neziri

Një finale dhe shumë shpresa, Frroku: Fitojmë kampionatin dhe ndërtojmë Tërbunin e së ardhmes!
Nëse në Kategorinë e Parë gara për ngjitjen në Superiore është vrarë nga Vllaznia fillimisht e nga Bylisi më pas, në Kategorinë e Dytë ka “luftë” në të dy grupet, për ngjitje në të Parën.

E veçanta e këtij sezoni është se në të dy grupet kanë qenë më shumë se dy ekipe në garë, çka ka shmangur jo pak llogari, aleanca e tolerime. Në grupin A janë 4 skuadra në harkun e 4 pikëve dhe për momentin “trenin” e tërheq Tërbuni, që a zhvilluar një sezon spektakolar, me vetëm një humbje në 17 ndeshje dhe me një vazhdimësi të admirueshme. Lojë sulmuese, gola pa fund sidomos pas përforcimeve të janarit dhe tashmë kryesim me dy pikë më shumë se Luzi dhe 3 se Gramshi.

Pikërisht Gramshi viziton Tërbunin këtë të diel dhe për të dyja palët është ndeshja e sezonit, sepse kush fiton, me shumë gjasa ngjitet direkt në Kategorinë e Parë, ndërsa barazimi bën lëmsh edhe më keq renditjen.Për “SportEkspres.com”, shefi i klubit te Tërbuni, Dritan Frroku, flet për sfidën e nesërme, por edhe për të ardhmen, sepse pukjanët duan t’i bëjnë gjërat si duhet nëse ashtu si pritet, shkojnë një kategori më lart.

“Kemi lëshuar vetëm një pikë në shtëpi, por nuk do të thotë që jemi skuadër fushe, sepse edhe në transfertë djemtë janë sjellë në mënyrë perfekte, përtej humbjes në Shkodër. Jemi të kënaqur nga ky sezon, trajneri Olti Kërnaja dhe ndihmësi i tij Ergys Neziri kanë bërë një punë shumë të mirë verën e shkuar, kur situata ishte vërtet e keqe, për shkak të rënies nga kategoria dhe depresionit në ambient. Tashmë ky vit ‘purgatori’ na ka shërbyer në çdo drejtim dhe jam i bindur se do të fitojmë ndaj Gramshit, duke hedhur një hap gjigant drejt ngjitjes”, deklaron Frroku, i cili flet edhe për kundërshtarët.

“Realisht vetëm ndaj Luzit në shtëpi kemi gabuar, sepse duhej ta fitonim edhe atë ndeshje, por kundërshtari u tregua shumë i saktë në rastet që pati, ndryshe nga ne. Me Gramshin barazuam në ndeshjen e vajtjes dhe e pamë forcën e dy ekipeve. Tani historia ndryshon, presim një stadium plot dhe i falënderojmë tifozët nga zemra, sepse këtë sezon kanë qenë një armë e fortë për të kapur dhe ruajtur kreun. Natyrisht, edhe Gramshi e Partizani B kanë zhvilluar sezon shumë të mirë dhe deri në fund kemi edhe disa beteja, por është e qartë që ndeshja kundër Gramshit ndan shumë gjëra, për të dy ekipet”.

Në rast suksesi, Kategoria e Parë pret, por duhet një Tërbun ndryshe nga ai i sezonit të shkuar: “E vërtetë, shumë gjëra shkuan keq që pas rënies nga Kategoria Superiore, për arsye të ndryshme. Megjithatë, tashmë kemi ndryshuar për mirë, klubi është i organizuar dhe lojtarët trajtohen si profesionistë. Kemi bërë edhe përforcime dhe skuadra është e re në moshë, ndaj synojmë që me këtë grup të vijojmë gjatë, pa bërë revolucione, si ndodh rëndom kur ekipet ngjiten një kategori më lart. Stadiumi është në gjendje shumë të mirë, ashtu si fusha, ndaj kemi një bazë të mirë nga të nisim punën për sezonin e ardhshëm. Së pari, të ngjitemi, pastaj do të mendojmë për të ardhmen, natyrisht duke mos lënë asgjë pas dore dhe duke planifikuar gjithçka pa pritur korrikun e gushtin”.

Neziri: Mbijetojmë në Superiore, Luftëtarin e zgjodha për këtë arsye
Mërgim Neziri është rikthyer në Kategorinë Superiore pas një eksperience në futbollin rumun. Mbrojtësi i krahut të majtë nuk do ta ketë të lehtë të jetë pjesë e formacionin titullar, pasi do i duhet të mposhtë konkurrencën e brazilianit Xhekson. Në një intervistë për “RTSH Sport”, 25-vjeçari shprehet se i ngelet të respektojë rregullat e trajnerit dhe se e shikon veten për shumë vite te Luftëtari.

“Vendosa të vij këtu, pasi Luftëtari ka mentalitet luftarak. Kjo ka qenë arsyeja se pse erdha këtu”, u shpreh fillimisht mbrojtësi, i cili në shkuarën ka qenë pjesë e Kamzës në Superiore. Ai kujton edhe përballjet e atëhershme me gjirokastritët.

“Kemi pasur ndeshje me Kamzën, kemi marrë rezultat minimal 1-0. Skuadra ka ndryshuar shumë nga atëherë. Atmosfera në ekip është e mirë. Mbijetesa? Besoj që do ia arrijmë qëllimit”.

“Të shohim për formacionin, e respektoj trajnerin dhe punën e tij. Ai vendos. Kam ardhur prej projektit, besoj se do qëndroj gjatë këtu. Tifozët i ftoj të na mbështesin dhe do mundohemi t’ua shpërblejmë”, tha Neziri.