Nderim Nexhipi

Edhe Nexhipi në fushë, tifozët e Kukësit ironizojnë
Kukësi ka bërë disa lëvizje në merkato, por shumë pista kanë dështuar. Shumica prej tyre për shkak se ofertat e verilindorëve nuk kanë qenë të duhurat për lojtarët e tentuar.

Në këto kushte edhe numri i lojtarëve në dispozicion të trajnerit Gjoka nuk është shumë i madh. Së fundmi është dashur që edhe drejtori sportiv, Nderim Nexhipi, të zbresë në fushë dhe të marrë pjesë në lojërat që zhvillon ekipi.

Klubi ka postuar edhe foto, ndërkohë që një nga faqet më të mëdha të tifozëve, nuk e ka humbur rastin të ironizojë.

Mavraj, Debreceni dhe merkato: Nderim Nexhipi flet “troç”
Kukësi po punon për të bërë edhe dy afrime të tjera, të nevojshme për ndeshjet me Debrecen. Drejtori sportiv, Nderim Nexhipi, ka folur në lidhje me merkaton. Gjithsesi ai nuk zbulon asnjë emër, edhe pse përflitet shumë për emra konkretë.

“Jemi në bisedime me disa lojtarë, do të vijnë edhe dy para ndeshjeve të Europës. Po spekulohet shumë për emra, por nuk mund të zbuloj gjë. Sa më shpejt t’i marrim përforcimet, aq më mirë do jetë. Edhe trajnerit Gjoka i duhen edhe dy lojtarë”, tha Nexhipi në RTSH Sport.

Mërgim Mavraj është një emër i dalë në skenë për te Kukësi, por qendërmbrojtësi ka qenë i prerë dhe ajo pistë merkatoje ka rënë pa u mbyllur kampionati. Nexhipi pranon bisedimet: “Kemi folur me Mërgimin, është fakt. Ai ka kontratë në Gjermani dhe nuk e sheh si mundësi të vijë në Superiore tani”.

Nexhipi në të shkuarën ka provuat të përballet në fushë me Debrecenin. Tanimë ai dëshiron t’i eliminojë me Kukësin dhe në një pozicion tjetër. Në klubin verilindor të gjithë dëshirojnë të bëjnë tej dhe të luajnë më pas në turin tjetër kundër Romës.  “Debrecenin e kam eliminuar si lojtar para 10 vitesh, shpresoj ta bëjmë edhe tani”, përfundon Nexhipi.

Kukësi në merkato, mësohet lëvizja e Nderim Nexhipit
“Kemi filluar të mendojmë dhe për sezonin tjetër. Kemi një trajner që sapo ka ardhur, i cili e njeh ekipin. Duhet ta mbyllim sa më mirë këtë sezon. Sa i takon sezonit tjetër, duhet të ruajmë këtë bosht lojtarësh, pasi kemi shumë kualitet në skuadër. Nuk duhet të ketë shumë largime dhe aty ku mendon trajneri Gjoka për të ndërhyrë, do të ndërhyjmë. Por them se nuk do të ketë më shumë se 3-4 ndërhyrje në verë”, kështu u shpreh në Supersport para pak ditësh Nderim Nexhipi, drejtori sportiv i Kukësit.

Një mesazh i qartë se puna për merkaton ka nisur. SportEkspres.com mëson se drejtori Nexhipi para pak ditësh ka qenë në Bosnje-Hercegovinë dhe kjo për arsye pune. Tregu i rajonit do të jetë ai që do të shikohet me kujdes. Momentalisht nuk flitet për emra, por e sigurt është që Kukësi po mendon që tani për kupat e Europës.

Presidenti Safet Gjici kërkon grupet e Europa League me çdo kusht dhe ka dhënë “OK”-in që të përzgjidhen lojtarët e duhur për ta arritur këtë objektiv. Lëvizjet pritet që mos të jenë të shumta, sikurse ndodhi verën e shkuar.

Transferimet e janarit, moduli dhe Rexhinaldo-Shkurtaj: Nexhipi hap “kartat”
Kukësi do titullin kampion dhe presidenti Safet Gjici nuk pranon asnjë justifikim. Tani që diferenca me Partizanin ka shkuar në tre pikë, si dhe me blerjen e Shkurtajt dhe Rrocës, kreu i klubit verilindor ua ka bërë të qartë stafit që duhet arritur objektivi i klubit.

