Nathan Ake

Ake rrëfen makthin te Çelsi: Po shkonte gjithçka vaj, por më shkatërroi… Murinjo!
Nathan Ake është një nga pikat më të forta të Burnemuthit dhe është pjesë e kombëtares holandeze. Mbrojtësi la Fejnordin për t’u transferuar te Çelsi në moshën 16-vjeçare. Një vit më vonë, saktësisht me 26 dhjetor të vitit 2012, ai debutoi në Premier Ligë në ndeshjen kundër Noruiçit.

Rafa Benitez e kishte me sy të mirë talentin e ri, por spanjolli u largua në fund të sezonit. Në vend të tij erdhi Zhoze Murinjo dhe aty nisën problemet për Aken. Portugezi e kaloi menjëherë në ekipin e dytë. Më pas disa huazime rresht dhe vetëm 7 ndeshje të zhvilluara me Çelsin në tre sezonet që Murinjo qëndroi në “Stamford Bridge”.

Mbrojtësi u shkatërrua dhe ishte pranë depresionit, por Burnemuthi vendosi të investonte 20 milionë euro në vitin 2017. 24-vjeçari ka kujtuar periudhën e vështirë në prononcimin e dhënë për “Daily Telegraph”, duke sulmuar ashpër trajnerin portugez.

“Mbërrita tek ekipi i parë i Çelsit dhe fillova të luaj me Benitezin. Sezonin e ardhshëm Rafa u largua dhe mendova se ishte momenti im, por erdhi Murinjo. Unë përfundova me ekipin e dytë dhe nuk stërvitesha më me ekipin e parë. Ishte një nga gjërat më të vështira për t’u pranuar nga ana psikologjike: isha totalisht i shkatërruar. Para se të vinte Murinjo, gjithçka po më shkonte mirë. Kisha luajtur disa ndeshje dhe isha shpallur lojtari i ri më i mirë i vitit, por përfundova të luaja me rezervat”, përfundon futbollisti holandez.

David Luiz me valixhe në duar, Çelsi hedh sytë nga një “ish”
Te Çelsi janë vënë në ndjekje të një mbrojtësi të ri. Braziliani David Luiz do të largohet në fund të sezonit. Kontrata e 32-vjeçarit mbaron në fund të këtij sezoni dhe të dyja palët, nuk duan të rinovojnë kontratën.

Sikur të mos mjaftonte situata me David Luis, te njëjtin fat do të ketë dhe Geri Kahill, ndërsa danezi Andreas Kristensen nuk ka fituar ende besimin e Mauricio Sarrit. Për të rregulluar këtë problematikë, drejtuesit londinez kanë hedhur sytë nga një “ish”.

Nejthën Ake, qendërmbrojtësi që u shit te Bornmuth dy vite më parë është kthyer në objektivin e merkatos së bluve të Londrës. Për të rikthyer holandezin në “Stamford Bridge”, Çelsi ka një luks të veçantë, pasi mund të anashkalojë negociatat me drejtuesit e Bornmuth.

Në marrëveshjen e transferimit të lojtarit, Çelsi vendosi një klauzolë rikthimi në kuotën e 40 milionë eurove. Një strategji të ngjashme vendosi dhe Real Madrid kur shiti Alvaro Moratën disa vite më parë te Juventusi.

Guardiola i fiksuar pas mbrojtjes, hap “thesin” për holandezin
Mançester Siti mori dje një fitore bindëse 5-0, ndaj Bërnlejt në shtëpi.  Një fitore që vijon t’i mbajë “the citizens” në vendin e parë me pikë të barabarta me Liverpulin. Gjithsesi, në qoftë se paraqitjet e Sitit priteshin deri diku, një ekip që vazhdon të surprizojë është pikërisht Bornmuth.

Klubi i krijuar plot 119 vite më parë,  u ngjit për herë të parë në histori në elitën e futbollit anglez, pikërisht tre vite më parë. Këtë sezon po surprizon jo pak, teksa e sheh veten në vendin e gjashtë me 17 pikë. Bornmuth gjithashtu njihet si një ekip që ka investuar rregullisht në lojtarët e rinj dhe ka paguar shuma jo të vogla.

Nathan Ake është një nga shembujt. Holandezi është blerja e dytë më e shtrenjtë në historinë e klubit, ku vitin e kaluar u ble për 20 milionë sterlina nga Çelsi. Paraqitjet e mbrojtësit kanë qenë në rritje të vazhdueshme, teksa po grumbullohet rregullisht tashmë në kombëtaren e Holandës. Shumë klube të mëdha janë vënë në lëvizje për 23-vjeçarin, ku siç raportojnë mediat angleze, Mançester Siti duket se po mendon seriozisht për blerjen e Ake.

Guardiola njihet si një teknik, i cili që kur ka ardhur te Siti ka shpenzuar jashtëzakonisht shumë për repartin difensiv dhe duket se së fundmi është bindur nga aftësitë e mbrojtësit për ta pasur sa më parë në ekipin tij. Siç thuhet Mançester Siti ka bërë gati ofertën prej 40 milionë sterlinash që në merkaton e janarit Ake të mund të bëhet lojtar i tyre. Nathan Ake mund të luajë disa pozicione, teksa është aktivizuar si mbrojtës i majtë, qendërmbrojtës, por edhe si mesfushor shkatërrues.