një pikë fikse e Leisterit të Ranierit, Çelsit të Kontes dhe Francës së Deshampit, ndërsa tani është radha e Sarrit për të shijuar fenomenin e vogël. Përveç aftësive në fushë, francezi zotëron dhe cilësi të rralla njerëzore. I thjeshtë, i turpshëm, i përulur dhe gjithnjë duke buzëqeshur.

Ka akoma të njëjtën makinë që bleu në vitin e parë me Leisterin, nuk përton të darkojë me tifozë, shpallet kampion bote dhe ka turp të pozojë me kupën dhe as që ka ndërmend t’i shmanget pagimit të taksave. E vështirë t’i gjesh ndonjë defekt dhe të gjithë e adhurojnë.

Por, David Luiz dhe Uillian kanë arritur t’i gjejnë një “njollë”. Dyshja e ekipit të Sarrit ka një miqësi të madhe me 27-vjeçarin dhe kanë zbuluar një detaj të veçantë për të. Ka të bëjë me restorantin “Mayfair”, pronarët e së cilit janë brazilianët.

“Restoranti iu pëlqen të gjithëve, sepse vijnë këtu dhe nuk duan të paguajnë kurrë. Sidomos, Ngolo Kante”, shprehet mbrojtësi për “Chelsea TV”, ndërsa ndërhyn Uillian: “E vërtetë, nëse i kërkon Ngolos të paguajë, ai të përgjigjët: ‘Ah seriozisht? Duhet të paguaj? Oh, jo! Ej, ti dhe David jeni njerëz të mirë, keni zemër të madhe…’

David Luiz vazhdon më tej. “Edhe pse ia thua para të gjithëve, ai të përgjigjet: ‘Jo, nuk dua të paguaj!’” Humor dhe batuta, apo të jetë totalisht e vërtetë? Ose, ku i dihet, Kante është aq i turpshëm sa mund t’i vijë zor për të paguar…

Batuta e vitit, Lineker: Si ka mundësi që Kante…
Ngolo Kante njihet si një futbollist mjaft popullor. Francezi edhe kur nuk është në fushë, di si të jetë në qendër të vëmendjes. Një ditë më parë, siç thuhet dhe nga mediat angleze, mesfushori i Çelsit nuk ka arritur në kohë për trenin, kështu që është detyruar të shkojë në xhaminë më të afërt për të kryer faljen e zakonshme.

Më pas disa tifozë që e kanë vënë re i kanë kërkuar francezit që të darkojë në shtëpinë e tyre dhe futbollisti nuk ka refuzuar. E gjithë kjo histori nuk mund të lihej pa kaluar aq lehtë edhe nga Geri Lineker, i cili njihet për bëmat e tij dhe deklaratat që bën herë pas here në emisione.

Ish-legjenda angleze gjithashtu njihet dhe si një njeri i apasionuar pas rrjeteve sociale. Pikërisht ditën e sotme, Lineker ka reaguar në llogarinë e tij në “twitter” në lidhje ndodhinë e ditës së djeshme te Ngolo Kantes, duke cituar: “Ajo që ka bërë Kante është brilante, por jam i surprizuar me faktin se përse nuk vrapoi për ta ndaluar trenin”.

Brilliant, although I’m surprised he didn’t sprint ahead and intercept the train. https://t.co/uVpSJkfFVl

— Gary Lineker (@GaryLineker) September 17, 2018

Fantastiku Kante lumturon tifozët, pranon ftesën e tyre për të darkuar së bashku
Ngolo Kante është një idhull i tifozëve të Çelsit, por jo vetëm. 27-vjeçari francez është një futbollist, i cili jep gjithmonë maksimumin në fushë, ndërsa jashtë saj është i thjeshtë, i përulur dhe i turpshëm dhe kjo e bën një personazh të dashur për të gjithë tifozët e futbollit.

Gjatë ditës së djeshme, mesfushori i Sarrit ka vizituar rastësisht një xhami në Londër dhe disa tifozë kanë gjetur rastin për ta ftuar për darkë. Një ftesë që përgjithësisht merr përgjigje negative, ose refuzohet me mirësjellje, por Kante është ndryshe nga të tjerët.

“Përshëndetje, a dëshiron të vish për darkë me ne sonte?”, ishte pyetja e disa tifozëve të Çelsit drejtuar idhullit të tyre, ndërsa Kante u është përgjigjur: “Ok, takohemi sonte dhe më jepni adresën e shtëpisë tuaj. Në çfarë ore do të takohemi?”

Kante e ka mbajtur fjalën dhe ka vizituar shtëpinë e tifozëve të Çelsit, të cilët kanë kaluar momente të paharrueshme me lojtarin e tyre të preferuar dhe Kampionin e Botës në fuqi me Francën.

Re della simpatia continua a far capire quanto é umile, #Kanté accetta l’invito a cena di un tifoso in Inghilterra.

Lui era in una moschea a Londra e uno dei ragazzi ha detto, vuoi venire a cena a casa nostra… il campione del mondo ha detto si per l’allegria di tutti. pic.twitter.com/QIIIVJXdcL

— Andersinho Marques (@Andersinho_ITA) September 17, 2018