Në një lidhje direkte me emisionin “Zona Gol” në Supersport, ka qenë drejtori Nexhipi që ka folur për “presionin” e presidentit, vendimet për të blerë dyshen e Luftëtarit, por edhe për aspekte të tjera si modulet e përdorura, ecuria në fazë, apo edhe aktivizimi i Shkurtajt  e Rexhinaldos së bashku në sulm.

ULTIMATUMI I GJICIT – “Ambiciet e presidentit në gjithë Shqipërinë i dinë. Është presidenti që në çdo ndeshje kërkon maksimumin. Ai bën shumë për ekipin, investon shumë dhe normalisht pret rezultate. Të them të drejtën, me dy blerjet që kemi bërë në janar mendoj se kemi sjellë dy lojtarë me shumë kualitet, lojtarë të cilët e njohin Superioren dhe kjo është shumë e rëndësishme. Vitet e fundit, si Shkurtaj, ashtu edhe Rroca, janë lojtarë që kanë bërë diferencën në ekipin e tyre. Është shumë mirë që i kemi në ekip dhe dita-ditës ata po ambientohen me ekipin”.

VENDIMET E MERKATOS – “Ishte një ide e gjithë stafit. E dimë të gjithë që në janar është e vështirë të gjesh lojtarë që janë të lirë. Kishim fatin që presidenti arriti të gjente marrëveshjen me presidentin e Luftëtarit dhe i afruam këta dy lojtarë. Sa i takon pjesës së justifikimeve, mendoj se presidenti do maksimumin. Të gjithë lojtarët dhe stafi janë të përgjegjshëm për këtë dhe do bëjnë më të mirën të arrijmë te titulli kampion.

“Sa kohë i kishim studiuar? Emri i Shkurtajt dhe i Rrocës janë përfolur ka kohë në stafin tonë. Të them të drejtën, presidenti bëri të pamundurën që t’i merrte ata. Bëri një marrëveshje në një moment shumë të rëndësishëm. Jemi të lumtur, pasi afruam dy lojtarë shumë cilësorë. Normal shfrytëzuam një moment që Luftëtari ka pasur probleme financiare. Sidoqoftë, më e rëndësishme është që dy lojtarët janë pjesë e Kukësit”.

SHAFIK DHE RROCA TITULLARË – “Të dy janë lojtarë me shumë kualitet. Shafik, gjatë muajve që është këtu në Shqipëri, e ka treguar që është një lojtar me cilësi shumë të mira. Sidoqoftë, është trajneri Cungu ai që vendos për formacionin. Mendoj se në ekip ka vend për Rrocën dhe për Shafik. Sistemi do të shihet në vazhdim”.

KUR DO LUHEN NDESHJET NË KUKËS? – “Punimet e stadiumit është dashur të nisin, por ka pasur disa pengesa. Nga momenti që nis, sa di unë, procedura është nëntë muaj. Ndeshjen e fundit e luajtëm në Elbasan, por në vazhdim do luajmë në Kamzë. Të arrijmë te titulli, pastaj nuk është problem se ku do festojmë”.

MODULET TAKTIKE NË MIQËSORE – “Në ndeshjen e parë me Bashakshehir kemi vazhduar me atë formacionin e ndeshjeve të fundit, të rreshtuar me modulin 3-4-3. Është përshtatur edhe Rroca në një pozicion pak më të tërhequr. Ndërsa ndeshjen e dytë trajneri provoi sistem tjetër, duke nisur me Rrocën dhe Shkurtajn. Në ndeshjet e fundit kemi luajtur shumë mirë me sistemin 3-4-3 dhe për momentin nuk është e nevojshme që të bëhet ndonjë ndryshim. Sidoqoftë, është trajneri Cungu ai që vendos.

“3-4-3 kushtëzon sulmin, Rexhinaldo e Shkurtaj nuk luajnë bashkë? Është shkruar shumë. Rexhinaldo ka kontratë me klubin deri në maj, pra deri në përfundim të sezonit. Normal të gjithë janë lojtarë profesionistë dhe të gjithë e dinë se konkurrenca të bën edhe më të mirë. Më Shkurtajn e Rexhinaldon Kukësi do ishte i frikshëm, sidoqoftë do luftojnë si të gjithë lojtarët e tjerë për vendin e tyre në ekip”.

FAZA PËRGATITORE – “Kemi kaluar mirë këto ditë, kemi bërë dy ndeshje miqësore dhe ekipi po përgatitet mirë. Shpresoj që ta presim sa më mirë nisjen e kampionatit. Faza po shkon mirë, kemi pasur në ndeshjen e fundit një problem me portierin Maloku. Dje është kthyer në Shqipëri për të bërë rezonancën. Çdo gjë ka shkuar mirë, kemi bërë dy ndeshje mjaft të mira. Me Bashakshehirin ekipi luajti mirë, edhe pse humbëm 2-1. Edhe ndaj Rostovit, gjithë lojtarët që u aktivizuan kishin mundësinë të tregonin vlerat. Ishte një ndeshje që u dominua nga ekipi ynë”.

Nexhipi sfidon Partizanin “e tij”: Fitojmë ne, ndeshje “e vdekur” pa tifozët!
Ndeshja e ditës së premte Partizani-Kukësi, nisur nga historia dhe aktualiteti i këtyre skuadrave, mendohet si kryendeshja e javës së 17-të të Kategorisë Superiore. Partizani ndodhet në vendin e parë me 5 pikë më shumë se Kukësi që ndan vendin e dytë me Skënderbeun me pikë të barabarta, 30, por korçarët kanë golavarazhin më të mirë se kuksianët.

Nga ballafaqimi i parë mes tyre më 2 tetor 2014 e deri në ndeshjen e fundit më 8 tetor 2018, këto skuadra janë ndeshur 20 herë mes tyre, dhe Partizani është më superior me 10 fitore, 6 barazime e 4 humbje, me golavarazhin 16:14. Por, duke qenë se në 16 javët e luajtura Kukësi ka 5 fitore në transfertë dhe Partizani 7 fitore në fushën e tij, sfida këtë herë bëhet edhe më e “nxehtë”.

INTERVISTOI: AGRON KAJA

Vite më parë luajtët me fanellën e Partizanit, sot Drejtor Sportiv i Kukësit, për cilën skuadër do bëjë tifo Nexhipi në sfidën Partizani-Kukësi?

-(Qesh) Unë nuk jam tifoz në këtë rast, por profesionist. Vite më parë luajta me fanellën e madhe të Partizanit, madje edhe si kapiten, dhe  sot ndjehem i respektuar në karrierën time. Por tashmë jam drejtor te Kukësi, dhe natyrisht që pa tifozllëk dua që këtë sfidë ta fitojë kjo skuadër.

Në periudhën kur ju ishit futbollist me Partizanin, keni luajtur ndeshje kundër Kukësit?

-Natyrisht që jemi ndeshur edhe me Kukësin, atëherë skuadra kuksiane bënte debutim shumë të mirë në Kategorinë Superiore. Në kujtesën time, atëherë në atë sezon (2014-2015), më shumë ndeshje ka fituar Partizani ndaj Kukësit, ndërsa sot situata është ndryshe mes këtyre dy skuadrave.

Në 20 përballjet mes tyre, Partizani është më superior me 10 fitore, 6 barazime e 4 humbje, do të ndikojë ky bilanc në përballjen e ditës së premte?

-Kjo është një ndeshje e madhe, sepse ndeshen mes tyre dy skuadra nga më të mëdhatë në Kategorinë Superiore. Por nuk besoj se historia do të ketë ndikim për lojtarët në fushën e lojës. Ne nuk kemi problem nëse luajmë në fushën tonë apo në transfertë, ndaj do luajmë për fitore.

Jemi 48 orë para ndeshjes, cila është situata te skuadra e Kukësit?

-Psikologjikisht skuadra është e motivuar që nga kjo përballje të dalë me tri pikët. Me të gjithë titullarët që mendohen të jenë pjesë e kësaj sfide nuk ka probleme, dhe mungesat e Musollit e të Shafik të dëmtuar, besoj se nuk do të ndikojnë në synimin tonë për fitore.

Nisur nga kjo situatë, Kukësi ndjehet plotësisht besimplotë që këtë ndeshje ta kalojë pozitivisht?

-Në çdo ndeshje futbolli, dhe jo vetëm specifikisht te sfida jonë me Partizanin, në lojë janë tre rezultatet. Ne do të futemi me synimin që të marrim tri pikët, ky do të jetë motivi kryesor gjatë 90 minutave lojë. Ndaj Kukësi ndjehet plotësisht besimplotë që këtë ndeshje ta kalojë pozitivisht.

Por kjo ndeshje do të luhet pa tifozë, për ju do të ketë ndikim në lojë e në rezultat?

-Një sfidë e tillë kur luhet pa tifozë, duket si e “vdekur”. Ndryshe janë emocionet kur ndeshja luhet me tifozë, dhe aq më shumë që këta Partizani i ka si lojtarin e 12-të. Por nëse do të mungojë emocioni i tifozerisë, nuk mendoj se do të humbasin emocionet në fushën e lojës.

Duke qenë se faza e dytë mbyllet më 22 dhjetor, ju ku e mendoni Kukësin në tabelën e renditjes?

-Duke menduar vetëm fitoren në ndeshjen e ditës së premte me Partizanin, besoj se Kukësi deri në fundin e fazës së dytë do të renditet në vendin e dytë, por me diferencë më të paktë pikësh ndaj Partizanit të vendit të parë. Në dy fazat e tjera, lufta jonë do të jetë vetëm vendi i parë.

Kukësi ndërron sërish stadium, Nexhipi shpjegon situatën
Ekipi i Kukësit nuk luan që prej sezonit të kaluar në stadiumin “Zeqir Ymeri”. Shkak për këtë është bërë gjendja e rënduar e tapetit të stadiumit, që nuk është mirëmbajtur për vite me radhë. Deri më tani verilindorët kanë luajtur në “Elbasan Arena” dhe “Loro Boriçi”, por listës së stadiumeve që Kukësi po shëtit shumë shpejt mund t’i shtohet dhe një stadium i tretë.

Bëhet fjalë për stadiumin e Kamzës, vetë drejtori sportiv i Kukësit, Nderim Nexhepi, foli për këtë problem të klubit të tij në emisonin “Rubrike Sportive” në “RTSH”: “Stadiumi i Kamzës është një opsion për ne. Këtë javë nuk u bë e mundur, pasi kishim përplasje oraresh me skuadrën e Kamzës, duhet të shohim se si mund ta zgjidhim këtë punë në javët në vazhdim”.

Ndërkohë, Nexhipi dha një lajm të mirë për tifozët e Kukësit, teksa lajmëroi se në fund të muajit tetor do të fillojnë punimet në “Zeqir Ymeri”, por drejtori teknik nuk përmendi ndonjë datë për përfundimit operacionit të rinovimit.

Nexhipi “u pret krahët” tifozëve të Kukësit
Nderim Nexhipi ishte i pranishëm në mbledhjen që FSHF organizoi me klubet e Superiores, ndërkohë që drejtori sportiv i Kukësit theksoi se verilindorët janë gati për nisjen e kampionatit. “Sezoni ka nisur që në korrik, kemi pasur gjithë këto ndeshje në Europë. Tani vjen koha  e kampionatit. kemi si finale të enjten, jemi të fokusuar për këtë ndeshje, pastaj presim nisjen e kampionatit”.

“Normal grupi është gati, e thashë që e kemi nisur nga korriku. Të gjithë besojmë se mund ta kalojmë finalen me Torpedon. Do bëjmë të pamundurën”, shtoi Nexhipi, i cili në fund foli edhe për transferimin e mundshëm të Ferhan Hasanit, i njohur ndryshe si Buba.

“Po punojmë për një goditje, por për momentin nuk është Buba”, u shpreh në përfundim Nexhipi. Mbetet për t’u parë se kush do të jetë lojtari tjetër që do të vihet nën urdhrat e trajnerit Armando Cungu